{"id":17295,"date":"2022-07-08T10:00:52","date_gmt":"2022-07-08T10:00:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=17295"},"modified":"2022-07-08T10:00:52","modified_gmt":"2022-07-08T10:00:52","slug":"avokati-shton-dyshimet-per-gazetarin-myftaraj-nuk-e-besoj-qe-mund-te-fluturonte-nga-kati-i-katert","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/07\/08\/avokati-shton-dyshimet-per-gazetarin-myftaraj-nuk-e-besoj-qe-mund-te-fluturonte-nga-kati-i-katert\/","title":{"rendered":"Avokati shton dyshimet p\u00ebr gazetarin Myftaraj: Nuk e besoj q\u00eb mund t\u00eb fluturonte nga kati i kat\u00ebrt\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Avokati Kastriot Frash\u00ebri tregon bised\u00ebn e fundit me n\u00ebn\u00ebn e Kastriot Myftarajt teksa e g\u00ebnjeu at\u00eb pa mundur ti jap\u00eb lajmin e keq q\u00eb i biri kishte humbur jet\u00ebn. P\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook, Frash\u00ebri thot\u00eb se Myftaraj kishte b\u00ebr\u00eb disa analiza n\u00eb QSUT por ende nuk ishte diagnostikuar.<\/p>\n<p><strong>IN MEMORIAM KASTRIOT MYFTARAJ<\/strong><\/p>\n<p>Homazhet m\u00eb dat\u00eb 8 Korrik 2022 ora 9:00 \u2013 12:30 pran\u00eb Agjencis\u00eb Funerale \u201cAlba 2000\u201d n\u00eb rrug\u00ebn e Dibr\u00ebs, varrimi b\u00ebhet n\u00eb Varrezat e Sharr\u00ebs n\u00eb Kombinat<\/p>\n<p>Lamtumir\u00eb nj\u00eb miku dhe analisti t\u00eb sert\u00eb<\/p>\n<p>Ti miku im ike nga kjo bot\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sa m\u00eb t\u00eb pamerituar aq edhe t\u00eb pabesueshme.<\/p>\n<p>Ma prishe dit\u00ebn o Ka\u00e7o\u2026 Me qindra telefonata nga miq t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb njohur e t\u00eb panjohur, por edhe nga koleg\u00ebt e tu t\u00eb medias v\u00ebrshonin pa pushim n\u00eb telefonin tim.<\/p>\n<p>Jam pa fjal\u00eb! Nuk dija \u00e7far\u00eb tu thoja! Si mund t\u00eb kryeje ti Kastriot Myftaraj, nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb pa dh\u00ebn\u00eb kur\u00ebfar\u00eb asnj\u00eb shenj\u00eb as depresioni as edhe d\u00ebshp\u00ebrimi?! Disa portale e media bi\u00e7im serioze kishin trilluar histori t\u00eb pabesueshme. Doja ti besoja por nuk mundesha. Eh, si ti besoje k\u00ebto duke t\u00eb njohur fuqin\u00eb e karakterit, men\u00e7urin\u00eb dhe mir\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde. Kjo m\u00eb detyroi t\u00eb shkoj n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde menj\u00ebher\u00eb sapo lajmi mori dhen\u00eb dhe mu desh ta g\u00ebnjeja n\u00ebn\u00ebn t\u00ebnde bashk\u00eb me Aleksandrin, k\u00ebt\u00eb se kisha b\u00ebrr\u00eb kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb, sepse pash\u00eb se ajo po t\u00eb priste tek dera e shqet\u00ebsuar, duke mos i treguar se \u00e7far\u00eb kish ndodhur n\u00ebn\u00ebs t\u00ebnde t\u00eb lodhur nga pesha e viteve, e cila besonte at\u00eb q\u0113 i kishin treguar se ti kishe ikur n\u00eb urgjenc\u00eb p\u00ebr disa analiza jo vet\u00ebm pa i th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb asaj, por edhe duke l\u00ebn\u00eb edhe der\u00ebn e hapur\u2026<\/p>\n<p>Dy dekada nuk jan\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb njohur nj\u00eb mik. Dy Kastriot\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm shpesh na shpotisnin me mir\u00ebsi t\u00eb njohurit tan\u00eb, sa t\u00eb ndrysh\u00ebm aq edhe t\u00eb af\u00ebrt. Ti ishe njeri i ve\u00e7ant\u00eb me t\u00eb gjitha cil\u00ebsit\u00eb njer\u00ebzore por dituria ishte ajo q\u00eb spikaste mbi enciklopedin\u00eb njer\u00ebzore. Kishe t\u00eb mirat e t\u00eb k\u00ebqijat p\u00ebr t\u00eb cilat shpesh debatonim