{"id":17747,"date":"2022-07-14T09:31:04","date_gmt":"2022-07-14T09:31:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=17747"},"modified":"2022-07-14T10:14:45","modified_gmt":"2022-07-14T10:14:45","slug":"veprimtari-intensive-dhe-akte-te-larta-patriotike-e-humanizmi-te-presidentit-te-grupit-eurosig-insig-dhe-uba-bank","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/07\/14\/veprimtari-intensive-dhe-akte-te-larta-patriotike-e-humanizmi-te-presidentit-te-grupit-eurosig-insig-dhe-uba-bank\/","title":{"rendered":"Veprimtari intensive dhe akte t\u00eb larta patriotike e humanizmi t\u00eb Presidentit t\u00eb Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank"},"content":{"rendered":"<p><strong>Janar 2021 &#8211; qershor 2022, veprimtari intensive dhe akte t\u00eb larta patriotike dhe humanizmi\u00a0t\u00eb Presidentit t\u00eb Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Z.KADRI MORINAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Akademik HALIL RAMA<\/strong><br \/>\n<strong>Mjesht\u00ebr i Madh<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank me President Z.Kadri Morinaj, p\u00ebrve\u00e7se lider n\u00eb tregun e Sigurimeve, \u00ebsht\u00eb i njohur tashm\u00eb edhe p\u00ebr akte t\u00eb shumta patriotike e\u00a0 humanizmi n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb shtresave vunerab\u00ebl si dhe p\u00ebr ndihma t\u00eb konsiderueshme q\u00eb iu ka dh\u00ebn\u00eb qindra familjeve t\u00eb d\u00ebmtuara n\u00eb raste aksidentesh. Dhe jo vet\u00ebm kaq. Z.Morinaj q\u00eb e drejton Grupin Eurosig-Insig dhe UBA Bank me p\u00ebrkushtim, kompetenc\u00eb e profesionaliz\u00ebm \u00ebsht\u00eb pritur dhe vler\u00ebsuar nga institucione prestigjioze komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>K\u00ebshtu, n\u00ebse n\u00eb janar 2022, CCIT A\u00ebards i akordoi Grupit Eurosig &#8211; Insig &amp; UBA Bank \u00e7mimin e Investimit n\u00eb Vler\u00eb Kapitali, vet\u00ebm pas dy muajsh (mars 2022) vjen vler\u00ebsimi n\u00eb Lond\u00ebr p\u00ebr Presidentin e Grupit Eurosig &#8211; Insig &amp; UBA Bank, z. Kadri Morinaj: \u201cStar of Business\u201d, nga Asambleja Europiane e Biznesit.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Reputacioni dhe prestigji i Z.Morinaj \u00ebsht\u00eb rritur duksh\u00ebm nga takimet me personalitete t\u00eb larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare. <\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Vet\u00ebm para nj\u00eb muaj (qershor 2022) Presidenti i Grupit Eurosig &#8211; Insig &amp; UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, u prit n\u00eb Mynih nga Hir\u00ebsia e tij, Duka i Bavaris\u00eb, Z. Franz Bonaventura Adalbert Maria Herzog. Z. Kadri Morinaj ishte pjes\u00eb e takimit q\u00eb Klubi i Lider\u00ebve (Club Des Leaders) zhvilloi n\u00eb Mynih, n\u00eb Landin e Bavaris\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Por n\u00eb axhend\u00ebn e Z.Morinaj, p\u00ebr periudh\u00ebn janar 2021-qershor 2022 jan\u00eb edhe disa takime t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. K\u00ebshtu, para nj\u00eb viti (janar 2021) Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe Bank\u00ebs s\u00eb Bashkuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (UBA Bank), z. Kadri Morinaj, zhvilloi nj\u00eb takim Kryetarin e Kuvendit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Talat Xhaferri, si dhe me ish \u2013 kryeministrin maqedonas Zaev, rreth bashk\u00ebpunimit dhe investimeve q\u00eb ky Grup realizon n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, nd\u00ebrsa n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig &amp; UBA Bank, Z. Kadri Morinaj u ftua p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb eventin e Princesh\u00ebs Murat Napoleon n\u00eb Paris.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Pasi Grupi Eurosig &#8211; Insig &amp; UBA Bank akordoi n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti nj\u00eb donacion 50 mij\u00eb euro p\u00ebr popullin e Ukrain\u00ebs, n\u00eb mars, Presidenti i k\u00ebtij grupi, Z.Morinaj u prit nga Ambasadori i Ukrain\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, Z. Volodymyr Shkurov. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim z. Morinaj shprehu edhe nj\u00ebher\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe popullin e saj.