{"id":15360,"date":"2022-06-17T20:39:58","date_gmt":"2022-06-17T20:39:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=15360"},"modified":"2022-06-17T20:39:58","modified_gmt":"2022-06-17T20:39:58","slug":"shba-kunder-ballkanit-te-hapur-eskobar-duhet-te-plotesoje-kushtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/06\/17\/shba-kunder-ballkanit-te-hapur-eskobar-duhet-te-plotesoje-kushtet\/","title":{"rendered":"SHBA kund\u00ebr &#8220;Ballkanit t\u00eb Hapur&#8221;, Eskobar: Duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb kushtet"},"content":{"rendered":"<p>I d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i SHBA-s\u00eb, Gabriel Escobar foli p\u00ebr integrimet euro-atlantike si synime t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, nd\u00ebrsa tha se n\u00eb vend t\u00eb sfidave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta do t\u00eb p\u00ebrqendrohej tek mund\u00ebsit\u00eb e unitetit dhe t\u00eb vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Zoti Escobar tha se projekti i zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb ish-kund\u00ebrshtar\u00ebt e paktit t\u00eb Varshav\u00ebs dhe t\u00eb NATO-s, nd\u00ebrsa theksoi se Bashkimi Evropian ka eksportuar q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe paqe.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizoi mb\u00ebshtetjen amerikane ndaj nismave evropiane apo rajonale q\u00eb synojn\u00eb integrimin ekonomik.<\/p>\n<p>\u201cNe e mb\u00ebshtesim Procesin e Berlinit, mb\u00ebshtesim Marr\u00ebveshjen p\u00ebr tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt CEFTA, si dhe Ballkanin e Hapur p\u00ebrderisa ai p\u00ebrqendrohet tek inetgriimi evropian dhe n\u00ebse mbetet i hapur p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet\u201d.<\/p>\n<p>Ai tha se 70% e ekonomis\u00eb s\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor lidhet me tregun evropian, dhe proceset ekonomike duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit, tregjeve t\u00eb hapura dhe transparente e gjithp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Ballkani i Hapur i plot\u00ebson k\u00ebto kushte, do ta ket\u00eb mb\u00ebshtetjen amerikane\u201d, \u2013 tha zoti Escobar.<\/p>\n<p>I d\u00ebrguari britanik p\u00ebr Ballkanin, Stuart Peach tha se ndikimi rus nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e re.<\/p>\n<p>\u201cMjetet mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb reja; Zhurma e krijuar nga tragjedia e luft\u00ebs s\u00eb paligjshme n\u00eb Ukrain\u00eb dhe p\u00ebr popullin e Ukrain\u00ebs nuk kan\u00eb t\u00eb ndalur. Dhe ne duhet t\u00eb jemi shum\u00eb sy\u00e7el\u00eb\u201d, tha zoti Peach duke n\u00ebnvizuar rrug\u00ebn e nevojshme t\u00eb integrimit t\u00eb k\u00ebtij rajoni n\u00eb proceset euro-atlantike. Ai tha se Rusia ka militarizuar \u00e7\u00ebshtjet e energjis\u00eb dhe ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministrja serbe Ana B\u00ebrnabi\u00e7 duke kund\u00ebrshtuar p\u00ebrpjekjet e nj\u00eb pjese t\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb n\u00eb mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, b\u00ebri krahasime me angazhimet e fuqishme t\u00eb grupit t\u00eb shtat\u00ebshes p\u00ebr ta mbrojtur t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Ukrain\u00ebs, sikund\u00ebr b\u00ebjn\u00eb thirrje edhe p\u00ebr respektimin e rezolutave t\u00eb tjera, si bie fjala p\u00ebr Sirin\u00eb, si\u00e7 tha, nd\u00ebrsa v\u00ebrejti se asnj\u00ebher\u00eb nuk p\u00ebrmendet rezoluta 1244 e Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha vendet e G7-\u00ebs e anashkalojn\u00eb rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb KB dhe kjo flet se sa komplekse \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb situata\u201d. Kjo, sipas kryeministres serbe po e b\u00ebn procesin e integrimit t\u00eb Serbis\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb luftojm\u00eb politikisht p\u00ebr t\u00ebr\u00ebsin\u00eb ton\u00eb tok\u00ebsore p\u00ebrmes negociatave p\u00ebr normalizimin afatgjat\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Prishtin\u00ebn, sepse nga kjo varet q\u00ebndrueshm\u00ebria ekonomike dhe zhvillimi si dhe vendi yn\u00eb n\u00eb BE\u201d, \u2013 tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me nism\u00ebn \u201cBallkani i Hapur\u201d, B\u00ebrnabi\u00e7 tha se p\u00ebrkundrazi nuk bie ndesh me procesin e Berlinit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb partner\u00ebt, sipas saj, jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb zgjedhin cilat nisma jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ata.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ajo theksoi nevoj\u00ebn e p\u00ebrfshirjes s\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Bashkimin Evropian, teksa i b\u00ebri thirrje bllokut q\u00eb t\u2019i hap\u00eb sa m\u00eb par\u00eb bisedimet me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe me Shqip\u00ebrin\u00eb, sepse \u201ckjo shkon n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb siguris\u00eb dhe mir\u00ebqenies ekonomike dhe politike t\u00eb rajonit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb tribun\u00eb ishte parapar\u00eb t\u00eb fliste edhe kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, por ai nuk erdhi n\u00eb Oh\u00ebr p\u00ebr shkak t\u00eb takimit me veteran\u00ebt e ish Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ministrja e jashtme Donika G\u00ebrvalla tha se Republika e Kosov\u00ebs po b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb afrohet sa m\u00eb pran\u00eb strukturave t\u00eb NATO-s, duke n\u00ebnvizuar se kjo rrug\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr shkak se kat\u00ebr vende an\u00ebtare t\u00eb Aleanc\u00ebs nuk e njohin pavar\u00ebssin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Presidentja Vjosa Osmani duke folur mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb takim theksoi ndikimet e rrezikshme nga propaganda ruse, nd\u00ebrsa tha nga ana tjet\u00ebr se popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe rinis\u00eb s\u00eb saj po i b\u00ebhet padrejt\u00ebsi e madhe nga Bashkimi Evropian p\u00ebr sa i takon mosliberalizimit t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>\u201cPutini ka folur shum\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe qartazi ai d\u00ebshiron t\u00eb sajoj\u00eb tregime t\u00eb rreme dhe krahasime t\u00eb rreme. Por vet\u00ebm nj\u00eb krahasim mund t\u00eb b\u00ebhet: at\u00eb q\u00eb Putini po b\u00ebn sot, Milloshevi\u00e7i po b\u00ebnte para disa dekadash n\u00eb rajonin ton\u00eb duke kryer krimet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe genocid\u201d, \u2013 tha zonja Osmani.