{"id":17313,"date":"2022-07-08T10:41:26","date_gmt":"2022-07-08T10:41:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=17313"},"modified":"2022-07-09T16:23:04","modified_gmt":"2022-07-09T16:23:04","slug":"berisha-pd-ishte-dje-me-e-bashkuar-se-kurre-largimi-i-edi-rames-objektiv-imediat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/07\/08\/berisha-pd-ishte-dje-me-e-bashkuar-se-kurre-largimi-i-edi-rames-objektiv-imediat\/","title":{"rendered":"Berisha: PD ishte dje m\u00eb e bashkuar se kurr\u00eb, largimi i Edi Ram\u00ebs objektiv imediat"},"content":{"rendered":"<p>KONFERENCA E PLOT\u00cb E KRYETARIT T\u00cb PD SALI BERISHA ME GAZETAR\u00cbT<\/p>\n<p>Jam sot k\u00ebtu para jush p\u00ebr t\u00eb shprehur mir\u00ebnjo hjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, fal\u00ebnderimet e mija m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre qytetar\u00ebve dhe qytetare, demokrat, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb partive politike opozitare, qytetar\u00eb pa parti, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PS dhe forcave t\u00eb tjera politike p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e tyre si misionar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e dat\u00ebs 7 korrik e cila n\u00eb p\u00ebrmasat e saj n\u00eb frym\u00ebn dhe mesazhin tejkalon n\u00eb k\u00ebto 30 vite \u00e7do protest\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb bulevardin d\u00ebshmor\u00ebt e kombit t\u00eb gjith\u00eb ata, q\u00eb erdh\u00ebn nga \u00e7do skaj i lagjeve t\u00eb Tiran\u00ebs, nga \u00e7do skaj i Shqip\u00ebris\u00eb nuk kishin ardhur aty p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, nuk ishin aty p\u00ebr thjesht\u00eb nj\u00eb protest\u00eb. Ishin q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb misionar\u00eb, njer\u00ebz, burra gra t\u00eb rinj e t\u00eb reja n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb nj\u00eb misioni. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt forca e nj\u00eb tubimi madh\u00ebshtor t\u00eb till\u00eb misionar\u00ebsh nuk \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme por \u00ebsht\u00eb nukleare, njer\u00ebzore nukleare.<\/p>\n<p>Sot shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebkryq t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb t\u00eb cilin gjenden ata dhe vendi i tyre, u ka ardhur shansi dhe rasti t\u00eb b\u00ebhen misionar\u00eb, p\u00ebr shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ata aty i ftoi misioni p\u00ebr shp\u00ebtimin e vendit t\u00eb tyre. Nuk del kush n\u00eb kulmin e vap\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb korrik t\u00eb papar\u00eb n\u00eb memorien e koh\u00ebs t\u00eb protestoj\u00eb pse th\u00ebrret nj\u00eb njeri. T\u00eb gjith\u00eb ata i th\u00ebrriste vendi, dol\u00ebn se i th\u00ebrriste dheu i tyre p\u00ebr shp\u00ebtim.<\/p>\n<p>Pra data 7 do t\u00eb sh\u00ebnohet n\u00eb memorien e koh\u00ebs dhe revolucionit si nj\u00eb dat\u00eb historike, si nj\u00eb dat\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin shqiptar\u00ebt befasuan kombin dhe bot\u00ebn. Dy gj\u00ebra nga ajo protest\u00eb dua tu them. Qytetar\u00ebt do m\u00eb thoshte nj\u00eb mik i imi q\u00eb ndodhej tek ministria e brendshme n\u00eb miting, i thoshin nj\u00ebri \u201c sa mir\u00eb ke b\u00ebr\u00eb q\u00eb ke dal\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pra e ndjenin nj\u00eb detyr\u00eb madhore, se po kryenin nj\u00eb detyrim madhor. E dyta absolutisht secili \u00ebsht\u00eb larguar me bindjen p\u00ebr tu kthyer p\u00ebrs\u00ebri, misioni nuk nd\u00ebrpritet. U larguan t\u00eb qet\u00eb paq\u00ebsor\u00eb. U larguan pasi i dhan\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb nj\u00eb force t\u00eb jasht\u00ebzakonshme Edi Ram\u00ebs: Dor\u00ebhiqu, largohu nga pushteti. Je vjedh\u00ebs i pap\u00ebrmbajtur, je kapur n\u00eb flagranc\u00eb n\u00eb vjedhje me firm\u00ebn t\u00ebnde.<\/p>\n<p>Ke firmosur negociat\u00ebn e mbyllur p\u00ebr djeg\u00ebsit. Afera e djeg\u00ebsve \u00e7do dit\u00eb q\u00eb kalon b\u00ebhet dhe m\u00eb e turpshme dhe m\u00eb e paimagjinueshme. Organizata e tyre ka n\u00eb krye Edi Ram\u00ebn, por ka lejtntant, Aga\u00e7in, Ahmetajn, Veliajn dhe Kok\u00ebn. Zoto, Gugallja, M\u00ebrtiri jan\u00eb thjesht\u00eb ushtar\u00ebt e tyre. Kurse Gurakuqi etj etj me radh\u00eb, jan\u00eb viktimat e mafies s\u00eb qeveris\u00eb. Edi Rama duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ka nj\u00ebqind shkaqe po flagranca me djeg\u00ebsit \u00ebsht\u00eb shkaku m\u00eb madhor. Mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb z\u00ebrin e qytetar\u00ebve. Thash\u00eb dhe nj\u00eb her\u00eb tubimi i misionar\u00ebve ka fuqi nukleare njer\u00ebzore, mos e p\u00ebrfytyroni ju misionarin si nj\u00eb njeri q\u00eb ka kaluar n\u00eb manastire apo eremi p\u00ebr procese t\u00eb tilla. Jo, misionar b\u00ebhet \u00e7do njeri n\u00eb koh\u00ebn