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb muajt prill-maj t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb veprimtarin\u00eb e\u00a0 Presidentit t\u00eb Grupit Eurosig &#8211; Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj evidentohen akte t\u00eb larta patriotike, artdash\u00ebse e humanitare, ku si t\u00eb tillla kam\u00eb qen\u00eb: ngritja e p\u00ebrmendores s\u00eb Pjet\u00ebr Bogdanit n\u00eb Krum\u00eb t\u00eb Hasit; dhurimi p\u00ebr Komunitetin Mysliman i Xhamis\u00eb n\u00eb Marikaj, q\u00eb mori \u201cTahir Morinaj\u201d; mund\u00ebsimi i \u201cKart\u00ebs Rinore Europiane\u201d p\u00ebr 1000 t\u00eb rinjve kryeqytetas si dhe n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes s\u00eb bashk\u00ebpunimit me Fakultetin e Ekonomis\u00eb, Universiteti i Tiran\u00ebs.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Mjaftojn\u00eb qoft\u00eb edhe k\u00ebta shembuj p\u00ebr t\u00eb konkluduar se Kadri Morinaj \u00ebsht\u00eb <\/em><\/strong><em>p<strong>\u00ebrfaq\u00ebsues i vlerave m\u00eb t\u00eb \u00e7muara intelektuale t\u00eb brezit t\u00eb tij, me nj\u00eb integritet shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb moral dhe intelektual<\/strong>. <strong>Mesazhet q\u00eb p\u00ebrcjellin shembujt e tij kan\u00eb emrin KRENARI. Krenaria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb truall, p\u00ebr nj\u00eb shtrat q\u00eb rritet\u2026E pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrat ka ecur dhe ec\u00ebn Kadri Morinaj, i p\u00ebrshtatur mir\u00eb me koh\u00ebn, bujar, fisnik, intelektual i mir\u00ebformuar dhe i zoti, q\u00eb ka \u00e7ar\u00eb n\u00eb jet\u00eb me men\u00e7uri e e sakrifica.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>JA DISA NGA VEPRIMTARIT\u00cb E GRUPIT Eurosig-Insig dhe UBA Bank P\u00cbR PERIUDH\u00cbN JANAR 2021-QERSHOR 2022<\/strong><\/p>\n<p><strong>Investimet e\u00a0 Eurosig-Insig dhe (UBA Bank) n\u00eb Shkup kalojn\u00eb 2.5 milion\u00eb euro<\/strong><\/p>\n<p><strong>Janar 2021 &#8211; <\/strong>Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe Bank\u00ebs s\u00eb Bashkuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (UBA Bank), z. Kadri Morinaj, zhvilloi nj\u00eb takim Kryetarin e Kuvendit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Talat Xhaferri, rreth bashk\u00ebpunimit dhe investimeve q\u00eb ky Grup realizon n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>N\u00eb takim ishte ambasadori i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, SH.T. Fatos Reka dhe Z.Morinaj, bised\u00ebn e p\u00ebrqendruan n\u00eb investimet e ardhshme t\u00eb k\u00ebtij grupi n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e industris\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Gjithashtu Z. Kadri Morinaj zhvilloi nj\u00eb takim me Kryeministrin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Z. Zoran Zaev. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim z. Zaev falenderoi z. Morinaj p\u00ebr investimet e kryera prej miliona eurosh n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe garantoi mb\u00ebshtetjen e tij maksimale p\u00ebr Grupin Eurosig-Insig &amp; UBA Bank n\u00eb investimet e ardhshme n\u00eb industrin\u00eb financiare. Aktualisht investimet n\u00eb Shkup kalojn\u00eb 2.5 milion\u00eb euro, duke theksuar edhe investimet n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebrbimeve t\u00eb aeroportit dhe hoteleris\u00eb prej 4 milion\u00eb euro. Maqedonia e Veriut ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fokusin e Grupit Eurosig-Insig &amp; UBA Bank, p\u00ebr t\u00eb investuar dhe p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb zhvillimin e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p><strong>10 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr familjen e Arjan Sal\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mars 2021 &#8211; <\/strong>Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank dhuron 10 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr familjen e Arjan Sal\u00ebs, p\u00ebr aktin heroik t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tij nga zjarri.<\/p>\n<p>Akti i shefit t\u00eb security n\u00eb zjarrin e r\u00ebn\u00eb tek Casa Italia ishte nj\u00eb akt heroik, sublim dhe i pashembullt, mund t\u00eb themi n\u00eb dekada. Arjan Sala ishte ai q\u00eb shp\u00ebtoi 22 jet\u00eb njer\u00ebzish duke sakrifikuar jet\u00ebn e tij dhe nuk hyri mes flak\u00ebve p\u00ebr familjar\u00ebt e tij, por ai hyri p\u00ebr koleg\u00ebt e pun\u00ebs, duke i shp\u00ebtuar ata. Jo vet\u00ebm kaq, ai shp\u00ebtoi 22 jet\u00eb njer\u00ebzisht dhe sot mund t\u00eb vajtonin 22 familje, por vajton vet\u00ebm familja e Arjanit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrpos fatkeq\u00ebsive dhe ngush\u00ebllimeve q\u00eb mund t\u00eb kishin, mund do t\u00eb p\u00ebrballeshin m\u00eb pas edhe me pasoja ekonomike. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb vetvete ky njeri u kthye n\u00eb nj\u00eb polic\u00eb sigurimi jete p\u00ebr 22 punonj\u00ebsit e tij, ndaj edhe Grupi Eurosig-Insig e UBA Bank i akordojn\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb Arjan Sal\u00ebs shum\u00ebn prej 10,000 dollar\u00ebsh n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb djalit dhe familjes s\u00eb tij. Arjan Sal\u00ebs me t\u00eb drejt\u00eb iu akordua titulli \u201cD\u00ebshmor i Atdheut\u201d nga shteti shqiptar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank vendosi nj\u00eb pag\u00eb mujore p\u00ebr djalin e Arjan Sal\u00ebs deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb studimeve t\u00eb larta. Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, gjat\u00eb vizit\u00ebs p\u00ebr ngush\u00ebllim pran\u00eb familjes s\u00eb heroit Arjan Sala, dor\u00ebzoi \u00e7ekun e akorduar prej 10,000 dollar\u00ebsh. Por, Z. Morinaj njoftoi p\u00ebrmes CEO-s s\u00eb UBA Bank, Z. Amel Kova\u00e7evi\u00e7, se familjar\u00ebve t\u00eb djalit t\u00eb D\u00ebshmorit t\u00eb Atdheut do t\u2019u ofrohet nj\u00eb p\u00ebrkujdesje financiare mujore deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e studimeve t\u00eb larta, me q\u00ebllim q\u00eb edhe ai t\u00eb rritet dhe t\u00eb edukohet si gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>300,000 lek\u00eb t\u00eb reja ndihm\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e djalit t\u00eb vrar\u00eb aksidentalisht n\u00eb Veliopj\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Qershor 2021 &#8211; <\/strong>Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank, 300,000 lek\u00eb t\u00eb reja ndihm\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e djalit t\u00eb vrar\u00eb aksidentalisht n\u00eb Veliopj\u00eb. Musaen Zeneli quhej djaloshi q\u00eb humbi jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje me arm\u00eb n\u00eb Velipoj\u00eb. Aq i ri dhe i pafajsh\u00ebm ai iku nga kjo bot\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, por do mbetet n\u00eb memorien ton\u00eb si nj\u00eb djal\u00eb pun\u00ebtor q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, p\u00ebr veten dhe n\u00ebn\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Grupi Eurosig-Insig &amp; UBA Bank i kan\u00eb akorduar n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Musaenit nj\u00eb ndihm\u00eb financiare prej 300,000 lek\u00ebsh t\u00eb reja. Nuk mund t\u2019ja z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb djalin e saj t\u00eb dashur, por shprehim mb\u00ebshtetjen ton\u00eb p\u00ebr humbjen e tij. Musaeni ishte nj\u00eb nga mij\u00ebra t\u00eb rinj q\u00eb aspirojn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb normale. Ishte nj\u00eb prej atyre q\u00eb punojne nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb, q\u00eb sakrifikojn\u00eb, q\u00eb japin gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ndihmuar familjen. Ishte nj\u00eb nd\u00ebr ata q\u00eb ran\u00eb pre e padrejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>CCIT Awards i akordoi Grupit Eurosig &#8211; Insig &amp; UBA Bank \u00e7mimin e Investimit n\u00eb Vler\u00eb Kapitali<\/strong><\/p>\n<p><strong>Janar 2022 &#8211; <\/strong>CCIT Awards i akordoi Grupit Eurosig &#8211; Insig &amp; UBA Bank \u00e7mimin e Investimit n\u00eb Vler\u00eb Kapitali.<\/p>\n<p>Garantim i q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb dhe rritja m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb treg titullohet ky \u00e7mim q\u00eb vjen si rezultat i studimit mbi zhvillimet e tregut nga Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb studim tregu u p\u00ebrfshin\u00eb shum\u00eb institucione, si Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinis\u00eb, Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb dhe Bashkia Tiran\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto institucion kan\u00eb reflektuar preferencat dhe plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb konsumatorit.