{"id":1569,"date":"2022-01-05T11:47:15","date_gmt":"2022-01-05T11:47:15","guid":{"rendered":"http:\/\/rdnews.al\/?p=1569"},"modified":"2022-01-05T11:50:19","modified_gmt":"2022-01-05T11:50:19","slug":"berisha-per-31-vjetorin-rd-mirenjohje-mbetet-media-e-te-vertetave-dhe-vlerave-te-fjales-se-lire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/01\/05\/berisha-per-31-vjetorin-rd-mirenjohje-mbetet-media-e-te-vertetave-dhe-vlerave-te-fjales-se-lire\/","title":{"rendered":"Berisha p\u00ebr 31 vjetorin RD: Mir\u00ebnjohje, mbetet media e t\u00eb v\u00ebrtetave dhe vlerave t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>Sot 31 vjetori i fjales se lire!<\/p>\n<p>Dalja e numerit te pare te gazetes Rilindja Demokratike<\/p>\n<p>Te dashur miq, 5 janari i vitit 1991 eshte per ne shqiptaret dita e fjales se lire. Si sot 31 vjet me pare u botua numri i pare i gazetes Rilindja Demokratike, gazetes se fjales se lire dhe mendimit te lire pas pothuaj gjysem shekulli monizmi total ne diktaturen hoxhiste.<\/p>\n<p>Ne dallim nga vendet e tjera ishkomuniste ne te cilat u tolerua nje lloj shtypi klandestin dhe nje forme e kufizuar e pluralizmit te mendimit, ne Shqiperine Hoxhiste e shpallur me Kushtetute se shteti i diktatures se proletariatit, fjala e lire gjer ne vitin 1990 po te dilte nga goja ndeshkohej sipas nenit famkeq 55 me shume vite burg. Kurse per nje trakt te shtypur autori denohej dekada burg, e madje dhe pushkatim!<\/p>\n<p>Ne Shqiperi pa mohuar nje ndikim skajor te glaznostit te Gorba\u00e7ovit, pluralizmi i vertet mendimit dhe pluralizmi politik linden si binjake te levizjes studentore, revolucionit demokratik te dhjetorit 1990. Keshtu fill pas themelimit te PD Komisioni i saj Nismetar ne njeren nga mbledhjet me te para te tij ne nje vendim historik vendosi botimin e gazetes Rilindja Demokratike si gazete e fjale se lire, organ i partise demokratike si dhe miratoi bordin drejtues te perbere nga gazetare, publiciste, shkrimtare, intelektuale te shquar.<\/p>\n<p>Krahas tyre nje grup studentesh aktiv ne levizjen e dhjetorit do nisnin punen ne ekipin e gazetes,si dhe intelektuale te shquar te fushave te ndryshme te Tiranes do ishin bashkepuntor te saj.<\/p>\n<p>Rilindja Demokratike lindi me nje mision te madh:<\/p>\n<p>-si ze i te vertetes ne mbreterine e mashtrimit,<\/p>\n<p>-si rreze drite ne hapsiren e erresires gjysem shekullore<\/p>\n<p>-si zedhenese e fjales se lire, anticensures por edhe e revolucionit demokratik antikomunist te viteve 1990<\/p>\n<p>-si zedhenese e interesit dhe ceshtjes kombetare gjer atehere te tradhetuar<\/p>\n<p>-si themeluese e shtypit te lire, mesonjtore e tij.<\/p>\n<p>Numrin e saj te pare e pritem si ne ekstaz, ne nje nate te bardhe, pothuaj si nje mesazh gjysem hyjnor.<\/p>\n<p>Ky numer hapej me titujt kushtuar fjales se ilre, interesit kombetar si ylli polar i partise demokratike, tregut te lire dhe kronikat e levizijes studentore te atyre diteve qe ndane epokat si dhe veprimtarite ne Tirane dhe rrethe te Partise Demokratike.<\/p>\n<p>Fryma e hapur, guximi i ekipit te saj, permbajtja, vertetesia, civiliteti i shkrimeve dhe uria gjysem shekullore e shqiptareve per fjalen e lire e bene Rilindjen Demokratike qe ne numrat e pare organ te vertetave te ndaluara, te mendimit te lire, gazeten me te fuqishme, me te lexuar ne tere historine e shtypit shqiptar.<\/p>\n<p>Ne javet dhe muajt ne vazhdim Rilindja Demokratike si nje akullthyese do eksploronte dhe thyente me sukses akujt ne te gjitha labirintet e territoret e ndaluara te psikologjise te shoqerise me moniste te Europes duke \u00e7liruar mendjet e ngrira prej dekadash nga tabute qe i mbanin te pushtuara.<\/p>\n<p>Gazeta qe ne numrat e pare perballoi me sukses armiqesine e eger te partise terroriste, nomenklatures dhe organit te saj Zeri i Popullit.<\/p>\n<p>Duke qendruar zedhenese e revolucionit demokratik e antikomunist te viteve 90 ajo iu rezistoi gjithashtu presioneve te pamerituara partiake per te qendruar besnike e misionit te saj kryesor, zedhenese e fjales se lire, zedhenese e te vertetes.<\/p>\n<p>Ajo me gjithe presionin dhe perpjekjet e muajve te fundit per ti mbyllur gojen dhe vene brave dhe asaj, vjen sot ne 31 vjetorin e saj perseri si organ i te vertetes, transparences, antimafjes qe preballet me vendosmeri dhe guxim me pushtetin me te korruptuar, me te inkriminuar ne Europe me qeverine e tij organizate e vertet kriminale.<\/p>\n<p>Me kete rast le te shprehim nderimin tone me te madh, mirenjohjen time me te thelle ndaj te gjithe atyre qe themeluan, formuan dhe drejtuan e drejtojne dhe sot Rilindjen Demokratike si organ i te vertetave dhe vlerave te medha te fjales dhe mendimit te lire.<\/p>\n<p>Gezuar! sb<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-1570\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Berisha-2-300x250.jpg\" alt=\"\" width=\"399\" height=\"332\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Berisha-2-300x250.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Berisha-2.jpg 720w\" sizes=\"(max-width: 399px) 100vw, 399px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali BERISHA Sot 31 vjetori i fjales se lire! Dalja e numerit te pare te gazetes Rilindja Demokratike Te dashur miq, 5 janari i vitit 1991 eshte per ne shqiptaret dita e fjales se lire. Si sot 31 vjet me pare u botua numri i pare i gazetes Rilindja Demokratike, gazetes se fjales se lire &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":1570,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1569"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1569"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1569\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1570"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1569"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1569"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1569"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}