dhe thirrjen e caktuar. Sikund\u00ebr hero mund t\u00eb b\u00ebhet \u00e7do njeri n\u00eb momentin e guximit t\u00eb tij, ti kthjellojm\u00eb pak gj\u00ebrat. Pra ishte nj\u00eb thirrje e brendshme nj\u00eb thirrje e vendit q\u00eb grumbulloi aty at\u00eb mas\u00eb t\u00eb pafundme njer\u00ebzish. K\u00ebshtu q\u00eb Edi Rama t\u00eb krahasoj\u00eb at\u00eb shesh me vetmin\u00eb prej tre kat\u00ebr personash n\u00eb Panaja apo diku ku \u00e7eli nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb projektuar dhe financuar nga qeveria e m\u00ebparshme q\u00eb para n\u00ebnt\u00eb viteve<br \/>\nS\u00eb dyti misionar\u00ebt e dat\u00ebs 7 korrik, d\u00ebrguan mesazhin m\u00eb v\u00ebllaz\u00ebror m\u00eb miq\u00ebsor shumic\u00ebs s\u00eb harruar shqiptare apo shumic\u00ebs s\u00eb heshtur.<\/p>\n<p>Shumic\u00ebs q\u00eb shp\u00ebrfillet nga \u00e7do gj\u00eb nga kjo qeveri, q\u00eb merr \u00e7do vendim pa pyetur se ekzistojn\u00eb se marrin frym\u00eb, pa pyetur qoft\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb nga interesat e tyre m\u00eb jetike. Nuk kam par\u00eb mesazh m\u00eb njer\u00ebzor m\u00eb fisnik m\u00eb paq\u00ebsor se mesazhi q\u00eb ai tubim misionar\u00ebsh u d\u00ebrgoi shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri e kudo q\u00eb ndodh\u00eb. Pra k\u00ebto mendoj un\u00eb ishin dy q\u00ebllime madhore t\u00eb atij tubimi t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm p\u00ebr frym\u00ebn dhe idealet q\u00eb shpalosi.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, dyt\u00ebsore por jo e par\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb shesh apo drejtim ishte opozita bio, opozita pa bilbila dhe kumuri\u2019, nuk i biem asaj. Komunikonte direkt me misionar\u00ebt n\u00eb shesh, dhe kjo ishte e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Kjo ishte shkaku q\u00eb njer\u00ebzit u larguan pa th\u00ebn\u00eb se \u00e7do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, sepse e din\u00eb q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb prap\u00eb dhe do e b\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka m\u00eb asnj\u00eb dyshim, k\u00ebto tre komente kisha un\u00eb p\u00ebr dit\u00ebn e bekuar t\u00eb shtat\u00eb korrik.<\/p>\n<p>Pyetje: Z.Berisha, kur do t\u00eb zbresin protestuesit s\u00ebrish n\u00eb shesh? K\u00ebt\u00eb ver\u00eb? Apo n\u00eb vjesht\u00eb?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Misioni do t\u00eb vazhdoj\u00eb me nj\u00eb projekt t\u00eb caktuar. Nuk mund t\u00eb them se do t\u00eb jet\u00eb vera apo vjeshta, por ai do t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb format e tij derisa n\u00eb fund do t\u00eb kaloj\u00eb, qytetar\u00ebt n\u00eb shesh gjer n\u00eb realizimin e q\u00ebllimit t\u00eb tyre. Misionar\u00ebt n\u00eb shesh gjer n\u00eb realizimin e q\u00ebllimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb shesh dje pam\u00eb edhe deputet\u00eb t\u00eb PD q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb pran\u00eb jush, s\u2019kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb proceset q\u00eb ju keni organizuar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb zgjedhja e kryetarit t\u00eb PD. Pas k\u00ebsaj proteste a keni patur komunikime me k\u00ebta deputet\u00eb dhe a e besoni se n\u00eb shtator do t\u00eb keni shumic\u00ebn e grupit parlamentar t\u00eb PD n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Lidhur me pjes\u00ebmarrjen e deputet\u00ebve t\u00eb PD, gjykoj se kan\u00eb p\u00ebrmbushur nj\u00eb detyrim moral por edhe ligjor. Ata jan\u00eb deputet\u00eb t\u00eb PD dhe jan\u00eb gjetur mes mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj partie, aty ku duhet t\u00eb ishin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i p\u00ebrg\u00ebzoj ata. E kam deklaruar q\u00eb protesta i mir\u00ebpret dhe i kemi ftuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 asaj k\u00ebshill\u00ebs q\u00eb e mor\u00ebt vesh ju. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt nuk kam asnj\u00eb m\u00ebdyshje q\u00eb ata jan\u00eb deputet\u00eb t\u00eb PD. Natyrisht q\u00eb nuk injoroj problemet q\u00eb ekzistojn\u00eb, por uroj dhe shpresoj q\u00eb ata q\u00eb v\u00ebn\u00eb PD-n\u00eb t\u00eb par\u00ebn, ata din\u00eb t\u00eb marrin vendimet e duhura.