{"id":16377,"date":"2022-06-29T11:55:42","date_gmt":"2022-06-29T11:55:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=16377"},"modified":"2022-06-29T11:55:42","modified_gmt":"2022-06-29T11:55:42","slug":"patronazhisti-gent-sharra-nga-grabitjet-me-dumanin-te-fushata-e-ps-me-taulant-ballen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/06\/29\/patronazhisti-gent-sharra-nga-grabitjet-me-dumanin-te-fushata-e-ps-me-taulant-ballen\/","title":{"rendered":"Patronazhisti Gent Sharra, nga grabitjet me Dumanin te fushata e PS me Taulant Ball\u00ebn"},"content":{"rendered":"<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Q\u00eb Partia Socialiste e Elbasanit krijoi nj\u00eb nyje t\u00eb fort\u00eb interesash me bandat nuk \u00ebsht\u00eb sekret, por emrat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fushat\u00eb shkaktojn\u00eb habi p\u00ebr nga stofi q\u00eb u zgjodh\u00ebn patronazhist\u00ebt dhe p\u00ebr nga rezultati, q\u00eb prodhoi deputetin m\u00eb t\u00eb votuar t\u00eb Elbasanit dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Taulant Ball\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Angazhimi n\u00eb fushat\u00ebn e Taulant Ball\u00ebs n\u00eb Elbasan<\/strong><\/p>\n<div id=\"rekl-28\">Vendi i krimit, lagjia 5 Maji n\u00eb Elbasan. Data, 21 Prill. Militant\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, kryesisht ish-efektiv\u00eb policie t\u00eb organizuar nga opozita sapo kishin ndaluar Mehmet Grec\u00ebn, ish i d\u00ebnuar p\u00ebr drog\u00eb n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Kishin informacione se Greca shp\u00ebrndante para p\u00ebr vota dhe mblidhte karta identiteti. Greca mbahet me forc\u00eb p\u00ebr disa minuta dhe njoftohet policia. Vet\u00eb i ndaluari njofton grupin e forc\u00ebs t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/div>\n<div class=\"in-artile-read-more\"><\/div>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\">Dosja e prokuroris\u00eb q\u00eb \u00e7oi n\u00eb arrestimin e dy ish-zv.drejtor\u00ebve t\u00eb komisariatit t\u00eb Elbasanit Nikollaq Papa dhe Albert Nushi, nxjerr edhe emrat e atyre q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb Mehmet Grec\u00ebs.<\/div>\n<\/div>\n<p>Njer\u00ebzit nga shtabi elektoral i Taulant Ball\u00ebs, q\u00eb garantonin \u2018mbar\u00ebvajtjen e fushat\u00ebs\u2019 ishin Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferi, nj\u00eb i skeduar m\u00eb her\u00ebt nga policia p\u00ebr ngjarjen e ndodhur n\u00eb tregun agroushqimor, Luan Tabako, Marjo Cela, Marsel Rroka, Elton Bodinaku, si dhe Gentian Sharra.<\/p>\n<p>Disa prej tyre jan\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs dhe arm\u00ebve, por emri i fundit meriton v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr nga reputacioni q\u00eb g\u00ebzon n\u00eb Ebasan.<\/p>\n<p><strong>Fillimet si grabit\u00ebs me Talo \u00c7el\u00ebn dhe Nuredin Dumanin<\/strong><\/p>\n<p>Gent Sharra \u00ebsht\u00eb i skeduar si nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb Talo \u00c7el\u00ebs dhe Nuredin Dumanit. Sot \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr grabitjet me dhun\u00eb q\u00eb organizonte grupi kriminal.<\/p>\n<p>Sharra p\u00ebrmendet dhjet\u00ebra her\u00eb n\u00eb rr\u00ebfimin e Nuredin Dumanit, kryesisht n\u00eb organizimin e grabitjeve. E para \u00ebsht\u00eb ajo e vitit 2011, kur Dumani e p\u00ebrmend n\u00eb vjedhjen me dhun\u00eb t\u00eb Lirak Bajraktarit n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Sharra k\u00ebtu ishte n\u00eb rolin e organizatorit.<\/p>\n<p>\u2018Grabitja e par\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb ka qen\u00eb tek nj\u00eb argjendari n\u00eb Elbasan, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2010 fillim 2011. Ka qen\u00eb 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. Kam pas njohje me nj\u00eb Ilir Fe\u00e7i, ky kishte lidhje me disa persona nga Elbasani q\u00eb ishin t\u00eb k\u00ebsaj fushe. Ilir e kam njohur n\u00eb 2010 nga nj\u00eb tregtar q\u00eb shiste perde, un\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha m\u00eb paterica. Emrat Gentian Sharra dhe Talo \u00c7ela i kam njohur fillimisht prej Ilirit. Ilirit n\u00eb 2010 i kam shitur nj\u00eb pistolet\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb shume prej 300 eurosh nga t\u00eb cilat do fitoja 80 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra. Pistolet\u00eb jugosllave me sa mbaj mend Zastava. Organizator ka qen\u00eb Gentian Sharra dhe neve na mori Talo \u00c7ela. Ne pritem (un\u00eb dhe Ilir Fe\u00e7i) k\u00ebt\u00eb zot\u00ebri q\u00eb kishte florinjt\u00eb e kam goditur un\u00eb i pari me lev\u00eb hekuri, mbas qafe ose n\u00eb kurriz t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebri dhe Iliri, mua me ra leva nga dora. Kam marr\u00eb nj\u00eb nga \u00e7antat. U vonuam pak dhe me pas u larguam bashk\u00eb me Sharr\u00ebn. Ngjarja ka ndodhur n\u00eb parkim rreth or\u00ebs 7:30 \u2013 8:00. Ishte nj\u00eb parkim i hapur. Informacionin e kishte Gent Sharra. Kan\u00eb qen\u00eb 2 \u00e7anta nj\u00eb e kam marr\u00eb un\u00eb tjetr\u00ebn e ka marr Ilir Fe\u00e7i.<\/p>\n<p>Talo \u00c7ela po na priste tek makina me Gent Sharr\u00ebn shoq\u00ebrues, k\u00ebto ishin p\u00ebr mbrojtje. Kishim nj\u00eb makin b\u00ebnz blu e err\u00ebt, nuk jam i sigurt p\u00ebr ngjyr\u00ebn, tipi 200-250. Shkuam m\u00eb pas tek sht\u00ebpia e Talo \u00c7el\u00ebs e cila ndodhet n\u00eb Bradashesh, nj\u00eb sht\u00ebpi private 3 kat\u00ebshe. N\u00eb sht\u00ebpi kam shkuar vet\u00ebm un\u00eb dhe Talo \u00c7ela. Iliri po na priste n\u00eb rrug\u00eb me nj\u00eb makin\u00eb Rover me targa italiane. \u00c7antat i lam\u00eb n\u00eb katin e 3 t\u00eb Talo \u00c7el\u00ebs dhe m\u00eb pas u larguam. Esht\u00eb shitur m\u00eb pas n\u00eb Kor\u00e7\u00eb nga Iliri me gruan e vet e cila quhet Fije, n\u00eb shum\u00eb 12 milion t\u00eb vjetra nj\u00eb kg flori. Lek\u00ebt mi dha Iliri mbas 10 dit\u00ebsh, u takuam tek lagja\u2019 tregon Dumani.<\/p>\n<p>Me kalimin e viteve, ai e p\u00ebrmend Sharr\u00ebn n\u00eb grabitjen e Shyqyri Shal\u00ebs n\u00eb Kavaj\u00eb, pastaj n\u00eb vjedhjen me dhun\u00eb t\u00eb Hamit Haxhis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, pastaj n\u00eb vjedhjen me arm\u00eb t\u00eb Xhemal Li\u00e7it n\u00eb Elbasan, pastaj n\u00eb vjedhjen me dhun\u00eb t\u00eb Hamdi Shark\u00ebs n\u00eb Berat.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb grabitjen e Rinasit<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, emri i Gent Sharr\u00ebs kishte dal\u00eb n\u00eb grabitjen e Rinasit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ai mori me qira servisin ku u b\u00eb modifikimi i furgonit, i cili u p\u00ebrdor p\u00ebr grabitjen e Rinasit. Servis \u2018Genti\u2019, i cili ndodhet n\u00eb rrug\u00ebn e vjet\u00ebr Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas p\u00ebr grabitjen furgoni me mbishkrimin \u2018Hetimi tatimor\u2019 \u00ebsht\u00eb bllokuar asokohe nga Policia si prov\u00eb materiale.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se oficer\u00ebt e Policis\u00eb sekuestruan prej andej kamerat e siguris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pronari i servisit, Gentian Sharra, kishte konfirmuar se servisin ia kishte dh\u00ebn\u00eb me qira shtetasit Eldi \u00c7al\u00ebs, aktualisht n\u00eb burg i izoluar n\u00eb sistemin 41-biss.<\/p>\n<p><strong>Patronazhist dhe p\u00ebrfitues i fondeve publike<\/strong><\/p>\n<p>Por pas ardhjes s\u00eb socialist\u00ebve n\u00eb pushtet, Sharra kaloi n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr. P\u00ebrfitimet nga vjedhjet me dhun\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb vogla krahasuar me parat\u00eb q\u00eb sillte politika.<\/p>\n<p>Reputacioni si i fort\u00eb dhe lidhjet me kriminel\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Elbasanit e avantazhonin n\u00eb list\u00ebn e patronazhist\u00ebve q\u00eb u angazhuan n\u00eb fushat\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste. Dhe pas zgjedhjeve, n\u00eb objektiv ishin fondet publike.