{"id":18323,"date":"2022-07-20T16:44:23","date_gmt":"2022-07-20T16:44:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=18323"},"modified":"2022-07-20T17:34:53","modified_gmt":"2022-07-20T17:34:53","slug":"45-vjet-nga-pushkatimi-i-poeteve-ne-berzeshte-tek-vilsoni-dhe-genci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/07\/20\/45-vjet-nga-pushkatimi-i-poeteve-ne-berzeshte-tek-vilsoni-dhe-genci\/","title":{"rendered":"45 vjet nga pushkatimi i poet\u00ebve\/ N\u00eb B\u00ebrzesht\u00eb tek Vilsoni dhe Genci\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Rexhep POLISI<\/strong><\/p>\n<p>Kulla emblematike e Blloshm\u00ebve n\u00eb B\u00ebrzesht\u00eb t\u00eb Librazhdit q\u00ebndron hijer\u00ebnd\u00eb. Kjo kull\u00eb q\u00eb ka par\u00eb mjaft tragjedi i ka rezistuar stuhive dhe furtunave p\u00ebr vite e vite me radh\u00eb. Aty nuk jeton njeri qysh prej vitit 1977 kur djali i k\u00ebsaj sht\u00ebpie, poeti Vilson Blloshmi, u pushkatua nga regjimi komunist bashk\u00eb me kush\u00ebririn e tij, poetin Genc Leka. Kjo kull\u00eb q\u00eb i rezstoi diktatur\u00ebs, t\u00eb diel\u00ebn m\u00eb 17 korrik ka pritur shkrimtar\u00eb, poet\u00eb, profesor\u00eb, gazetar\u00eb, familjar\u00eb t\u00eb dy poet\u00ebve, n\u00eb 45 vjetorin e pushkatimit t\u00eb tyre.<br \/>\nSot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e zez\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr familjet dhe B\u00ebrzesht\u00ebn, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb! 45 vjet m\u00eb par\u00eb, dy poet\u00ebt Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u pushkatuan nga regjimi komunist, pas nj\u00eb gjyqi politik fars\u00eb me prova t\u00eb montuara.<br \/>\nVilsoni dhe Genci ishin kush\u00ebrinj dhe lind\u00ebn t\u00eb dy n\u00eb muajin Mars. Ashtu si\u00e7 kishin lindur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin muaj, ata pat\u00ebn edhe vrasjen tragjike n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nat\u00eb, u pushkatuan mesnat\u00ebn e 17 korrikut t\u00eb vitit 1977. Jeta e tyre u pre n\u00eb mes nga plumbat vet\u00ebm pse kishin lindur poet\u00eb.<br \/>\nVet\u00ebm pas ardhjes s\u00eb Demokarics\u00eb eshtrat e dy martir\u00ebve u gjet\u00ebn dhe u \u00e7\u2019gropos\u00ebn nga v\u00ebllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi pas k\u00ebrkimeve t\u00eb vazhdueshme.<br \/>\nN\u00eb fakt p\u00ebrndjekja e tyre nga Sigurimi i Shtetit kishte nisur qyshse kishin lindur p\u00ebr shkak t\u00eb prejardhjes familjare. Genc Leka ishte m\u00ebsues, por p\u00ebr probleme t\u00eb biografis\u00eb e \u00e7uan t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim.<br \/>\nVilson Blloshmi rridhte nga nj\u00eb familje patriotike. Ai fliste fr\u00ebngjisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer. Shkruante poezi, por edhe p\u00ebrkthente poet\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb francez\u00eb.<br \/>\nBlloshm\u00ebt ishin fisi m\u00eb i njohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare dhe nacionaliste. Shum\u00eb emra t\u00eb familjes Blloshmi kishin mbaruar studimet n\u00eb SHBA, Austri e Fanc\u00eb dhe kishin dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare.<br \/>\nIshte p\u00ebrkushtimi dhe k\u00ebmb\u00ebngulja e paepur e Bedri Blloshmit q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur zbulimin e krijimeve poetike q\u00eb i kishte z\u00ebn\u00eb pluhuri n\u00eb arkivat e Sigurimit t\u00eb Shtetit, si dhe botimin e veprave t\u00eb tyre dhe t\u00eb disa librave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar edhe me faksimile dokumentash. Pa kontributin e Bedriut, Vilsoni dhe Genci nuk do t\u00eb njiheshin kurr\u00eb si poet\u00eb.