<\/p>\n<p>Pyetje: Gjat\u00eb fjalimit tuaj t\u00eb djesh\u00ebm p\u00ebrmend\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se dy her\u00eb togfjal\u00ebshin \u201cboll vodhe, ik\u201d. A \u00ebsht\u00eb ky togfjal\u00ebsh nj\u00eb form\u00eb amnistie ndaj Edi Ram\u00ebs p\u00ebr akuzat q\u00eb i keni drejtuar p\u00ebr korrupsion dhe vjedhje. Se kur b\u00ebn korrupsion dhe vjedh, duhet t\u00eb shkosh n\u00eb burg, jo thjesht\u00eb t\u00eb ik\u00ebsh&#8230;<\/p>\n<p>Sali Berisha: Ik ishte n\u00eb kuptimin e dor\u00ebheqjes si kryeminist\u00ebr dhe kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb lloj amnistie. Publikisht kam k\u00ebrkuar dhe propozuar q\u00eb p\u00ebr kryeministrat t\u00eb hiqet \u00e7do form\u00eb parashkrimi dhe un\u00eb ju garantoj se ky ligj do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga ligjet e para q\u00eb do t\u00eb miratoj\u00eb Partia Demokratike. Se pastaj, firmos, vidh dhe parashkruaj. Jo. Firmose, vodhe, n\u00eb qeli t\u00eb shkosh. K\u00ebshtu q\u00eb, mbaje sh\u00ebnim, nj\u00eb nga ligjet e para q\u00eb do t\u00eb votoj\u00eb PD, heqja e amnistis\u00eb p\u00ebr \u00e7do kryeminist\u00ebr t\u00eb 30 viteve t\u00eb fundit. Edhe p\u00ebr ministrat. Ky parashkrim pastaj shnd\u00ebrrohet n\u00eb lak n\u00eb fyt p\u00ebr qytetar\u00ebt. Dhe ta din\u00eb mir\u00eb se po e shkeli ligjin ai do t\u00eb d\u00ebnohet n\u00eb \u00e7do koh\u00eb q\u00eb do t\u00eb kapet se ka vjedhur.<\/p>\n<p>Pyetje: Nj\u00eb dit\u00eb para protest\u00ebs, kur ju pyet\u00ebm sa \u00ebsht\u00eb numri i qytetar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb ishin n\u00eb shesh, nuk pranuat t\u00eb jepnit shifra. Sa i takon pritshm\u00ebrive tuaja, a u p\u00ebrmbush ajo q\u00eb ju kishit, duke par\u00eb edhe numrin e qytetar\u00ebve q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb shesh?<\/p>\n<p>Sali Berisha: U tejkalua fuqish\u00ebm. Por un\u00eb jam njeri q\u00eb nuk mbetem zem\u00ebrthyer kur nuk ka shum\u00eb njer\u00ebz, se ka njer\u00ebz, un\u00eb kam vler\u00ebsimin p\u00ebr njeriun. Un\u00eb mund t\u00eb kem mbajtur fjalime me 50 vet\u00eb nj\u00eblloj si t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb 5 mij\u00eb apo 50 mij\u00eb. Nuk m\u00eb ndikon mua shum\u00eb ajo, se edhe ata 50 jan\u00eb qytetar\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz e duhet t\u2019i respektoj. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur un\u00eb isha i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb k\u00ebta q\u00eb do t\u00eb dalin, dalin p\u00ebr mision, jan\u00eb misionar\u00eb. At\u00ebher\u00eb un\u00eb mahnitesha, edhe me 1\/5 e tyre un\u00eb do t\u00eb mbetesha i mahnitur dhe i mrekulluar, lere pastaj me at\u00eb pjes\u00ebmarrja aq t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Pyetje: Nga ana e masivitetit e pam\u00eb q\u00eb protesta e p\u00ebrmbushi q\u00ebllimin, por si do ta rr\u00ebzoni Edi Ram\u00ebn? Thjesht me fjalime? Apo do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb aksionit opozitar? Se kemi par\u00eb q\u00eb me protesta asnj\u00eb kryeminist\u00ebr nuk ka ikur nga pushteti&#8230;<\/p>\n<p>Sali Berisha: N\u00eb fakt, po nuk iku, do ta heqin. Meqen\u00ebse shtrove \u00e7\u00ebshtjen, un\u00eb kam k\u00ebt\u00eb koment. Dje kam deklaruar para shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs, Edi Ram\u00ebn armik. Dhe sigurisht mund t\u00eb ket\u00eb patur dhe mund t\u00eb ket\u00eb njer\u00ebz q\u00eb mendojn\u00eb se kjo ishte e r\u00ebnd\u00eb. Un\u00eb e kam deklaruar at\u00eb armik me bindjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjes time p\u00ebr dy arsye. E para, p\u00ebr monizmin q\u00eb vendosi. Monizmin e rr\u00ebzuam n\u00eb vitet \u201990. E kishin et\u00ebrit e Edi Ram\u00ebs. Monizmin e ktheu Edi Rama n\u00eb vitet 2021-2022. Monizmin Edi Rama e ktheu duke rr\u00ebmbyer vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve. P\u00ebr mua vota \u00ebsht\u00eb thelbi i liris\u00eb. Duke marr\u00eb votat me patronazhist\u00ebt, duke i armatosur ata si terrorist\u00eb t\u00eb kuq me t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve. Ai rr\u00ebmbeu votat me thas\u00eb eurosh, me banda, me gjak. Te votat e Taulant Ball\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjaku i Pjerin Xhuvanit. Pra, Edi Rama vendosi monizmin q\u00eb ne rr\u00ebzuam n\u00eb vitet \u201990. Por n\u00ebse ka fatkeq\u00ebsi supreme komb\u00ebtare p\u00ebr nj\u00eb komb \u00ebsht\u00eb monizmi qoft\u00eb ai ideologjik, fetar, apo ai i bazuar n\u00eb drog\u00eb dhe krim si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ky i sotmi. Dhe kjo p\u00ebrb\u00ebn absolutisht casus belli dhe ta marr\u00eb vesh \u00e7do shqiptar dhe cilido tjet\u00ebr se Edi Rama do t\u00eb trajtohet si armik i vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe kurr\u00eb nuk do t\u00eb prek\u00eb m\u00eb vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb e prer\u00eb. Me \u00e7do \u00e7mim dhe sakrific\u00eb shqiptar\u00ebt do t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Duhet t\u00eb dini nj\u00eb gj\u00eb. Edi Rama \u00ebsht\u00eb sot 25 vjet n\u00eb pushtet. Nuk i ka prekur kurr\u00eb kush nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb vetme. N\u00eb vitin 2011 kur ka humbur Bashkin\u00eb dhe ju jeni d\u00ebshmitar, shkoni merrni videot, \u00e7do vot\u00eb \u00ebsht\u00eb num\u00ebruar para 5 kamerave. Po, jan\u00eb num\u00ebruar votat e hedhura gabim sepse n\u00eb Kodin e Venecias dhe Kodin e Aifesit, i Venecias \u00ebsht\u00eb p\u00ebr zon\u00ebn e OSBE, i Aifesit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr zon\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto kode, detyrojn\u00eb num\u00ebrimin e votave t\u00eb hedhura gabim. Plus, ka vendime t\u00eb gjykatave amerikane t\u00eb cilat detyrojn\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. Ne zbatuam standardin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Por para kamerave, Edi Rama nuk qe i zoti t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Edi Rama mori pushtetin nga ata q\u00eb ishin n\u00eb pushtet dhe q\u00eb kishin gjithsej 48% t\u00eb pushteteve n\u00eb vend. Ju mund t\u00eb thoni se sot ka 100% p\u00ebr faktin se Lulzim Basha bojkotoi zgjedhjet. Un\u00eb ju them ju dhe gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, Edi Rama e deshi k\u00ebt\u00eb. Lulzim Basha b\u00ebri gabim t\u00eb madh, por t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrethan\u00eb kemi patur n\u00eb 2007-\u00ebn. Ka memorie ky vend dhe ky popull, Edi Rama donte me \u00e7do kusht t\u00eb bojkotonte zgjedhjet lokale p\u00ebr \u00e7ertifikatat t\u00eb cilat 80% ishin n\u00eb duart e bashkiak\u00ebve socialist\u00eb. Mahniti bot\u00ebn. 5 muaj u shtyn\u00eb zgjedhjet lokale. Isha i gatsh\u00ebm edhe 10 muaj t\u2019i shtyja dhe n\u00eb moniz\u00ebm t\u00eb mos shkoja. Nuk i lejoja vetes kurr\u00eb un\u00eb t\u2019i riktheja monizmin vendit dhe kombit tim.<\/p>\n<p>Kurse Edi Rama b\u00ebri gjith\u00e7ka t\u00eb vrapoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb gjitha mandatet, nga reforma territoriale te padia q\u00eb i b\u00ebri presidentit pse shtyu dat\u00ebn e zgjedhjeve, mbi baz\u00ebn e precedentit. Edi Rama \u00ebsht\u00eb demon pushteti. Nuk njeh model tjet\u00ebr, vet\u00ebm modelin e et\u00ebrve t\u00eb tij. Dhe pushtetin e p\u00ebrdor p\u00ebr vjedhjet e tij t\u00eb pandalshme, i pangopur dhe mjerimin e qytetar\u00ebve. Por un\u00eb, n\u00ebse e kam shpallur dje, e kam shpallur p\u00ebr vot\u00ebn. O do t\u00eb votojn\u00eb shqiptar\u00ebt, ose e ardhja e tyre nuk ekziston.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebri para 1 jave, para jush, para t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve? Hoqi votimin n\u00eb PS. Ju duhet t\u00eb dini, ky vendosi 1 jav\u00eb m\u00eb par\u00eb ekzakt modelin q\u00eb ekzistonte n\u00eb koh\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Byroja, e kryesuar nga Enver Hoxha, mblidhej dhe cakonte sekretar\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb rretheve, q\u00eb ishin kryetar\u00ebt e deg\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs. Dhe ky, mbledh Kryesin\u00eb dhe i cakton. Imagjinoni kur e b\u00ebn ky se \u00e7far\u00eb konsiderate ka p\u00ebr vot\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb armik i eg\u00ebr i shqiptar\u00ebve dhe i lirive t\u00eb tyre. Ky duhet t\u00eb ik\u00eb dhe do t\u00eb ik\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Sa her\u00eb ka protesta dhe sa her\u00eb ka thirrje \u2018Rama ik\u2019, k\u00ebto shoq\u00ebrohen edhe me nj\u00eb thirrje tjet\u00ebr p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme. \u00cbsht\u00eb gati PD p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Mendoj se po. Mendoj se tubimi i misionar\u00ebve dje d\u00ebshmoi se ku ndodhet PD me veten e saj. Ishte nj\u00eb p\u00ebrgjigje. PD ishte n\u00eb protest\u00eb. Se ka individ\u00eb q\u00eb preferojn\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb dolli me Edi Ram\u00ebn apo t\u00eb mbajn\u00eb flamurin e pseudo-opozit\u00ebs ajo \u00ebsht\u00eb zgjedhja e tyre, por PD ishte dje m\u00eb e bashkuar se kurr\u00eb n\u00eb misionin e saj me qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Por si\u00e7 e shpreha, largimi i Edi Ram\u00ebs nga pushteti \u00ebsht\u00eb objektivi m\u00eb imediat i k\u00ebsaj l\u00ebvizje apo k\u00ebtij revolucioni. Pa diskutim q\u00eb krijimi i nj\u00eb klime p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme do t\u00eb mbetet objektiv madhor i k\u00ebsaj partie. Por nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e pushtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, themelore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysja e monizmit, nd\u00ebshkimi i vjedhjeve t\u00eb tmerrshme dhe mbulimi q\u00eb u b\u00ebn SPAK-u, SKAP-i dhe prokuroria. \u00c7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ne marrim t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr mekanizmat se si mbyllen aferat e Erion Velis\u00eb, aferat e Edi Ram\u00ebs, Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit dhe ministrave t\u00eb tjer\u00eb. E mor\u00ebt vesh? N\u00eb Butrint del djali i xhaxhait t\u00eb Damiaanit. Me 30 mln euro del Thanasi i Damianit. Rast\u00ebsi jan\u00eb k\u00ebto? Jo. T\u00eb gjitha jan\u00eb pla\u00e7kitje, p\u00ebrdorim p\u00ebr pla\u00e7kitje. K\u00ebshtu q\u00eb, k\u00ebta duhet t\u00eb ikin. PD nuk njeh form\u00eb tjet\u00ebr pushteti p\u00ebrve\u00e7 vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Nuk synon t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet ndryshe p\u00ebrve\u00e7se me vot\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Duke qen\u00eb se Lulzim Basha tregoi dje se i ndjek k\u00ebshillat tuaja q\u00eb t\u00eb mos vinte n\u00eb protest\u00eb dhe e ndoqi k\u00ebshill\u00ebn tuaj. Cila \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilla e radh\u00ebs q\u00eb do t\u2019i jepje zotit Basha?