{"id":19278,"date":"2022-07-30T19:01:42","date_gmt":"2022-07-30T19:01:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=19278"},"modified":"2022-07-30T19:02:35","modified_gmt":"2022-07-30T19:02:35","slug":"amnistia-fiskale-zeri-i-amerikes-citon-ekspertet-i-hap-rruge-parave-te-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/07\/30\/amnistia-fiskale-zeri-i-amerikes-citon-ekspertet-i-hap-rruge-parave-te-krimit\/","title":{"rendered":"Amnistia fiskale\/ Z\u00ebri i Amerik\u00ebs citon ekspert\u00ebt: I hap rrug\u00eb parave t\u00eb krimit"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare i \u00ebsht\u00eb rikthyer projektligjit p\u00ebr aministi fiskale dhe penale pas thuajse dy vitesh. Institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare financiare e kritikuan draftin e vitit 2020, por autoritetet thon\u00eb se k\u00ebt\u00eb her\u00eb ai vjen i p\u00ebrmir\u00ebsuar. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs, ekspert\u00eb dhe dhoma biznesi, mendojn\u00eb se kjo nism\u00eb s\u00ebrish l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr dep\u00ebrtimin n\u00eb ekonomi t\u00eb parave q\u00eb burojn\u00eb nga aktivitete t\u00eb paligjshme. Ministrja e Finanacave dhe Ekonomis\u00eb thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, se jan\u00eb forcuar filtrat p\u00ebr t\u2019i penguar k\u00ebto kapitale financiare dhe shpjegon se projektligji vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur institucionet dhe masat jan\u00eb forcuar p\u00ebr shkel\u00ebsit e ligjit n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare po p\u00ebrgatit nj\u00eb ligj, q\u00eb parashikon aminsti fiskale dhe penale. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e pare q\u00eb qeveria synon nj\u00eb ligj t\u00eb till\u00eb. Para dy vitesh ajo u t\u00ebrhoq nga nisma pas kritikave t\u00eb institucioneve financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Edhe pse zyrtar\u00ebt thon\u00eb se v\u00ebrejtjet jan\u00eb reflektuar n\u00eb projektin e ri, ekspert\u00ebt dhe disa dhoma biznesi si ajo amerikane, gjermane dhe dhoma e treg\u00ebtis\u00eb dhe industris\u00eb Tiran\u00eb, e kund\u00ebrshtojn\u00eb aministin\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se ajo nxit informalitetin dhe i hap rrug\u00eb dep\u00ebrtimit n\u00eb ekonomi t\u00eb parave t\u00eb siguruara nga aktivitete kriminale. Petraq Milo, Pr. Dr, i Shkenace ekonomike thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, se kjo nis\u00ebm \u00ebsht\u00eb parakohshme p\u00ebr shkak t\u00eb informalitetit dhe korrupsionit t\u00eb lart\u00eb, nj\u00eb sistemi fiskal t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm, dhe faktit se Shqip\u00ebria ende b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb list\u00ebn gri t\u00eb Moneyval, struktur\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr monitorimin e pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>\u201cShqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti, se personi b\u00ebn deklarim vullnetar dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb i detyruar t\u00eb jap\u00eb informacion p\u00ebr burimin e parave. N\u00ebse ligji i pastrimit t\u00eb parave k\u00ebrkon informacion p\u00ebr shuma, shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta s\u00eb 2 milion\u00eb euro, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk k\u00ebrkohen. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb sinjali i alarmit. Ekziston rreziku i dep\u00ebrtimit t\u00eb parave t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme\u201d- u shpreh Prof. Dr. i Shkencave Ekonomike Petraq Milo.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt thon\u00eb se drafti i ri sjell disa risi. N\u00eb t\u00eb parashikohet ulja e koh\u00ebs s\u00eb zbatimit t\u00eb amnistis\u00eb n\u00eb 9 muaj, vendosja e kufirit deri n\u00eb 2 milion\u00eb euro p\u00ebr asetet dhe t\u00eb ardhurat q\u00eb do t\u00eb deklarohen vullnetarisht, kufizimin e k\u00ebtij limiti brenda familjes, tatim nga 7 deri n\u00eb 10% n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb vet\u00ebdeklarimit etj. Ministrja e Financave dhe Ekonomis\u00eb thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se aministia synon t\u00eb rris\u00eb t\u00eb ardhurat n\u00eb buxhet, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike, t\u00eb eliminoj\u00eb informalitetin e krijuar nd\u00ebr vite nga evazioni, apo nga \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me tatimet dhe doganat si dhe nga puna e padeklaruar. Aministia thot\u00eb ajo po shoq\u00ebrohet me masa t\u00eb shtuara p\u00ebr shkel\u00ebsit e ligjit, n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u201cKy projektligj vjen n\u00eb nj\u00eb moment kur qeveria dhe mjaft institucione kan\u00eb marr\u00eb nisma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me q\u00ebllim reduktimin e pastrimit t\u00eb parave, ato n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kemi ngritur sisteme q\u00eb paradalojn\u00eb krijimin e evazionit, dhe t\u00eb informalitetit n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d- tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomis\u00eb dhe Financave.