{"id":18132,"date":"2022-07-18T17:23:15","date_gmt":"2022-07-18T17:23:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=18132"},"modified":"2022-07-18T17:23:15","modified_gmt":"2022-07-18T17:23:15","slug":"zeri-i-amerikes-ne-6-vite-shqiperia-u-braktis-nga-260-mije-qytetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/07\/18\/zeri-i-amerikes-ne-6-vite-shqiperia-u-braktis-nga-260-mije-qytetare\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: N\u00eb 6 vite Shqip\u00ebria u braktis nga 260 mij\u00eb qytetar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr largimin e fuqis\u00eb pun\u00ebtore nga vendi. Rreth 1.2% e popullisis\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar \u00e7do vit koh\u00ebt e fundit dhe ekspert\u00ebt shprehin shqet\u00ebsim, pasi 80% e tyre jan\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs m\u00eb aktive p\u00ebr pun\u00eb 15-44 vje\u00e7.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 6 vite, sipas shifrave zyrtare, jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria 262 321 qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Ata thon\u00eb se qeveria duhet t\u00eb nxis\u00eb politika n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si bujq\u00ebsisa dhe turizimi q\u00eb po vuajn\u00eb kriz\u00ebn e fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Autoritetet n\u00ebnvizojn\u00eb se kan\u00eb hartuar disa nisma, si ajo p\u00ebr garancin\u00eb rinore dhe p\u00ebr t\u00eb nxitjen e pun\u00ebsimit me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb frenuar, kryesisht ikjen e rinjve nga vendi.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb rritje p\u00ebr r\u00ebnien e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, thuajse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e ekonomis\u00eb ku m\u00eb t\u00eb prekurit sipas ekspert\u00ebve jan\u00eb turizmi, bujq\u00ebsia dhe sh\u00ebrbimet. K\u00ebrkesat p\u00ebr pun\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se ofertat n\u00eb treg, gj\u00eb q\u00eb konfirmohet edhe nga autoritetet.<\/p>\n<p>N\u00eb zyrat e pun\u00ebs n\u00eb 6 muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti ishin t\u00eb regjistrura 13 mij\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr pun\u00eb nga 20 mij\u00eb vende t\u00eb lira, nd\u00ebrsa u nd\u00ebrmjet\u00ebsuan 12 mij\u00eb. Ekspert\u00ebt mendojn\u00eb se edhe tre krizat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00ebrmeti, pandemia e Covid-19 dhe agresioni rus n\u00eb Ukrani\u00eb, kan\u00eb patur ndikimin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cNdoshta brezi i ri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb kryesore, po tenton t\u00eb largohet p\u00ebr t\u00eb kompensuar, pjes\u00ebn e munguar ekonomike t\u00eb k\u00ebtyre dy viteve. Dy vite nuk jan\u00eb pak t\u00eb mos marr\u00ebsh nj\u00eb rrog\u00eb \u00e7do muaj. Ndoshta njer\u00ebzit tani po tentojn\u00eb rrug\u00ebt m\u00eb t\u00eb shpejta q\u00eb japin t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb shpejta, m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb kompensuar k\u00ebto dy vite. Boshll\u00ebku ekonomik q\u00eb pat\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb, ky mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb faktor, q\u00eb ne kemi largime jasht\u00eb shtetit sidomos t\u00eb rinis\u00eb.\u201d- tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Kliton G\u00ebrxhani, Shoqata Shqiptare e Turoperator\u00ebve<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT n\u00eb 7 vitet e fundit jan\u00eb larguar nga vendi mesatarisht rreth 37 mij\u00eb qytetar\u00eb cdo vit, ose 1.2 % e popullsis\u00eb dhe shqet\u00ebsim, sipas ekspert\u00ebve, mbetet fakti se rreth 80% e tyre jan\u00eb t\u00eb grupmosh\u00ebs m\u00eb aktive p\u00ebr pun\u00eb, 15-44 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studente e deg\u00ebs s\u00eb Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se do ket\u00eb mjaft v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb pun\u00ebsim, p\u00ebr shkak t\u00eb kuotave t\u00eb larta t\u00eb student\u00ebve, n\u00eb raport me vendet e pun\u00ebs. Ajo tregon ndjesit\u00eb personale kur kthehet n\u00eb qytetin e saj t\u00eb lindjes gjat\u00eb ver\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb braktisjes s\u00eb tij nga t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur u ktheva n\u00eb qytetin tim n\u00eb Burrel ,ishte p\u00ebr t\u00eb ardhur keq se si qyteti ishte boshatisur nga djemt\u00eb e rinj. Kishte vet\u00ebm t\u00eb moshuar. Nisur nga rasti im familjar, tek vendi ku un\u00eb banoj, ka patur mbi 20 djem dhe asnj\u00ebri