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Ishte nj\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb ai. Nuk do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente askush t\u00eb anatemohej, apo t\u00eb ndodhej ndonj\u00eb gj\u00eb. Se ju ishit t\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb lajmit, un\u00eb e dija.<\/p>\n<p>Pyetje: Ju zoti Berisha that\u00eb pak m\u00eb par\u00eb se Rama \u00ebsht\u00eb armiku i shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb protest\u00eb that\u00eb se Edi Rama \u00ebsht\u00eb armiku im. Ka di\u00e7ka p\u00ebrtej k\u00ebsaj deklarate kur thoni se Edi Rama \u00ebsht\u00eb armiku im, apo ishte nj\u00eb lapsus i juaji?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Vet\u00ebm vota. Po t\u00eb kishte qen\u00eb problemi personal, kur DASH deklaroi se informacionet p\u00ebr shpalljen e Sali Berish\u00ebs i kemi marr\u00eb nga raporte t\u00eb qeveris\u00eb, un\u00eb mund ta shpallja at\u00ebher\u00eb armik personal dhe mund t\u2019i p\u00ebrgjigjesha, por un\u00eb nuk e shpalla. Pse? Jo se nuk e besova Departamentin e Shtetit, por problemi ishte se nj\u00eb kund\u00ebrshtar mund t\u00eb \u00e7onte 1 mij\u00eb raporte dhe detyra jote nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh p\u00ebr baz\u00eb raportet e kund\u00ebrshtarit, por t\u2019i verifikosh. Po t\u00eb jet\u00eb personal, m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Edi Rama ndaj meje, ia kam th\u00ebn\u00eb edhe publikisht. Kurse k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb armik i shqiptar\u00ebve p\u00ebr vot\u00ebn. Nuk mund ta pranoj kurr\u00eb un\u00eb, ka humbur vota. O do kthehet vota, o do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb probleme kjo pun\u00eb. Un\u00eb jam ky q\u00eb jam, u q\u00ebndroj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute, pa asnj\u00eb l\u00ebkundje atyre q\u00eb deklaroj. Dhe ta dini se p\u00ebr mua nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb se vota e lir\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. K\u00ebt\u00eb quaj t\u00eb par\u00ebn un\u00eb. Humbi. \u00c7do kryeminist\u00ebr po t\u00eb veproj\u00eb, shkat\u00ebrron demokracin\u00eb e vendit t\u00eb tij. Ka nj\u00eb mekaniz\u00ebm, e shkat\u00ebrron me vot\u00eb. Shkonim ne n\u00eb Peshkopi, b\u00ebnim gar\u00ebn, 4 dit\u00eb duke ndar\u00eb para, her\u00ebn e fundit, kat\u00ebr dit\u00eb duke ndar\u00eb para. Le ta b\u00ebjn\u00eb, le ta provojn\u00eb. N\u00ebse ti ec\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, revolucioni ka m\u00ebnyrat e veta pastaj dhe do t\u2019i provoni. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr nuk mund t\u00eb veproj\u00eb kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, por ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb autokrat, q\u00eb merr modelin e Enver Hoxh\u00ebs. At\u00eb model nuk e pranojm\u00eb ne, e kan\u00eb hedhur posht\u00eb shqiptar\u00ebt, historia e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e dhimbshme shum\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Ju deklaruat dit\u00ebn e djeshme q\u00eb protesta ka si q\u00ebllim rr\u00ebzimin e Edi Ram\u00ebs. Ai nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb reagim p\u00ebr protest\u00ebn. Si e shikoni indiferenc\u00ebn e tij? Munges\u00eb frike q\u00eb ai ka nga aksioni qeveritar? Apo strategji p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi protest\u00ebs?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Dje, po t\u00eb p\u00ebrgjigjen me nj\u00eb shprehje shqiptar\u00e7e, \u201cprotesta ia ndau frym\u00ebn\u201d, thot\u00eb populli. Kur themi protesta e la pa fjal\u00eb, pa tekst, do t\u00eb thot\u00eb e mahniti. Kur themi protesta ia ndau frym\u00ebn, e tmerroi. Protesta e tmerroi. Shiheni pak, kishte dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga an\u00ebsoret e rrug\u00ebs dhe \u00e7far\u00eb thoshte? D\u00ebgjojeni vet\u00eb monologun e tij. Kaluan amerikan\u00ebt dhe u mahnit\u00ebn nga rruga, rruga 10 me e gjer\u00eb. E tha nj\u00ebher\u00eb. Pastaj p\u00ebr t\u00eb bindur veten, kaluan prap\u00eb amerikan\u00ebt. Mir\u00eb q\u00eb s\u2019tha do u k\u00ebrkonte helikopter p\u00ebr t\u00eb evakuuar. Ata mund t\u00eb ishin turist\u00eb amerikan\u00eb, por \u00e7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi ka? Amerikan\u00ebt u mahnit\u00ebn nga rruga 10 m e gjer\u00eb. Se \u00e7\u2019kishte ajo rrug\u00eb p\u00ebr t\u2019u mahnitur, ai e di.