{"id":17648,"date":"2022-07-13T09:21:09","date_gmt":"2022-07-13T09:21:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=17648"},"modified":"2022-07-13T09:21:37","modified_gmt":"2022-07-13T09:21:37","slug":"bace-jam-me-berishen-kunder-atij-qe-kerkon-te-me-shkaterroje-kombin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/07\/13\/bace-jam-me-berishen-kunder-atij-qe-kerkon-te-me-shkaterroje-kombin\/","title":{"rendered":"Ba\u00e7e: Jam me Berish\u00ebn kund\u00ebr atij q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb Kombin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Apollon BA\u00c7E<\/strong><\/p>\n<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb emision televiziv u shpreha se Shqip\u00ebria p\u00ebr 2\/3 vjet zhb\u00ebhet. Kund\u00ebrshtin\u00eb sprovova ta shpjegoj me treguesit social\u00eb dhe ekonomik\u00eb, m\u00eb mjeran\u00ebt n\u00eb rajon, n\u00eb Europ\u00eb po se po dhe nja dy m\u00eb mjeran\u00ebt n\u00eb bot\u00eb. Q\u00eb nga rrogat m\u00eb t\u00eb, deri 1.76 her\u00eb m\u00eb pak se Bosnja e cila 9 vjet para ishte duksh\u00ebm m\u00eb posht\u00eb, tek borxhi mbyt\u00ebs (teorikisht 83 % e GDP, realisht mbi 125 %,). Q\u00eb nga vjedhja thuaj 1\/2 miliard euroshe e incinerator\u00ebve t\u00eb padobish\u00ebm, tek \u00e7mimi i rrug\u00ebve 3,8 her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se n\u00eb Angli. Q\u00eb nga indikatori i korrupsionit n\u00eb Europ\u00eb, m\u00eb i larti n\u00eb Europ\u00eb, n\u00eb nivelin e Papuas dhe Eswatini, tek \u00e7mimi m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb bot\u00eb i naft\u00ebs n\u00eb raport me fuqin\u00eb bler\u00ebse. Me pasoj\u00eb shpopullimin galopant.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb harkun kohor 2016-2021 nga Shqip\u00ebria u larguan 225 mij\u00eb shqiptar\u00eb dhe p\u00ebrderisa lindjet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta se vdekjet, n\u00eb vitin 2088\u2019 kazani 2.83 milion\u00ebsh shqiptar thahet p\u00ebrfundimisht. Gjuh\u00eb nacionale e Shqip\u00ebris\u00eb do jet\u00eb bengali, banglades\u00e7ja.\u00a0 N\u00eb ske\u00e7in Shtjefni, pronari Shtjef\u00ebn recitoi \u201cpo plasi tu k\u00ebrku puntor e s\u2019 vjen k\u00ebrkush. I kam porosit nja 300 synesh n\u2019 Bangladesh\u201d. P\u00ebr \u00e7ka Rama ju p\u00ebrgjigj \u201c7 dit\u00eb \u00ebsht\u00eb procedura p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pun\u00ebtor\u00eb nga Bangladeshi. Por kur t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb shqip, nd\u00ebrroji se u hyn krimbi, jo demokracia, jo liria.\u201d Delja, qoft\u00eb rud\u00eb shqiptare a kashmirase bangladeshase, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb bleg\u00ebrij\u00eb, por jo ti shkojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnd fjal\u00eb turpet liri-demokraci. Nd\u00ebrkoh\u00eb shum\u00eb m\u00eb i dhimbsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb dekompozimi moral.<\/p>\n<p>Nuk gjykoj me termat shqiptar a kosovar, por me termin Kombi Shqiptar.