<br \/>\nDiktatura komuniste i groposi, por dy poet\u00ebt shkruan pavdeksin\u00eb e tyre me poezit\u00eb brilante. Poezia \u201cSaharja\u201d e Vilson Blloshmit dhe \u201cOxhaku\u201d i Genc Lek\u00ebs, por edhe mjaft poezi t\u00eb tjera t\u00eb tyre, jan\u00eb poezi me vlera artistike t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, por faktkeq\u00ebsisht k\u00ebto krijime nuk jan\u00eb futur n\u00eb tekstet shkollore. Mesa duket edhe regjimi i sot\u00ebm nuk i honeps dot k\u00ebta poet\u00eb.<br \/>\nGjat\u00eb qeveris\u00eb demokratike dy poet\u00ebt u p\u00ebrjet\u00ebsuan n\u00eb nj\u00eb memorial n\u00eb qytetin e Librazhdit, nj\u00eb vep\u00ebr arti me p\u00ebrmasa bot\u00ebrore punuar nga skulptori i njohur, Sadik Spahija.<br \/>\nShpresojm\u00eb se me qeverin\u00eb e ardhshme demokratike sht\u00ebpia e Vilsonit dhe Gencit do t\u00eb ktheht n\u00eb nj\u00eb muze, pelegrinazh p\u00ebr shkrimtar\u00ebt edhe poet\u00ebt.<br \/>\n***<br \/>\nBedri Blloshmi, v\u00ebllai i poetit t\u00eb pushkatuar teksa hedh v\u00ebshtrimit drejt kull\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, nuk i p\u00ebrmban emocionet, nd\u00ebrsa nis t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb kalvarin e vujatjeve t\u00eb fisit t\u00eb tij. Nga syt\u00eb i rrjein ca pika lot teksa tregon p\u00ebrjetimet e tmerrshme nat\u00ebn e pushkatimit t\u00eb dy poet\u00ebve.<br \/>\nM\u00eb \u00e7uan n\u00eb nj\u00eb biruc\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u00eb fundit her\u00eb z\u00ebrin e dy poet\u00ebve q\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgoheshin para tog\u00ebs s\u00eb pushkatimit. M\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb t\u00eb fik\u00ebt dhe m\u00eb pas m\u00eb kishin futur me forc\u00eb nj\u00eb ila\u00e7 n\u00eb goj\u00eb dhe jam p\u00ebmendur t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes. Te koka po m\u00eb rrinte kush\u00ebriri im, Rustem Dashi. Ai m\u00eb tregoi: \u201cAt\u00eb nat\u00eb Vilsoni nuk h\u00ebngri edhe pse iu luta, pasi i kishte ardhur ushqim nga familja. Kur e nxor\u00ebn nga biruca duart t\u00eb lidhura me nj\u00eb litar, Vilsoni b\u00ebri nj\u00eb gjys\u00ebm hapi, u ndal, u kthye nga un\u00eb dhe m\u00eb tha: Rustem do t\u00eb l\u00eb nj\u00eb amanet, se ti do dal\u00ebsh m\u00eb shpejt nga burgu se Bedriu. Ti e pe gjyqin si u b\u00eb e, si vajti. Un\u00eb s`kam pranuar asgj\u00eb pasi nuk b\u00ebra asnj\u00eb krim. Thuaju n\u00eb sht\u00ebpi se nuk i turp\u00ebrova\u201d.<br \/>\nM\u00eb tje ai tregoi se si kur kishte gjetur dhe \u00e7groposur eshtrat e dy poet\u00ebve n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrua ku gjat\u00eb g\u00ebrmimit me duar kishte gjetur nj\u00eb plumb mesa dy kafkave t\u00eb dy poet\u00ebve.<br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb momnet pllakos heshtja, d\u00ebgjohej vet\u00ebm z\u00ebri i \u00e7jerr\u00eb i gjinkallave n\u00eb pem\u00ebt e gjelb\u00ebrta rreth kull\u00ebs. Heshjtja u thye nga z\u00ebri i aktores Klea Konomi Rondo me vargjet p\u00ebr \u201cSahar\u00ebn\u00eb\u201d e Vilsonit, m\u00eb pas \u201cOxhkun\u201d e Gencit.<br \/>\n***<br \/>\nEmocione p\u00ebrcolli p\u00ebr t\u00eb pranishmit e shumt\u00eb profesori, Sadik Bejko. Ai tha se, nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb vjen n\u00ebn hijen e mureve t\u00eb k\u00ebsaj Kulle. 45 vjet ka q\u00eb n\u00eb t\u00eb nuk banon njeri. Dhe muret e saj nuk rr\u00ebzohen. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kull\u00eb emblematike. Kulla e njer\u00ebzve q\u00eb i rezistuan diktatur\u00ebs. Paguan me gjak, me plumb, me burg dhe internim. Dhe muret e saj nuk u rr\u00ebzuan. Kulla e rezistenc\u00ebs ndaj rob\u00ebrimit komunist.