<\/p>\n<p>Grupi Eurosig-Insig &amp; UBA Bank i ka q\u00ebndruar pran\u00eb konsumatorit dhe i ka sh\u00ebrbyer me korrektes\u00eb, si n\u00eb industrin\u00eb e sigurimeve edhe n\u00eb at\u00eb bankare. Kjo tregon edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebrkushtimin q\u00eb i dedikohet klient\u00ebve tan\u00eb n\u00eb mbar\u00eb trevat shqiptare. Ky event p\u00ebrkoi edhe me 125-vjetorin e Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Grupi Eurosig &#8211; Insig &amp; UBA Bank akordon donacion 50 mij\u00eb euro p\u00ebr popullin e Ukrain\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkurt 2022 &#8211; <\/strong>Grupi Eurosig &#8211; Insig &amp; UBA Bank akordon donacion 50 mij\u00eb euro p\u00ebr popullin e Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Grupi Eurosig po ndjek me shqet\u00ebsim zhvillimet n\u00eb Ukrain\u00eb dhe vuajtjet q\u00eb po i shkaktohen popullit nga nd\u00ebrhyrja ushtarake e Rusis\u00eb, duke shkaktuar viktima dhe pasiguri t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Grupi ka vendosur t&#8217;i vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb Ukrain\u00ebs duke akorduar 30 mij\u00eb euro p\u00ebr popullin dhe 20 mij\u00eb euro specifikisht p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb atje prej shekujsh. K\u00ebta shqiptar\u00eb Presidenti i Grupit Eurosig-Insig &amp; UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, i ka vizituar fizikisht n\u00eb Ukrain\u00eb para 20 vitesh.<\/p>\n<p>Kjo ndihm\u00eb \u00ebsht\u00eb e dedikuar p\u00ebr nevojat jetike t\u00eb njer\u00ebzve atje. Shuma prej 50 mij\u00eb eurosh do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb zyrtare t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb Diplomatike t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Eurosig dhe Presidenti i Grupit Morinaj vler\u00ebsohen nga \u00a0Europe Business Assembly p\u00ebr arritjet n\u00eb fush\u00ebn e biznesit<\/strong><\/p>\n<p><strong>25 mars 2022 &#8211; <\/strong>Vler\u00ebsim n\u00eb Lond\u00ebr p\u00ebr Presidentin e Grupit Eurosig &#8211; Insig &amp; UBA Bank, z. Kadri Morinaj: \u201cStar of Business\u201d, nga Asambleja Europiane e Biznesit.<\/p>\n<p>Grupi Eurosig dhe Presidenti i Grupit, Z. Kadri Morinaj, jan\u00eb vler\u00ebsuar nga Europe Business Assembly p\u00ebr arritjet n\u00eb fush\u00ebn e biznesit. Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ekspert\u00ebsh t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr kan\u00eb analizuar industrin\u00eb e sigurimeve dhe at\u00eb financiare n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb rajon.\u00a0 Eskpert\u00ebt kan\u00eb konkluduar se Grupi Eurosig ka arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, duke fituar k\u00ebshtu \u00e7mimin \u201cTOP 100 Achievements\u201d dhe konsiderohet nj\u00eb \u00e7mim i p\u00ebrjetsh\u00ebm nga EBA.<\/p>\n<p>EBA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i pavarur q\u00eb prej 20 vitesh ka n\u00eb fokus ekonomin\u00eb, por edhe \u00e7\u00ebshtjet sociale e ato njer\u00ebzore.<\/p>\n<p><strong>Kadri Morinaj, i ftuar n\u00eb eventin e Princesh\u00ebs Murat Napoleon n\u00eb Paris<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prill 2022 &#8211; <\/strong>Presidenti i Grupit Eurosig-Insig &amp; UBA Bank, Z. Kadri Morinaj u ftua p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb eventin e Princesh\u00ebs Murat Napoleon n\u00eb Paris.<\/p>\n<p>Parisi edhe k\u00ebt\u00eb vit, si \u00e7do vit tjet\u00ebr u b\u00eb kryeqyteti mikprit\u00ebs i eventit t\u00eb organizuar nga Princesha Murat Napoleon. Ky event u organizua n\u00ebn patronazhin e Bashkis\u00eb Paris dhe UNHCR n\u00eb kuadrin e bamir\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ngritjen e nj\u00eb spitali fushor n\u00eb kufirin ukraninas, p\u00ebr t\u2019u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb event kishte shum\u00eb t\u00eb ftuar nga e gjith\u00eb bota, kryesisht biznesmen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm dhe t\u00eb bot\u00ebs akademike. Kishte t\u00eb ftuar nga Club of Leaders, ku Z. Kadri Morinaj \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i k\u00ebtij Klubi. Gjithashtu kishte pjes\u00ebmarr\u00ebs nga Academy de France, apo nga Rotary Club. Nd\u00ebr t\u00eb ftuarit e tjer\u00eb spikasnin Pierre Moscovici (ish-Minist\u00ebr Finance i Franc\u00ebs), stilisti Jean Claude Jitrois, Robert Greybill, k\u00ebng\u00ebtarja Nicoletta, Princ Joachim Murat, Princesha Pilar Murat, Konti i Venezias Giovanni Volpi, aktorja Fanny Reaver, editori i revist\u00ebs VSD Georges Ghosn, etj.