{"id":16371,"date":"2022-06-29T11:23:38","date_gmt":"2022-06-29T11:23:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=16371"},"modified":"2022-06-29T11:30:10","modified_gmt":"2022-06-29T11:30:10","slug":"kadri-morinaj-themeluesi-dhe-drejtuesi-i-gjigandit-te-sigurimeve-eurosig","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/06\/29\/kadri-morinaj-themeluesi-dhe-drejtuesi-i-gjigandit-te-sigurimeve-eurosig\/","title":{"rendered":"Kadri Morinaj, themeluesi dhe drejtuesi i gjigandit t\u00eb Sigurimeve EUROSIG"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Profili i intelektualit dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit t\u00eb suksessh\u00ebm<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga akademik Halil RAMA<\/strong><br \/>\n<strong>\u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u2022 P\u00ebrfaq\u00ebsues i vlerave m\u00eb t\u00eb \u00e7muara intelektuale t\u00eb brezit t\u00eb tij, me nj\u00eb integritet shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb moral dhe intelektual<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u2022 Mesazhet q\u00eb p\u00ebrcjell shembulli i tij kan\u00eb emrin KRENARI. Krenaria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb truall, p\u00ebr nj\u00eb shtrat q\u00eb rritet\u2026E pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrat ka ecur dhe ec\u00ebn Kadri Morinaj, i p\u00ebrshtatur mir\u00eb me koh\u00ebn, bujar, fisnik, intelektual i mir\u00ebformuar dhe i zoti, q\u00eb ka \u00e7ar\u00eb n\u00eb jet\u00eb me men\u00e7uri e e sakrifica<\/em><\/strong><\/p>\n<p>E kush s\u2019i ka par\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb mrekulluar me prezantimet televizive t\u00eb Presidentit t\u00eb Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Kadri Morinaj. Ndoshta \u00ebsht\u00eb i vetmi sip\u00ebmarr\u00ebs shqiptar q\u00eb si nj\u00eb musliman i devotsh\u00ebm sponsorizoi n\u00eb restorantin e tij t\u00eb njohur Piazza, drek\u00ebn e Papa Fran\u00e7eskut n\u00eb vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga Akademia Papale Bonificiane n\u00eb Itali me titullin \u201cAkademik i Nderit p\u00ebr vitin 2016\u201d. I pari shqiptar q\u00eb merr k\u00ebt\u00eb titull nga Ati i Shenjt\u00eb. Ndaj dhe na ngjall krenari legjitime tek shfaqet n\u00eb ekranet televizive kaq madh\u00ebshtor p\u00ebrkrah Atit t\u00eb Shenjt\u00eb.<br \/>\nEmri i Kadri Morin\u00ebs \u00ebsht\u00eb skalitur tashm\u00eb tek gjigandi i Siigurimeve Eurosig-Insig dhe UBA Bank, tek ky investim i konsideruesh\u00ebm q\u00eb sot konkuron denj\u00ebsisht tregun e sigurimeve, vendas dhe at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<br \/>\nQoft\u00eb edhe vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion mjaft\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, Kadri Morinaj mund t\u00eb konsiderohet si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i vlerave m\u00eb t\u00eb \u00e7muara intelektuale t\u00eb brezit t\u00eb tij, me nj\u00eb integritet shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb moral dhe intelektual.<br \/>\nN\u00eb teorit\u00eb konstruktiviste moderne, njeriu jo vet\u00ebm duhet t\u00eb dij\u00eb gj\u00ebra por duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00ebra. Kadri Morinaj \u00ebsht\u00eb kompetent q\u00eb din t\u2019i zbatoj\u00eb njohurit\u00eb e tij n\u00eb situata kontekstuale. Ai ka p\u00ebrvoj\u00ebn, mosh\u00ebn, fuqin\u00eb intelektuale, morale, materiale q\u00eb t\u2019i p\u00ebrkushtohet sip\u00ebrmarrjes. Dhe k\u00ebto, t\u00eb krijuara jo n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb vit, por p\u00ebr nj\u00eb hark kohor t\u00eb konsideruesh\u00ebm.<br \/>\nU lind n\u00eb Nat\u00ebn e Kadrit, shoq\u00ebruar me krism\u00ebn e pushk\u00ebs, sipas zakonit. Prej k\u00ebsaj nate t\u00eb mir\u00eb mori edhe emrin, q\u00eb duket se do t\u2019i sillte fat gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Natyr\u00eb me ambicie dhe iniciativ\u00eb, Kadri Morinaj ka nisur rrug\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes n\u00eb vitin 1990 me kompanin\u00eb Euroalba. M\u00eb pas ai pron\u00ebsoi nj\u00eb prej ambienteve m\u00eb t\u00eb vjetra dhe t\u00eb njohura n\u00eb Tiran\u00eb, Bar Restorant Piazza.<br \/>\nAfro tri dekada m\u00eb par\u00eb kur ai ideoi dhe implementoi projektin e ngritjes s\u00eb kompanin\u00eb Euroalba pati edhe skeptik\u00eb q\u00eb e shihnin me dyshim, por realiteti provoi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<br \/>\nKadri Morinaj njihet si nj\u00eb njeri me reputacion t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Shkup e Prishtin\u00eb, por edhe n\u00eb kryeqytetet e m\u00ebdha euroiane si n\u00eb Rom\u00eb, Paris e Lond\u00ebr ku \u00ebsht\u00eb dekoruar me tituj t\u00eb lart\u00eb nderi. Ai ka punuar prej m\u00eb se tri dekadash n\u00eb sektorin privat n\u00eb pun\u00eb dhe investime modeste, duke fituar me djers\u00eb dhe ndershm\u00ebri. Tashm\u00eb asetet me impakt publik, Eurosig- Insig dhe UBA Bank jan\u00eb vep\u00ebr e krijimtaris\u00eb individuale t\u00eb z.Morinaj i cili me inteligjenc\u00eb, me intuit\u00eb, i orientuar mjaft mir\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb e tregut ka patur gjithmon\u00eb sukses.