{"id":16316,"date":"2022-06-28T18:45:02","date_gmt":"2022-06-28T18:45:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=16316"},"modified":"2022-06-28T18:45:02","modified_gmt":"2022-06-28T18:45:02","slug":"zeri-i-amerikes-korrupsioni-ne-shqiperi-kercenimi-me-i-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/06\/28\/zeri-i-amerikes-korrupsioni-ne-shqiperi-kercenimi-me-i-madh\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, korrupsioni cil\u00ebsohet nga qytetar\u00ebt si k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh i siguris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb gjetja kryesore e \u201cBarometrit t\u00eb Siguris\u00eb 2022\u201d, publikuar sot nga Qendra p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes.<\/p>\n<p>Anketimi v\u00ebren se korrupsioni \u00ebsht\u00eb rritur, e bashk\u00eb me t\u00eb edhe mosbesimi i qytetar\u00ebve mbi luft\u00ebn kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Barometri i Siguris\u00eb 2022 ka nxjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrtin vit rresht korrupsionin si k\u00ebrc\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nga shumica e qytetar\u00ebve t\u00eb anketuar, madje m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb se sa krimi i organizuar apo lufta me fqinj\u00ebt, pandemia apo terrorizmi.<\/p>\n<p>Shumica e qytetar\u00ebve mendojn\u00eb se k\u00ebrc\u00ebnimi i korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i madh dhe shum\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Mbi 52 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve mendojn\u00eb se korrupsioni gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb rritur dhe \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm, nd\u00ebrsa mbi 32 p\u00ebr qind pohojn\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme skeptike pohojn\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb i rr\u00ebnjosur aq thell\u00eb sa q\u00eb denoncimi i tij nuk do t\u00eb sjell\u00eb asnj\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar se qytetar\u00ebve po iu zbehet besimi tek lufta ndaj korrupsionit. Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e tyre pohojn\u00eb se nu kia vlen t\u00eb denoncosh, sepse asgj\u00eb nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb. Po ashtu nj\u00eb pjes\u00eb e madhe kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb denoncojn\u00eb, sepse jan\u00eb t\u00eb bindur se pas k\u00ebsaj i pret nj\u00eb pasoj\u00eb negative\u201d \u2013 thot\u00eb Arjan Dyrmishi, drejtues i Qendr\u00ebs p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes dhe autor i studimit.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se gjysma e t\u00eb anketuarve mendojn\u00eb se n\u00eb vitet e ardhshme korrupsioni do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe afro 20 p\u00ebr qind se ai do t\u00eb rritet.<\/p>\n<p>Si shkaqe t\u00eb korrupsionit ata renditin dob\u00ebsin\u00eb e institucioneve dhe demkracis\u00eb, si dhe pushtetin e oligark\u00ebve n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Ata thon\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e korrupsionit jan\u00eb politikan\u00ebt dhe administrata publike.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni dhe krimi i organizuar jan\u00eb t\u00eb lidhur ngusht\u00eb. Krimi i organizuar p\u00ebrpiqet t\u00eb korruptoj\u00eb element n\u00eb pushtetin qendror dhe vendor, duke shfryt\u00ebzuar hap\u00ebsirat ligjore dhe zbatimin e dob\u00ebt t\u00eb ligjit. Ja pse u b\u00eb mir\u00eb q\u00eb detyra e koordinatorit komb\u00ebtar antikorrupsion iu ngarkua ministrit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d \u2013 thot\u00eb n\u00ebnkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 23% e qytetar\u00ebve thon\u00eb n\u00eb anket\u00eb se qeveria \u00ebsht\u00eb serioze n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr vler\u00ebsojn\u00eb lart seriozitetin e pun\u00ebs s\u00eb SPAK-ut dhe gjykatave anti-korrupsion.<\/p>\n<p>Afro tre\u00e7ereku i tyre vler\u00ebsojn\u00eb se puna e SPAK kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Megjithat\u00eb, u v\u00ebrejt nj\u00eb r\u00ebnie e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve tek organet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb r\u00ebnie, krahasuar me vjet, t\u00eb besimit ndaj gjykatave dhe prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me. S\u00eb dyti \u00ebsht\u00eb rritur niveli i mosbesimit t\u00eb publikut ndaj organeve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, si policia, ushtria etj\u201d \u2013 thot\u00eb Eduard Zaloshnja, ekspert i sondazheve dhe statistikave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb e treta e t\u00eb anketuarve pohojn\u00eb se vetingu nuk e ka ulur korrupsionin n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, po aq pohojn\u00eb se vetingu e pak\u00ebsoi korrupsionin, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr nuk jan\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr k\u00ebto rezultate. Besimi dhe pritshm\u00ebria vazhdon t\u00eb jet\u00eb e lart\u00eb tek vetingu i gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr pjesa d\u00ebrrmuese e qytetar\u00ebve besojn\u00eb se vetting-u i politikan\u00ebve do t\u00eb ulte korrupsionin, dhe sipas tyre, pasurimi i paligjsh\u00ebm duhet t\u00eb konsiderohet si krim n\u00eb Kodin Penal.