{"id":1931,"date":"2022-01-10T09:36:25","date_gmt":"2022-01-10T09:36:25","guid":{"rendered":"http:\/\/rdnews.al\/?p=1931"},"modified":"2022-01-10T09:36:25","modified_gmt":"2022-01-10T09:36:25","slug":"pertej-gazit-lotsjelles-te-se-shtunes-cila-eshte-sfida-e-vertete-e-demokracise-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/01\/10\/pertej-gazit-lotsjelles-te-se-shtunes-cila-eshte-sfida-e-vertete-e-demokracise-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"P\u00ebrtej gazit lotsjell\u00ebs t\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs: cila \u00ebsht\u00eb sfida e v\u00ebrtet\u00eb e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?"},"content":{"rendered":"<p>Genc POLLO<\/p>\n<p>Imazhet e dhun\u00ebs brenda dhe rreth selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb shtun\u00ebn shkaktuan kritika. Megjithat\u00eb, konteksti i ngjarjes \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>Disfata elektorale e PD-s\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 prillit 2021 ishte e fundit e humbjeve  t\u00eb pand\u00ebrprera zgjedhore gjat\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb kryesimit nga Lulzim Basha. Kjo periudh\u00eb u sh\u00ebnua edhe nga vendimet personale t\u00eb Bash\u00ebs problematike, t\u00eb kontestuara dhe me pasoja p\u00ebr t\u00eb djegur mandatet dhe p\u00ebr bojkotimin e zgjedhjeve vendore n\u00eb 2019. Pa k\u00ebto vendime mund t\u00eb kishim par\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb 25 prill. Basha nuk \u00ebsht\u00eb penduar asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr vendimet e tij e aq m\u00eb pak t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje p\u00ebr to.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit 2021 pati nj\u00eb situat\u00eb, plog\u00ebshtie, inercie e madje letargjie mes an\u00ebtar\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht  me refuzimin pasiv t\u00eb lidershipit Basha. Kjo fatmir\u00ebsisht filloi t\u00eb ndryshoj\u00eb vjesht\u00ebn e kaluar kur ish-kryetari (dhe ish-presidenti e ish-kryeministri) Berisha nisi nj\u00eb turne me baz\u00ebn e partis\u00eb dhe duke diskutuar hapur situat\u00ebn brenda partis\u00eb dhe n\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi i zotit Berisha n\u00eb maj t\u00eb vitit 2021 nga Departamenti i Shtetit i ShBA se &#8220;i ndalohet hyrja n\u00eb SHBA&#8221; u pa nga shum\u00eb  (p\u00ebrfshir\u00eb Bash\u00ebn) si i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, joproporcional, selektiv, i motivuar partiakisht dhe i pajustifikuar ka luajtur nj\u00eb rol n\u00eb k\u00ebt\u00eb dinamik\u00eb. Basha vendosi personalisht, n\u00ebn presionin diplomatik amerikan, t\u00eb p\u00ebrjashtonte zotin Berisha nga grupi parlamentar i PD-s\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb ta hidhte n\u00eb votim n\u00eb k\u00ebshillin e partis\u00eb si\u00e7 e k\u00ebrkon statuti. Basha pretendoi se p\u00ebrcaktimi i SHBA ishte i gabuar, por atij i duhej p\u00ebrjashtimi p\u00ebr t\u00eb ruajtur marr\u00ebdh\u00ebnien e PD me ShBA-n\u00eb. Kjo nuk e p\u00ebrmir\u00ebsoi pozicionin e tij si lider partie. Nd\u00ebrsa zoti Berisha u zotua se nuk do e p\u00ebrfshinte  PD-n\u00eb n\u00eb problemin e p\u00ebrcaktimit; prandaj k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje duhen par\u00eb ve\u00e7an. <\/p>\n<p>Zhvillimi kryesor ishte se, n\u00eb p\u00ebrputhje me statutin e partis\u00eb, nj\u00eb shumic\u00eb e madhe e delegat\u00ebve t\u00eb kuvendit t\u00eb PD-s\u00eb (5200 nga 7647 gjithsej ose 68%) n\u00ebnshkruan peticionin p\u00ebr thirrjen e nj\u00eb kongresi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb. Sipas nenit 43\/2 t\u00eb statutit kongresi mund t\u00eb thirret me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb 1\/4 t\u00eb delegat\u00ebve t\u00eb tij ose 1\/4 e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb partis\u00eb. Basha refuzoi vazhdimisht t\u00eb merrte n\u00eb shqyrtim peticionin e delegat\u00ebve, i cili u dor\u00ebzua  zyrtarisht n\u00eb selin\u00eb e partis\u00eb  dhe u p\u00ebrpoq ta pengonte proceduralisht.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas rregullave statutore, kuvendi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i partis\u00eb u mblodh m\u00eb 11 dhjetor me rreth 4935 delegat\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm (ose 65% e tyre) n\u00eb stadiumin kryesor t\u00eb Tiran\u00ebs (p\u00ebrfshir\u00eb edhe mua). Kongresi i PD-s\u00eb vendosi me votim t\u00eb fsheht\u00eb dhe me 4446 vota (ose 99% t\u00eb votave t\u00eb hedhura) shkarkimin e Bash\u00ebs dhe besimin e drejtimit t\u00eb partis\u00eb n\u00eb nj\u00eb komision t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm deri n\u00eb kuvendin e rregullt t\u00eb partis\u00eb m\u00eb 22 mars 2022.<\/p>\n<p>Largimi i Bash\u00ebs u hodh n\u00eb votim t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit m\u00eb 18 dhjetor; N\u00eb votim dol\u00ebn 43 879 an\u00ebtar\u00eb partie nga t\u00eb cil\u00ebt 43 385 ose 98,8% e konfirmuan largimin.