<\/p>\n<p>Komisioneri p\u00ebr Zgjerim i BE-s\u00eb, Oliver Varhelyi permes nj\u00eb videomesazhi theksoi agresionin rus duke n\u00ebnvizuar se pasojat e luft\u00ebs kalojn\u00eb p\u00ebrtej Ukrain\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>\u201cPasiguria p\u00ebr furnizimin me ushqime, ngritja e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb financiare kan\u00eb shkaktuar probleme globale\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Zoti Varhelyi tha se Ballkani Per\u00ebndimor mbetet me p\u00ebprar\u00ebsi p\u00ebr BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, blloku ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon n\u00eb planet e ndihmave p\u00ebr kriz\u00ebn me gazin dhe ushqimet. Ballkani per\u00ebndimor do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga kjo p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar var\u00ebsin\u00eb nga l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse fosile ruse\u201d, tha ai. Komisioneri shtoi se instrumenti kryesor i BE-s\u00eb mbetet plani ekonomik dhe investues p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb do t\u00eb mobilizoj\u00eb deri 30 miliard\u00eb euro gjat\u00eb shtat\u00eb viteve t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cPlani mund t\u00eb rris\u00eb prodhimin e brendsh\u00ebm bruto t\u00eb rajonit me mbi 3% deri n\u00eb vitin 2027, nd\u00ebrsa do t\u00eb ndihmoj\u00eb t\u00eb mbyllen boshll\u00ebqet e zhvillimit dhe t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb integrimin\u201d, tha zoti Varhelyi.<\/p>\n<p>Komisioneri Evropian theksoi shpresat se edhe Bullgaria do t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb p\u00ebrpjejket dhe t\u00eb veproj\u00eb nj\u00ebsoj ashtu sikur Greqia dhe Maqedonia e Veriut q\u00eb kap\u00ebrcyen mosmarr\u00ebveshjen mes tyre para kat\u00ebr vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Kryeministri maqedonas Dimitar Kova\u00e7evski foli p\u00ebr masat ekonomike q\u00eb qeveria e vendit ka nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar qytetar\u00ebt dhe kompanit\u00eb n\u00eb koh\u00eb krize.<\/p>\n<p>\u201cVazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr evropianizimin e sistemit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb shtetit; vlerat dhe demokracit\u00eb evropiane i zbatojm\u00eb brenda vendit. Jemi pjes\u00eb e familjes evropiane dhe i ndajm\u00eb vlerat e njejta\u201d, \u2013 tha zoti Kova\u00e7evski. Lidhur me nism\u00ebn Ballkani i Hapur, ai tha se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme argumentet q\u00eb thon\u00eb se vendet e rajonit kan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr lev\u00ebrdi ekonomike.<\/p>\n<p>Zoti Kova\u00e7evski tha se nuk ka alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebrve\u00e7 integrimit evropian.<\/p>\n<p>Presidenti kroat Zoran Milanovi\u00e7 duke folur nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb konferenc\u00eb tha se Serbia dhe Kosova duhet ta njohin nj\u00ebra tjetr\u00ebn sepse ndryshe nuk ka l\u00ebvizje p\u00ebrpara. Ai foli p\u00ebr reagimin e para pak dit\u00ebve t\u00eb presidentit serb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 kur Kancelari gjerman Olaf Sholz ia kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve dhe pse e sillni tani?\u201d, ka qen\u00eb reagimi i zotit Vu\u00e7i\u00e7, sipas homologut t\u00eb tij kroat, nd\u00ebrsa kancelari i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se: \u201cDuam t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb me ju\u201d, sipas zotit Milanovi\u00e7.<\/p>\n<p>Konferenca Dialogu i Presp\u00ebs mbahet n\u00eb p\u00ebrvjetorin e marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur me Greqin\u00eb p\u00ebr problemin e emrit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. N\u00eb takim mor\u00ebn pjes\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shteteve dhe organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ekspert\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb m\u00eb shum\u00eb l\u00ebmive. Organizatori, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Ministria e Jashtme e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, synon q\u00eb ky takim t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb tribun\u00eb p\u00ebr nxitjen e dialogut dhe zgjidhjes s\u00eb problemeve n\u00eb rajon dhe m\u00eb gjer\u00eb. \/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i SHBA-s\u00eb, Gabriel Escobar foli p\u00ebr integrimet euro-atlantike si synime t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, nd\u00ebrsa tha se n\u00eb vend t\u00eb sfidave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta do t\u00eb p\u00ebrqendrohej tek mund\u00ebsit\u00eb e unitetit dhe t\u00eb vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Zoti Escobar tha se projekti i zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":15361,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15360"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15360"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15360\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/15361"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15360"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15360"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15360"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}