{"id":18117,"date":"2022-07-18T11:47:20","date_gmt":"2022-07-18T11:47:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=18117"},"modified":"2022-07-18T11:47:20","modified_gmt":"2022-07-18T11:47:20","slug":"paditet-ne-spak-ministrja-e-financave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/07\/18\/paditet-ne-spak-ministrja-e-financave\/","title":{"rendered":"Paditet n\u00eb SPAK ministrja e Financave"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr mediat nga selia, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se ka kall\u00ebzuar n\u00eb SPAK, ministren e financave Dalina Ibrahimaj.<\/p>\n<p>Kryemadhi \u00ebsht\u00eb shprehur se k\u00ebt\u00eb padi e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak se ministrja e ka ditur aktivitetin e k\u00ebtyre kompanive q\u00eb n\u00eb vitin 2018, por nuk i ka kall\u00ebzuar penalisht.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e kryetares s\u00eb LSI, Monika Kryemadhi<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje,<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb pune t\u00eb gjat\u00eb, intensive, disa mujore, fal\u00eb angazhimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb ekipi t\u00eb dedikuar ekspert\u00ebsh nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, nga brenda dhe jasht\u00eb vendit, L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim ka treguar p\u00ebr publikun pesh\u00ebn shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb krimeve financiare, t\u00eb asociuara me afer\u00ebn incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>LSI ka evidentuar se kompanit\u00eb koncesionare dhe kompanit\u00eb fiktive t\u00eb lidhura me to, kan\u00eb kryer t\u00eb pakt\u00ebn 3 vepra penale dhe konkretisht:<\/p>\n<p>Fshehja e t\u00eb ardhurave, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Mospagimi i Taksave dhe Tatimeve, parshikuar nga neni 181 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Pastrimi i Produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtarise kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Vlera totale e k\u00ebtyre krimeve financiare t\u00eb lidhura me incenerator\u00ebt, me aq sa ne kemi evidentuar, kap vler\u00ebn 30 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe prej dit\u00ebs s\u00eb sotme, p\u00ebrmes shtes\u00ebs s\u00eb kall\u00ebzimit q\u00eb kam nisur n\u00eb drejtim t\u00eb saj, Prokuroria Speciale Anti Korrupsion, ka n\u00eb dispozicion \u00e7do dokument, q\u00eb i provon k\u00ebto krime.<\/p>\n<p>Jan\u00eb n\u00eb total 3641 faqe dokumentacion, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb librat e shitjes dhe t\u00eb blerjes t\u00eb 24 kompanive fiktive.<\/p>\n<p>K\u00ebto kompani fiktive, q\u00eb kan\u00eb 1 ose 2 pun\u00ebtor\u00eb, q\u00eb nuk disponojn\u00eb licensa profesionale n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit; kompani pa historik me eksperienca t\u00eb ngjashme n\u00eb pun\u00eb publike apo private, jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr realizimin e skemave financiare nga qeveria shqiptare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar fondet publike, p\u00ebrmes koncesioneve dhe kontratave t\u00eb Parteritetit Publik Privat.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto fatura q\u00eb ne i kemi dor\u00ebzuar n\u00eb SPAK, rezultojn\u00eb se jan\u00eb fiktive, pasi kompanit\u00eb q\u00eb prezumohet se do t\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime ose punime, jan\u00eb t\u00eb krijuara posac\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb justifikuar kostot e fryra t\u00eb punimeve, p\u00ebrfitimin e TVSH-s\u00eb dhe kan\u00eb sh\u00ebrbyer gjithashtu p\u00ebr reduktimin e tatim fitimit nga ana e kompanis\u00eb Integrated Technology Services t\u00eb Klodian Zotos, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkontraktori kryesor i t\u00eb tre koncesioneve t\u00eb incenerator\u00ebve, i ngarkuar me detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar incenerator\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe, nd\u00ebrsa 30 milion\u00eb dollar\u00eb \u00ebsht\u00eb vlera e evazionit fiskal n\u00eb lidhje me 3 koncesionet e incenerator\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb k\u00ebtyre kompanive fiktive, LSI ka evidentuar dhe i ka d\u00ebrguar materialet ne SPAK, q\u00eb faktojne se k\u00ebto kompani, jan\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb evazion fiskal m\u00eb t\u00eb madh, q\u00eb n\u00eb total kap vler\u00ebn e 189 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Duke patur si p\u00ebrfitues t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar tenderat, koncesionet, pun\u00ebt publike m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb qeveria e kryeministrit Rama ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto vite.