<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb p\u00ebrgjigjet tuaja q\u00eb sapo dhat\u00eb, that\u00eb dy gj\u00ebra q\u00eb nuk shkojn\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. E para, that\u00eb se PD nuk njeh m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet p\u00ebrve\u00e7 vot\u00ebs. Dhe e dyta, po qe se nuk veprohet k\u00ebshtu, revolucioni ka an\u00ebt e tjera t\u00eb veta. Cilat jan\u00eb k\u00ebto m\u00ebnyra t\u00eb tjera?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Jo. PD nuk vjen n\u00eb pushtet me asnj\u00eb lloj m\u00ebnyre tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se me vot\u00eb. Largimi i nj\u00eb qeverie \u00ebsht\u00eb e njohur. Largimi i monizmit \u00ebsht\u00eb problemi k\u00ebtu. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb moniz\u00ebm t\u00eb plot\u00eb. T\u00eb dal\u00eb nj\u00eb njeri dhe t\u00eb ma kund\u00ebrshtoj\u00eb. Ka r\u00ebn\u00eb Kushtetuta. Ka r\u00ebn\u00eb balanca dhe kontrolli i pushteteve. E gjitha kjo ka ardhur prej dhunimit t\u00eb vot\u00ebs. Dhe k\u00ebtu un\u00eb q\u00ebndroj, ky pushtet \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm. Nuk ka moniz\u00ebm t\u00eb ligjsh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb. Ky do t\u00eb rr\u00ebzohet dhe shqiptar\u00ebt do t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Do t\u00eb gjenden m\u00ebnyra q\u00eb t\u00eb mos mendoj\u00eb kush kurr\u00eb t\u00eb blej\u00eb m\u00eb vot\u00eb. Dot \u00eb gjenden m\u00ebnyra q\u00eb t\u00eb mos mendoj\u00eb kush kurr\u00eb q\u00eb t\u2019ia p\u00ebrdor\u00eb tjetrin vendin e pun\u00ebs, t\u00eb dh\u00ebnat personale p\u00ebr shantazh dhe presion ose voto, ose do t\u00eb pushohesh nga puna, ose voto, ose yt v\u00eblla ose motra jote do t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. K\u00ebto do t\u00eb marrin fund. K\u00ebto jan\u00eb reale, nuk jan\u00eb shpikur. Kam qen\u00eb n\u00eb pushtet un\u00eb, dhe s\u2019ka ndodhur kurr\u00eb, s\u2019ka ka shkuar kurr\u00eb n\u00eb mendje t\u00eb japin t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve njer\u00ebzve n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>Pyetje: Ju thoni se do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb lira, do t\u00eb respektohet vota. Duhet konsensus p\u00ebr k\u00ebto. Kush do t\u00eb ulet dhe me k\u00eb? Sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb ky ng\u00ebr\u00e7 brenda opozit\u00ebs?<\/p>\n<p>Sali Berisha: P\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt ata q\u00eb do t\u00eb vendosin dhe p\u00ebrcaktojn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb jetike dhe vendimtare. N\u00ebse m\u00eb pyesni pse n\u00eb vitin 1992-1996 dhe pse n\u00eb vitet 2007-2014 qytetar\u00ebt nuk po largoheshin? Sepse votonin t\u00eb lir\u00eb. Gjith\u00e7ka fillon me vot\u00ebn, ta kemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Dhe nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb vendos t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb vot\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demon pushteti, q\u00eb k\u00ebrkon pushtetin me \u00e7do kusht p\u00ebr pasurimin e tij dhe ai duhet larguar.<\/p>\n<p>Pyetje: P\u00ebrcaktimi m\u00eb sip\u00ebror p\u00ebr kund\u00ebrshtarin politik duke e cil\u00ebsuar at\u00eb armik, ju e that\u00eb, shpesh, gjat\u00eb k\u00ebtyre 24 or\u00ebve mund t\u00eb jet\u00eb keqinterpretuar. Por gjat\u00eb 24 or\u00ebve ka patur edhe njer\u00ebz q\u00eb publikisht e kan\u00eb kritikuar l\u00ebvizjen tyre, kan\u00eb gjetur konsensusin p\u00ebr ta cil\u00ebsuar si p\u00ebrtej pritshm\u00ebrive, protest\u00ebn e nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb. N\u00eb personalen me Edi Ram\u00ebn ju do ta udh\u00ebhiqni i vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje? Sepse skepticizmi lidhet me shtresa gri? Do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb PD t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet, apo nj\u00eb betej\u00eb mes Ram\u00ebs dhe Berish\u00ebs?<\/p>\n<p>Sali Berisha: N\u00ebse un\u00eb e kam cil\u00ebsuar armik Edi Ram\u00ebn, un\u00eb pyes k\u00ebta miq dhe zot\u00ebrinj, na thoni pak \u00e7far\u00eb quhet ai q\u00eb rr\u00ebmben vot\u00ebn? Na e thoni dhe un\u00eb jam i gatsh\u00ebm t\u2019i d\u00ebgjoj. \u00c7far\u00eb quhet ai q\u00eb ngjyen vot\u00ebn me gjak njer\u00ebzish? Shkoni dhe merrni num\u00ebrimin e votave n\u00eb stadiumin e loj\u00ebrave me dor\u00eb n\u00eb Elbasan. Tejkalon \u00e7do skenar filmi q\u00eb mund t\u00eb keni par\u00eb ju p\u00ebr rr\u00ebmbimin e votave. Terror. Disa zonja aty t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara num\u00ebronin votat n\u00ebn tyt\u00ebn e bandit\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb. Ata q\u00eb shprehen, u them s\u2019kam asgj\u00eb personale. E kam patur, s\u2019e kam shpallur, ka qen\u00eb DASH q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se