{"id":15205,"date":"2022-06-16T11:46:28","date_gmt":"2022-06-16T11:46:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=15205"},"modified":"2022-06-16T11:46:28","modified_gmt":"2022-06-16T11:46:28","slug":"bashkepunimi-rama-vucic-eshte-shkaterrues-per-ballkanin-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/06\/16\/bashkepunimi-rama-vucic-eshte-shkaterrues-per-ballkanin-perendimor\/","title":{"rendered":"Bashk\u00ebpunimi Rama-Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrues p\u00ebr Ballkanin Perendimor!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr portalin europian &#8220;Politico&#8221; ka th\u00ebn\u00eb se &#8220;Presioni i tepruar i Per\u00ebndimit ndaj Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrues p\u00ebr stabilitetin e Ballkanit Per\u00ebndimor&#8221;. Kjo deklarat\u00eb projektohet prej tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb Beogradit ndaj agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb, duke justifikuar mos-vendosjen e sanksioneve ndaj Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 refuzon prej 110 dit\u00ebsh q\u00eb t&#8217;i bashkohet sanksioneve europiane dhe amerikane kund\u00ebr Mosk\u00ebs. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte n\u00eb Beograd Olaf Scholz, duke e kritikuar ashp\u00ebr q\u00ebndrimin e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb! Por n\u00eb intervist\u00ebn e toj zoti Rama merr n\u00eb mbrojtje Serbin\u00eb dhe paralajm\u00ebron Europ\u00ebn se &#8220;N\u00ebse rrit presionin kund\u00ebr saj, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb stabilitetin e rajonit&#8221;! Edhe n\u00ebse kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb luante rolin e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb qeveris\u00eb dhe presidentti serb, nuk do t\u00eb kish guxuar t\u00eb shkonte deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb!<\/p>\n<p>Por duket se p\u00ebrpjekjet e zotit Rama n\u00eb mbrojtje t\u00eb aleatit t\u00eb tij n\u00eb Beograd Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 ngjajn\u00eb me p\u00ebrpjekjet e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb mbrojtje t\u00eb Josif Stalinit! T\u00eb dy k\u00ebta kan\u00eb marr\u00eb an\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb padron\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit. Asgj\u00eb nuk lidhet me stabilitetin rajonal apo me k\u00ebrc\u00ebnimin ose jo ndaj k\u00ebtij stabiliteti. Nj\u00eb analiz\u00eb e thjesht\u00eb na b\u00ebn t\u00eb ditur se Serbia, pavar\u00ebsisht armatosjes s\u00eb saj nga ana e Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs, nuk ka kapacitete q\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb dhe destabilizoj\u00eb Ballkanin Perendimor. Ndaj Rama shpif me q\u00ebllime t\u00eb pastra avokatie n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim!<\/p>\n<p>Po pse at\u00ebher\u00eb Rama e ve theksin t\u00eb destabiliteti? Sepse ai ka m\u00ebsuar tashm\u00eb se fati i tij n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb i lidhur me fatin e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7. N\u00ebse presidenti serb rr\u00ebzohet nga pushteti, at\u00ebher\u00eb edhe Edi Rama do t\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fat. Diktatori shqiptar, Enver Hoxha, e mbrojti Stalinin dhe stalinizmin deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye: &#8211; P\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin e tij totalitar n\u00eb vendin ton\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Edi Ram\u00ebs dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7. T\u00eb dy k\u00ebta jan\u00eb lidhur tashm\u00eb p\u00ebr k\u00ebrthize dhe nuk ka kirurg q\u00eb i ndan nga nj\u00ebri-tjetri. N\u00ebse ata ndahen, vdesin t\u00eb dy politikisht! Aleanca e ngusht\u00eb Rama &#8211; Vu\u00e7i\u00e7 i ka rr\u00ebnj\u00ebt e saj te pushteti dhe lidhjet e ngushta me mafien dhe krimin e organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri, Serbi e rajon.<\/p>\n<p>Me teorin\u00eb e destabilitetit, n\u00ebse &#8220;detyrohet Serbia t\u00eb shk\u00ebputet nga Rusia&#8221;, Rama mbron lidhjet e tij t\u00eb ngushta me k\u00ebt\u00eb vend dhe largon v\u00ebmendjen e aktor\u00ebve perendimor\u00eb nga rajoni yn\u00eb. Sa m\u00eb larg perendimor\u00ebt nga ky rajon, aq m\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb pushtet Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 dhe Edi Rama. Sa m\u00eb gjat\u00eb k\u00ebta t\u00eb dy t\u00eb mbahen n\u00eb pushtet, aq m\u00eb shum\u00eb pasuri p\u00ebrmes veprimtaris\u00eb kriminale e mafioze do t\u00eb ken\u00eb ata! Sa m\u00eb shum\u00eb pasuri t\u00eb pakontrolluar e larg syve t\u00eb Europ\u00ebs, aq m\u00eb leht\u00eb i shp\u00ebtojn\u00eb ata nd\u00ebshkimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb! Nuk ka asnj\u00eb arsye tjet\u00ebr pse presidenti i Serbis\u00eb dhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb n\u00eb iniciativat jasht\u00eb aleanc\u00ebs euro-atlantike, si Open Balkan. Nuk ka asnj\u00eb shkak tjet\u00ebr pse k\u00ebta t\u00eb dy bashk\u00ebpunojn\u00eb kaq ngusht\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin dhe pse Rama d\u00ebshiron ta rr\u00ebzoj\u00eb kryeministrin e Kosov\u00ebs, zotin Kurti, nga pushteti!