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs jan\u00eb skeptik\u00eb ndaj deklaratave p\u00ebr forcimin e institucioneve si dhe ndaj pro\u00e7esit t\u00eb filtrimit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr aminsti, nga nj\u00ebsia e posa\u00e7me q\u00eb do t\u00eb ngrihet n\u00eb Drejtorin\u00eb e Tatimeve.<\/p>\n<p>\u201cQeveria thot\u00eb se do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb mekanizma n\u00eb drejtorin\u00eb e tatimeve, p\u00ebr filtrimin e k\u00ebrkesave. Por, kur k\u00ebt\u00eb ka d\u00ebshtuar ta b\u00ebj\u00eb prokuroria e Tiran\u00ebs, ato t\u00eb rretheve, nuk kemi asnj\u00eb rezulat as nga SPAK , un\u00eb nuk pres q\u00eb nj\u00eb drejtori tatimesh t\u00eb filtroj\u00eb se cilat jan\u00eb parat\u00eb e krimit dhe t\u00eb korrupsionit. Drejtoria e tatimeve tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb ka lejuar biznese t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb fonde publile dhe kan\u00eb g\u00ebnjyer shtetin. Dhe skema t\u00eb tilla t\u00eb evazionit fiskal e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb madhe aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb gjurmuar k\u00ebt\u00eb lloj kapitali\u201d- tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Jorida Tabaku Kryetare e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Integrimit.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsit e nism\u00ebs s\u00eb aministis\u00eb fskale dhe penale thon\u00eb se ajo vendos barriera p\u00ebr parat\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga aktivitete kriminale. Sipas projektligjit, p\u00ebrjashtohen ata persona q\u00eb kan\u00eb detyrim deklarimin e pasuris\u00eb n\u00eb Inspektoriatin e deklarimit t\u00eb pasurive si politikan\u00ebt, zyrtar\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb mes\u00ebm, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, administrator\u00eb t\u00eb bizneseve private me m\u00eb shum\u00eb se 50 pun\u00ebtor\u00eb etj. si dhe familjar\u00ebt e tyre. Drafti i ndalon amnistin\u00eb dhe personave q\u00eb jan\u00eb subjekte t\u00eb ligjeve q\u00eb godasin mafian, trafiqet e paligjshme dhe korrupsionin. Por skeptik\u00ebt mendojn\u00eb se ata q\u00eb p\u00ebrjashtohen nga aministia mund t\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, jasht\u00eb familjes, p\u00ebr t\u00eb legalizuar kapitalet e paligjshme.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb paragjykojm\u00eb asnj\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk ka asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale ndaj tij. Nuk mund t\u00eb ecet m\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb. N\u00ebse n\u00eb t\u00eb ardhmen k\u00ebta persona v\u00ebrtetohen q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur ata e humbin t\u00eb drejt\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb subjekt i ligjit t\u00eb amnistis\u00eb dhe n\u00eb zbatim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi do t\u00eb hapen pro\u00e7ese ndaj tyre, do t\u2019u konfiskohen parat\u00eb ose asetet. Kjo ndodh n\u00eb rast se v\u00ebrtetohet q\u00eb kan\u00eb lidhje me personat e p\u00ebrjashtuar nga amnistia\u201d- u shpreh Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomis\u00eb dhe Financave.<\/p>\n<p>Drafti i Aministis\u00eb u jep mund\u00ebsi dhe emigrant\u00ebve t\u00eb deklarojn\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna e padeklaruar. Dyshimet e njoh\u00ebsve t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb ekonomis\u00eb lidhen me hyrjen nga jasht\u00eb t\u00eb kapitaleve q\u00eb burojn\u00eb nga aktivitete kriminale. Ata shprehin shqet\u00ebsim, se amnistia ne vend, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh negativ p\u00ebr biznesin e ndersh\u00ebm, ndaj dhe sugjerojn\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb shoq\u00ebrohet edhe me faljen e gjobave, apo t\u00eb detyrimeve t\u00eb papaguara t\u00eb k\u00ebsaj kategorie.