<\/p>\n<p>Sip\u00ebrmarr\u00ebs i suksesh\u00ebm t\u00eb cilit i p\u00eblqen t\u2019i jap\u00eb komunitetit<\/p>\n<p>Kadri Morinaj nuk \u00ebsht\u00eb i apasionuar vet\u00ebm pas biznesit. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs i suksesh\u00ebm t\u00eb cilit i p\u00eblqen t\u2019i jap\u00eb komunitetit. Jan\u00eb dhjetra libra t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, botimi i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb financuar prej tij. Po ashtu disa koncerte recital e turne t\u00eb trupave t\u00eb ndryshme artistike, Brenda e jasht\u00eb vendit.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai ka mjaft reputacion dhe nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb mir\u00eb n\u00eb komunitetin e shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve. Ai njihet p\u00ebr karizm\u00ebn dhe p\u00ebr nj\u00eb dashamir\u00ebsi t\u00eb admirueshme ndaj k\u00ebtij komunitetit.<br \/>\nP\u00ebrkrah\u00ebsi m\u00eb i fort\u00eb n\u00eb bizneset dhe sip\u00ebrmarrjet e Z. Kadri Morinaj \u00ebsht\u00eb familja e tij. Ai \u00ebsht\u00eb babai i kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb pasionuar pas arsimit, kultur\u00ebs dhe artit. Regjisori me fam\u00eb bot\u00ebrore, Sten Dragoti, u b\u00eb kumbari i an\u00ebtarit m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb familjes, Klarkut, n\u00eb vitin 2007.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb k\u00ebndveshtrim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, t\u00eb jesh nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje talenti, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb dhurat\u00eb nga Zoti. Kadri Morinaj i ka t\u00eb dyja. Ai ka d\u00ebshmuar se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs i suksessh\u00ebm dhe i guximsh\u00ebm, ka ide, aft\u00ebsi menaxhuse etj. Si i till\u00eb ai z\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Panteonin e Vlerave. Ai u lind n\u00eb dhe rrjedh prej nj\u00eb familjeje t\u00eb njohur patriotike t\u00eb Kuk\u00ebsit. Me edukat\u00ebn e korrekt\u00ebsin\u00eb, t\u00eb trash\u00ebguara nga prind\u00ebrit e tij u angazhua p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb pun\u00eb duke p\u00ebrforcuar bindjen e tij se vet\u00ebm duke guxuar mund t\u00eb shkonte p\u00ebrpara, t\u00eb \u00e7ante edhe n\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb tilla t\u00eb guximshme. Motoja e tij ishte dhe \u00ebsht\u00eb: me pun\u00eb dhe vet\u00ebm me pun\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtosh t\u00eb ardhmen q\u00eb \u00ebnd\u00ebrron.<br \/>\nMesazhet q\u00eb p\u00ebrcjellin shembullin e tij kan\u00eb emrin KRENARI. Krenaria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb truall, p\u00ebr nj\u00eb shtrat q\u00eb rritet\u2026E pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrat ka ecur dhe ec\u00ebn Kadri Morinaj, i p\u00ebrshtatur mir\u00eb me koh\u00ebn, bujar, fisnik, intelektual i mir\u00ebformuar dhe i zoti, q\u00eb ka \u00e7ar\u00eb n\u00eb jet\u00eb me men\u00e7uri e e sakrifica.<\/p>\n<p>Mik i rrall\u00eb i komunitetit t\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve<\/p>\n<p>Kadri Morinaj \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rrall\u00ebt q\u00eb shfaq n\u00eb \u00e7do rast d\u00ebshir\u00ebn e tij t\u00eb madhe q\u00eb t\u2019i mbaj\u00eb gjall\u00eb lidhjet me miqt\u00eb e farefisin dhe sidomos me komunitetin e shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve. Nd\u00ebr mb\u00ebshtetjet e tij p\u00ebr artin dhe kultur\u00ebn jan\u00eb edhe mbi 500 libra t\u00eb sponsorizuara p\u00ebr botim t\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe poet\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb rinj e t\u00eb vjet\u00ebr, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe romanin \u201cShk\u00eblqimi dhe r\u00ebnia e shokut Zylo\u201d, t\u00eb shkrimtarit t\u00eb madh, Drit\u00ebro Agolli. P\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas me mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr restaurimin e Xhamis\u00eb s\u00eb Ethem Beut, n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe rikonstruksionin e shum\u00eb objekteve t\u00eb tjera kulti, si kisha, xhami e teqe n\u00eb mbar\u00eb vendinJo vet\u00ebm financimi i botimit t\u00eb dy librave kushtuar legjendarit Rrahman Parllaku \u201cNj\u00eb legjend\u00eb n\u00eb kufirin midis dy koh\u00ebve\u201d dhe \u201cNj\u00eb shekull n\u00eb memorie\u201d por edhe plot shembuj t\u00eb ndihm\u00ebs e mb\u00ebshtetjes q\u00eb bujarisht u ka dh\u00ebn\u00eb dhe u jep artist\u00ebve e shkrimtar\u00ebve, t\u00eb njohur e t\u00eb panjohur p\u00ebr r\u00eb realizuar veprat e tyre krijuese, tregojn\u00eb se Kadri Morinaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fisnik i v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebse kjo fjal\u00eb ka ende ndonj\u00eb rezonanc\u00eb. Patriot\u00ebt dhe pun\u00ebtor\u00ebt e mendjes si ai jan\u00eb shemb\u00eblltyra e asaj \u00e7\u2019ka kemi m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn si komb\u2026<\/p>\n<p>DISA NGA ARRITJET E KADRI MORIN\u00cbS, PASQYRUAR<br \/>\nn\u00eb websitin e Eurosig &#8211; Insig dhe UBA Bank<\/p>\n<p>Nga viti 2000 \u2013 2004 aktiviteti i tij u shtri n\u00eb fush\u00ebn bankare, si aksioner n\u00eb disa banka prestigjioze n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa m\u00eb pas u b\u00eb nj\u00eb nga aksioner\u00ebt e kompanis\u00eb telefonike \u201cPlus Mobile\u201d.