<\/p>\n<p><strong>Ambasadori i Ukrain\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, Z. Volodymyr Shkurov pret n\u00ebnj\u00eb takim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Presidentin e Grupit Eurosig, Z. Kadri Morinaj<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mars 2022 &#8211; <\/strong>Presidenti i Grupit Eurosig, Z. Kadri Morinaj, u prit nga Ambasadori i Ukrain\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, Z. Volodymyr Shkurov. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim z. Morinaj shprehu edhe nj\u00ebher\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe popullin e saj. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht Ambasadori Shkurov e falenderoi p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e dh\u00ebn\u00eb prej 50,000 euro t\u00eb akorduar p\u00ebr popullin e Ukrain\u00ebs dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb atje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera Z. Kadri Morinaj u shpreh: \u201cNdihma p\u00ebr ju ishte nj\u00eb obligim p\u00ebr mua, pasi un\u00eb e kam vizituar disa her\u00eb Ukrain\u00ebn, madje kam takuar edhe shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb prej shekujsh n\u00eb Odesa. Ukraina ka nj\u00eb popull shum\u00eb vital, t\u00eb \u00ebmb\u00ebl dhe me mentalitet europian. Rezistenca e Ukrain\u00ebs kundrejt Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb e pashembullt dhe jam i sigurt q\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb rendin bot\u00ebror. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb mjaft t\u00eb prekur me at\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodh me popullin ukrainas dhe po vazhdojn\u00eb ta mb\u00ebshtesin \u00e7do dit\u00eb financiarisht e moralisht. P\u00ebr \u00e7do nevoj\u00eb q\u00eb do t\u00eb keni dera ime dhe e kompanive t\u00eb Grupit Eurosig do t\u00eb jet\u00eb e hapur, t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb luft\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Ambasadori, Volodymyr Shkurov theksoi: \u201cUn\u00eb ju falend\u00ebroj p\u00ebrzem\u00ebrsisht p\u00ebr ndihm\u00ebn tuaj. Ju u treguat i gatsh\u00ebm t\u00eb na ndihmonit menj\u00ebher\u00eb dhe shum\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb kontribuuar p\u00ebr popullin e Ukrain\u00ebs. Un\u00eb kam shum\u00eb pak koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por k\u00ebto dit\u00eb kam konstatuar q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb popull i madh dhe i dashur\u201d.<\/p>\n<p><strong>Eurosig-Insig &amp; UBA Bank u mund\u00ebson 1000 t\u00eb rinjve kryeqytetas \u201cKart\u00ebn Rinore Europiane\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prill 2022 &#8211; <\/strong>Grupi Eurosig-Insig &amp; UBA Bank i mund\u00ebsoi 1,000 t\u00eb rinjve kryeqytetas \u201cKart\u00ebn Rinore Europiane\u201d.<\/p>\n<p>Grupi Eurosig n\u00eb bashk\u00ebpunim me Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zgjedhjes s\u00eb Tiran\u00ebs si \u201cKryeqyteti Evropian i Rinis\u00eb p\u00ebr 2022\u201d kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb sot 1,000 karta p\u00ebr gjimnazist\u00ebt dhe student\u00ebt e kryeqytetit. T\u00eb rinjve t\u00eb Tiran\u00ebs do t\u2019u ofrohen t\u00eb nj\u00ebjtat p\u00ebrfitime si bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tyre n\u00eb 36 vende t\u00eb Europ\u00ebs. Kjo kart\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet q\u00eb fuqizon t\u00eb rinjt\u00eb, duke ofruar zbritje n\u00eb k\u00ebto 36 vende n\u00eb sektor\u00ebt: kultur\u00eb, akomodim, udh\u00ebtim, arg\u00ebtim, trajnime e studime, sektorin sh\u00ebndet\u00ebsor, sektorin bankar, n\u00eb turiz\u00ebm, telekomunikacion dhe internet, sport, shopping, etj. N\u00eb total jan\u00eb rreth 7 milion kart\u00ebmbajt\u00ebs dhe mbi 60.000 biznese q\u00eb ofrojn\u00eb zbritje n\u00eb Europ\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Tiran\u00eb 2000 sh\u00ebrbime t\u00eb Kart\u00ebs s\u00eb Studentit, do t\u00eb ofrojn\u00eb ulje edhe p\u00ebr mbajt\u00ebsit e Kart\u00ebs Rinore Europiane p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Funksioni i dyt\u00eb i Kart\u00ebs Rinore Europiane \u00ebsht\u00eb gjenerimi i informacionit falas n\u00ebp\u00ebrmjet kodit t\u00eb saj unik (pass\u00ebord elektronik dhe username) p\u00ebr: bursa studimore n\u00eb Evrop\u00eb, mobilitet studentor, p\u00ebr programe trajnimi, shk\u00ebmbimi, \u00eborkshope, konkurse nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pun\u00eb vullnetare, etj. Ky informacion i p\u00ebrdit\u00ebsuar mund\u00ebsohet nga an\u00ebtar\u00ebsimet n\u00eb European Youth Information and Conculting Agency n\u00eb Luksemburg, European Youth Card Association n\u00eb Bruksel dhe programit European Solidarity Corps.