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht Basha nuk pranoi realitetin dhe vullnetin e partis\u00eb s\u00eb tij. Fillimisht ai tentoi t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebnte organizatat e Grave dhe Rinis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb, t\u00eb cilat kishin shprehur mb\u00ebshtetjen p\u00ebr thirrjen e kuvendit t\u00eb partis\u00eb. Duke qen\u00eb se organizatat e Grave dhe t\u00eb Rinjve t\u00eb PD-s\u00eb jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb PPE-s\u00eb, edhe Grat\u00eb dhe Student\u00ebt e PPE-s\u00eb protestuan dhe i b\u00ebn\u00eb thirrje Bash\u00ebs q\u00eb t\u00eb zmbrapsej. Nj\u00eb let\u00ebr e eurodeputet\u00ebve t\u00eb EPP q\u00eb i sugjerojn\u00eb Bash\u00ebs t\u00eb njoh\u00eb kongresin dhe vot\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve gjithashtu ka qarkulkuar n\u00eb media.<br \/>\nBasha thirri nj\u00eb mbledhje m\u00eb 18 dhjetor n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb me 1958 vende duke pretenduar se ishte kongresi i partis\u00eb (sic!). Ai nuk mund t\u00eb shpjegonte se si salla mund t\u00eb strehonte kuorumin minimal t\u00eb k\u00ebrkuar (50% plus nj\u00eb) prej 3824 delegat\u00ebsh.<\/p>\n<p>Mbyllja nga Basha jav\u00ebn e kaluar, n\u00eb 31 vjetorin e saj, t\u00eb gazet\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb &#8220;Rilindja Demokratike&#8221;, e cila ishte gazeta e par\u00eb e lir\u00eb  pas komunizmit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje e trishtuar.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb po acancojn\u00eb hapat  p\u00ebr kthimin e selis\u00eb s\u00eb PD dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit ligjor tek Komisionin e P\u00ebrkohsh\u00ebm legjitim. Rezistenca ndaj k\u00ebsaj, si\u00e7 po shohim nga nj\u00eb grup shum\u00eb i vog\u00ebl ish-zyrtar\u00ebsh partiak\u00eb rreth Bash\u00ebs, \u00ebsht\u00eb jodemokratike, e paligjshme dhe kund\u00ebrproduktive.<br \/>\nMegjithat\u00eb gjykatat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndikuara nga qeveria socialiste edhe p\u00ebr shkak t\u00eb procesit t\u00eb vetingut n\u00eb vazhdim. Partia n\u00eb pushtet ka \u00e7do interes t\u00eb mbaj\u00eb grupin e dob\u00ebt Basha si opozit\u00eb zyrtare. Kjo shpjegon edhe pse policia nd\u00ebrhyri dhe e shp\u00ebtoi Bash\u00ebs duke e lejuar at\u00eb t\u00eb mbante selin\u00eb e partis\u00eb<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja ky\u00e7e p\u00ebr zhvillimin demokratik n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb solide dhe konstruktive, duke ushtruar  kontroll kundrejt nj\u00eb qeverie n\u00eb mandatin e tret\u00eb me t\u00eb gjitha sindromat e mund\u00ebshme t\u00eb autoritarizmit e korrupsionit.<br \/>\nBasha pa mb\u00ebshtetje n\u00eb baz\u00ebn e PD-s\u00eb dhe vlerat gati zero n\u00eb sondazhet e oponionit nuk mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Mb\u00ebshtetja joparimore e votimit p\u00ebr masat problematike t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb jav\u00ebt e fundit, nismat e diskutueshme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me qeverin\u00eb p\u00ebr ndryshimin e Kushtetut\u00ebs dhe aludimet  p\u00ebr interesa t\u00eb err\u00ebta tregtare e kan\u00eb delegjitimuar m\u00eb tej Bash\u00ebn.<br \/>\nKomisioni i P\u00ebrkohsh\u00ebm i PD-s\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb sfid\u00eb madhore p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb besueshme; ajo duhet t\u00eb shihet nga publiku si nj\u00eb alternativ\u00eb e q\u00ebndrueshme pushteti. Ndryshe nga vendet e tjera t\u00eb rajonit n\u00eb  Shqip\u00ebris\u00eb post komuniste, kemi nj\u00eb peizazh politik dypartiak rreth partis\u00eb Demokratike dhe Socialiste t\u00eb cilat k\u00ebmbehen n\u00eb qeveri dhe opozit\u00eb. Nj\u00eb forc\u00eb e tret\u00eb n\u00eb ato p\u00ebrmasa nuk duket n\u00eb horizont.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa imazhet e zymta t\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen komb\u00ebtare dhe pjes\u00ebrisht at\u00eb evropiane, lufta e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb vend ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me frenimin e  nj\u00eb regjimi kleptokratik i cili  centralizuar pushtetin ( si dhe ekonomin\u00eb e median) dhe ka ngritur nj\u00eb rrjet lobimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb lyer mir\u00eb<\/p>\n<p>Genc Pollo<br \/>\nIsh-minist\u00ebr dhe deputet i Partis\u00eb Demokratike<br \/>\n09 dhjetor 2022<br \/>\nBotuar n\u00eb New Europe<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Genc POLLO Imazhet e dhun\u00ebs brenda dhe rreth selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb shtun\u00ebn shkaktuan kritika. Megjithat\u00eb, konteksti i ngjarjes \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri Disfata elektorale e PD-s\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 prillit 2021 ishte e fundit e humbjeve t\u00eb pand\u00ebrprera zgjedhore gjat\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb kryesimit nga Lulzim &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1831,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1931"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1931"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1931\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1831"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}