\u00a0 Dy vjet m\u00eb par\u00eb, kur vizitova n\u00eb Prishtin\u00eb ekspozit\u00ebn \u201ckurr\u00eb mos qoft\u00eb\u201d dhe pash\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt e vogla, djepet e zbraz\u00ebt, fletoret dhe lodrat e 1133 f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb kositur nga milicia serbe, mu k\u00ebput fryma. Fryma mu k\u00ebput edhe kur d\u00ebgjova Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb shqiptoj\u00eb \u201cmjaft m\u00eb me ke qen\u00eb atje dhe ke vrar\u00eb k\u00ebt\u00eb, atje ke therur at\u00eb, k\u00ebtu ke hedhur n\u00eb er\u00eb k\u00ebt\u00eb.\u201d\u00a0 Krejt ndryshe, fill pas Srbrenic\u00ebs, ministri i informacionit, \u201cv\u00ebllai Vu\u00e7i\u00e7\u201d i Ram\u00ebs, u thoshte boshnjak\u00ebve \u201cvrat\u00eb nj\u00eb serb, 100 mysliman\u00eb do vrasim\u201d. Dhe m\u00eb tej vijonte me fjalin\u00eb \u201cKriminel\u00ebt si Klinton dhe Bler nuk mund ti ket\u00eb lindur ndonj\u00eb n\u00ebn\u00eb. Krahasuar me ta Hitleri ishte nj\u00eb vog\u00eblush.\u201d<\/p>\n<p>Pas udh\u00ebzimit t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb harruar idiocit\u00eb \u201cke vrar\u00eb k\u00ebt\u00eb, ke therur at\u00eb, ke hedhur n\u00eb er\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, grigja e majt\u00eb i rr\u00ebzoi n\u00eb unison n\u00eb kuvend rezolutat kund\u00ebr masakrimit t\u00eb 17.048 kosovar\u00ebve dhe boshnjak\u00ebve, nd\u00ebr to edhe t\u00eb 1133 f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Kombit Shqiptar, \u00e7ka zv. Kryetarja Felaj e shpjegoj drejt e pa hile: \u201cNuk e d\u00ebnojm\u00eb genocidin serb, pasi prish imazhin e Ballkanit t\u00eb hapur.\u201d<\/p>\n<p>Kjo dhe \u00ebsht\u00eb dekompozimi qelizor moral, dekompozimit i cili bjerr fjal\u00ebt turp, ndjenj\u00eb humane deri dhe fjal\u00ebn njeri. Q\u00eb i kthen n\u00eb portokalle mekanike baballar\u00ebt dhe mamallaret e majta t\u00eb Kombit. Pa as edhe nj\u00eb p\u00ebrjashtim. P\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb zgjedhur nga Kombi p\u00ebr t\u00eb keqen e Kombit.<\/p>\n<p>N\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb par\u00eb, dukurit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme jan\u00eb rast\u00ebsore, t\u00eb pa nd\u00ebrvarura, por sipas Teoris\u00eb s\u00eb Kaosit t\u00eb Lorencit, t\u00eb njohur edhe si\u00a0butterfly effect,\u00a0\u201cfenomenet n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb pa lidhje me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, ndjekin modele t\u00eb sprovuar q\u00eb vetorganizohen gjat\u00eb rrug\u00ebs\u201d. Par\u00eb nga af\u00ebr, sipas \u201cAntropologjis\u00eb sociale t\u00eb shkenc\u00ebs s\u00eb kaosit\u201d, \u201ckur shteti \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimisht kaotik, ndon\u00ebse\u00a0nd\u00ebrveprimet brenda sistemit jan\u00eb t\u00eb paparashikueshme dhe n\u00eb dukje rast\u00ebsore, vet\u00eb sistemi l\u00ebviz drejt nj\u00eb objektivi t\u00eb paracaktuar.\u201d<\/p>\n<p>Drejt cilit objektiv po l\u00ebviz Shqip\u00ebria? Kush e p\u00ebrcaktoj trajektoren e l\u00ebvizjes drejt k\u00ebtij objektivi t\u00eb paracaktuar? Shprehja \u201cNuk e d\u00ebnojm\u00eb genocidin serb, pasi prish imazhin e Ballkanit t\u00eb hapur\u201d \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsore apo programatike?