<br \/>\nN\u00eb vitin 2004 Kadri Morinaj e zgjeroi aktivitetin e tij n\u00eb fush\u00ebn e sigurimeve. Fillimisht shoq\u00ebria \u201cDukagjini\u201d dhe nga viti 2006 \u201cEurosig Sh.a.\u201d Nj\u00eb kompani t\u00ebr\u00ebsisht me kapital vendas dhe me aksioner\u00eb t\u00eb rinj.<br \/>\nGjat\u00eb vitit 2015, Z. Morinaj zgjeroi investimet edhe n\u00eb Kosov\u00eb, duke z\u00ebn\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb tregun e sigurimeve p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrtin vit radhazi. Kompania klasifikohet me trendin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb rritjes n\u00eb tregun e sigurimeve dhe me ritmet me t\u00eb larta t\u00eb pagesave t\u00eb d\u00ebmeve.<br \/>\nViti 2016 ishte s\u00ebrish i suksessh\u00ebm n\u00eb sip\u00ebrmarrjet dhe iniciativat ambicioze t\u00eb Z. Kadri Morinaj. Nd\u00ebrsa rritet \u00e7do dit\u00eb n\u00eb bizneset e tij, ku sot num\u00ebron mbi 3000 punonj\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin, n\u00eb maj t\u00eb vitit 2016, Kadri Morinaj realizoi nj\u00eb tjet\u00ebr ambicie t\u00eb tij, duke kuror\u00ebzuar blerjen e 100% t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb sigurimeve INSIG, shoq\u00ebria e par\u00eb e sigurimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, duke ofruar vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb privatizim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, 16 milion\u00eb euro, ose 2,2 miliard\u00eb lek\u00eb. Besueshm\u00ebria dhe siguria jan\u00eb gur\u00ebt e themelit t\u00eb filozofis\u00eb s\u00eb EUROSIG. Mb\u00ebshtetur mbi k\u00ebt\u00eb parim, n\u00eb 10-vjetorin e themelimit t\u00eb kompanis\u00eb ai realizoi nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb paharruesh\u00ebm n\u00eb Mosk\u00eb dhe Sh\u00ebn Pet\u00ebrsburg p\u00ebr 120 punonj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb Eurosig, t\u00eb cil\u00ebt ndoq\u00ebn edhe nj\u00eb shfaqje prej 3 or\u00ebsh n\u00eb teatrin operistik \u201cKirov\u201d, i nd\u00ebrtuar nga Car Pjetri i Madh.<br \/>\nN\u00eb Maj 2016, Kadri Morinaj bleu kundrejt ofert\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, 100 % t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb sigurimeve n\u00eb Shqip\u00ebri INSIG. Ky privatizim p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb hap shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rigjall\u00ebrimin e tregut rajonal.<br \/>\nProfesionalizmi dhe humanizmi duket se jan\u00eb sekreti i suksesit t\u00eb bizneseve t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit Kadri Morinaj. Sfida e rradh\u00ebs p\u00ebr Kadri Morinaj \u00ebsht\u00eb zgjerimi n\u00eb tregun europian. Besueshm\u00ebria dhe siguria jan\u00eb gur\u00ebt e themelit t\u00eb filozofis\u00eb s\u00eb Eurosig. Puna, ambicia dhe p\u00ebrkushtimi jan\u00eb sekreti i suksesit t\u00eb Kadri Morinaj.<\/p>\n<p>SHEMBUJ T\u00cb RRALL\u00cb HUMANIZMI E BAMIR\u00cbSIE<\/p>\n<p>T\u00eb q\u00ebnit nj\u00eb biznesmen i suksessh\u00ebm nuk e ka b\u00ebr\u00eb Kadri Morin\u00ebn t\u00eb humbas\u00eb lidhjet me realitetin dhe njer\u00ebzit e thjesht\u00eb. Si nj\u00eb besimtar i denj\u00eb ai sh\u00ebnon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash bamir\u00ebsie dhe filantropie.<br \/>\nGjithkush e mban mend aktin human t\u00eb dhurimit t\u00eb nj\u00eb shume prej 10 mij\u00eb dollar\u00ebsh familjes s\u00eb d\u00ebshmorit t\u00eb atdheut, 33-vje\u00e7arit Arjan Sala i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb m\u00eb 24 mars 2021 pasi mbeti i bllokuar n\u00eb magazin\u00ebn e p\u00ebrfshir\u00eb nga zjarri tek Caza Italia n\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar koleg\u00ebt e tij.<br \/>\nAjo \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb pikantja e q\u00eb ka p\u00ebrlotur \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb e ka par\u00eb e d\u00ebgjuar \u00ebsht\u00eb sponsorizimi i transplantit t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije 3-vje\u00e7ar, i cili, me gjith\u00eb ndihm\u00ebn e Z.Morinaj, fatkeq\u00ebsisht s\u2019mundi t\u00eb jetonte.<br \/>\nKadri Morinaj ka akreditur bursa p\u00ebr student\u00eb dhe ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb stafit t\u00eb tij persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Ka kontribuar n\u00eb restaurimin dhe rehabilitimin e disa monumenteve kulturore.