<\/p>\n<p>Ndjekja e paras\u00eb dhe aktiviteti financiar i k\u00ebtyre kompanive, sesi ato kan\u00eb vepruar n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanit\u00eb e koncesioneve, t\u00eb \u00e7on drejtp\u00ebrdrejt\u00eb tek koka e afer\u00ebs s\u00eb incenerator\u00ebve dhe e koncesioneve korruptive, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryeministri Rama.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja e menj\u00ebhershme e Kryeministrit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pakta, si\u00e7 do t\u00eb kishte ndodhur n\u00eb \u00e7do vend normal europian, POR veprimi i shpejt\u00eb dhe i plot\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara zyrtar\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb shkeljeve ligjore t\u00eb koncesioneve t\u00eb incenerator\u00ebve, dhe ata p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr an\u00ebn financiare t\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb akoma dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb pret t\u00eb \u00e7el\u00eb negociatat me Bashkimin Europian, dh\u00ebnia fund e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb, barazia e t\u00eb gjith\u00ebve para ligjit, zyrtar\u00eb apo qytetar\u00eb qofshim, \u00ebsht\u00eb m\u00eb jetike se nd\u00ebrrimi i emrit t\u00eb nj\u00eb kryeministri t\u00eb korruptuar me nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb ngjash\u00ebm me t\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt sot po vazhdojn\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb koncesionin e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs 80 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>80 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb dit\u00eb per inceneratorin e Tiranes, nga xhepat e qytetar\u00ebve m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr shkojn\u00eb n\u00eb xhepat e pronar\u00ebve t\u00eb incenerator\u00ebve, q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb arrati nga drejt\u00ebsia, rrug\u00ebve te evrop\u00ebs, e k\u00ebto para q\u00eb i zhvasin nga qytetar\u00ebt i ndajn\u00eb me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>80 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb dit\u00eb per inceneratorin e Tiranes, q\u00eb ata i marrin pa t\u00eb drejt\u00eb, pasi jo vet\u00ebm q\u00eb incenerator n\u00eb Tiran\u00eb sot nuk ka, dhe Autoriteti P\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb ndjek zbatimin e kontrat\u00ebs duhet menj\u00ebher\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nd\u00ebrprerjen e pagesave dhe koncesionit p\u00ebr mosp\u00ebrmbushje kontrate, por si\u00e7 e v\u00ebrtetojn\u00eb faturat fiktive q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb publike, investimi 128 milion\u00eb euro q\u00eb privati ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr, \u00ebsht\u00eb justifikuar me fatura fiktive, pa kryer n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb investimin q\u00eb i jep t\u00eb drejt\u00ebn koncesionarit t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb tarif\u00ebn e sh\u00ebrbimit 29 euro\/ton.<\/p>\n<p>80 mije dollar\u00eb n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot na dalin barinj milioner\u00eb, mbledh\u00ebs kana\u00e7osh milionere, pleq n\u00ebp\u00ebr azile milioner\u00eb dhe njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb, q\u00eb shiten p\u00ebr publikun si pronar\u00eb kompanish q\u00eb po punojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Raporti i fundit i Komisionit Europian e p\u00ebrcakonte borxhin publik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 82.7 % shif\u00ebr rekord n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ky borxh publik ka shkuar n\u00eb kontrata koncesionare korruptive, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 80 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs jan\u00eb vjedhja e p\u00ebrditshme, q\u00eb heq buk\u00ebn nga pensionist\u00ebt, familjet n\u00eb nevoj\u00eb, f\u00ebmij\u00ebve, mjek\u00ebve, m\u00ebsuesve dhe i shkojn\u00eb luksit t\u00eb qeveris\u00eb dhe makineris\u00eb s\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb mbajtur qytetar\u00ebt e mashtruar dhe t\u00eb n\u00ebnshtruar.