{"id":15169,"date":"2022-06-16T09:30:40","date_gmt":"2022-06-16T09:30:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=15169"},"modified":"2022-06-18T08:40:42","modified_gmt":"2022-06-18T08:40:42","slug":"selahudin-blloshmi-kapiteni-qe-shpetoi-korcen-nga-aneksimi-i-greqise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/06\/16\/selahudin-blloshmi-kapiteni-qe-shpetoi-korcen-nga-aneksimi-i-greqise\/","title":{"rendered":"Selahudin Blloshmi, kapiteni q\u00eb shp\u00ebtoi Kor\u00e7\u00ebn nga aneksimi i Greqis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-15192\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/avni-alcani-234x300.jpg\" alt=\"\" width=\"152\" height=\"195\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/avni-alcani-234x300.jpg 234w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/avni-alcani.jpg 449w\" sizes=\"(max-width: 152px) 100vw, 152px\" \/><br \/>\n<strong>Nga Avni ALCANI\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>KUSH ISHTE SELAHUDIN BLLOSHMI<\/p>\n<p>Selahudin Blloshmi ishte i djali i patriotit t\u00eb njohur Hajdar Blloshmi (1860-1936). Hajdari kishte qen\u00eb profesor i gjuh\u00ebs fr\u00ebnge n\u00eb Robert College t\u00eb Stambollit, por p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij atdhetare, ai d\u00ebbohet nga Stambolli dhe kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri, ku punoi si m\u00ebsues i fr\u00ebngjishtes n\u00eb disa qytete, si n\u00eb Pogradec, Elbasan, Durr\u00ebs dhe Tiran\u00eb. N\u00eb vitin 1909, me hapjen e Normales s\u00eb Elbasanit, ishte m\u00ebsuesi i par\u00eb i saj, s\u00eb bashku me Luigj Gurakuqin, Aleksand\u00ebr Xhuvanin, Simon Shuteriqin, Ibrahim Dalliun etj.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebtor t\u00eb vitit 1912, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e fshatrave t\u00eb Kazas\u00eb s\u00eb Starov\u00ebs (Pogradec), B\u00ebrzesht\u00ebs, Quk\u00ebsit etj. i d\u00ebrguan nj\u00eb telegram H. Blloshmit, t\u00eb cil\u00ebt e njoftonin se e kishin zgjedhur si p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e tyre n\u00eb Kuvendin e Vlor\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb shpallte Shqip\u00ebrin\u00eb shtet t\u00eb pavarur (L. Nosi: Dokumente historike (1912-1918), 2007, faqe 79). Por Hajdar Blloshmi nuk arriti n\u00eb dat\u00ebn e 28 n\u00ebntorit, p\u00ebr shkak se ushtria serbe kishte pushtuar gati t\u00eb gjitha qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme, p\u00ebrfshir\u00eb Durr\u00ebsin, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb b\u00ebrzeshtanaku ta humbiste shansin historik, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb edhe ai firm\u00ebtar i Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. N\u00eb dat\u00ebn 2 dhjetor 1912 mb\u00ebrrin n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr t\u2018i vazhduar punimet e Kuvendit t\u00eb Madh deri n\u00eb fund t\u00eb tij. Ishte deputet n\u00eb Parlamentin e par\u00eb shqiptar, q\u00eb nga viti 1922 e deri sa vdiq n\u00eb vitin 1936.<\/p>\n<p>Selahudini lindi m\u00eb 21 mars 1892 n\u00eb fshatin B\u00ebrzesht\u00eb t\u00eb Librazhdit. Shkoll\u00ebn elementare dhe at\u00eb t\u00eb mesme ushtarake (Shkolla e kadet\u00ebve) i kreu n\u00eb vitin 1911 n\u00eb Stamboll. N\u00eb vitin 1915 botoi n\u00eb Sofie nj\u00eb lib\u00ebr me vjersha patriotike, t\u00eb titulluar <em>\u201cZan\u2019 i Fronit, Mbretit e Shqiptar\u00ebve\u201d<\/em> (Sofie 1915), kushtuar Princ Vidit (A. Bishqemi: Gazeta \u201cElbasani\u201d, prill 1999). Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore sh\u00ebrbeu si kapiten n\u00eb ushtrin\u00eb franko-shqiptare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1917 caktohet delegat i Komisionit p\u00ebr t\u00eb negociuar me pal\u00ebn ushtarake greke p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kufinjve shtet\u00ebror midis dy shteteve (B. Blloshmi: Gazeta \u201cTelegraf\u201d, 16 shtator 2006).<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1919 mori pjes\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris, si delegat i Kor\u00e7\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat komb\u00ebtare shqiptare dhe intergritetin e kufijve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (M. Grameno: \u201cGazeta e Kor\u00e7\u00ebs\u201d, Nr. 11 dat\u00eb 17 dhjetor 1929; S. Vllamasi: Vep\u00ebr e cituar, faqe 117). N\u00eb vitin 1921 d\u00ebrgohet p\u00ebr dy vjet n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr t\u00eb vijuar studimet e larta ushtarake n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake Franceze t\u00eb Sent Sirit n\u00eb Paris (B. Blloshmi: Gazeta \u201cTelegraf\u201d, 16 shtator 2006). Sh\u00ebrbeu n\u00eb Oborrin Mbretit Zogu I, me grad\u00ebn N\u00ebnkolonel.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb deputet i prefektur\u00ebs s\u00eb Elbasanit n\u00eb Parlamentin shqiptar deri n\u00eb vitin 1926. U martua me Sar\u00ebn, mbes\u00ebn e Ismail Qemalit, nj\u00eb ikon\u00eb e bukuris\u00eb shqiptare dhe nj\u00eb nga femrat m\u00eb t\u00eb emancipuara t\u00eb koh\u00ebs. Gjat\u00eb viteve 1926-1928 Selahudini sh\u00ebrbeu si minist\u00ebr fuqiplot\u00eb (ambasador) i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bukuresht t\u00eb Rumanis\u00eb. N\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1928 rikthehet n\u00eb atdhe dhe em\u00ebrohet prefekt i Tiran\u00ebs. Vdes n\u00eb vitin 1929 nga nj\u00eb atak n\u00eb zem\u00ebr. Selahudin Blloshmi \u00ebsht\u00eb dekoruar nga presidenti francez me urdh\u00ebrin \u201cKalor\u00ebs i Legjionit t\u00eb Nderit\u201d.<\/p>\n<p>Para Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore figura e Selahudin Blloshmit ishte vler\u00ebsuar p\u00ebr kontributin e tij t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. Gjat\u00eb luft\u00ebs v\u00ebllez\u00ebrit e tij ishin rrjeshtuar me forcat nacionaliste. V\u00ebllai i Selahudinit, Haki Blloshmi, ishte komandanti i \u00e7et\u00ebs nacionaliste t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar, q\u00eb ishte kund\u00ebrshtare politike e PKSh-s\u00eb. Dy v\u00ebllez\u00ebrit Blloshmi, Hakiu dhe Shefqeti, u kap\u00ebn nga partizan\u00ebt e brigad\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe u pushkatuan. E gjith\u00eb familja e Hajdar Blloshmit u persekutuan nga regjimi komunist. Figura e Selahudinit u njollos me shpifje dhe fyerje nga m\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuarat. Edhe pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, Selahudin Bloshmi m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrmendej si bashk\u00ebshorti i Sara Blloshmit se sa si nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme me kontribute t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb \u00e7\u00ebshten komb\u00ebtare, si\u00e7 ishte mbrojtja territoriale e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shp\u00ebtimi i qytetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs nga aneksimi i Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Selahudin Hajdar Blloshmi meriton t\u2019i ngrihet nj\u00eb monument\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, ashtu si\u00e7 u ngrit monumenti i presidentit amerikan Thomas Woodrow Wilson (1856-1924) n\u00eb nj\u00eb nga qendrat e qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>VEPRIMTARIA E SELAHUDIN BLLOSHMIT N\u00cb \u00c7\u00cbSHTJEN KOMB\u00cbTARE<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Luft\u00ebs I Bot\u00ebrore, ushtrit\u00eb aleate kishin vendosur trupat e tyre gati n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. K\u00ebshtu, Vlora me gjith\u00eb bregdetin e saj, Tepelena, Girokastra etj., ishin t\u00eb pushtuara nga Italia. N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1916, Italian\u00ebt kishin tentuar t\u00eb pushtonin edhe Kor\u00e7\u00ebn, por u kund\u00ebrshtuan nga Serbia dhe Greqia, q\u00eb k\u00ebrkonte aneksimin e Kor\u00e7\u00ebs nga ana e saj. Pas shum\u00eb bisedimesh u vendos q\u00eb Kor\u00e7a me rrethet t\u00eb pushtohej nga trupat franceze, t\u00eb cilat konsideroheshin si t\u00eb painteresuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet territoriale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pas vendosjes s\u00eb tyre, trupat ushtarake franceze lejuan krijimin e nj\u00eb krahine autonome rajonale, e quajtur \u201cKrahina autonome e Kor\u00e7\u00ebs\u201d, e cila ishte e drejtuar nga nj\u00eb K\u00ebshill prej 14 an\u00ebtar\u00ebsh, gjysma ishin t\u00eb krishter\u00eb dhe gjysma ishin mysliman\u00eb. Ruajtjen e rendit ia besuan nj\u00eb xhandarm\u00ebrie shqiptare, n\u00ebn komand\u00ebn e patariotit t\u00eb njohur Themistokli G\u00ebrmenji. Krahina autonome e Kor\u00e7\u00ebs shtypi monedhat e saj, pullat post\u00ebs (ku ajo em\u00ebrtohej si \u201cRepublik\u00eb\u201d) etj. Gjuha shqipe u njoh si gjuh\u00eb zyrtare, kurse flamur i krahin\u00ebs autonome do ishte flamuri me shqiponj\u00eb dykrenore dhe me shiritat trengjyr\u00ebsh t\u00eb flamurit francez.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb (tetor i vitit 1916) kryeministri grek Venizellos kishte tentuar t\u2019i fuste trupat e ushtris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, e cila ende mbahej e pushtuar nga ushtria franceze, por gjenerali Serrail e kishte penguar ushtarin\u00eb greke, duke urdh\u00ebruar largimin e tyre nga Kor\u00e7a. Me kalimin e koh\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht pas mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs I Bot\u00ebrore, synimet greke p\u00ebr aneksimin e Kor\u00e7\u00ebs sa vinte dhe m\u00eb shum\u00eb po mbizot\u00ebronin politik\u00ebn e saj. Ky pik\u00ebsynim i vazhduesh\u00ebm i tyre po ndikonte edhe n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrimi pro-grek t\u00eb diplomacis\u00eb franceze. <em>\u201cN\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes<\/em>, &#8211; shkruan P. Xhufi, &#8211; <em>Ministri i Jasht\u00ebm i Franc\u00ebs, S. Pichon u mundua t\u00eb k\u00ebnaq\u00eb ambicjet greke duke sajuar argumente strategjike t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm. <\/em><\/p>\n<p><em>Ai e pranonte se n\u00eb pik\u00ebpamje historike, etnike e gjuh\u00ebsore Kor\u00e7a ishte padyshim shqiptare. Por n\u00eb kushtet e nj\u00eb protektorati t\u00eb Italis\u00eb mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, interesi