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb mesazhi i jep biznesit t\u00eb ndersh\u00ebm? I thua q\u00eb ti paguan dhe ky tjetri q\u00eb nuk paguan vjen nj\u00eb dit\u00eb dhe paguan m\u00eb pak se ty? Krijon diferenc\u00eb me biznesin e ndersh\u00ebm por q\u00eb ka nj\u00eb problematik\u00eb, t\u00eb cilit sot aktualisht me ligjin e pro\u00e7edurave tatimore i sekuestrohet pasuria n\u00ebse s&#8217;paguan detyrimin tatimor nj\u00eb gjob\u00eb, kamat\u00ebvones\u00eb etj, nd\u00ebrsa k\u00ebtij tjetrit q\u00eb vet\u00ebdeklarohet i aministohet. Pra p\u00ebr biznesin e nd\u00ebrsh\u00ebm \u00e7far\u00eb ofrohet? N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb do t\u00eb ishte e sh\u00ebndetshme t\u00eb amnistohen dhe detyrimet e \u00e7do biznesi q\u00eb \u00ebsht\u00eb i deklaruar\u201d- u shpreh Prof. Dr. i Shkencave Ekonomike Petraq Milo.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt nuk jan\u00eb dakort me k\u00ebt\u00eb propozim, pasi sipas tyre, pik\u00ebrisht kjo rrug\u00eb do t\u00eb nxiste pabarazin\u00eb. Amnistia, shpjegojn\u00eb ata, kalon p\u00ebrmes tatimit dhe se asgj\u00eb nuk falet. E pyetur se sa kapital pritet t\u00eb hyj\u00eb nga ky pro\u00e7es, n\u00eb ekonomi, Ministrja e Financave tha se \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritet nj\u00eb shif\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb mund t\u00eb llogaritet \u00ebsht\u00eb paraja jasht\u00eb bankave n\u00eb lek\u00eb, pasi leku emetohet nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe ajo ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta sa i p\u00ebrket asaj pjese q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb depozita dhe pjes\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb bankave. N\u00ebse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrqindje t\u00eb keshit n\u00eb bank\u00eb dhe jasht\u00eb banke, do ta llogarisim dhe p\u00ebr valut\u00ebn, at\u00ebher\u00eb llogaritet t\u00eb jet\u00eb rreth 3.4 miliard\u00eb euro n\u00eb total para jasht\u00eb bankave. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr e bazuar n\u00eb disa supozime, e cila jo e gjitha \u00ebsht\u00eb informale dhe jo domosdoshm\u00ebrisht e gjitha do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pro\u00e7es t\u00eb aministis\u00eb\u201d- u shpreh Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomis\u00eb dhe Financave.<\/p>\n<p>Aministia fiskale dhe penale q\u00eb propozohet nga qeveria n\u00ebse do t\u00eb miratohet do t\u00eb jet\u00eb e para e k\u00ebtij lloji n\u00eb vend. N\u00eb harkun kohor t\u00eb dy viteve n\u00eb tryezat e diskutimeve ky propozim po krijon s\u00ebrish debate t\u00eb shumta. Autoritetet thon\u00eb se jan\u00eb konsultuar dhe me institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por FMN vet\u00ebm pak dit\u00eb para se Ministria e financave t\u00eb b\u00ebnte publike nism\u00ebn e re p\u00ebr aministin\u00eb, ritheksoi k\u00ebshill\u00ebn e tij kund\u00ebr saj, duke pasur parasysh rreziqet q\u00eb lidhen me pastrimin e parave dhe administrimin tatimor. Diskutimet jan\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr n\u00eb vjesht\u00eb, nd\u00ebrsa qeveris\u00eb do t\u2019i duhet edhe konsensusi i opozit\u00ebs, pasi p\u00ebr miratimin n\u00eb Kuvend t\u00eb aministis\u00eb k\u00ebrkohen 84 vota, t\u00eb cilat shumica e vetme nuk i ka.<strong>\/VOA\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare i \u00ebsht\u00eb rikthyer projektligjit p\u00ebr aministi fiskale dhe penale pas thuajse dy vitesh. Institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare financiare e kritikuan draftin e vitit 2020, por autoritetet thon\u00eb se k\u00ebt\u00eb her\u00eb ai vjen i p\u00ebrmir\u00ebsuar. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs, ekspert\u00eb dhe dhoma biznesi, mendojn\u00eb se kjo nism\u00eb s\u00ebrish l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr dep\u00ebrtimin n\u00eb ekonomi t\u00eb parave q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":17923,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19278"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19278"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19278\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17923"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19278"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19278"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}