<\/p>\n<p>Struktura gjenetike e sekteve \u00ebsht\u00eb krejt e ndryshme nga struktura gjenetike e shteteve. N\u00ebse shtetet shpenzojn\u00eb miliarda p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr shtetet e tjer\u00eb n\u00eb orbit\u00ebn e tyre, sektet k\u00ebt\u00eb e arrijn\u00eb leht\u00eb dhe lir\u00eb. N\u00eb vitin 1994 m\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn planin B t\u00eb sektit t\u00eb Sajontolog\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri kishte arritur nivelet e zv. Ministrave, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera parashikonte zhvendosjen e kryeqendr\u00ebs s\u00eb sektit n\u00eb Tiran\u00eb. Pas botimit u godita p\u00ebr tu vrar\u00eb, por ngjarja episodi solli polemika deri n\u00eb Kongres dhe plani B u anulua. Kjo dhe m\u00eb njohu nga af\u00ebr me struktur\u00ebn gjenetike t\u00eb sekteve, identike si strukturat e qelizave protoplazmike. Si e till\u00eb, gjenetika Sajantologe e\u00a0Ron Hubard\u00a0dhe e Sorosjan\u00ebve t\u00eb Soros \u00ebsht\u00eb duplikative: rrjet OJF-sh kontrolluese t\u00eb jet\u00ebs publike n\u00eb rolin e b\u00ebrtham\u00ebs dhe persona t\u00eb selektuar, t\u00eb katapultuar m\u00eb tej n\u00eb jet\u00ebn politike.<\/p>\n<p>Nga viti 92\u2019 e k\u00ebtej, rrjeti i OJF-ve sorosjane u shtri nga Instituti i Medieve Shqiptare, financues i medies majtiste, tek Komiteti i Shqiptar i Helsinkit, tejet aktiv n\u00eb \u00e7astin kur e djathta ishte n\u00eb pushtet dhe inekzistent kur e majta \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, dhe s\u00eb fundi tek fidanishtja e radikalizmit t\u00eb majt\u00eb, organizata acide Maft. Gjithnj\u00eb duke vendosur n\u00eb krye funksionar\u00eb t\u00eb nomenklatur\u00ebs komuniste ose pasardh\u00ebs t\u00eb nomenklatur\u00ebs komuniste. \u201cLidhja e duhur me Partin\u00eb Socialiste, e ka d\u00ebmtuar besueshm\u00ebrin\u00eb e OJF-ve n\u00eb Tiran\u00eb\u201d, njoftonte raporti vjetor i v. 2017 i kupol\u00ebs t\u00eb OSF-ve t\u00eb Soros. Derivate t\u00eb k\u00ebsaj strukture jan\u00eb Kabinetet Rama, mesatarisht 70 % Made of Soros, q\u00eb nga drejtorja e tejzellshme Furxhi\/Kumbaro e \u201cProgrameve Soros\u201d, tek Gent Cakaj i huazuar nga Fondacioni Shoq\u00ebria e Hapur p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1984, kryeqendra e\u00a0Open Society\u00a0Foundations\u00a0(OSF) t\u00eb Soros ishte vendlindja e Georg Soros, Budapesti. Por pas d\u00ebbimit t\u00eb tij n\u00eb vitin 2018 nga kryeministri\u00a0Orban, sipas tij p\u00ebr shkak t\u00eb \u201ckomploteve politike\u201d, selia qendrore kaloj n\u00eb Beograd. Kjo dhe e ktheu Beogradin n\u00eb metropolin sorosian t\u00eb hartimit t\u00eb programeve eksperimental\u00eb dhe implementimit t\u00eb tyre. Nd\u00ebr to dhe reform\u00ebs shkat\u00ebrrimtare t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, saldimit t\u00eb pa shqitsh\u00ebm t\u00eb Ram\u00ebs me ministrin e informacionit dhe mbrojtjes Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 (1998-2014) dhe programimin e konfederat\u00ebs \u041e\u0442\u0432\u043e\u0440\u0435\u043d\u0438\u00a0\u0411\u0430\u043b\u043a\u0430\u043d\/Open Balkan.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Soros u shpreh \u201cajo q\u00eb thyhet s\u2019ngjitet m\u00eb, rajoni duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madh se ish-Jugosllavia duke p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Bullgarin\u00eb.\u201d Shprehja vijuese \u201cEdhe pas p\u00ebrjashtimit t\u00eb Kosov\u00ebs, popullsia e ish Jugosllavis\u00eb mbeti 75% serbe,\u201d tregon se p\u00ebr kryeqend\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj konfederateai kishte piketuar Beogradin.