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Si p\u00ebrgjigje ndaj k\u00ebtyre fakteve trondit\u00ebse t\u00eb b\u00ebra publike, Ministrja e Financave t\u00eb qeveris\u00eb deklaroi n\u00eb Kuvend se ata i kan\u00eb ditur k\u00ebto kompani fiktive q\u00eb n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, edhe kur i kan\u00eb hetuar k\u00ebto kompani fiktive, administrata tatimore ka refuzuar t\u2019i hetoj\u00eb k\u00ebto kompani q\u00eb kan\u00eb l\u00ebshuar fatura fiktive p\u00ebr t\u00eb mashtruar shtetin, s\u00ebbashku me p\u00ebrfituesit real t\u00eb faturave fiktive. Q\u00eb jan\u00eb kompanit\u00eb e incenerator\u00ebve, kompania e Klodian Zotos, n\u00ebnkontraktore e incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndaj, sot me shtes\u00ebn e kall\u00ebzimit, i kam k\u00ebrkuar SPAK t\u00eb hetoj\u00eb\u00a0edhe Ministren e Financave, ish Drejtoresh\u00ebn e Tatimeve, zonj\u00ebn Ibrahimaj, p\u00ebr implikimin e saj t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, pasi me veprimet dhe mosveprimet e saj ka ndikuar n\u00eb mos hetimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre krimeve financiare nga administrata tatimore q\u00eb ajo ka drejtuar n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>Zbardhja e afer\u00ebs s\u00eb incenerator\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb betej\u00eb politike p\u00ebr LSI, por \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb meriton \u00e7do qytetar i republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj n\u00eb 27 Maj 2022, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kall\u00ebzuesit, i kam d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00ebn e dyt\u00eb p\u00ebr informacion SPAK n\u00eb lidhje me statusin juridik t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale.<\/p>\n<p>Duke shprehur edhe habin\u00eb, pse p\u00ebrshembull nuk ka nga organi akuz\u00ebs asnj\u00eb njoftim zyrtar apo informacion p\u00ebr personin e kallzuar zotin Engj\u00ebll Aga\u00e7i, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Qeveris\u00eb Shqiptare, i cili ka nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb miratimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb financimit me VKM t\u00eb Kontrat\u00ebs Koncesionare t\u00eb Inceneratorit t\u00eb Elbasanit, duke vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me njoftimin me shkrim q\u00eb Agjensia Shtet\u00ebrore APP i kishte b\u00ebr\u00eb, duke e p\u00ebrcaktuar procedur\u00ebn e ndjekur t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Kam shprehur habi, pse nuk ka asnj\u00eb njoftim zyrtar apo informacion p\u00ebr personin e kall\u00ebzuar Z.ARMANDO SUBASHI, zyrtar i cili ka nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb pages\u00ebn p\u00ebr shpron\u00ebsimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb tok\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar inceneratori i Fierit, si\u00e7 edhe vet\u00eb SPAK e ka konstatuar kur ka marr\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb ndaj personave n\u00ebn hetim LEFTER KOKA, ALQI BLLAKO dhe P\u00cbLLUMB ABESHI. Pra, Z. SUBASHI ka sjell\u00eb d\u00ebmin ekonomik konkret n\u00eb buxhetin e shtetit, me pages\u00ebn e kryer ndaj subjekteve q\u00eb jan\u00eb shpron\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Duke mos harruar edhe faktin se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Z.SUBASHI personi q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni Ministrin\u00eb e Mjedisit p\u00ebr kualifikimin e tok\u00ebs (tok\u00eb truall apo ar\u00eb) ku do t\u00eb nd\u00ebrtohej Inceneratori i Fierit, fakt ky, i cili provon se Z. Subashi kishte dijeni p\u00ebr shkeljen.<\/p>\n<p>Dhe, Habia e radh\u00ebs ka qen\u00eb pse nuk ka asnj\u00eb njoftim zyrtar informacion lidhur me hetimet apo subjektet e kall\u00ebzuara p\u00ebr Inceneratorin e Qarkut Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt deri m\u00eb sot, n\u00eb Tiran\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb grumbullimi t\u00eb mbetjeve urbane, dhe nuk incenerohet asnj\u00eb kilogram, mbetje.