<\/p>\n<p><strong>Akt patriotik dhe artdash\u00ebs &#8211; Z. Kadri Morinaj, ngre p\u00ebrmendoren e Pjet\u00ebr Bogdanit n\u00eb Krum\u00eb t\u00eb Hasit<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prill 2022 &#8211; Presidenti i Grupit Eurosig-Insig &amp; UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, ngre p\u00ebrmendoren e Pjet\u00ebr Bogdanit n\u00eb Krum\u00eb t\u00eb Hasit, akt patriotik dhe artdash\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Has u ngrit p\u00ebrmendorja e t\u00eb madhit Pjet\u00ebr Bogdani, nj\u00eb njeri i kultur\u00ebs, artit, let\u00ebrsis\u00eb dhe patriot i madh komb\u00ebtar, pararend\u00ebs i Rilindjes Komb\u00ebtare. Pjet\u00ebr Bogdani \u00ebsht\u00eb lindur n\u00eb Gur t\u00eb Hasit. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej figurave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme komb\u00ebtare. N\u00eb ceremonin\u00eb e zbulimit t\u00eb bustit mor\u00ebn pjes\u00eb mjaft personalitete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, intelektual\u00eb, deputet\u00eb, kryetar\u00eb komunash e bashkish dhe nga religjionet e dy vebdeve tona.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebn e hapjes s\u00eb ceremonis\u00eb e mbajti Kryetari i Bashkis\u00eb Has, Z. Liman Morina, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera tha: Ky qytet nuk ka patur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb kaq shum\u00eb kapacitete e potenciale intelektuale, studiues t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb artit let\u00ebrsis\u00eb dhe kontributit t\u00eb Pjet\u00ebr Bogdanit, dhe m\u00eb gjer\u00eb. Falenderimet shkojn\u00eb dhe p\u00ebr\u00a0 artistin\u00a0 e profesorin, dekanin e Fakultetit t\u00eb Arteve t\u00eb Bukura, z. Artan Peqini q\u00eb ideoi me imagjinat\u00ebn e\u00a0 artin e tij t\u00eb mish\u00ebruar n\u00eb bronz portretin e Bogdanit, por dhe p\u00ebr sponsurizuesin e k\u00ebsaj vepre, biznesmnin ish- nx\u00ebn\u00ebsin e shkoll\u00ebs s\u00eb Krum\u00ebs, z. Kadri Morina.<\/p>\n<p>Akti q\u00eb b\u00ebri Presidenti i Grupit Eurosig, Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, i riktheu vendilindjes s\u00eb tij emrin e t\u00eb madhit Pjet\u00ebr Bogdani, pra Shtatoren q\u00eb u vendos n\u00eb mes t\u00eb Krum\u00ebs s\u00eb Hasit. Hasi mbahet mend p\u00ebr shum\u00eb akte trim\u00ebrie n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Kombit, por edhe p\u00ebr Pjet\u00ebr Bogdanin q\u00eb lindi n\u00eb at\u00eb zon\u00eb. Ndaj kontributi dhe vlerat e tij p\u00ebr kombin shqiptar duhet t\u00eb shp\u00ebrbleheshin me nj\u00eb p\u00ebrmendore n\u00eb mes t\u00eb kryeqytetit, por n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb merita e filantropit Kadri Morinaj, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, i cili ka iniciuar dhe financuar bustin dhe po e b\u00ebn realitet n\u00eb vendlindjen e Bogdanit, n\u00eb Has.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr mundin e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr gjuh\u00ebn dhe let\u00ebrsin\u00eb e vjet\u00ebr shqipe, pararend\u00ebse e Rilindjes Kombetare, p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb\u00a0 promovimin e vlerave komb\u00ebtare. N\u00eb fakt kjo nuk \u00ebsht\u00eb shtatore, por permendore e cila vendoset n\u00eb Has, ndaj mbetet nj\u00eb gjest fisnik nga Z. Morinaj dhe nderon krejt komunitetin hasjan, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nxjerr\u00eb nga shpirti i tyre nj\u00eb njeri t\u00eb p\u00ebrmasave komb\u00ebtare si Pjet\u00ebr Bogdani.<\/p>\n<p><strong>Eurosig &#8211; Insig dhe UBA Bank i dhuron Komunitetit Mysliman Xhamin\u00eb n\u00eb Marikaj. Kjo Xhami mori emrin \u201cTahir Morinaj\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prill 2022 &#8211; <\/strong>Presidenti i Grupit Eurosig &#8211; Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, i dhuron Komunitetit Mysliman Xhamin\u00eb n\u00eb Marikaj. Kjo Xhami mori emrin \u201cTahir Morinaj\u201d.