<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 mburret se ideja e\u00a0Open Balkan\u00a0\u00ebsht\u00eb e tija, Rama mburret se ideja e\u00a0Open Balkan\u00a0\u00ebsht\u00eb e Vu\u00e7i\u00e7it dhe e tija, Kova\u00e7evski mburret se ideja e\u00a0Open Balkan \u00ebsht\u00eb e Vu\u00e7i\u00e7it Ram\u00ebs edhe e tija. Nd\u00ebrkoh\u00eb ideja, ndon\u00ebse tejet e p\u00eblqyer nga Lavrovi rus, Vu\u00e7i\u00e7i serb dhe Rama jo dhe aq filoshqiptar u riservir nga Soros. Fakti se nga 7 fondacionet e\u00a0Open Society\u00a0n\u00eb Europ\u00eb 5 ndodhen\u00a0n\u00eb Ballkanin per\u00ebndimor (Beograd, Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb, Sarajevo, Shkup) dhe vet\u00ebm dy jasht\u00eb tij (Lond\u00ebr dhe Berlin, p\u00ebrjashtuar Madridin e BE), d\u00ebshmon ngulmimin dhe nxitimin e Soros p\u00ebr krijimin e Konfederat\u00ebs t\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur.<\/p>\n<p>Titulli i filmit\u00a0\u201cCili jeni ju Mr. Sorge?\u201d, i shkonte mjaft p\u00ebr shtat pyetjes \u201cCili jeni ju Mr. Soros?\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kryeministrin Hungarez Viktor Urban, Soros \u00ebsht\u00eb \u201custai i kukllave politike\u201d (political puppet master)\u201d. Dmth fije-t\u00ebrheq\u00ebsi i kukullave politike.<\/p>\n<p>P\u00ebr presidentin e shkuar sllovak Jan Slota Soros \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb solli \u201cpara t\u00eb pista p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb parlamentin dhe kurdisur grusht-shtetin parlamentar.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr Kryeministrin Malajzian\u00a0Mahathir bin Mohamad, \u201cizraeliti Georg Soros shkaktoi kriz\u00ebn e monedh\u00ebs malajziane\u201d<\/p>\n<p>Anasjelltas p\u00ebr Ministrin e Jasht\u00ebm izraelit Israelit\u00a0Yisrael Katz\u00a0\u201cSorosi \u00ebsht\u00eb minuesi i vazhduesh\u00ebm i t\u00ebr\u00eb qeverit\u00eb demokratike t\u00eb Izraelit.\u201d<\/p>\n<p>S\u00eb fundi p\u00ebr kryemjeshtrin, majorin e dikurt\u00eb t\u00eb KGB-s\u00eb Putin, \u201cSoros nuk l\u00eb vend n\u00eb bot\u00eb pa futur hund\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>Polloni i Hamletit t\u00eb Shekspirit nuk e k\u00ebshillon t\u00eb birin ki kujdes n\u00eb zgjedhjen e miqve, por i thot\u00eb \u201cki kujdes n\u00eb zgjedhjen e armiqve\u201d. Nuk e di si n\u00ebse Berisha b\u00ebri mir\u00eb a keq q\u00eb zgjodhi armik pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb personazh, por edhe un\u00eb po t\u00eb kisha qen\u00eb n\u00eb vendin e tij do veproja nj\u00ebsoj kund\u00ebr atij q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb Kombin.<\/p>\n<p>Si historian jam nisur kurdo nga faktet p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb konkluzionin dhe jo nga konkluzioni p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar faktet. Si t\u00eb till\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen e pafund prej zogu papagall se Berisha u shpall\u00a0non grata\u00a0nga sekretari Blinken, ndryshe nga rastet e tjera pa sjell\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb, e rendis n\u00eb kategorin\u00eb p\u00ebrgojim. Dhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00ebr\u00eb