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb shum\u00eb se sa korrupsioni i vog\u00ebl i banaqeve, mua m\u00eb shqet\u00ebson korrupsioni i normalizuar me ligj. Kapja e shtetit dhe p\u00ebrdorimi i tij me, duke miratuar ligje t\u00eb porositura nga oligark\u00ebt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dukuri e zakonshme. Nj\u00eb zgjidhje do t\u00eb ishte edhe vetingu mbi pasurit\u00eb e politikan\u00ebve, sipas t\u00eb nj\u00ebjtave rregulla, q\u00eb k\u00ebta ua vendos\u00ebn gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve\u201d \u2013 thot\u00eb Jorida Tabaku, deputete e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb opozit\u00ebs dhe kryetare e K\u00ebshillit Komb\u00ebtare t\u00eb Integrimit.<\/p>\n<p>Pjesa d\u00ebrrmuese e t\u00eb anketuarve mendojn\u00eb se partit\u00eb politike marrin financime nga bizneset n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favoreve.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se gjysma e tyre pohojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb rritur korrupsioni me pun\u00ebsimin n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe prokurimet, nd\u00ebrsa afro 30 p\u00ebr qind t\u00eb tjer\u00eb pohojn\u00eb se ka mbetur i nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe mendojn\u00eb se qeveria nuk e ka rritur transparenc\u00ebn n\u00eb vendimmarrje 5 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e t\u00eb anketuarve, mbi 64 p\u00ebr qind, thon\u00eb se kan\u00eb frik\u00eb nga pasojat, n\u00ebse denoncojn\u00eb akte korrupsioni dhe se atyre q\u00eb raportojn\u00eb akte korruptive duhet t\u2019u jepet mbrojtje e ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Ata shprehen se raportimi i korrupsionit duhet t\u00eb b\u00ebhet detyrim ligjor p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit civil\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shumic\u00eb e theksuar e qytetar\u00ebve pohojn\u00eb se ndihmesa e SHBA-ve dhe BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb luft\u00ebn ndaj korrupsionit.<\/p>\n<p>Mbi 60 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve mendojn\u00eb se krimi i organizuar e p\u00ebrdor korrupsionin si nj\u00eb form\u00eb ndikimi n\u00eb vendimmarrjen politike t\u00eb pushtetit qendror dhe vendor.<\/p>\n<p>Ata besojn\u00eb gjer\u00ebsisht se edhe partit\u00eb politike financohen nga krimi i organizuar dhe se ky i fundit ndikon n\u00eb vendimmarrjen e prokurorive dhe gjykatave, si dhe n\u00eb raportimin mediatik.<\/p>\n<p>N\u00eb Barometrin e Siguris\u00eb 2022 qytetar\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se nj\u00eb nga m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u00eb ulur korrupsionin do t\u00eb ishte rritja e pagave p\u00ebr administrat\u00ebn dhe policin\u00eb.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme theksojn\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb i rr\u00ebnjosur dhe ai nuk vjen prej pagave t\u00eb pamjaftueshme, por nga shtytja e grupeve dhe individ\u00ebve p\u00ebr t\u2019u pasuruar vazhdimisht p\u00ebrmes shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe posteve publike.\/ VOA\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, korrupsioni cil\u00ebsohet nga qytetar\u00ebt si k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh i siguris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb gjetja kryesore e \u201cBarometrit t\u00eb Siguris\u00eb 2022\u201d, publikuar sot nga Qendra p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes. Anketimi v\u00ebren se korrupsioni \u00ebsht\u00eb rritur, e bashk\u00eb me t\u00eb edhe mosbesimi i qytetar\u00ebve mbi luft\u00ebn kund\u00ebr tij. Barometri i Siguris\u00eb 2022 ka &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":16317,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16316"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=16316"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16316\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16317"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=16316"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=16316"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=16316"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}