fort. P\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb shkruaje edhe kur e teproje duke tejkaluar mas\u00ebn isha kritiku yt m\u00eb i madh, sidomos kur k\u00ebto i merja vesh nga t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb d\u00ebrgonin linkun p\u00ebrkat\u00ebs. Ndonj\u00ebher\u00eb ke \u00e7\u00ebnuar edhe miqt\u00eb tim duke m\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrball\u00eb tyre ndon\u00ebse nuk kisha asnj\u00eb info paraprake p\u00ebr k\u00ebto. Shpesh t\u00eb thoja mos i beso \u00e7do historie q\u00eb t\u00eb parashtrohet ndaj m\u00eb pyet p\u00ebrpara se ta botosh, le t\u00eb jem redaktori, sepse ndonj\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sigurohet balanca nd\u00ebrmjet sensit t\u00eb mas\u00ebs dhe administrimit t\u00eb vetvetes, por ti ndryshe nga ne, shkruaje deri n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjezit dhe kjo gjendje t\u00eb kisha paralajm\u00ebruar se ishte e rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin, por ti nuk ndaleshe.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb isha d\u00ebshmitar i p\u00ebrditsh\u00ebm i ekzaminimit t\u00ebnd pothuajse nj\u00eb javor n\u00eb QSUT, duke angazhuar mjek\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr trajtimin t\u00ebnd ndaj nj\u00eb simptome t\u00eb papritur ku rezonanca konstatoi nj\u00eb mas\u00eb n\u00eb kok\u00eb por pa mundur t\u00eb vendoste nj\u00eb diagnoz\u00eb pa kryer ekzaminime t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb holl\u00ebsishme, sikund\u00ebr deklaronin sot s\u00ebmundjen e keqe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb vulgare disa media. P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre dy jav\u00ebve kemi folur \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr dy apo tre her\u00eb n\u00eb telefon dhe kurr\u00eb nuk m\u00eb shfaqe asnj\u00eb shenj\u00eb depresioni apo d\u00ebshp\u00ebrimi, p\u00ebrkundrazi forc\u00ebn, kurajon dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vijuar ekzaminimet m\u00eb tej. Tek ty miku im nuk shihje asnj\u00eb gjurm\u00eb p\u00ebrjetimi t\u00eb k\u00ebsaj situate p\u00ebr t\u00eb cilin jam d\u00ebshmitar! Rrethanat e soll\u00ebn q\u00eb telefonata ime e fundit me ty miku im t\u00eb ishte dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe teksa po t\u00eb pyesja p\u00ebr ecurin\u00eb e analizave dhe po ju parashtroja disa nga tarifat p\u00ebr ekzaminimet n\u00eb disa spitale jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u ndesha me vendosm\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde p\u00ebr ti kryer k\u00ebto jasht\u00eb shtetit n\u00eb Itali ose Zvic\u00ebr, pasi nuk ishe i sigurt\u00eb p\u00ebr trajtimin k\u00ebtu. T\u00eb gjitha k\u00ebto i deklarove me qet\u00ebsi dhe form\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe se kishe mund\u00ebsi q\u00eb ti p\u00ebrballoje kostot financiare, madje n\u00ebse do t\u00eb duheshin m\u00eb shum\u00eb para me shum\u00eb siguri m\u00eb the q\u00eb disa dashamir\u00ebs jan\u00eb gati t\u00eb mbulojn\u00eb \u00e7do shpenzim t\u00eb nevojsh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb lind\u00eb. Madje edhe nga Presidenti dhe stafi drejtues ku punoje i RTV ORA NEWS kishe garanci p\u00ebr mb\u00ebshtetje financiare, t\u00eb cil\u00ebt me lot n\u00eb sy nuk u besohej kjo ndodhi e nj\u00eb njeriu t\u00eb fort\u00eb e kurajoz. T\u00eb nj\u00ebjtin mendim ndante edhe botuesi i Gazet\u00ebs SOT Agjencia E Lajmeve Sot. Askujt prej atyre q\u00eb t\u00eb njihnin nga af\u00ebr nuk i besohej kjo ndodhi.