<br \/>\nGenc Leka dhe Vilson Blloshmi kan\u00eb qen\u00eb dy poet\u00eb, dy njer\u00ebz t\u00eb talentuar, njer\u00ebz me k\u00ebrsh\u00ebri intelektuale dhe me kuraj\u00eb t\u00eb lart\u00eb morale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar fatin e keq. P\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrndjekjes politike, t\u00eb p\u00ebrjashtimit nga jeta kulturore, ata u penguan t\u2019i zhvillojn\u00eb talentet e tyre.<br \/>\nKrijimtaria e tyre u sekuestrua, u p\u00ebrpunua n\u00eb zyrat e Sigurimit dhe u p\u00ebrdor si akuz\u00eb n\u00eb gjyq kundra tyre dhe pas pushkatimit ka qen\u00eb e varrosur n\u00eb arkiva deri n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb u botua. N\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqipe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast unikal. Me zbulimin e materialeve nga Sigurimi i shtetit del se ata q\u00eb nga viti i dyt\u00eb i shkoll\u00ebs s\u00eb mesme e deri kur u burgos\u00ebn, jan\u00eb p\u00ebrndjekur si t\u00eb dyshuar p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimit.<br \/>\nPoezia e Genc Lek\u00ebs kryesisht \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshkuar nga lirizmi e personalizmi. Ka edhe pak poezi mbi luft\u00ebn, mbi shkoll\u00ebn. Kryesisht ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lirik i natyr\u00ebs dhe i intimes. Vilson Blloshmi \u00ebsht\u00eb tragjik dhe dramatik n\u00eb frym\u00ebzimin e tij, Genc Leka \u00ebsht\u00eb elegjiak dhe i brisht\u00eb.<br \/>\nVilson Blloshmi \u00ebsht\u00eb poet i temave ekzistenciale, i trishtimit shkallmues, me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ngritur, me tone t\u00eb ashpra. Genc Leka ka qen\u00eb poet i vargut t\u00eb rregullt e t\u00eb matur, i toneve t\u00eb buta. Genc Leka nuk e ka zhvilluar talentin e vet poetik, ai u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar m\u00eb tep\u00ebr studimeve. Si studiues ka treguar pasion e p\u00ebrkushtim, ka punuar si autodidakt p\u00ebr formimin e vet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb nivelin e k\u00ebrkesave t\u00eb pun\u00ebs shkencore. Puna e tij shkencore \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga drejtuesit e Institutit t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb.<br \/>\n***<br \/>\nProfesori Bardhosh Ga\u00e7e u shpreh se, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb pushkatohen dy poet\u00eb p\u00ebr poezit\u00eb e tyre. Vilson Blloshmi e Genc Leka u pushkatuan nga regjimi sepse ishin poet\u00eb t\u00eb dashuruar me lirin\u00eb. Poezit\u00eb e Vilsonit dhe Gencit jan\u00eb poezi t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb artistik. \u201cSaharaja\u201d \u00ebsht\u00eb poezi emblematike q\u00eb sigmatizon diktatur\u00ebn.<br \/>\nSot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb homazhi p\u00ebr dy poet\u00ebt Vilson Blloshmi e Genc Leka. Ne jemi i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ka d\u00ebshmor\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe. Poezit\u00eb e tyre jan\u00eb emblematike p\u00ebr stilin dhe emblemazimin.<br \/>\nAi tha se, nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se Blloshmi rridhte nga nj\u00eb familje nacionalist\u00eb ku t\u00eb par\u00ebt e tij kishin kontribuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Komb\u00ebtarte.