prej tyre nuk jan\u00eb sot k\u00ebtu, kan\u00eb ikur n\u00eb emigracion\u201d- i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs Desada Xhetani, studente n\u00eb deg\u00ebn Gjuh\u00eb -Let\u00ebrsi n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr student i tregon Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs pengesat q\u00eb hasin t\u00eb sapodiplomuarit n\u00eb tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk kan\u00eb pagesa shum\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar jetes\u00ebn. Atyre do t\u2019u duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ose dy pun\u00eb ose nj\u00eb pun\u00eb jasht\u00eb proflit t\u00eb tyre q\u00eb ka nj\u00eb pag\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Dhe p\u00ebr t\u2019u rritur n\u00eb karrier\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pag\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, atyre do t\u2019u duhet t\u00eb kalojn\u00eb shum\u00eb vite q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb pag\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e tyre minimale jetike\u201d- u shpreh Jurgen Spaho, student n\u00eb deg\u00ebn informatik\u00eb e aplikuar, Universiteti Marin Barleti.<\/p>\n<p>Autoritetet thon\u00eb se po b\u00ebhen disa p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbajtur rinin\u00eb n\u00eb vend. Zv\/Ministrja e Financave dhe Ekonomis\u00eb ve\u00e7on p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs nism\u00ebn e garancis\u00eb rinore, q\u00eb mendohet t\u00eb aplikohet vitin e ardhsh\u00ebm si dhe programin e nxitjes s\u00eb pun\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, e cila i \u00ebsht\u00eb dedikuar krejt\u00ebsisht t\u00eb rinjve, pra grupmosh\u00ebs 16-29 vje\u00e7 q\u00eb jan\u00eb regjistruar si t\u00eb papun\u00eb. K\u00ebtyre t\u00eb rinjve brenda nj\u00eb periudhe kohore prej 4 muajsh pas regjistrimit n\u00eb zyrat e pun\u00ebs si pun\u00ebk\u00ebrkues, do t\u2019u behet nj\u00eb ofert\u00eb konkrete, nj\u00eb program nxitjeje, nj\u00eb program trajnimi apo formimi n\u00eb vendin e pun\u00ebs. Do t\u00eb doja t\u00eb ve\u00e7oja dhe programin e pun\u00ebsimit i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje buxhetore, q\u00eb i ofrehet gjith\u00eb pun\u00ebk\u00ebrkuesve por edhe pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve. Jan\u00eb 12 paga p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nj\u00eb vje\u00e7are p\u00ebr pun\u00ebk\u00ebrkuesin, i cili atashohet pran\u00eb nj\u00eb biznesi\u201d- tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Olta Manjani, Zv. Ministre e Financave dhe Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Numri i papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend sipas INSTAT, \u00ebsht\u00eb 11. 5%, me nj\u00eb r\u00ebnie me 2.2% krahasuar me 5 vite m\u00eb par\u00eb, por ekspert\u00ebt thon\u00eb se situata e par\u00eb n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, n\u00eb mjaft sektor\u00eb, paraqitet e r\u00ebnd\u00eb. Rexhep Uka, njoh\u00ebs i vjet\u00ebr i s\u00ebktorit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb nj\u00ebsi agroturiz\u00ebmi n\u00eb periferi t\u00eb kryeqytetit. Ai shprehet p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se bujq\u00ebsia ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb strukturore. Njer\u00ebzit zgjedhin t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi n\u00eb vendet fqinje- thot\u00eb ai, ku t\u00eb ardhurat jan\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka problem m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sot, se t\u00eb gjesh forca pune. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb problem, q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb faliment. Deri tani mund t\u00eb kemi nd\u00ebrruar mbi 20 her\u00eb stafin, mendo pastaj se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton p\u00ebrgatitja kualifikimi i tyre. Agroturizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim i madh t\u00eb ardhurash dhe bujq\u00ebsia shqiptare p\u00ebrgatitet jo vet\u00ebm p\u00ebr 2 milion\u00eb e 3 milion\u00eb turist\u00eb, por edhe 5 e 10 milion\u00eb. Por kjo do nj\u00eb p\u00ebrgatitje, nivel shkollimi, trajnimi dhe kualifikim. K\u00ebrkon shkolla profesionale, t\u00eb cilat mungojn\u00eb p\u00ebr mendimin tim. Mund t\u00eb b\u00ebj krahasimin me Fultz-in. Ka nj\u00eb shkoll\u00eb bujq\u00ebsore q\u00eb t\u2019i ngjaj\u00eb Fultz-it? Ka nj\u00eb shkoll\u00eb bujq\u00ebsore q\u00eb t\u2019i ngjaj\u00eb Golemit, Delvin\u00ebs, shkoll\u00ebs s\u00eb mesme t\u00eb Korc\u00ebs? Jo, nuk ka\u201d- u shpreh Rexhep Uka, ekspert n\u00eb fush\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb dhe agroturizmit.