Edi Rama ka \u00e7uar raporte t\u00eb cilat s\u2019jan\u00eb publikuar kurr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk kam th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb armik pse ka shpifur. Shpif\u00ebsi s\u2019\u00ebsht\u00eb armik. Kurse ky rr\u00ebmben vot\u00ebn, ky \u00ebsht\u00eb armik i liris\u00eb. Ka fiktivitet, ka mashtrim, ka g\u00ebnjesht\u00ebr. Jo, nuk do t\u00eb udh\u00ebheq vet\u00ebm. Ka nj\u00eb Front tani, Fronti p\u00ebr Shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Edhe ata zot\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb qortojn\u00eb, jan\u00eb t\u00eb ftuar t\u00eb vijn\u00eb, t\u00eb ulen, t\u00eb diskutojn\u00eb, t\u00eb debatojn\u00eb, por shqiptar\u00ebt nuk i mashtroj. E kam th\u00ebn\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, nuk ka vot\u00eb me Edi Ram\u00ebn, u provua. Pse e thash\u00eb? Se s\u2019ka asnj\u00eb parim ai. Ai ka frik\u00eb, tmerr nga vetja e tij p\u00ebr ato q\u00eb ka kryer. Ai ka ardhur me vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb pushtet dhe tani nuk do t\u00eb ik\u00eb nga pushteti. K\u00ebta q\u00eb kritikojn\u00eb, i ftoj t\u00eb bashkohemi n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Dhe ta provojn\u00eb, do t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i tyre apo jo. Sigurisht, pjesa specifike e PD n\u00eb udh\u00ebheqjen e k\u00ebtij Fronti \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe, sepse jan\u00eb aksione, por z\u00ebri i secilit do t\u00eb d\u00ebgjohet. Por ju e pat\u00eb q\u00eb aty ishin orator\u00eb, t\u00eb barabart\u00eb, biles m\u00eb shum\u00eb jo drejtues t\u00eb partis\u00eb, por p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb grupeve t\u00eb interesit, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, qytetar\u00ebt. Nuk jam un\u00eb q\u00eb e kam shpallur, Edi Rama u ka shpallur armiq\u00ebsi shqiptar\u00ebve me rr\u00ebmbimin e vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Pyetje: Shum\u00eb e cil\u00ebsuan protest\u00ebn shembullore, shum\u00eb e kritikuan. Keni nj\u00eb mesazh p\u00ebr Enkelejd Alibeajn apo dhe p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mos ju njohin si kryetar t\u00eb PD, por edhe asnj\u00eb prej vendimeve q\u00eb keni marr\u00eb deri tani p\u00ebr rithemelimin e partis\u00eb? Do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb amnisti p\u00ebr Alibeajn n\u00ebse ndryshon q\u00ebndrim dhe do t\u2019i bashkohet l\u00ebvizjes tuaj?<\/p>\n<p>Sali Berisha: S\u00eb pari, nuk do ta identifikoja zotin Alibeaj me deputet\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb PD. Zoti Alibeaj \u00ebsht\u00eb mjerisht si\u00e7 e shihni, nj\u00eb lolo n\u00eb duart e Taulant Ball\u00ebs, se Rama nuk ia var, ka ngarkuar Taulantin t\u00eb merret me t\u00eb. Dhe ai b\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar, aktin m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar n\u00eb 30 vite, p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e asaj q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebson asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 vetes s\u00eb tij. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb shpifurat e Edi Ram\u00ebs, loja me Enkelejd Alibeajn. \u00c7far\u00eb e shtyn Enkelejd Alibeajn? Ju garantoj se pa ca kushte q\u00eb i di vet\u00ebm ai, ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb depersonalizuese, por edhe t\u00eb rrezikshme, se t\u00eb b\u00ebhesh veg\u00ebl e Edi Ram\u00ebs n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr pluralizmit politik, merr mbi supe nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nj\u00eb kolaboracioniz\u00ebm kund\u00ebr demokracis\u00eb q\u00eb tejkalon \u00e7do limit. K\u00ebshtu q\u00eb, duke iu rikthyer statutit t\u00eb partis\u00eb, nuk parashikon p\u00ebrjashtime. Q\u00ebndrimet Alibeaj mund t\u2019i p\u00ebrcaktoj\u00eb vet\u00eb, por mendimet dhe opinionet e mia p\u00ebr t\u00eb, jan\u00eb k\u00ebto q\u00eb shpreha k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Pyetje: E that\u00eb s\u00eb paku dy her\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn tuaj sot, q\u00eb ishte Rama q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb DASH raporte q\u00eb m\u00eb pas erdhi edhe non grata juaj. Por kur zoti Rama \u00ebsht\u00eb kaq i fuqish\u00ebm ndikon edhe DASH, si mendoni ju se do ta mundni at\u00eb?