<br \/>\nKadri Morinaj, nj\u00eb mysliman i devotsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb shtroi drek\u00ebn n\u00eb Restorant Piazza p\u00ebr Papa Fran\u00e7eskun gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri, si shembull i nj\u00eb bashk\u00ebjetese t\u00eb lakmueshme fetare. Duke qen\u00eb gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur artin e kultur\u00ebn dhe financues i qindra aktiviteteve kulturore, Kadri Morinaj u ka q\u00ebndruar pran\u00eb edhe njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb, ka financuar dhe financon shum\u00eb shoqata si: \u201cShoqata e Jetim\u00ebve\u201d, Shoqata e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb vuajn\u00eb nga autizmi, \u201cF\u00ebmij\u00ebt Shqiptar\u00eb\u201c, sponsor gjeneral i Frestivalit t\u00eb Filmit n\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebr 3 vjet rradhazi nga 2008-ta, por pa l\u00ebn\u00eb pas dore as plag\u00ebn q\u00eb e vuan ende sot Shqip\u00ebria, gjakmarrjen, duke financuar e ndihmuar Shoqatat e Pajtimit t\u00eb Gjaqeve n\u00eb misionin e tyre.<\/p>\n<p>DHJETRA MEDALE E TITUJ NDERI<br \/>\nP\u00cbR<br \/>\nFILANTROPIN SHQIPTAR KADRI MORINAJ<\/p>\n<p>Filantropi shqiptar Kadri Morinaj \u00ebsht\u00eb dekoruar me medaljen e 319 nga 4000 t\u00eb tilla q\u00eb i jep Papa Francesku. P\u00ebr kontributet e tij, Kadri Morinaj \u00ebsht\u00eb dekoruar nga Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb me urdh\u00ebrin \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d dhe \u00ebsht\u00eb \u201cQytetar Nderi\u201d n\u00eb disa nga qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe diaspor\u00ebs. Kadri Morinaj ka ideuar dhe mund\u00ebsuar realizimin e nj\u00eb shtatoreje p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, e cila prej gushtit t\u00eb vitit 2016 q\u00ebndron n\u00eb Rio De Janeiro p\u00ebrball\u00eb statuj\u00ebs s\u00eb famshme t\u00eb Krishtit. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ai ka mund\u00ebsuar realizimin dhe vendosjen e bustit t\u00eb Ismail Qemalit n\u00eb hotelin Continental n\u00eb Bukuresht, aty ku nisi historia e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nSi nj\u00eb njeri i suksessh\u00ebm i biznesit, Z.Kadri Morinaj e ka nisur serin\u00eb e \u00e7mimeve dhe vler\u00ebsimeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb n\u00eb vitin 2003, kur Samiti Bot\u00ebror \u201cInternational A\u00ebards Ne\u00ebs York 2003\u201d n\u00eb SHBA, i dha \u00e7mimin \u201cExcelence and Business Prestige\u201d. Duke qen\u00eb nj\u00eb nga kontribuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vend p\u00ebr artin, Kadri Morinaj \u00ebsht\u00eb nderuar m\u00eb Certifikat\u00eb Mir\u00ebnjohjeje nga Shoqata e Piktor\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb ndaj tyre. Nd\u00ebrsa Shoqata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cByty\u00e7i\u201d i ka dh\u00ebn\u00eb Z.Morinaj, \u00e7mimin gjeneral \u201cPlisi i bardh\u00eb, Emblema Hyjnore e Shqiptaris\u00eb\u201d.<br \/>\nMe \u00e7mimin \u201cP\u00ebr Sip\u00ebrmarrje t\u00eb Suksesshme\u201d e ka nderuar Dhoma e Treg\u00ebtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebs i shtohet edhe certifikata e mir\u00ebnjohjes e shoqat\u00ebs \u201cHelles\u201d p\u00ebr \u201cBashk\u00ebpunim n\u00eb Eventet Artistiko-Sociale\u201d. Kompania Klik Expo Group e nderoi m\u00eb 27 n\u00ebntor 2016 me Medaljen \u201cShqiponja e Art\u00eb\u201d, p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb fush\u00ebn e biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri. Filantropi shqiptar Kadri Morinaj u dekorua me medaljen e 319 nga 4000 t\u00eb tilla, q\u00eb jepen p\u00ebr figura t\u00eb shquara dhe njer\u00ebz me kontribute t\u00eb ve\u00e7anta, nga Papa Fran\u00e7esku, vler\u00ebsim ky i b\u00ebr\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2014. P\u00ebr kontributet e tij, Kadri Morinaj \u00ebsht\u00eb dekoruar edhe nga Presidenti i Republik\u00ebs me urdh\u00ebrin \u201cNaim Frash\u00ebri i Art\u00eb\u201d, \u201cP\u00ebr kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, n\u00eb pun\u00ebsimin e shum\u00eb qytetar\u00ebve si dhe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e aktiviteteve n\u00eb promovimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb k\u00ebtij qyteti\u201d.<br \/>\nKadri Morinaj \u00ebsht\u00eb Qytetar Nderi n\u00eb disa nga qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe qytete ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb diaspor\u00eb.<br \/>\nN\u00eb 3 dhjetor 2016, Vatikani i akordoi Z. Kadri Morinaj \u00e7mimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cAkademik Nderi p\u00ebr vitin 2016\u201d. \u00c7mimi iu dor\u00ebzua n\u00eb Rom\u00eb nga Presidenti i Akademis\u00eb Bonifaciana Papale, Kavalier, Doktor Sante De Angelis, p\u00ebrkrah shum\u00eb personaliteteve t\u00eb tjera bot\u00ebrore, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu Z. Morinaj t\u00eb parin shqiptar q\u00eb merr k\u00ebt\u00eb titull nga Ati i Shenjt\u00eb. Z. Morinaj u shqua si mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb promovimin e vlerave komb\u00ebtare, n\u00eb Panairin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Turizmit, organizuar n\u00eb Shtutgart, m\u00eb 13 \u2013 15 janar 2017. N\u00eb vigjilje t\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve m\u00eb 29 dhjetor 2016, presidenti i kompanive EUROSIG dhe INSIG mori \u00e7mimin \u201cKalor\u00ebsi i Lart\u00eb i Ehlibetit\u201d, akorduar nga Kryegjyshata Bot\u00ebrore e Bektashinjve.