<\/p>\n<p>Xhamia n\u00eb Marikaj t\u00eb Vor\u00ebs mori emrin e nj\u00eb besimtari t\u00eb devotsh\u00ebm dhe t\u00eb respektuar q\u00eb nga koha e komunizmit deri n\u00eb frym\u00ebn e tij t\u00eb fundit &#8220;Tahir Morinaj&#8221;. Ai ishte babai i Presidentit t\u00eb Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj dhe Xhevdet Morinaj. Nj\u00eb besimtar q\u00eb ashtu si\u00e7 iu dedikua dhe respektoi fen\u00eb Islame, ashtu u respektua edhe n\u00eb jet\u00ebn e tij. N\u00eb vendosjen e pllakat\u00ebs s\u00eb emrit t\u00eb Xhamis\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb Kryetari i Komunitetit Mysliman H. Bujar Spahiu, Myftiu i Tiran\u00ebs Lauren Luli dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Komunitetit Mysliman, por i pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni ishte edhe Ambasadori i Ukrain\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, Z. Volodymyr Shkurov me bashk\u00ebshorten e tij. Edhe pse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer, Tahir Morinaj udh\u00ebtoi shum\u00eb her\u00eb drejt Mek\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pran\u00eb fes\u00eb Islame. Ai ishte gjithnj\u00eb pran\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb komunitetit, duke u kujdesur dhe duke krijuar besim tek njer\u00ebzit. T\u00eb nj\u00ebjtin rrug\u00ebtim mori edhe djali i tij Kadri Morinaj, i cili \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb pran\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb, artit, religjioneve, etj.<\/p>\n<ol>\n<li>Kadri Morinaj theksoi: &#8220;Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pakta q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb baba kaq t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj nesh dhe Islamit. Trualli dhe godina e xhamis\u00eb deri sot ishin n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, por nga nes\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb pron\u00eb e Komunitetit Mysliman, pasi kemi vendosur t&#8217;ua dhurojme. Uroj t\u00eb jet\u00eb duke na par\u00eb i mrekulluar nga Parajsa, q\u00eb nj\u00eb Xhami mban emrin e Tahir Morinaj&#8221;.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Pas ceremonis\u00eb z. Kadri Morinaj shtroi shtroi nj\u00eb Iftar p\u00ebr 210 besimtar\u00eb q\u00eb po agj\u00ebronin.<\/p>\n<p><strong>Eurosig &#8211; Insig &amp; UBA Bank, marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me Fakultetin e Ekonomis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><strong>Maj 2022 &#8211; <\/strong>Grupi Eurosig &#8211; Insig &amp; UBA Bank n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me Fakultetin e Ekonomis\u00eb, Universiteti i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Me dakord\u00ebsin\u00eb e dy pal\u00ebve u n\u00ebnshkrua nj\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi mes Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Shoq\u00ebrive t\u00eb Grupit Financiar Eurosig &#8211; Insig &#8211; UBA Bank. Kjo marr\u00ebveshje q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim bashk\u00ebpunimin n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrvojave me interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe mund\u00ebsimin e praktikave t\u00eb pun\u00ebs me synim p\u00ebrgatitjen sa m\u00eb cil\u00ebsore dhe profesionale t\u00eb student\u00ebve.<\/p>\n<p>Dekani Dhori Kule uroi mir\u00ebseardhjen n\u00eb Fakultetin e Ekonomis\u00eb t\u00eb Grupit Eurosig, ku theksoi: &#8220;Ky bashk\u00ebpunim u vjen n\u00eb ndihm\u00eb student\u00ebve. Faktikisht me Grupin Eurosig, Insig dhe UBA Bank kemi shum\u00eb vite partner\u00eb, por nga sot do t\u00eb jemi zyrtarisht bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb p\u00ebr zhvillimin n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb student\u00ebve&#8221;.<\/p>\n<p>Presidenti i Grupit Eurosig, Insig dhe UBA Bank, z. Kadri Morinaj, u shpreh: &#8220;Fakulteti Ekonomik ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ne, pasi \u00ebsht\u00eb furnizuesi kryesor p\u00ebr burimet tona njer\u00ebzore. Me z. Kule kemi gjetur gjithmon\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn n\u00eb funksion t\u00eb Fakultetit\u201d. Gjithashtu, u prezantuan edhe 3 paketa promocionale me kosto minimale lidhur me sigurimin e Apartamenteve dhe sigurimin e Sh\u00ebndetit. K\u00ebto paketa jan\u00eb p\u00ebrgatitur q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme nga \u00e7do shtres\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb, duke i mbrojtur ata nga \u00e7do fatkeq\u00ebsi natyrore apo s\u00ebmundje t\u00eb paparashikuar.