e donte q\u00eb ky qytet dhe rrethinat e tij t\u00eb bashkoheshin me Greqin\u00eb\u201d<\/em> (P. Xhufi: Gazeta \u201cDita\u201d, 20 gusht, 2020). Diplomacia franceze nuk e miratonte regjimin e vendosur n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ushtria franceze bashk\u00ebqeveriste me shqiptar\u00ebt. <em>\u201cN\u00eb 14 qershor 1919,<\/em> &#8211; shkruan Xhufi, &#8211; <em>ministri Pichon i ankohej Kryeministrit e Ministrit t\u00eb Luft\u00ebs p\u00ebr sjelljen e autoriteteve ushtarake franceze t\u00eb pushtimit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, ku, sipas tij, k\u00ebto \u201cb\u00ebjn\u00eb \u00e7mos p\u00ebr t\u00eb theksuar karakterin shqiptar t\u00eb k\u00ebsaj krahine dhe tregohen armiq\u00ebsor ndaj Grek\u00ebve\u2026 ne nuk kemi asnj\u00eb interes ta shohim Kor\u00e7\u00ebn t\u00eb b\u00ebhet italiane n\u00ebn nj\u00eb etiket\u00eb shqiptare, prandaj nuk duhet ta p\u00ebrkrahim shqiptarizimin e k\u00ebsaj krahine\u201d <\/em>(Xhufi, po aty)<em>.<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb 7 korrik 1919, gjenerali de Bourgon, komandant i trupave franceze t\u00eb Maqedonis\u00eb, raportonte se duhet ndryshuar gjendja n\u00eb favor t\u00eb grek\u00ebve, se duhet t\u00eb ushtrohet nj\u00eb presion i fort\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Greqis\u00eb, se duhen lejuar vet\u00ebm shkolla greke dhe ndaluar m\u00ebsimin e shqipes, duhet zhdukur \u00e7do simbol shqiptar (si\u00e7 ishte vepruar n\u00eb mars me ndalimin e flamurit shqiptar) dhe shp\u00ebrndar\u00eb xhendarmaria shqiptare, duke e zvend\u00ebsuar at\u00eb me xhendarmerin\u00eb greke. M\u00eb 24 korrik, &#8211; shkruan Xhufi, &#8211; <em>\u201cMinistri i Jasht\u00ebm i Athin\u00ebs, Politi, i k\u00ebrkonte homologut t\u00eb tij francez, q\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb t\u00eb vendosej \u201cregjimi q\u00eb ekzistonte aty para ardhjes s\u00eb ushtris\u00eb franceze\u201d, pra t\u00eb vendoseshin trupat pushtuese greke, e p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb propozonte si faz\u00eb fillestare transferimin e atyre oficer\u00ebve francez\u00eb \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebs\u201d p\u00ebr favorizimin e nacionalizmit shqiptar. K\u00ebrkesa greke gjeti mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb franceze, dhe n\u00eb 10 gusht, Ministria franceze e Luft\u00ebs njoftonte Komandantin de Bourgon, se brenda 15 dit\u00ebsh krahina e Kor\u00e7\u00ebs duhej t\u2019i dor\u00ebzohej autoriteteve greke. Lajmi duhet t\u00eb mbahej \u201cn\u00eb sekretin m\u00eb asolut\u201d (tenir la nouvelle absolument secr\u00e8te), p\u00ebr t\u00eb mos trazuar popullsin\u00eb e kazas\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mos shkaktuar reagimin e saj.<\/em> (Xhufi, po aty).<\/p>\n<p>Trupat franceze urdh\u00ebruan q\u00eb t\u00eb sulmonin dhe shkat\u00ebrronin \u00e7etat e komit\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u2019i kund\u00ebrviheshin ose t\u00eb pengonin kalimit e qytetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs n\u00eb duart grek\u00ebve. Ata arrestuan dhe vran\u00eb patriotin Th. G\u00ebrmenji, duke e akuzuar p\u00ebr tradh\u00ebti, por n\u00eb fakt ata kishin frik\u00eb se ai do t\u00eb kund\u00ebrshtonte futjen e trupave greke n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Francez\u00ebt udh\u00ebzonin trupat greke se duhet t\u00eb kishin kujdes kur t\u00eb