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb i suksessh\u00ebm, bamir\u00ebs, njeri me ambicie dhe zem\u00ebr t\u00eb madhe. Gjithashtu, Z. Kadri Morinaj vler\u00ebsohet me titullin \u201cDoctor Honoris Causa\u201d nga UAC, School of Global Management me qend\u00ebr n\u00eb Florida, USA.<br \/>\nZ. Kadri Morinaj, n\u00eb Rio de Janeiro, \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si mik special i Papa Fran\u00e7eskut nga Kardinali dhe Kryepeshkopi i Rio de Janeiros, Orani Joao Tempesta. Kardinali ka mbajtur nj\u00eb mesh\u00eb n\u00eb nder t\u00eb Z. Morinaj dhe ka prezantuar Pllakat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb Brazil, t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me flamurin Kuqezi, p\u00ebr Statuj\u00ebn e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, t\u00eb mund\u00ebsuar nga Presidenti i Eurosig-Insig.<br \/>\nN\u00eb samitin e udh\u00ebheq\u00ebsve bot\u00ebror\u00eb t\u00eb biznesit, n\u00eb Oksford t\u00eb Anglis\u00eb, Z. Kadri Morinaj, \u00ebsht\u00eb nderuar edhe me \u00e7mimin \u201cSokrates\u201d, vet\u00eb si biznesmen i suksessh\u00ebm, por edhe p\u00ebr grupin \u201cEUROSIG\u201d, p\u00ebr arritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb fush\u00ebn e biznesit, dh\u00ebn\u00eb nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i \u201cEurope Business Assembly, profesori John Netting. Z. Morinaj \u00ebsht\u00eb zgjedhur n\u00eb presidiumin e Samitit t\u00eb Lider\u00ebve t\u00eb Biznesit, gjithashtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar me t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb Asamblen\u00eb Europiane t\u00eb Biznesit n\u00eb Oksford t\u00eb Londr\u00ebs, ku marrin pjes\u00eb elita e biznesit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues nga bota akademike nga 55 vende t\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\nM\u00eb 10 shkurt 2018, President i kompanive t\u00eb Sigurimeve, EUROSIG dhe INSIG, Z.Kadri Morinaj, \u00ebsht\u00eb nderuar nga Familja Mbret\u00ebrore Spanjolle \u201cP\u00ebr kontributin e tij n\u00eb fush\u00ebn e biznesit dhe angazhimin e tij p\u00ebr promovimin e toleranc\u00ebs fetare n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. N\u00eb mbr\u00ebmjen gala t\u00eb organizuar n\u00eb Madrid, ku merrnin pjes\u00eb akademik\u00eb, aristokrat\u00eb dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes mbret\u00ebrore spanjolle, konsuj dhe diplomat\u00eb, gjat\u00eb marrjes s\u00eb \u00e7mimeve biznesmeni Morinaj vuri n\u00eb pah shanset q\u00eb ofron Shqip\u00ebria p\u00ebr investimet e huaja.<br \/>\nPresidenti i EUROSIG Group, Z. Kadri Morinaj, u nderua n\u00eb Paris me \u00e7mimin \u201cThe Best\u201d, si biznesmen i suksessh\u00ebm, p\u00ebr bamir\u00ebsin\u00eb dhe filantropin\u00eb e tij n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmj\u00eb gala. Aty ku si \u00e7do vit edhe n\u00eb fillim t\u00eb 2019 u mbajt p\u00ebr t\u00eb 42-in vit edicioni i m\u00eb t\u00eb mir\u00ebve n\u00eb ndarjen e \u00e7mimeve t\u00eb p\u00ebrvitshme t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme. \u00c7mimi iu dor\u00ebzua nga kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Parisit, Jeanne d\u2019Hauteserre. K\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, biznesmeni Morinaj e konsideron nj\u00eb privilegj, pasi ky \u00e7mim m\u00eb par\u00eb u \u00ebsht\u00eb akorduar edhe mjaft personaliteteve me em\u00ebr n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nPresidenti i Grupit EUROSIG-INSIG, Z.Kadri Morinaj, ishte i ftuar n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb pune, nga nj\u00eb prej familjeve m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb industrin\u00eb bankare bot\u00ebrore, ajo e Rothschild-\u00ebve. Gjat\u00eb dark\u00ebs n\u00eb Ritz Hotel n\u00eb Lond\u00ebr, Z. Morinaj u shoq\u00ebrua nga Baroni David Ren\u00e9 James de Rothschild, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bankier francez dhe an\u00ebtar i deg\u00ebs franceze t\u00eb familjes n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetari i Rothschild Continuation Holdings. Gjat\u00eb dark\u00ebs me familjen Rothschild, Z.Morinaj diskutoi dhe u konsultua me Baronin londinez p\u00ebr industrin\u00eb e sigurimeve dhe sistemin bankar n\u00eb rajonin e Ballkanit.<br \/>\nShoqata e Miq\u00ebsis\u00eb dhe Bashk\u00ebpunimit Shqip\u00ebri-Itali nderoi gjat\u00eb nj\u00eb aktiviteti n\u00eb qytetin e La\u00e7it, Presidentin e EUROSIG Group, Z.Kadri Morinaj, me \u00e7mimin \u201cAn\u00ebtar Nderi\u201d p\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb promovimin e vlerave t\u00eb historis\u00eb dhe kultur\u00ebs ton\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb thjesht Kadri Morinaj!<\/p>\n<p>DISA NGA ARRITJET E GJIGANDIT T\u00cb SIGURIMEVE EUROSIG P\u00cbR PERIUDH\u00cbN JANAR-MAJ 2022<\/p>\n<p>1. Tregu i sigurimeve gjat\u00eb periudh\u00ebs Janar-Maj 2022<\/p>\n<p>Tregu i sigurimeve p\u00ebr periudh\u00ebn janar-maj 2022 ka grumbulluar 7,770,570,759 lek\u00eb prime t\u00eb shkruara bruto nga tregu i sigurimit t\u00eb Jet\u00ebs dhe Jo Jet\u00ebs, duke sh\u00ebnuar rritje me 10.87% krahasuar me muajt janar-maj 2021.<br \/>\n92.36% t\u00eb k\u00ebtyre primeve realizohet nga sektori i Jo Jet\u00ebs, pjesa tjet\u00ebr prej 7.50% nga sektori i Jet\u00ebs, kurse veprimtaria e risigurimeve primet e realizuara jan\u00eb vet\u00ebm 0.14% e totalit.