<\/p>\n<p>Open Data zbulon se kompania e Olta Sharr\u00ebs, bashk\u00ebshortja e Gentian Sharr\u00ebs ka fituar disa qindra miliona lek\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tenderave t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Bashkit\u00eb e Elbasanit, Librazhdit dhe t\u00eb C\u00ebrrikut. Praktikisht ajo ka qen\u00eb fituese n\u00eb tre bashkit\u00eb e qarkut t\u00eb Elbasanit. T\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb posht\u00eb tregojn\u00eb se si kan\u00eb kaluar fondet publike tek kompanit\u00eb e familjes Sharra:<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2022\/June\/29\/auto_WhatsApp-Image-2022-06-29-at-11.33.14-AM1656502579.jpeg\" alt=\"Image\" \/><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2022\/June\/29\/auto_WhatsApp-Image-2022-06-29-at-11.33.38-AM1656502581.jpeg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Tabela tjet\u00ebr tregon se kompania e bashk\u00ebshortes s\u00eb Gentian Sharr\u00ebs ka p\u00ebrfituar disa tendera t\u00eb Spitalit Psikiatrik t\u00eb Elbasanit, me nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb shkon rreth 300 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sekuestrimi i pasuris\u00eb nga policia<\/strong><\/p>\n<p>Disa pasuri t\u00eb Gentian Sharr\u00ebs u vun\u00eb n\u00ebn sekuestro pas rr\u00ebfimit t\u00eb Nuredin Dumanit. Pasuria e sekuestruar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes Sharra arrin n\u00eb vler\u00ebn e 5 mln eurove. Mes pasurive ishte 1 vil\u00eb n\u00eb lagjen Katund i Ri, truall dhe sip\u00ebrfaqe t\u00eb shumta toke dhe 4 automjete.<\/p>\n<p>Sipas policis\u00eb, Sharra u vu n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr grabitjet q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb me grupin e Talo \u00c7el\u00ebs, por ndaj tij nuk ka asnj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb ngjarjen ku mbeti i vrar\u00eb Pjerin Xhuvani.<\/p>\n<p><strong>Akuzat p\u00ebr lidhjen me Taulant Ball\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike ka akuzuar kreun e grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Gentian Sharr\u00ebn.<\/p>\n<p>Berisha tha se Gentian Sharra ka bler\u00eb vota p\u00ebr PS-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Mes Taulant Begos dhe Sharr\u00ebs ekzistojn\u00eb t\u00eb pat\u00ebn 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje t\u00eb gjata t\u00eb k\u00ebtyre bisedave. Biseda q\u00eb e faktojn\u00eb Taulant Begon an\u00ebtar t\u00eb inkriminuar t\u00eb band\u00ebs s\u00eb famshme t\u00eb Elbasanit. Taulant Bego ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr, ka dh\u00ebn\u00eb porosi nga m\u00eb t\u00eb paligjshmet dhe ka kryer detyra nga m\u00eb t\u00eb paligjshmet n\u00eb interes t\u00eb Gentian Sharr\u00ebs\u2019, tha Berisha.<\/p>\n<p>Taulant Balla ishte nj\u00eb nd\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm pas vrasjes s\u00eb Pjerin Xhuvanit n\u00eb Elbasan, por dit\u00ebt e fundit ai ka heshtur. Balla nuk e ka komentuar faktin se 2 ish-shefat e policis\u00eb n\u00eb Elbasan g\u00ebnjyen p\u00ebr vrasjen e Pjerin Xhuvanit, nd\u00ebrsa k\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Rumani. Balla rezultoi deputeti m\u00eb i votuar n\u00eb Shqip\u00ebri, me mbi 21 mij\u00eb e 500 vota, edhe m\u00eb shum\u00eb se Edi Rama. Pavar\u00ebsisht rezultatit \u2018spektakolar\u2019, Rama e transferoi nga drejtues politik i Elbasanit n\u00eb at\u00eb t\u00eb Fierit dhe nuk e p\u00ebrfshiu n\u00eb kabinetin qeveritar. \/<em>Lapsi.al<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2022\/June\/29\/auto_WhatsApp-Image-2022-06-29-at-11.34.58-AM1656502594.jpeg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb Partia Socialiste e Elbasanit krijoi nj\u00eb nyje t\u00eb fort\u00eb interesash me bandat nuk \u00ebsht\u00eb sekret, por emrat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fushat\u00eb shkaktojn\u00eb habi p\u00ebr nga stofi q\u00eb u zgjodh\u00ebn patronazhist\u00ebt dhe p\u00ebr nga rezultati, q\u00eb prodhoi deputetin m\u00eb t\u00eb votuar t\u00eb Elbasanit dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Taulant Ball\u00ebn. Angazhimi n\u00eb fushat\u00ebn e Taulant &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":16378,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16377"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=16377"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16377\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16378"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=16377"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=16377"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=16377"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}