<\/p>\n<p>I kam risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje Prokuroris\u00eb Speciale se vet\u00ebm me nj\u00eb firm\u00eb individuale, Z. Erion Veliaj n\u00eb komunikimin me Ministrin\u00eb e Mjedisit, ka ndryshuar fatin e Inceneratorit t\u00eb Qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs, duke dh\u00ebn\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb pa Vendim t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak p\u00ebr as m\u00eb shum\u00eb dhe as m\u00eb pak por plot 128 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt habia e madhe nuk q\u00ebndron vet\u00ebm tek un\u00eb si kall\u00ebzuese, por tek \u00e7do qytetar shqiptar q\u00eb sot paguan p\u00ebr koncesione q\u00eb nuk kryejne sh\u00ebrbimin p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb shokuar kur kan\u00eb par\u00eb sesi gra t\u00eb moshuara, t\u00eb pa mbrojtura, jan\u00eb p\u00ebrdorur bab\u00ebzisht si instrumenta n\u00eb k\u00ebto skema mafioze p\u00ebr t\u00eb vjedhur buxhetin e shtetit p\u00ebrmes mbetjeve urbane.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>LSI e ka votuar n\u00eb vitin 2016 reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, duke nxitur p\u00ebr nj\u00eb votim unanim t\u00eb saj n\u00eb Kuvend, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019i larguar nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb duart e politik\u00ebs nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Por, hapat e nj\u00eb hetimi shum\u00eb t\u00eb avasht\u00eb, sjell nj\u00eb drejt\u00ebsi jo korrekte, dhe shum\u00eb larg asaj q\u00eb ne si LSI kemi aspiruar dhe votuar.<\/p>\n<p>Mungesa e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur ka larguar t\u00eb rinjt\u00eb e vendit, largon mjek\u00ebt, profesionist\u00ebt, dhe mban larg investitor\u00ebt e huaj.<\/p>\n<p>Sepse nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb mbulon korrupsionin n\u00eb vend q\u00eb ta luftoj\u00eb at\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se bashk\u00ebpun\u00ebtore e atyre q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krimin.<\/p>\n<p>Ne e dim\u00eb se intimidime, joshje, oferta t\u00eb majme, si\u00e7 kan\u00eb shkuar n\u00ebp\u00ebr media p\u00ebr t\u00eb mbyllur syt\u00eb, mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pritshme se mund t\u00eb shkojn\u00eb nga mafia e incenerator\u00ebve edhe tek prokuror\u00ebt e SPAK, apo gjykat\u00ebsit e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Por, me lejoni ta mbyll k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb sotme me bindjen e pal\u00ebkundur timen dhe t\u00eb LSI tek drejt\u00ebsia dhe transparenca.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb vijojm\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb dhe t\u00eb kontribuojm\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb totale p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka ndodhur dhe po ndodh me afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, nd\u00ebrsa nuk do t\u00eb reshtim t\u00eb mb\u00ebshtesim pakufi drejt\u00ebsin\u00eb e re, derisa ajo t\u00eb gjej\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi votuar ne si deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit, dhe kan\u00eb kontribuar financiarisht partner\u00ebt tan\u00eb strategjik SHBA, BE, Mbret\u00ebri e Bashkuar, etj.<\/p>\n<p>Dhe, nese SPAK nuk e b\u00ebn detyr\u00ebn, do e b\u00ebj\u00eb LSI me t\u00eb gjith\u00eb energjin\u00eb q\u00eb ka.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duhet t\u00eb hap\u00eb sa m\u00eb par\u00eb nj\u00eb kapitull t\u00eb ri q\u00eb e siguron rrug\u00ebtimin n\u00eb integrimin europian, dhe mbarimi i epok\u00ebs s\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb korrupsionit qeveritar dhe forcimi i shtetit t\u00eb se drejt\u00ebs \u00ebsht\u00eb guri i themelit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr mediat nga selia, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se ka kall\u00ebzuar n\u00eb SPAK, ministren e financave Dalina Ibrahimaj. Kryemadhi \u00ebsht\u00eb shprehur se k\u00ebt\u00eb padi e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak se ministrja e ka ditur aktivitetin e k\u00ebtyre kompanive q\u00eb n\u00eb vitin 2018, por nuk i ka kall\u00ebzuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":18118,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18117"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18117"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18117\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18118"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18117"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18117"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18117"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}