<br \/>\nVlera e d\u00ebmeve t\u00eb paguara nga industria e sigurimeve \u00ebsht\u00eb 2,709,347,620 lek\u00eb n\u00eb r\u00ebnie 13.83% krahasuar me muajt janar-maj t\u00eb vitit 2021. Nj\u00ebsoj si treguesit e primeve t\u00eb shkruara, pjesa m\u00eb e madhe e d\u00ebmeve t\u00eb paguara afro 90.52% e tyre paguhet nga aktiviteti i Jo Jet\u00ebs, 4.41% e tyre nga aktiviteti i Jet\u00ebs dhe 5.07% nga d\u00ebmet e paguara t\u00eb fondit t\u00eb kompensimit.<br \/>\nPrimet e shkruara bruto nga aktiviteti i Jo Jet\u00ebs<br \/>\nTotali i primeve t\u00eb shkruara bruto nga aktiviteti i Jo Jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb 7,176,914,521 lek\u00eb duke sh\u00ebnuar rritje me 10.16% krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2021. Ndikimin kryesor n\u00eb rezultatin e rritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb tregut e japin sigurimet e detyrueshme motorike me 11.83%, nd\u00ebrkoh\u00eb pas nj\u00eb periudh\u00eb me r\u00ebnie, rritje paraqesin edhe sigurimet nga zjarri dhe d\u00ebmtimet e tjera n\u00eb pron\u00eb me 1.30%. Ndikimi i tyre i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm vjen nga p\u00ebrpjesa q\u00eb ata kan\u00eb n\u00eb totalin e tregut. Rritjen m\u00eb t\u00eb madhe nga llojet e sigurimeve e mban sigurimi i marin\u00ebs, aviacionit dhe transportit me +117%. Nga t\u00eb gjitha llojet e sigurimeve, vet\u00ebm sigurimet e kreditit dhe garancis\u00eb jan\u00eb me r\u00ebnie, e p\u00ebrllogaritur afro &#8211; 19.06%, nd\u00ebrsa pjesa e tjet\u00ebr e sigurimeve sh\u00ebnojn\u00eb rritje krahasuar me janar-maj 2021..<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, sipas ecuris\u00eb s\u00eb primeve t\u00eb shkruara bruto t\u00eb muajve janar-maj p\u00ebr vitet 2018-2022 trendi i tyre \u00ebsht\u00eb i \u00e7rregullt krahasuar me vitin paraardh\u00ebs. Kurba e ecuris\u00eb s\u00eb primeve t\u00eb tregut paraqet kulmin e saj n\u00eb janar-maj t\u00eb vitit 2022. Vlera m\u00eb e ul\u00ebt e primeve t\u00eb realizuara \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitin 2020. Grafikisht, viti 2020 evidentohet si pik\u00eb thyerje nga ritmi i rritjes, kjo pasi muajt mars-maj t\u00eb vitit 2020 ishin nd\u00ebr muajt n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u ndjen\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti pasojat ekonomike t\u00eb pandemis\u00eb Covid 19 n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Europ\u00eb.<br \/>\nBazuar n\u00eb parashikimet e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr vitin 2022, pritej q\u00eb ekonomia e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ringrihej, pas goditjeve t\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019 dhe pandemis\u00eb Covid 19. Norma e rritjes p\u00ebrllogaritej afro 3.8% dhe gjasht\u00ebmujori i par\u00eb i vitit 2022 pritej t\u00eb sillte stabilitet t\u00eb \u00e7mimeve dhe norm\u00ebs s\u00eb inflacionit, mir\u00ebpo parashikimet jan\u00eb t\u00ebrhequr duke u bazuar n\u00eb ngjarjet aktuale t\u00eb ndodhura n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb pritet t\u00eb ken\u00eb ndikim edhe n\u00eb tregun vendas. Megjithat\u00eb, p\u00ebr shifrat deri n\u00eb pes\u00eb mujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2022 vlera e primeve t\u00eb realizuara \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta e realizuar duke ndjekur ritmin e rritjes nga viti 2020.<br \/>\nTregu vazhdon t\u00eb dominohet nga klasa e sigurimeve t\u00eb detyrueshme motorike duke zot\u00ebruar 61.77% t\u00eb totalit t\u00eb primeve t\u00eb shkruara bruto, e ndjekur m\u00eb pas me rreth 15.70% nga sigurimet e pron\u00ebs nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e ndar\u00eb midis klasave t\u00eb tjera. Ndarja e p\u00ebrpjes\u00ebs s\u00eb sigurimeve grafikisht paraqitet n\u00eb grafikun 3, ku vihet re struktura pothuajse e nj\u00ebjt\u00eb e llojeve t\u00eb sigurimit q\u00eb dominojn\u00eb tregun e sigurimeve si gjat\u00eb vitit 2021, me diferenc\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebn e llojit t\u00eb sigurimit zjarr dhe d\u00ebmtimet e tjera n\u00eb pron\u00eb, e cila po humb p\u00ebrpjes\u00ebn e saj n\u00eb totalin e primet t\u00eb tregut. Krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2021, pjesa ndaj totalit e sigurimeve t\u00eb zjarrit dhe d\u00ebmtimeve t\u00eb tjera n\u00eb pron\u00eb ishte 17.08%, nd\u00ebrsa gjat\u00eb vitit 2021 zbret n\u00eb 15.70%.<br \/>\nNga raporti i sigurimeve vullnetare me ato t\u00eb detyrueshme p\u00ebr muajt janar-maj p\u00ebrpjesa q\u00eb sigurimet vullnetare z\u00ebn\u00eb ndaj sigurimeve totale \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb muajt janar-maj t\u00eb vitit 2021 me 39.15% prime vullnetare ndaj totalit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb raporti m\u00eb i ul\u00ebt paraqitet n\u00eb muajt janar-maj t\u00eb vitit 2018, i cili rezulton afro 34.82%. P\u00ebr periudh\u00ebn raportuese raporti rezulton 38.23% me 61.77%.