{"id":18215,"date":"2022-07-19T13:51:20","date_gmt":"2022-07-19T13:51:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=18215"},"modified":"2022-07-19T13:51:20","modified_gmt":"2022-07-19T13:51:20","slug":"si-rama-i-mbajti-te-bllokuara-negociatat-prej-11-vitesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/07\/19\/si-rama-i-mbajti-te-bllokuara-negociatat-prej-11-vitesh\/","title":{"rendered":"Si Rama i mbajti t\u00eb bllokuara negociatat prej 11 vitesh"},"content":{"rendered":"<p>Rama sot hap shampanj\u00ebn p\u00ebr nisjen e negociatave, por \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ai q\u00eb ka penguar p\u00ebr kaq vite nisjen e tyre, q\u00eb kur ishte n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Kur PS ishte n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebr gati 2 vjet me radh\u00eb nuk votonte 3 ligjet, duke v\u00ebn\u00eb si kusht Qarkun e Fierit, ku sipas tij, opozit\u00ebs i mohohej e drejta e fituar me vot\u00eb.  Por nga ana tjet\u00ebr 3 ligjet ishin v\u00ebn\u00eb kusht nga Europa p\u00ebr integrimin, dhe pavar\u00ebsisht thirrjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr t\u2019i votuar ato, p\u00ebr disa vite me radhe Rama mbajti peng dh\u00ebnien e statusit kandidat p\u00ebr n\u00eb BE. Vet\u00ebm pasi socialist\u00ebt i votuan ato ligje, Komisioni Europian vendosi t\u2019i jap\u00eb statusin kandidat Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama erdhi n\u00eb pushtet me premtimin se negociatat do t\u00eb hapeshin q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij. Por, problemet filluan shum\u00eb m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Tre vite pas fillimit t\u00eb qeverisjes, n\u00eb n\u00ebntor 2016, deputeti gjerman i CSU CDU, Gunther Krichbaum, Kryetar i Komitetit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Bundestag, erdhi n\u00eb Tiran\u00eb dhe i b\u00ebri t\u00eb ditur Kryeministrit se shumica parlamentare gjermane ishte kund\u00ebr hapjes s\u00eb negociatave me BE-n\u00eb, duke parashtruar 7 kushte p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00eblqimin gjerman p\u00ebr hapjen e tyre. P\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebheshin publike 7 kushtet, Brukseli kishte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme plot\u00ebsimin e pes\u00eb kushteve, mes t\u00eb cilave miratimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe rezultatet e para t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Rama e sulmoi Krichbaum dhe pretendoi se z\u00ebrat e deputet\u00ebve si ai kudo n\u00eb Gjarmani, Holand\u00eb apo Austri jan\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Por gjith\u00ebsesi do t\u00eb vinte dita q\u00eb shefi i qeveris\u00eb t\u00eb l\u00ebshonte thirrjen: Negociatat u hap\u00ebn. N\u00eb 26 qershor t\u00eb 2018 ai shkroi n\u00eb T\u00ebitter se Shqip\u00ebria ia doli t\u00eb marr\u00eb dat\u00ebn p\u00ebr hyrjen ne port\u00ebn e BE. Rama pretendonte se K\u00ebshilli kishte vendosur q\u00eb negociatat do t\u00eb hapeshin n\u00eb qershor 2019.<\/p>\n<p>\u201cPas 72 or\u00ebsh mes dallg\u00ebve t\u00eb brendshme t\u00eb BE, Shqip\u00ebria ia doli t\u00eb marr\u00eb dat\u00ebn p\u00ebr hyrjen n\u00eb portin e Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar. Rezultatet e reformave tona b\u00ebn\u00eb q\u00eb dhe m\u00eb skeptik\u00ebt t\u00eb njohin Merit\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb Maqedonis\u00eb. Nj\u00eb betej\u00eb tejet e v\u00ebshtir\u00eb u fitua lufta vijon\u201d, shkruante Rama nj\u00eb vit pasi kishte fituar mandatin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Ky duhet t\u00eb jet\u00eb statusi q\u00eb kryeministri mund t\u00eb ket\u00eb dashur m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb fshihej e t\u00eb mos figuronte asgj\u00ebkund, pasi \u00e7do vit q\u00eb kalonte dhe Shqip\u00ebria refuzohej n\u00eb Bruksel, postimi i tij, sh\u00ebrbente si meme n\u00ebp\u00ebr rrjetet sociale dhe d\u00ebshtimi i tij komentohej me batuta e ironi.