<\/p>\n<p><strong>Kadri Morinaj, u prit n\u00eb Mynih nga Hir\u00ebsia e tij, Duka i Bavaris\u00eb, Z. Franz Bonaventura Adalbert Maria Herzog<\/strong><\/p>\n<p><strong>3 qershor 2022 &#8211; <\/strong>Presidenti i Grupit Eurosig &#8211; Insig &amp; UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, u prit n\u00eb Mynih nga Hir\u00ebsia e tij, Duka i Bavaris\u00eb, Z. Franz Bonaventura Adalbert Maria Herzog.<\/p>\n<ol>\n<li>Kadri Morinaj ishte pjes\u00eb e takimit q\u00eb Klubi i Lider\u00ebve (Club Des Leaders) zhvilloi n\u00eb Mynih, n\u00eb Landin e Bavaris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim Z. Morinaj kishte privilegjin t\u00eb takoj\u00eb edhe Duk\u00ebn e Bavaris\u00eb, z. Franz Bonaventura Adalbert Maria Herzog, i cili e njihte mjaft mir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe historin\u00eb ton\u00eb dhe u shpreh se Shqip\u00ebria ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e integrimin e Ballkanit n\u00eb Europ\u00eb, kjo vjen edhe prej historis\u00eb s\u00eb hershme q\u00eb ka.<\/li>\n<li>Morinaj falenderoi Duk\u00ebn e Bavaris\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe kontributin q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb, por ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr integrimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Gjermani p\u00ebrmes pun\u00ebsimit t\u00eb tyre. Gjithashtu Z. Morinaj diskutoi edhe p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e investimeve, duke e garantuar Duk\u00ebn se do t\u00eb gjej\u00eb mb\u00ebshtetje dhe nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr biznes n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjithashtu Duka i Bavaris\u00eb theksoi se ne jemi nj\u00eb popull q\u00eb na bashkojn\u00eb kulturat nd\u00ebr shekuj, por bashk\u00ebpunimet mes dy popujve tan\u00eb kan\u00eb avancuar shum\u00eb vitet e fundit.<\/li>\n<\/ol>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdn.fbsbx.com\/v\/t59.2708-21\/293842678_436260708410085_8425554531764253888_n.gif?_nc_cat=107&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=041f46&amp;_nc_eui2=AeHe7qaiEhrO_tcNGE6PehIBAeKqa6ryvYgB4qprqvK9iKoPa9E98JvYJfBLkcpHIMI&amp;_nc_ohc=ggt0tLgZRpcAX9zgq5K&amp;_nc_ht=cdn.fbsbx.com&amp;oh=03_AVIcvLlX6YgpxkN0YDylPcqyG6aw92Pm38P8lhuf5WcgXA&amp;oe=62D1D30D\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t1.15752-9\/293506411_1146560002598134_5098024730858895244_n.jpg?_nc_cat=101&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=ae9488&amp;_nc_eui2=AeGLATt6aM-zbylTb3x-vxZenYxLw8ruImydjEvDyu4ibNDolKVLiKiMfvLWbazEM7o&amp;_nc_ohc=g-K44dRvI-YAX8uKI1l&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;oh=03_AVK-AKdEuDIwunVosH5IxYAAS1fJWuLUSiB1kt9Z8jnE1g&amp;oe=62F563DE\" alt=\"Nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb disponuesh\u00ebm\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdn.fbsbx.com\/v\/t59.2708-21\/293644717_401920368581398_3158971477403560104_n.gif?_nc_cat=110&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=041f46&amp;_nc_eui2=AeH1lBmNV_iEKJVp41SBL-8LqPiLx4StEreo-IvHhK0St06hlcR7eQLt3tD0q4NVavc&amp;_nc_ohc=AgRREIyq63UAX9IHy8M&amp;_nc_ht=cdn.fbsbx.com&amp;oh=03_AVLjjFaVHvtdR9Epgk8rLcs-fKi1NXnG8uAwAtrksnd87A&amp;oe=62D14FBD\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Janar 2021 &#8211; qershor 2022, veprimtari intensive dhe akte t\u00eb larta patriotike dhe humanizmi\u00a0t\u00eb Presidentit t\u00eb Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Z.KADRI MORINAJ Nga Akademik HALIL RAMA Mjesht\u00ebr i Madh Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank me President Z.Kadri Morinaj, p\u00ebrve\u00e7se lider n\u00eb tregun e Sigurimeve, \u00ebsht\u00eb i njohur tashm\u00eb edhe p\u00ebr akte t\u00eb shumta patriotike &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":17754,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17747"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17747"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17747\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17754"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17747"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17747"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17747"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}