spektrin, q\u00eb nga personazhi Balla i\u00a0Animal Farm\u00a0t\u00eb\u00a0Orwell-it,\u00a0tek personazhi Albeja q\u00eb pyet me eleganc\u00eb Ram\u00ebn \u201cpo ata\u00a0non grata-t e tuaj i harrove\u201d, nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesja Kim e SHBA tek funksionari i DOS me emrin bizar Eskobar. \u201cAsnj\u00eb shtetas nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb m\u00eb shfaqet n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, ai q\u00eb shfaqet ekzekutohet\u201d i lajm\u00ebronte shtetasit mbret\u00ebresha afrikane. Problemi \u00ebsht\u00eb si mund ta v\u00ebrtetonin shtetasit q\u00eb nuk i kishin dal\u00eb asaj n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr.<\/p>\n<p>Pyetja e ime \u00ebsht\u00eb n\u00ebse amerikan\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb prova nga Blinkeni p\u00ebr t\u00eb besuar drejt\u00ebsin\u00eb e sanksioneve t\u00eb tija kund\u00ebr Berish\u00ebs, p\u00ebrse un\u00eb duhet q\u00eb ti pranoj symbyllur k\u00ebto sanksione ?Ashtu si besimtari q\u00eb pranon pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje Talmudin, Bibl\u00ebn a Kuranin.<\/p>\n<p>Sipas ish drejtorit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Komb\u00ebtare\u00a0Richard Grenell\u00a0\u201cShtetet e Bashkuara jan\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb komb i qeverisur nga ligji dhe arsyeja\u2026 Kongresi duhet ti k\u00ebrkoj\u00eb Blinkenit n\u00ebse ka prova. Personalisht nuk kam par\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb\u2026 dhe sanksionet pa prova, sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb minuar besueshm\u00ebrin\u00eb e SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas an\u00ebtarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Kongrsit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb\u00a0Lee Zeldin, \u201cSanksioni kund\u00ebr ish presidentit Berisha u fanit nga hi\u00e7i\u2026\u00a0 P\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb Departamenti i Shtetit refuzon t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje reale dhe t\u00eb detajuara p\u00ebr \u201ckorrupsionin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u201d t\u00eb ish-presidentit shqiptar, duke k\u00ebrcyer valle rreth pyetjeve\u2026 Kjo \u00ebsht\u00eb e dyshimt\u00eb dhe e papranueshme.\u201d<\/p>\n<p>Sipas\u00a0Washington Free Bacon, t\u00eb dhjetorit t\u00eb shkuar, \u201cnj\u00eb zyrtar i Departamentit t\u00eb Shtetit, i cili k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb mbetet anonim, i tha gazet\u00ebs tha se Blinken ka informacione t\u00eb besueshme p\u00ebr korrupsionin madhor t\u00eb Berish\u00ebs, i cili edhe sot e k\u00ebsaj dite vibron n\u00eb Shqip\u00ebri dhe\u00a0 mbar\u00eb rajonin\u2026 (N\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb k\u00ebsaj) zyrtari citoi raporte t\u00eb \u201cOJQ-ve lokale, rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d<\/p>\n<p>Por krejt ballor \u00ebsht\u00eb\u00a0New York Post-i (NYP) me 70 milion klikime n\u00eb vit dhe tirazh 276 mij\u00eb kopje: \u201cNjolla lemeris\u00ebse e Antony Blinken mbi\u00a0Shqip\u00ebrin\u00eb. E gjitha p\u00ebr hesap t\u00eb Soros\u201d (Antony Blinken\u2019s horrific stain on Albania and it\u2019s all for George Soros, NYP 06. 