<\/p>\n<p>Kur negociatat nuk u hap\u00ebn s\u00ebrish, Rama do fillonte t\u00eb ndryshonte gjuh\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb se ngelja n\u00eb klas\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb problem i brendsh\u00ebm i BE sesa mosrealizim i objektivave nga qeverisja e tij.<\/p>\n<p>Dy vitet e fundit ai shpiku edhe historin\u00eb e burrit dhe gruas ku i pari e pret dhe e dyta nuk vjen. \u201cShqip\u00ebria nuk p\u00ebrgatitet m\u00eb p\u00ebr at\u00eb dasm\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb ndodh\u00eb dasma do t\u00eb shkojm\u00eb me rrobat e rastit. Nuk do vishemi, zbukurohemi, nuk do shpenzojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb banketin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb pritje q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb krushqit dhe t\u00eb ngelemi vet\u00eb me nusen n\u00eb der\u00eb se nuk vjen njeri q\u00eb ta marr\u00eb. Ose m\u00eb keq akoma, na ngelet dh\u00ebndri n\u00eb der\u00eb se nusja nuk do t\u00eb flas\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb keq\u201d, ishte nd\u00ebr deklaratat e fundit t\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb u kritikua fort edhe nga opozita si aspak serioze.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha raportet e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtareve prej vitesh flasin p\u00ebr korrupsion n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb cdo shkall\u00eb t\u00eb qeverisjes dhe k\u00ebrkojn\u00eb luft\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj tij. Pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb nga pikat e kritikueshme, kriter q\u00eb sipas an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb BE ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur. Megjith\u00ebse Rama e mohon n\u00eb cdo dalje publike, Shqip\u00ebria ka ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe n\u00eb hartat e trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe shpesh vler\u00ebsohet si vend i orgjin\u00ebs s\u00eb saj. Qeveria dhe vendi kritikohet p\u00ebr munges\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shtypit, por kryeministri si gjithmon\u00eb n\u00eb cdo refuzim apo kritik\u00eb e ka gjetur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb diku tjet\u00ebr. P\u00ebr t\u00eb, kur ishte n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e kishte qeveria, tashm\u00eb n\u00eb qeveri p\u00ebrgjegj\u00ebse \u00ebsht\u00eb opozita, por po aq p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb Bullgaria dhe m\u00eb shum\u00eb Evropa me problemet e saj t\u00eb brendshme. Sipas Ram\u00ebs, vet\u00ebm ai dhe qeveria e tij nuk kan\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr zvarritjen e k\u00ebtij vendi n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit  n\u00eb BE. Rrug\u00eb e cila do t\u00eb kishte marr\u00eb nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr 10 vjet m\u00eb par\u00eb sikur Rama t\u00eb mos kishte hallin e karriges s\u00eb Vasil Ndrekos, kryetar i qarkut t\u00eb Fierit, por t\u00eb d\u00ebrgonte vet\u00ebm 10 deputet\u00eb n\u00eb Parlament dhe t\u00eb votonin 3 ligjet e famshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rama sot hap shampanj\u00ebn p\u00ebr nisjen e negociatave, por \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ai q\u00eb ka penguar p\u00ebr kaq vite nisjen e tyre, q\u00eb kur ishte n\u00eb opozit\u00eb. Kur PS ishte n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebr gati 2 vjet me radh\u00eb nuk votonte 3 ligjet, duke v\u00ebn\u00eb si kusht Qarkun e Fierit, ku sipas tij, opozit\u00ebs i mohohej e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":10636,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18215"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18215"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18215\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10636"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}