futeshin n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, t\u00eb hynin pa triumfaliz\u00ebm, pa manifestime dhe pa shprehje g\u00ebzimi, pasi \u00e7do p\u00ebrplasje e tyre me shqiptar\u00ebt, do ta komplikonte zhvillimin me sukses t\u00eb operacionit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 prill 1920 n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00eb ishte p\u00ebrhapur lajmi se n\u00eb qytetin e Follorin\u00ebs ushtria grekepo p\u00ebrgatitej q\u00eb t\u00eb pushtonte Kor\u00e7\u00ebs pas largimit t\u00eb francez\u00ebve. Ky lajm kishte alarmuar qytetar\u00ebt kor\u00e7ar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin grumbulluar me mij\u00ebra vet\u00eb t\u00eb armatosur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qytetin e tyre. P\u00ebr t\u00eb parandaluar pushtimin e Kor\u00e7\u00ebs u ngrit nj\u00eb komision i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Jorgi Thashi, Nikolla Zoi, Pandeli Cale, Qani Dishnica dhe kapiten Seahudin Blloshmi, i cili shmangu p\u00ebr momentin rrezikun e pushtimit (E. Vlora \u201cKujtime 1883-1925\u201d, Tiran\u00eb 2005, faqe 456-458). Fatmir\u00ebsisht, ky kompllot i grek\u00ebve, p\u00ebr t\u2019ia kaluar qytetin e Kor\u00e7\u00ebs Greqis\u00eb, d\u00ebshtoi ende pa u shpallur aneksimi.<\/p>\n<p>\u00c7FAR\u00cb KISHTE NDODHUR<\/p>\n<p>Si ndryshuan ngjarjet dhe kush urdh\u00ebroi ndalimin e udhtris\u00eb greke t\u00eb futej n\u00eb Kor\u00e7\u00eb? Gjat\u00eb zhvillimeve t\u00eb punimeve t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes n\u00eb Parisi, shkruan n\u00eb kujtimet e tij Sejfi Vllamasi: <em>\u201cVenizeloja, q\u00eb ishte nj\u00eb nga dipllomat\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Greqis\u00eb, kishte mundur t\u00eb merrte, fshehurazi Willsonit, p\u00ebrlqimin e Klemansoit dhe t\u00eb Llojd Xhorxhit q\u00eb t\u00eb okuponte Kon\u00e7\u00ebn\u2026 <\/em><\/p>\n<p><em>Delegacioni shqiptar as q\u00eb dinte gj\u00eb fare se \u00e7\u2019nodhte n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Rast\u00ebsisht, nj\u00eb telegram i n\u00ebndrejtorit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Oliver, d\u00ebrguar shefit t\u00eb tij n\u00eb Paris, kapiten Votit, e zgjoi delegacionin shqiptar nga gjumi. Oliveti i telegrafonte se kishin marr\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ikur nga Kor\u00e7a dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast dor\u00ebzimin e qytetit grek\u00ebve\u201d<\/em> (S. Vllamasi: Ballafaqime politike n\u00eb Shqip\u00ebri, botim i dyt\u00eb, Tiran\u00eb 2000, faqe 208-209).<\/p>\n<p>SI RA N\u00cb DOR\u00cb T\u00cb SELAHUDIN BLLOSHMIT KY TELEGRAM<\/p>\n<p>Protagonist i ngjarjes u b\u00eb nj\u00eb oficer i ri shqiptar me grad\u00ebn e kapitenit, i quajtur Selaudin Blloshmi nga fshati B\u00ebrzesht\u00eb i Librazhdit, i cili ishte antar i delegacionit shqiptar dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht komandant i ushtris\u00eb shqiptare t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. <em>\u201cKy telegram<\/em>t, &#8211; shkruan S. Vllamasi, &#8211; <em>drejtohej p\u00ebr n\u00eb Klubin Ushtarak, n\u00eb t\u00eb cilin vinte shpesh Selahudin Blloshmi dhe telegrami rast\u00ebsisht bie n\u00eb dor\u00eb t\u00eb tij, i cili i alarmuar lajm\u00ebron Pandeli Evangjelin dhe shok\u00ebt e tij. <\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebta pa humbur koh\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb audienc\u00eb te presidenti Willson, e v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe i luten q\u00eb t\u00eb ndalonte okupimin grek t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs\u201d. Willsoni, i cili as q\u00eb dinte gj\u00eb nga intrigat e koleg\u00ebve t\u00eb tij, demarshoi energjikisht dhe i detyroi t\u00eb dy shok\u00ebt e tij t\u00eb urdh\u00ebronin Venizelon q\u00eb t\u00eb hiqte dor\u00eb nga kjo aventur\u00eb<\/em> (Vllamasi, faqe 209).