01, 2022). \u201cSekretari i Shtetit\u00a0Antony Blinken\u00a0po akuzohet p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb zgjedhjet shqiptare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miliarderit\u00a0George Soros. Sapo nisi detyr\u00ebn, nj\u00eb nga veprimet e para t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb\u00a0Blinken-it\u00a0ishte sanksionimi i ish kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Sali Berisha, kund\u00ebrshtar i z\u00ebsh\u00ebm i Soros\u2026. Por brenda rrjetit sekret,\u00a0Antony Blinken\u00a0ka lidhje familjare dhe financiare me Sorosin\u2026 (Prind\u00ebt e tij), financuan \u201cVera and Donald Blinken Open Society Archives\u201d q\u00eb ishte themeluar nga Soros (1995).\u201d<\/p>\n<p>Kjo dhe t\u00eb shpie n\u00eb shprehjen e nj\u00eb sekretari tjet\u00ebr t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, t\u00eb\u00a0Henry Kissinger-it: \u201cArmiq\u00ebsia me Amerik\u00ebn \u00ebsht\u00eb e rrezikshme, por miq\u00ebsia me t\u00eb \u00ebsht\u00eb fatale\u201d (It may be dangerous to be America\u2019s enemy, but to be America\u2019s friend is fatal). Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr mua Amerika nuk \u00ebsht\u00eb as\u00a0Kissinger, as\u00a0Blinken, as Juri Kim, as dhe shprehjet e saja alla Servantes \u201cSalla plot tregon sa shum\u00eb p\u00ebrkushtohet qeveria kund\u00ebr korrupsionit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo ja kalon edhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb saj.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr mua Amerika \u00ebsht\u00eb fryma e Kartave t\u00eb Liris\u00eb (Charters of Freedom), aroma e Fijeve t\u00eb Barit (Leaves of Gras) t\u00eb\u00a0Walt Whitman, trishtimi i Linkolnit, K\u00ebnga e Pasme e Hajavath\u00ebs, Tom Sojerit i Mark Twen, vrulli i ndalur i\u00a0John Fitzgerald Kennedy, shp\u00ebtimi i i Kosov\u00ebs nga Klintoni. Dhe para s\u00eb gjithash presidentit Willson q\u00eb shp\u00ebtoj Shqip\u00ebrin\u00eb dhe letra q\u00eb im at\u00eb dhe 8 student\u00eb t\u00eb tjer\u00eb i d\u00ebrguan para nj\u00eb shekulli: \u201cNgrem\u00eb z\u00ebrin ton\u00eb tek Ju, si mbrojt\u00ebsi i njer\u00ebzimit duke e ditur me siguri se me ndihm\u00ebn e drejt\u00eb e t\u00eb ndershme t\u00eb Zot\u00ebris\u00eb Suaj shqiptar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb lej\u00ebn q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb nd\u00ebr Kombet e qytet\u00ebruar\u201d. \/G<strong>azeta \u2018Standard<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Apollon BA\u00c7E Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb emision televiziv u shpreha se Shqip\u00ebria p\u00ebr 2\/3 vjet zhb\u00ebhet. Kund\u00ebrshtin\u00eb sprovova ta shpjegoj me treguesit social\u00eb dhe ekonomik\u00eb, m\u00eb mjeran\u00ebt n\u00eb rajon, n\u00eb Europ\u00eb po se po dhe nja dy m\u00eb mjeran\u00ebt n\u00eb bot\u00eb. Q\u00eb nga rrogat m\u00eb t\u00eb, deri 1.76 her\u00eb m\u00eb pak se Bosnja &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":17546,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17648"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17648"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17648\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17546"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}