<br \/>\nNga sigurimet e detyrueshme motorike, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb gjitha me rritje si, sigurimet TPL (+6.82%), kufitare (+6.20%), dhe kartoni jeshil (+52.16%). Periudha krahasuese \u00ebsht\u00eb janar-maj i vitit 2021, periudh\u00eb n\u00ebn efektet e pandemis\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb rritja e volumit t\u00eb primeve nga k\u00ebto lloje sigurimesh \u00ebsht\u00eb e pritshme, pasoj\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb ndjesh\u00ebm ekonomik post covid. Numri i kontratave t\u00eb lidhura p\u00ebr sigurimet e Jo Jet\u00ebs gjat\u00eb muajve janar-maj 2022 \u00ebsht\u00eb 393,798 kontrata, duke sh\u00ebnuar rritje prej 21.74% m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Klasa e sigurimeve motorike vullnetare dhe marin\u00eb, aviacion dhe transport jan\u00eb t\u00eb vetmet klasa me r\u00ebnien n\u00eb numrin e kontratave t\u00eb n\u00ebnshkruara, repektivisht -24.58% dhe -6.67%, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr sh\u00ebnon rritje, ku rritjen m\u00eb t\u00eb madhe e mban klasa e sigurimeve t\u00eb aksidenteve.<\/p>\n<p>2. Primet e shkruara bruto Eurosig p\u00ebr Janar-Maj 2022<br \/>\nGjat\u00eb periudh\u00ebs janar-maj 2022 shoq\u00ebria Eurosig realizoi 903,604,424 lek\u00eb prime t\u00eb shkruara bruto, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje afro 8.08% krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2021, n\u00eb top kat\u00ebr rritjet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb tregut. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb Eurosig renditet n\u00eb vend t\u00eb tret\u00eb n\u00eb treg, duke ruajtur pozicionin e tij gjat\u00eb k\u00ebtij pes\u00eb mujori.<br \/>\nKrahasuar me periudh\u00ebn janar-maj t\u00eb viteve 2018 &#8211; 2022 ecuria e primeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Eurosig \u00ebsht\u00eb e luhatshme, ku n\u00eb vitin 2020 sh\u00ebnohet vlera m\u00eb e ul\u00ebt e primeve t\u00eb realizuara t\u00eb pes\u00eb vje\u00e7arit. Vlera minimale p\u00ebr periudh\u00ebn ec\u00ebn paralelisht me tregun, pasi faktor\u00ebt ndikues jan\u00eb kryesisht t\u00eb jasht\u00ebm si pandemia Covid 19. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vlera m\u00eb e lart\u00eb e primeve t\u00eb realizuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb realizohet n\u00eb janar-maj 2022, tregues pozitiv p\u00ebr ecurin\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb Eurosig gjat\u00eb k\u00ebtij pes\u00eb vje\u00e7ari. Grafikisht t\u00eb ilustruara paraqiten n\u00eb grafikun 12.<br \/>\nRaporti i sigurimeve vullnetare me t\u00eb detyrueshme \u00ebsht\u00eb 20.02% me 79.98. Nga ana tjet\u00ebr p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2018 \u2013 2022, shoq\u00ebria Eurosig raportin m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm t\u00eb sigurimeve vullnetare e ka n\u00eb pes\u00eb mujorin janar-maj t\u00eb vitit 2018, 31.00% sigurime vullnetare n\u00eb raport me totalin.<\/p>\n<p>3. D\u00ebmet e paguara nga shoq\u00ebria Eurosig, Janar-Maj 2022<br \/>\nP\u00ebr periudh\u00ebn janar-maj 2022, totali i d\u00ebmeve t\u00eb paguara nga shoq\u00ebria Eurosig \u00ebsht\u00eb 296,968,692 lek\u00eb, duke sh\u00ebnuar rritje me 0.67%, krahasuar me nivelin e d\u00ebmeve t\u00eb paguara t\u00eb periudh\u00ebs janar-maj 2021.<br \/>\nKrahasuar me tregun, ku norma e pages\u00ebs s\u00eb d\u00ebmeve bie me 14.80%, Eurosig paraqet shifra rrit\u00ebse ndon\u00ebse n\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb leht\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr periudh\u00ebn \u00ebsht\u00eb ulur numri i d\u00ebmeve t\u00eb paguara me rreth 1.67% m\u00eb pak krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, duke u paguar k\u00ebshtu rreth 1,770 d\u00ebme.<br \/>\nNga totali i d\u00ebmeve t\u00eb tregut t\u00eb Jo Jet\u00ebs, Eurosig paguan 12.11% t\u00eb tyre. Krahasuar me pes\u00eb mujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2021, p\u00ebrpjesa e d\u00ebmeve q\u00eb Eurosig paguan n\u00eb 2022 krahasuar me vitin 2021 \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie me 1.86 pik\u00eb p\u00ebrqindje. Raporti d\u00ebme\/prime p\u00ebr janar-maj 2022 rezulton t\u00eb jet\u00eb 32.86%, megjithat\u00eb raporti d\u00ebme\/prime, \u00ebsht\u00eb tregues m\u00eb i mir\u00eb kur n\u00eb studim merret nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb kohore. Klasat t\u00eb cilat kan\u00eb pasur d\u00ebme t\u00eb paguara n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb klasa e sigurimeve motorike, sigurimet e aksidenteve, sigurimet e pron\u00ebs dhe sigurimi i garancive. Pjesa m\u00eb e madhe e d\u00ebmeve t\u00eb paguara vijn\u00eb nga mbulimet q\u00eb ofrojn\u00eb sigurimet e detyrueshme TPL, 69.51% e tyre, e ndjekur m\u00eb pas nga sigurimi karton jeshil me 12.47%, aksidente 10.04%, kasko 5.90%, sigurimet nga zjarri dhe d\u00ebmtimet n\u00eb pron\u00eb 1.51%, sigurimi kufitar me 0.57% dhe s\u00eb fundi sigurimi i garancive me 0.01%.