<\/p>\n<p>Kaq mjafton t\u00eb kuptohet q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori nuk ka vend as p\u00ebr d\u00ebshp\u00ebrim dhe as p\u00ebr depresion. Ndon\u00ebse ndonj\u00eb media thot\u00eb q\u00eb mungoje prej tre jav\u00ebsh n\u00eb television, por ti e kishe mbyllur programin ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb mediat e tjera p\u00ebr tu rikthyer n\u00eb sezonin tjet\u00ebr n\u00eb shtator n\u00eb RTV ORA NEWS. Kurr\u00eb nuk t\u00eb pam\u00eb as n\u00eb gjendje t\u00eb stresuar dhe as n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim. A mundet njeriu brenda dy or\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrgatit\u00eb planin e tij brenda dy or\u00ebsh po ti referohemi telefonat\u00ebs s\u00eb fundit q\u00eb m\u00ebsova se ke patur me mikun t\u00ebnd N. Kull\u00ebn, i cili nuk konstatoi asnj\u00eb shenj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi vet\u00ebm vendosm\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde t\u00eb shkoje t\u00eb diagnostikoheshe jasht\u00eb pas dy dit\u00ebsh. Ndaj nuk mund ta besojm\u00eb q\u00eb ti mund t\u00eb fluturoje nga ballkoni i katit t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb pallatit ku banoje drejt bot\u00ebs tjet\u00ebr teksa n\u00ebna ishte shtrir\u00eb nga dhimbjet e shiatikut n\u00eb dhom\u00ebn e saj. Eh, si mund ta b\u00ebje k\u00ebt\u00eb ndaj n\u00ebn\u00ebs t\u00ebnde pothuajse shekullore e cila mbante veshet ngritur gjat\u00eb gjith\u00eb minutazhit t\u00eb emisionit t\u00ebnd e shqet\u00ebsuar se ti nuk kishe dogan\u00eb p\u00ebr idet\u00eb, kur ti ishe i gatsh\u00ebm t\u00eb ndihmoje k\u00ebdo? Ti ishe n\u00eb sht\u00ebpi dhe nuk kishe dal\u00eb p\u00ebr gati 24 or\u00eb dhe nuk ishe pijanec. Mua nuk m\u00eb besohet kjo histori ndon\u00ebse ajo duket se \u00ebsht\u00eb reale me shenjat n\u00eb tortuar dhe asnj\u00eb gjurm\u00eb lart\u00eb! Organet e drejt\u00ebsis\u00eb le t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre!<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e pakthyeshme q\u00eb ti miku yn\u00eb nuk do jesh m\u00eb pran\u00eb nesh, aty ku t\u00eb p\u00eblqente t\u00eb debatoje me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra duke mundur edhe nat\u00ebn me \u00e7do k\u00ebnd n\u00eb biseda dhe debate q\u00eb nuk p\u00ebrfundonin kurr\u00eb. Ti dije gjithshka\u2026 Ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishe lindur. Po \u00e7far\u00eb ndodhi k\u00ebshtu? Ike papritur 56 vje\u00e7 n\u00eb kulmin e mosh\u00ebs dhe krijimtaris\u00eb. Pushofsh n\u00eb Paqe Kastriot!<\/p>\n<p>Ngush\u00ebllime familjes, t\u00eb af\u00ebrmve dhe gjith\u00eb miqve!<\/p>\n<p>Lamtumir\u00eb mik nuk mundemi t\u00eb themi!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati Kastriot Frash\u00ebri tregon bised\u00ebn e fundit me n\u00ebn\u00ebn e Kastriot Myftarajt teksa e g\u00ebnjeu at\u00eb pa mundur ti jap\u00eb lajmin e keq q\u00eb i biri kishte humbur jet\u00ebn. P\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook, Frash\u00ebri thot\u00eb se Myftaraj kishte b\u00ebr\u00eb disa analiza n\u00eb QSUT por ende nuk ishte diagnostikuar. IN MEMORIAM &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":17296,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17295"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17295"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17295\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17296"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17295"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17295"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17295"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}