<br \/>\n***<br \/>\nBeqir Sina, gazetar n\u00eb Nju Jork, SHBA tha se, aktivitete t\u00eb tilla sot jan\u00eb m\u00ebse t\u00eb nevojshme, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy poet\u00ebt e pushkatuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb amenti i tyre ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ka tre poet\u00eb t\u00eb pushkatuar dhe nj\u00eb t\u00eb varur n\u00eb lirat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb presekutor\u00ebve kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb pushkatim t\u00eb dyt\u00eb&#8230;<br \/>\n***<br \/>\nPoeti Izet Duraku u shpreh se, nd\u00ebrsa shtohet nderimi p\u00ebr poet\u00ebt e martirizuar strukturat shtet\u00ebrore mbeten t\u00eb shurdh\u00ebra p\u00ebr 30 vjet para k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb tekstet shkollore.<br \/>\n\u201c45 vjet m\u00eb par\u00eb u ekzekutuan brigjeve t\u00eb Shkumbinit poet\u00ebt Genc Leka e Vilson Blloshmi. Si prov\u00eb krimi regjimi komunist ruajti poezit\u00eb e tyre. Kur vijm\u00eb n\u00eb B\u00ebrzesht\u00eb, n\u00eb vendlindjen e tyre, ndjejm\u00eb nevoj\u00ebn t\u00eb kujtojm\u00eb, tu biem k\u00ebmbanave t\u00eb kujtes\u00ebs q\u00eb tirania t\u00eb mos na mb\u00ebshtillet si lak p\u00ebr qafe, q\u00eb e ardhmja t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Akademik\u00ebt, profesor\u00ebt, poet\u00ebt duhet t\u00eb shfaqen kokulur p\u00ebrderisa poet\u00ebt martir t\u00eb mos jen\u00eb futur n\u00eb librat e leximit nga fillorja deri n\u00eb universitet. Nd\u00ebrsa politikan\u00ebve u duhet k\u00ebrkuar arsyeja e mospranise s\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb n\u00eb sistemin arsimor\u201d, tha Duraku.<br \/>\n***<br \/>\nPoeti dhe gazetari Jaho Margjeka nd\u00ebr t\u00eb tjera tha se, kjo sht\u00ebpi e Blloshm\u00ebve \u00ebsht\u00eb e bukur edhe tani, pasi k\u00ebtu ka jetuar, ka shkruar poezi dhe \u00ebd\u00ebrruar Vilsoni, por do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej edhe m\u00eb e bukur n\u00ebse, shteti e shoq\u00ebria t\u00eb vinin dor\u00eb, ta restauronin dhe k\u00ebshtu t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb muze t\u00eb gjall\u00eb dhe vend pelegrinazhi ku brezat t\u00eb m\u00ebsonin se sakrificat p\u00ebr lirin\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb martir\u00eb edhe poet\u00eb, si Vilson Blloshmi e Genc Leka.<br \/>\n***<br \/>\nShkrimtari \u00c7er\u00e7iz Lolo\u00e7i tha se, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka jan\u00eb personalitete q\u00eb jan\u00eb shnd\u00ebrruar sot n\u00eb simbole t\u00eb pashmangshme q\u00eb nderohen brenda dhe jasht\u00eb vendit<br \/>\n\u201cS\u00eb pari t\u00eb vjen nd\u00ebr mend se Blloshmi dhe Leka, k\u00ebta dy personalitete jan\u00eb shnd\u00ebrruar sot n\u00eb simbole t\u00eb pashmangshme q\u00eb nderohen n\u00eb jug e veri, brenda dhe jasht\u00eb vendit.<br \/>\nS\u00eb dyti, nga krijimtaria e tyre dhe nga librat dokumentar\u00eb, p\u00ebrfshi edhe dosjet formulare, t\u00eb sjellura nga nj\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje e pangjashme e Bedri Blloshmit, ndryshe nga \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr mbi 40 vjet p\u00ebr justifikimin e krimit, kuptohet qart\u00eb se ata jan\u00eb d\u00ebnuar nga kupola m\u00eb e lart\u00eb e partis\u00eb dhe e shtetit, jan\u00eb poet\u00eb t\u00eb vrar\u00eb nga shteti, p\u00ebrfshi edhe segmente t\u00eb tjera q\u00eb nga dega e brendshme, hetuesit, ekspertizuesit, denoncuesit e rrem\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq edhe pjestar\u00eb nga k\u00ebto dy familje.