<br \/>\nReferuar buletinit t\u00eb AMF-s\u00eb totali i d\u00ebmeve t\u00eb paguara nga klasa e sigurimeve t\u00eb pron\u00ebs, p\u00ebrfshin edhe mbulime t\u00eb tjera q\u00eb ofrojn\u00eb dhe llojet e sigurimeve inxhinerike apo t\u00eb tjera klasa q\u00eb lidhen me d\u00ebmtimet n\u00eb pron\u00eb. Ecuria e d\u00ebmeve t\u00eb paguara p\u00ebr pes\u00ebmujorin janar-maj 2022 gjat\u00eb viteve 2018 \u2013 2022 e shoq\u00ebris\u00eb Eurosig paraqitet kryesisht e luhashme. Nga viti 2019 deri n\u00eb vitin 2021 ecuria e d\u00ebmeve t\u00eb paguara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje, duke sh\u00ebnuar vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn janar-maj 2021. Raporti d\u00ebme\/prime \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb vitin 2020 rreth 36.63%, kjo si pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb nivelit i d\u00ebmeve t\u00eb paguara m\u00eb shum\u00eb se e volumit t\u00eb primeve t\u00eb grumbulluara, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Grafikisht ilustrohet ecuria e d\u00ebmeve t\u00eb paguara n\u00eb grafikun 21 p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb Eurosig.<\/p>\n<p>4. Projeksione dhe vler\u00ebsime<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn janar-maj t\u00eb vitit 2022 shoq\u00ebria Eurosig sh\u00ebnoi rritje n\u00eb totalin e primeve t\u00eb realizuara me rreth 8.08% m\u00eb shum\u00eb se e nj\u00ebjta periudh\u00eb e vitit 2021. Krahasuar me norm\u00eb e rritjes s\u00eb tregut, edhe Eurosig edhe tregu i Jo Jet\u00ebs paraqesin shifra rrit\u00ebse krahahsuar me vitin 2021. Norma e rritjes s\u00eb sigurimeve t\u00eb detyrueshme ec\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rit\u00ebm me tregun, por Eurosig rritet me afro 5.88% m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr Eurosig norma e rritjes s\u00eb sigurimeve t\u00eb detyrueshme motorike \u00ebsht\u00eb 17.71%, nd\u00ebrsa tregu rritet me 11.83%. Bazuar n\u00eb k\u00ebto tregues, tregu i vullnetareve vazhdon t\u00eb mbetet potencial, ku lind nevoja e gjetjes s\u00eb m\u00ebnyrave t\u00eb reja dhe efikase p\u00ebr dep\u00ebrtimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg. Sigurimet motorike t\u00eb detyrueshme, t\u00eb cilat ecin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin trend me ecurin\u00eb e tregut, pritet t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb rritje me p\u00ebrmir\u00ebsimin e treguesve t\u00eb tjer\u00eb ekonomik.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t1.15752-9\/290445753_451617126362653_643799750160738659_n.jpg?_nc_cat=103&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=ae9488&amp;_nc_eui2=AeFlRhEt_zgxOx_ZcLLM8fDxzmYYeLNLtjHOZhh4s0u2MZxDmFLtnjobpnedW_lz7Jo&amp;_nc_ohc=W1MWPhHcF8EAX9PEyXx&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;oh=03_AVKWbpwBfQOfnT42-NLvJNxZ6xywV7OF8NJS9k5BhzJ1hw&amp;oe=62DFE3E7\" alt=\"Nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb disponuesh\u00ebm\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t1.15752-9\/290887530_448261116714765_4195857429244244030_n.jpg?_nc_cat=111&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=ae9488&amp;_nc_eui2=AeGQ5Qet_x64KaixI0UWowuAVyWZpVlQyDdXJZmlWVDIN8-xipEDc4IoA9iG4I5h1Fw&amp;_nc_ohc=WuTYhoRb7KUAX_eXAXV&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;oh=03_AVJx357REsVMpyNavTHvb1Ilkvq4r7zvjFtRJLv4I-tq4Q&amp;oe=62E2AB98\" alt=\"Nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb disponuesh\u00ebm\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t1.15752-9\/290698896_428725479109369_6568081425288839985_n.jpg?_nc_cat=109&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=ae9488&amp;_nc_eui2=AeHWJCVi94fu33Z0TZcRPnBZLnKQQlAiVpAucpBCUCJWkDHvI2FJbvEJPrGtNDJqpPI&amp;_nc_ohc=nMocNXpp35cAX_-tWzJ&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;oh=03_AVKkzExu8t9m4MgY7VBbAreBwAYob4RrhnDTgPcYY4HALg&amp;oe=62E0679E\" alt=\"Nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb disponuesh\u00ebm\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdn.fbsbx.com\/v\/t59.2708-21\/290341292_5077102069085186_1417804731750455023_n.gif?_nc_cat=104&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=041f46&amp;_nc_eui2=AeHc55dUDhLjZ_PMjo8SjSsvNlGNYotBeZc2UY1ii0F5l8BbO4s7tL_-gRsQVjPQbqU&amp;_nc_ohc=Cjao_yRfXjUAX8SeRz6&amp;_nc_ht=cdn.fbsbx.com&amp;oh=03_AVKlkGMSulHfnQ3fAZD46XIYQQHwIked2p319UiVNURYZw&amp;oe=62BDAD0D\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Profili i intelektualit dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit t\u00eb suksessh\u00ebm Nga akademik Halil RAMA \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d \u2022 P\u00ebrfaq\u00ebsues i vlerave m\u00eb t\u00eb \u00e7muara intelektuale t\u00eb brezit t\u00eb tij, me nj\u00eb integritet shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb moral dhe intelektual \u2022 Mesazhet q\u00eb p\u00ebrcjell shembulli i tij kan\u00eb emrin KRENARI. Krenaria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb truall, p\u00ebr nj\u00eb shtrat q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":16374,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16371"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=16371"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16371\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=16371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=16371"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=16371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}