<\/p>\n<p>N\u00eb fillim Rama i thot\u00eb portalit &#8220;Politico&#8221; se &#8220;Serbia \u00ebsht\u00eb ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, sepse ka lidhje historike e speciale me Rusin\u00eb&#8221;. M\u00eb pas e justifikon mos v\u00ebnien e sanksioneve kund\u00ebr Rusis\u00eb me tez\u00ebn se &#8220;Adoptimi i sanksioneve nga Serbia \u00ebsht\u00eb praktikisht i pamundur&#8230; \u00cbsht\u00eb vet\u00ebvras\u00ebs p\u00ebr ekonomin\u00eb serbe&#8221;. \u00c7far\u00eb avokatie! \u00c7far\u00eb mbrojtjeje t\u00eb pozicionit anti-perendimor e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb anti-shqiptar t\u00eb Beogradit! N\u00ebse kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb do t&#8217;i kishte p\u00ebrdorur argumentet q\u00eb njihen n\u00eb dobi t\u00eb Kosov\u00ebs, Kosova do t\u00eb ishte sot n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb komode dhe n\u00eb ep\u00ebrsi politike e diplomatike t\u00eb padiskutueshme ndaj Serbis\u00eb. Por jo! Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb hulumton dhe sajon argumente t\u00eb pafund n\u00eb mbrojtje t\u00eb Serbis\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr rr\u00ebnimin e Kosov\u00ebs. K\u00ebtij synimi i sh\u00ebrben gjithashtu Ballkani i Hapur!<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj interviste do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrs\u00ebri politikan\u00eb, gazetar\u00eb, moderator\u00eb, analist\u00eb, televizione, radio, gazeta e portale pa fund, t\u00eb cilat do ta justifikojn\u00eb q\u00ebndrimin e Edi Ram\u00ebs n\u00eb intervist\u00ebn e tij p\u00ebr &#8220;Politico&#8221;! Do t\u00eb thon\u00eb: &#8220;Sigurisht pa miq\u00ebsi me Serbin\u00eb nuk ka paqe n\u00eb Ballkan&#8221;! &#8220;Pa integrimin rajonal nuk ka integrimi europian&#8221;! Do t\u00eb shkriajn\u00eb se &#8220;Ballkani i ballkanasve \u00ebsht\u00eb teza m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr rajonin&#8221;! Asnj\u00ebri prej tyre nuk do t\u00eb ndalet n\u00eb at\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shqiptar\u00ebt nga mbrojtja q\u00eb Rama i b\u00ebn Serbis\u00eb! Askush nuk do t\u00eb mendoj\u00eb se si rr\u00ebnohet shtet\u00ebsia dhe pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nga kjo lidhje e ngusht\u00eb! Mjafton t\u00eb rr\u00ebzohet Albin Kurti nga pushteti dhe t\u00eb rikthehet s\u00ebrishmi mafia politike dhe kriminale n\u00eb Kosov\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn bashk\u00ebpunojn\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 dhe Edi Rama!<\/p>\n<p>Mbrojta dhe avokatia e Ram\u00ebs ndaj Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt rr\u00ebnuese p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs e p\u00ebr pasoj\u00eb edhe p\u00ebr stabilitetin ballkanik. Me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb kryeministrit shqiptar ndaj interesave serbe n\u00eb rajon, shkohet vet\u00ebm drejt ndarjeve, rritjes s\u00eb mosbesimit dhe destabilizimit t\u00eb rajonit. Nuk \u00ebsht\u00eb kjo rruga e paqes dhe e siguris\u00eb. Nuk sjell paqe e bashk\u00ebpunim n\u00eb rajon aleanca e ngusht\u00eb e Beogradit me Mosk\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama e bekon dhe e trajton si &#8220;Garanci p\u00ebr paqe e stabilitet n\u00eb Ballkanin Perendimor&#8221;! Jo! Nuk mund t\u00eb shkohet kaq larg n\u00eb averntur\u00ebn pro-serbe e pro-ruse!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr portalin europian &#8220;Politico&#8221; ka th\u00ebn\u00eb se &#8220;Presioni i tepruar i Per\u00ebndimit ndaj Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrues p\u00ebr stabilitetin e Ballkanit Per\u00ebndimor&#8221;. Kjo deklarat\u00eb projektohet prej tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb Beogradit ndaj agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb, duke justifikuar mos-vendosjen e sanksioneve ndaj Rusis\u00eb. Serbia &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15205"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15205"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15205\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}