<br \/>\nSi nj\u00eb kontribues modest n\u00eb sag\u00ebn e Blloshm\u00ebve dhe sidomos n\u00eb ndri\u00e7imin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb dy poet\u00ebve t\u00eb pushkatuar, ndihem i leht\u00ebsuar q\u00eb ata tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb altarin e p\u00ebrkujtimit t\u00eb gjithkahshm\u00ebm dhe me nj\u00eb apel t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nj\u00eb pjestar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb llahtarsh\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<br \/>\nPo ashtu foli edhe kryetari i Shoqat\u00ebs Antikomuniste t\u00eb Ish t\u00eb P\u00ebrndjekurve Politik\u00eb Demokrat\u00eb, Et&#8217;hem Fezollari, historiani Alfred Duka, avokati Ardian Elezi, si dhe famijar\u00eb t\u00eb Vilsonit e Gencit.<br \/>\n***<br \/>\nKulla e Blloshm\u00ebve ndodhet n\u00eb krye t\u00eb fashatit B\u00ebrzesht\u00eb. Nga veranda e kull\u00ebs shquhet i gjith\u00eb fshati, sht\u00ebpit\u00eb e ul\u00ebta dhe gjelb\u00ebrimi deri n\u00eb Shkumbin. Mbi Kull\u00ebn lart n\u00eb kod\u00ebr shihet nj\u00eb gur\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. Bedriu na thot\u00eb se, ky quhet Guri i Gjat\u00eb. K\u00ebtu vinte Vilsoni her\u00eb pas here dhe i binte kitar\u00ebs. Aty ai gjente qet\u00ebsin\u00eb dhe lirin\u00eb e munguar\u2026<br \/>\nLargohemi nga B\u00ebrzeshta me shpres\u00ebn se nj\u00eb dit\u00eb kulla emblematike e Blloshm\u00ebve do t\u00eb kthehet n\u00eb muze&#8230;<br \/>\n<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia4-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/293388850_3312041959034574_1488741994637633818_n.jpg?_nc_cat=101&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=8bfeb9&amp;_nc_eui2=AeHpfMEIE8Chy4F0e6bef4eO8itEqHpsDlvyK0SoemwOW2c9NTXIn-NrflRm0N6Fa1Q&amp;_nc_ohc=vfIzrpnYrLQAX-0-MZR&amp;_nc_ht=scontent.ftia4-1.fna&amp;oh=00_AT_fGq2dF-PTQYTMoIjiX_6XqRZTeO_ZIBvnXaJDx2UKXQ&amp;oe=62DCF243\" alt=\"Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb imazh i 4 persona, pem\u00eb dhe ambiente t\u00eb jashtme\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-18325\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/4-1-300x169.jpg\" alt=\"\" width=\"357\" height=\"201\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/4-1-300x169.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/4-1-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/4-1-768x432.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/4-1.jpg 1032w\" sizes=\"(max-width: 357px) 100vw, 357px\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia4-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/294686319_3312050765700360_5604483763131807745_n.jpg?_nc_cat=104&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=8bfeb9&amp;_nc_eui2=AeGgvopqLhY1gLdhCYXTts9oiTC9J8KcWgCJML0nwpxaAETfb20PM-57kAXA0heikN8&amp;_nc_ohc=nHALwtKr_soAX8S_xst&amp;_nc_ht=scontent.ftia4-1.fna&amp;oh=00_AT87rJy6XhA6BzF6PIMdrXR-TAWU6-8xJ8LAV2F0XZh2kw&amp;oe=62DDE7F1\" alt=\"Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb imazh i 5 persona, njer\u00ebz t\u00eb ulur, njer\u00ebz n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe ambiente t\u00eb jashtme\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rexhep POLISI Kulla emblematike e Blloshm\u00ebve n\u00eb B\u00ebrzesht\u00eb t\u00eb Librazhdit q\u00ebndron hijer\u00ebnd\u00eb. Kjo kull\u00eb q\u00eb ka par\u00eb mjaft tragjedi i ka rezistuar stuhive dhe furtunave p\u00ebr vite e vite me radh\u00eb. Aty nuk jeton njeri qysh prej vitit 1977 kur djali i k\u00ebsaj sht\u00ebpie, poeti Vilson Blloshmi, u pushkatua nga regjimi komunist bashk\u00eb me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":18324,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18323"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18323"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18323\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}