\u00a0 M\u00eb 20 maj 1920 u b\u00eb largimi i ushtris\u00eb franceze dhe q\u00eb nga kjo dat\u00eb, shkruan Vllamasi, <em>\u201cbashkimi i i Kor\u00e7\u00ebs me Tiran\u00ebn mori form\u00ebn zyrtare t\u00eb prer\u00eb\u201d <\/em>(Vllamasi, faqe 209).<\/p>\n<p>Kjo fitore e r\u00ebnd\u00ebsishme e shqiptar\u00ebve i detikohej kapitenit Selahudin Blloshmi. <em>\u201cIshte nj\u00eb nga koh\u00ebt m\u00eb kritike p\u00ebr Kor\u00e7\u00ebn,<\/em>\u00a0&#8211; do t\u00eb shkruante patrioti Mihal Grameno. &#8211; <em>Me t\u00eb ikur usht\u00ebria Franceze, Kor\u00e7a u bashkua me Tiran\u00ebn edhe qet\u00ebsia e plot\u00eb mbret\u00ebroi n\u00ebn mprojtjen e trimit Selahudin\u201d.,<\/em> (M. Grameno: \u201cGazeta e Kor\u00e7\u00ebs\u201d, Nr. 11 (941), dat\u00eb 17 dhjetor 1929).<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-15179\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/selahudin-blloshmi-196x300.jpg\" alt=\"\" width=\"265\" height=\"406\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/selahudin-blloshmi-196x300.jpg 196w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/selahudin-blloshmi.jpg 326w\" sizes=\"(max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"\" src=\"https:\/\/telegrafi.com\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sarah-e1523958872531-1200x630.jpg\" alt=\"Sara Blloshmi dhe miti pas nj\u00eb gruaje: Jeta e mbes\u00ebs s\u00eb Ismail Qemalit, gruas m\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb Shqip\u00ebri... - Telegrafi\" width=\"406\" height=\"213\" \/><br \/>\n<strong><em>Sara Blloshmi<\/em><\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-15170\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/hajdar-blloshmi-199x300.jpg\" alt=\"\" width=\"297\" height=\"448\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/hajdar-blloshmi-199x300.jpg 199w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/hajdar-blloshmi.jpg 638w\" sizes=\"(max-width: 297px) 100vw, 297px\" \/><br \/>\n<em><strong>Hajdar Blloshmi (ulur djathtas) bashk\u00eb me Aleksand\u00ebr Xhuvanin (majtas) dhe Simon Shuteriqin (n\u00eb k\u00ebmb\u00eb)<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Avni ALCANI\u00a0 KUSH ISHTE SELAHUDIN BLLOSHMI Selahudin Blloshmi ishte i djali i patriotit t\u00eb njohur Hajdar Blloshmi (1860-1936). Hajdari kishte qen\u00eb profesor i gjuh\u00ebs fr\u00ebnge n\u00eb Robert College t\u00eb Stambollit, por p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij atdhetare, ai d\u00ebbohet nga Stambolli dhe kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri, ku punoi si m\u00ebsues i fr\u00ebngjishtes n\u00eb disa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":15180,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15169"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15169"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15169\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/15180"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}