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Pyetje e drejt\u00eb. S\u00eb pari, kur kam th\u00ebn\u00eb zotin Rama, kam theksuar edhe George Soros. Dhe n\u00eb letr\u00ebn q\u00eb un\u00eb i kam d\u00ebrguar Sekretarit, dy or\u00eb pasi ka b\u00ebr\u00eb njoftimin, i them se kjo \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e keqinformimit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb lobimi korruptiv i George Soros dhe Edi Ram\u00ebs. S\u00eb dyti, fuqia e Sali Berish\u00ebs, e Partis\u00eb Demokratike, nga themelimi i saj e deri sot, ka buruar dhe do t\u00eb buroj\u00eb, sa t\u00eb jem n\u00eb politik, nga ADN-ja e shqiptar\u00ebve. Osman, n\u00ebse i b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim, ta imagjinojm\u00eb si galeri k\u00ebtij procesi nga shtatori e deri sot, del e qart\u00eb se un\u00eb personalisht nuk jam bazuar askund tjet\u00ebr ve\u00e7se te ADN-ja e shqiptar\u00ebve. Por pse kjo? Un\u00eb i besoj asaj shum\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb dallimi me t\u00eb tjer\u00ebt. Dhe tani, nga atje, fillimi i shtatorit q\u00eb mund t\u00eb ishin sa\u00e7 ishim sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, ose pak m\u00eb shum\u00eb, gjer te sheshi i 7 korrikut, d\u00ebshmon se nuk kam gabuar. Un\u00eb prap\u00eb do t\u00eb vazhdoj tek ADN-ja e shqiptar\u00ebve, duke qen\u00eb respektues ndaj miqve, partner\u00ebve, i hapur dhe par\u00ebsore e mbi t\u00eb gjitha ngelet ADN-ja e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pyetje: \u00c7far\u00eb do t\u2019u jepni ndryshe shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rikthim tuajin n\u00eb PD. Duke qen\u00eb se gjat\u00eb qeveries 2005-2013 ju u larguat me vot\u00eb dhe ishin 1 milion votat e shqiptar\u00ebve q\u00eb ju larguan nga pushteti. \u00c7far\u00eb mendoni se do t\u2019i b\u00ebj\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb s\u00ebrish Sali Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejtuar Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Mendoj se, n\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb ri, Sali Berisha, do t\u2019i b\u00ebnte shqiptar\u00ebt t\u00eb harronin Sali Berish\u00ebn e dyt\u00eb. N\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb ri. Pa asnj\u00eb dyshim, q\u00eb do t\u00eb rivendosnin lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e tyre dhe krahas k\u00ebsaj do t\u00eb kishte ndryshime substanciale n\u00eb gjendjen e tyre ekonomike. Q\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb borxh, si\u00e7 ka marr\u00eb Edi Rama, ne qeverisjen e m\u00ebparshme borxhi \u00ebsht\u00eb rritur 4.4%. Ishte 58.2, shkoi 62.6%. U dyfishuan rrogat dhe pensionet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb qeverisje, borxhi u rrit nga 62.6% n\u00eb 107%. Dhe rrogat dhe pensionet, n\u00ebse i proporcionon me inflacionin, jan\u00eb 30-40% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte Sali Berisha? Nuk do t\u00eb kishte shqiptar n\u00eb mjerim. Do t\u00eb kishte nj\u00eb minimum jetik. Do t\u00eb kishte dyfishim t\u00eb rrogave dhe pensioneve. Do t\u00eb kishte, pa asnj\u00eb diskutim, nj\u00eb transformim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb sistemit t\u00eb arsimit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb tyre dhe t\u00eb dinjitetit t\u00eb tyre. Nuk do t\u2019ua prekte kush votat atyre. E the bukur ti, ik, votuan kund\u00ebr, u thash mirupafshim, sepse isha betuar q\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb mos i preket kujt. Agjenda ime \u00ebsht\u00eb liria p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Shqiptar\u00ebt k\u00ebshtu nuk jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Njer\u00ebzit q\u00eb vidhen \u00e7do dit\u00eb, njer\u00ebzit q\u00eb nuk votojn\u00eb dot, nuk jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb, jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfillur.<\/p>\n<p>E mbyll me nj\u00eb falenderim tjet\u00ebr, jo vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm, q\u00eb u mor\u00ebn me organizimin, me gjith\u00e7ka, por edhe p\u00ebr stafin i cili n\u00eb seli, por edhe t\u00eb tjer\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb mi, q\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ofronin ndihm\u00ebn, mb\u00ebshtetjen, idet\u00eb e tyre, p\u00ebr suksesin e 7 korrikut dhe u them, s\u00eb shpejti n\u00eb ngjarje t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KONFERENCA E PLOT\u00cb E KRYETARIT T\u00cb PD SALI BERISHA ME GAZETAR\u00cbT Jam sot k\u00ebtu para jush p\u00ebr t\u00eb shprehur mir\u00ebnjo hjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, fal\u00ebnderimet e mija m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre qytetar\u00ebve dhe qytetare, demokrat, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb partive politike opozitare, qytetar\u00eb pa parti, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PS dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":17318,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17313"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17313"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17313\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17318"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17313"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17313"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17313"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}