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr problematikat n\u00eb sektorin bujq\u00ebsor dhe thon\u00eb se k\u00ebrkesat p\u00ebr kualifikim n\u00eb shkollat profesionale n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor ka disa probleme i pari \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb pro\u00e7esi i urbanizimit, fakti q\u00eb bujq\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor ku do t\u00eb donin t\u00eb investoheshin t\u00eb rinjt\u00eb, problemet e informalitetit apo probleme t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me trajnimin apo formimin e forc\u00ebs pun\u00ebtore n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr do t\u00eb doja t\u00eb p\u00ebrmendja, q\u00eb jan\u00eb rreth 35 shkolla profesinale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe 10 qendra publike t\u00eb formimit profesional, t\u00eb cilat n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre, nd\u00ebr sektor\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb mbulojn\u00eb me kurse apo me kurikula t\u00eb arsimit dhe formimit profesional \u00ebsht\u00eb dhe sektori i bujq\u00ebsis\u00eb\u201d- vijon Olta Manjani, Zv. Ministre e financave dhe ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs mendojn\u00eb se ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb re t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve n\u00eb kuadrin e trajtimit t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore duke nisur nga krijimi i kushteve t\u00eb pun\u00ebs, infrastruktura e nevojshme, motivimi i punonj\u00ebsve, vler\u00ebsimi mbi baz\u00ebn e rezultatit n\u00eb pun\u00eb dhe jo mbi or\u00ebt e pun\u00ebs, promovimi i brendsh\u00ebm n\u00eb karier\u00eb etj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebp\u00ebrmjet pak\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb krijuara shum\u00eb punonj\u00ebs e shum\u00ebfishojn\u00eb imazhin negativ t\u00eb funksionimit t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb kompani dhe institucione. Ata nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb steriotip t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb pasqyron sot tregu i pun\u00ebs p\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb qenit atraktiv p\u00ebr punonj\u00ebsit vendas dhe mund\u00ebsimit dhe kultivimit t\u00eb pretendimeve dhe pritshm\u00ebrive q\u00eb ata kan\u00eb p\u00ebr tu zhvilluar profesionalisht\u201d- u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Erion Mu\u00e7a, ekspert p\u00ebr tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Kriza e munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore n\u00eb vende si Shqip\u00ebria ku mekanizmat p\u00ebr minimizimin e saj jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebta, b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe. Shqip\u00ebria prej vitesh \u00ebsht\u00eb prekur edhe nga tkurrja e popullsis\u00eb. N\u00eb 7 vitet e fundit numri i popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur me afro 70 mij\u00eb, ose 2.4% e popullsis\u00eb. P\u00ebrvec emigracionit shkak \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe r\u00ebnia e lindjeve, rreth 7 mij\u00eb m\u00eb pak se 10 vjet m\u00eb par\u00eb. N\u00ebse nuk merren masa p\u00ebr t\u00eb frenuar tkurrjen, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta faktor\u00eb t\u00eb kombinuar me nj\u00ebri tjetrin, sipas ekspert\u00ebve, do ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha tregun e pun\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<strong>\/ Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr largimin e fuqis\u00eb pun\u00ebtore nga vendi. Rreth 1.2% e popullisis\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar \u00e7do vit koh\u00ebt e fundit dhe ekspert\u00ebt shprehin shqet\u00ebsim, pasi 80% e tyre jan\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs m\u00eb aktive p\u00ebr pun\u00eb 15-44 vje\u00e7. N\u00eb 6 vite, sipas shifrave zyrtare, jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria 262 321 qytetar\u00eb. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":18133,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18132"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18132"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18132\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18133"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18132"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18132"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18132"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}