{"id":14919,"date":"2022-06-13T16:56:27","date_gmt":"2022-06-13T16:56:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=14919"},"modified":"2022-06-13T17:31:02","modified_gmt":"2022-06-13T17:31:02","slug":"studiuesja-amerikane-ne-shqiperi-ka-nje-pushtet-autoritar-jo-vend-i-lire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/06\/13\/studiuesja-amerikane-ne-shqiperi-ka-nje-pushtet-autoritar-jo-vend-i-lire\/","title":{"rendered":"Studiuesja amerikane: N\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb pushtet autoritar, jo vend i lir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 13 qershor n\u00eb Uashington u p\u00ebrurua Muzeu kushtuar Viktimave t\u00eb Komunizmit. Muzeu nderon mbi 100 milion\u00eb individ\u00eb, q\u00eb u vran\u00eb nga regjimet komuniste n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. N\u00eb dit\u00ebt e sotme vler\u00ebsohet, se rreth 1.5 miliard\u00eb banor\u00eb jetojn\u00eb ende n\u00eb sisteme komuniste, armike t\u00eb demokracis\u00eb, q\u00eb shkelin t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e shtetasve t\u00eb tyre. Shqip\u00ebria ka jetuar p\u00ebr gati gjysm\u00eb shekulli n\u00eb nj\u00eb prej sistemeve komuniste m\u00eb brutale dhe sipas shum\u00eb vler\u00ebsimeve, vendi ende nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur plot\u00ebsisht nga mentaliteti autoritar. Studiuesja amerikane, Lori Amy n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Shefin e Sh\u00ebrbimit Shqip t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Arben Xhixho, i hedh nj\u00eb v\u00ebshtrim trash\u00ebgimis\u00eb dhe ndikimit n\u00eb dit\u00ebt e sotme t\u00eb viteve t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Profesore Amy, sot n\u00eb Uashington u p\u00ebrurua nj\u00eb muzeum i ri dedikuar viktimave t\u00eb komunizmit. Ju jetoni n\u00eb Shqip\u00ebri prej disa vitesh, duke hulumtuar rreth krimeve t\u00eb kryera gjat\u00eb sistemit komunist. A mendoni se vendi po b\u00ebn mjaftuesh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb mos harruar dhe p\u00ebr t\u00eb nderuar mij\u00ebra viktima t\u00eb pafajshme?<\/strong><\/p>\n<p>Profesore Lori Amy:\u00a0Fatkeq\u00ebsisht, jo. Na duhet patjet\u00ebr nj\u00eb objekt p\u00ebrkujtimor, i ngjash\u00ebm me at\u00eb q\u00eb sapo u hap n\u00eb Uashington, i ngjash\u00ebm me Muzeun Hebre n\u00eb Berlin, q\u00eb do t\u00eb dokumentonte me sakt\u00ebsi trajektoren historike t\u00eb komunizmit n\u00ebn diktatur\u00ebn e proletariatit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot, nuk kemi asgj\u00eb, q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb me holl\u00ebsi struktur\u00ebn e terrorit shtet\u00ebror, p\u00ebrgjat\u00eb pothuajse gjysm\u00eb shekulli t\u00eb diktatur\u00ebs m\u00eb brutale n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore. Pa k\u00ebt\u00eb, vendi nuk mundet n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje morale me krimet e s\u00eb kaluar\u00ebs. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej arsyeve pse shohim q\u00eb krimet shtet\u00ebrore vazhdojn\u00eb edhe sot.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0Shqip\u00ebria jetoi n\u00ebn diktatur\u00eb p\u00ebr gati gjysm\u00eb shekulli. A mendoni se sot, pas gati 30 vitesh pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, vendi ka arritur t\u00eb shk\u00ebputet nga mentaliteti komunist dhe trash\u00ebgimia e tij?<\/strong><\/p>\n<p>Profesore Lori Amy:\u00a0Aspak. Aspak. Ndoshta ju kujtohet q\u00eb sipas raportit t\u00eb vitit 2022 t\u00eb Freedom House, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri vet\u00ebm pjes\u00ebrisht e lir\u00eb, dhe raporti i vitit 2022 i Institutit V-DEM e klasifikon Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb autokraci elektorale. Ky \u00ebsht\u00eb rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb mentalitetit komunist. Cikli i traum\u00ebs kulturore t\u00eb pothuajse 50 viteve diktature brutale vazhdon n\u00eb disa m\u00ebnyra. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb struktura e pushtetit totalitar.<\/p>\n<p>Vazhdojm\u00eb t\u00eb shohim se partia dhe kulti i personalitetit fryjn\u00eb funksionin e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb partis\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb nj\u00eb per\u00ebndie absolutisht t\u00eb pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm. N\u00eb regjimin e kaluar, kjo shoq\u00ebrohej me struktura p\u00ebrgjimi, q\u00eb p\u00ebrfshinin, n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb 1 n\u00eb \u00e7do 3 personat, dhe n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt 1 n\u00eb \u00e7do 5 persona. Njer\u00ebzit u indoktrinuan q\u00eb t&#8217;i thonin pushtetit gj\u00ebrat q\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb d\u00ebgjonte. U m\u00ebsoi njer\u00ebzve se nuk mund t&#8217;i besonin askujt. Pra, mohimi dhe g\u00ebnjeshtrat u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. E shohim k\u00ebt\u00eb sot, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e struktur\u00ebs s\u00eb pushtetit dhe veprimeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0Ka shum\u00eb v\u00ebzhgues q\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb pasojat e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij mentaliteti, q\u00eb po e t\u00ebrheqin vendin prapa dhe q\u00eb nuk po e lejojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb aspiratat e tij p\u00ebr nj\u00eb demokraci liberale. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj?<\/strong><\/p>\n<p>Profesore Lori Amy:\u00a0Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Dhe sapo ju dhash\u00eb disa shembuj t\u00eb nj\u00eb situate t\u00eb till\u00eb, por m\u00eb lejoni t&#8217;ju jap disa shembuj konkret\u00eb. Pra, n\u00ebn strukturat e pushtetit autoritar dhe ju rikujtoj se Instituti V-DEM e quan Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb autokraci elektorale; pra, n\u00ebn strukturat e pushtetit autoritar, shteti mundet t\u00eb veproj\u00eb me pand\u00ebshkueshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Dua t\u2019ju jap nj\u00eb shembull se si ka ndodhur kjo rishtazi n\u00eb vitin 2020. Shteti shfryt\u00ebzoi pandemin\u00eb globale, p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar teatrin historik komb\u00ebtar. Dhe kjo erdhi pas dy vitesh l\u00ebvizjeje qytetare, nj\u00eb organizim qytetar q\u00eb u rrit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur teatrin nga shembja. Ishte pasi Europa Nostra e quajti teatrin historik, nj\u00eb nd\u00ebr shtat\u00eb objektet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb q\u00eb rrezikohet n\u00eb Evrop\u00eb. Dhe erdhi pasi i gjith\u00eb trupi diplomatik dhe \u00e7do agjensi kulturore iu lut qeveris\u00eb t\u00eb ushtronte vet\u00ebp\u00ebrmbajtje dhe t\u00eb \u00e7elte nj\u00eb dialog p\u00ebr teatrin q\u00eb kishte n\u00eb plan.<\/p>\n<p>Akti i dhun\u00ebs shtet\u00ebrore me t\u00eb cil\u00ebn u shkat\u00ebrrua ai teat\u00ebr, \u00ebsht\u00eb i nivelit t\u00eb dhun\u00ebs shtet\u00ebrore n\u00ebn regjimin e Hoxh\u00ebs. N\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb nuk mund t\u00eb kesh nj\u00eb demokraci funksionale dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme, kur shteti vepron me pand\u00ebshkueshm\u00ebri. Dhe kjo ishte p\u00ebr nj\u00eb plan zhvillimi, shum\u00eb t\u00eb debatuesh\u00ebm, t\u00eb lidhur nga disa prej agjensive t\u00eb pavarura me nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr pastrim parash dhe nj\u00eb shembull i qart\u00eb i bashk\u00ebveprimit t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb qeverisjes nga oligark\u00ebt. Demokracia nuk mund t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto rrethana.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0Megjith\u00ebse nuk kemi par\u00eb ndonj\u00eb studim, por ka tregues t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb media, n\u00eb platformat sociale, ku vihet re nj\u00eb lloj nostalgjie p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn. \u00c7far\u00eb e shkakton k\u00ebt\u00eb dhe si e shpjegoni q\u00eb n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb m\u00eb t\u00eb shtypura, n\u00eb nj\u00eb vend krejt\u00ebsisht t\u00eb izoluar nga bota e zhvilluar, t\u00eb ket\u00eb ende nostalgji?<\/strong><\/p>\n<p>Profesore Lori Amy:\u00a0Nostalgjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebnprodukt i pashmangsh\u00ebm i d\u00ebshtimit t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur moralisht me krimin shtet\u00ebror n\u00ebn diktatur\u00ebn komuniste. Ky d\u00ebshtim moral ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb pakt\u00ebn disa gj\u00ebra. S\u00eb pari, mohimi zyrtar shtet\u00ebror vazhdon t\u00eb fsheh\u00eb p\u00ebrmasat e brutalitetit nga i cili vuajt\u00ebn njer\u00ebzit. E shohim k\u00ebt\u00eb p\u00ebr shembull, n\u00eb faktin se pothuajse 6 mij\u00eb trupa njer\u00ebzish t\u00eb ekzekutuar nga regjimi nuk jan\u00eb gjetur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u b\u00ebhet varrimi.<\/p>\n<p>N\u00eb faktin q\u00eb agjensit\u00eb qeveritare pengojn\u00eb pun\u00ebn e Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Personat e Zhdukur, duke i l\u00ebn\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz pa asnj\u00eb mund\u00ebsi zgjidhjeje p\u00ebr t\u00eb patur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb varrosin t\u00eb vdekurit e tyre dhe t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohen tek e ardhmja. Pra, n\u00ebn k\u00ebto rrethana, nostalgjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb e pashmangshme. Krijohet n\u00eb ve\u00e7anti nga d\u00ebshtimi i shtetit p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur moralisht me krimet e komunizmit. Dhe n\u00ebse mundem t\u2019ju jap edhe nj\u00eb shembull tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj nostalgjie dhe marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb saj t\u00eb ngusht\u00eb me funksionimin e shtetit.<\/p>\n<p>Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb po mb\u00ebshtetet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Nd\u00ebrmarrjeve p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar muzeun q\u00eb u ngrit p\u00ebr t\u00eb lart\u00ebsuar dhe idealizuar Enver Hoxh\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb re. Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs e quan k\u00ebt\u00eb nj\u00eb projekt ringjalljeje dhe kryeministri e ka quajtur konkretisht nj\u00eb ringjallje q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb restaurimin e nj\u00eb godine ikonike. Si po restaurojm\u00eb nj\u00eb godin\u00eb ikonike, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dedikuar nj\u00eb diktatori krimet e t\u00eb cilit nuk jan\u00eb zbardhur ende? Dhe si u p\u00ebrfshi komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb? Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i eg\u00ebr, i eg\u00ebr, i vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb krimit shtet\u00ebror sot.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0M\u00eb lejoni t\u2019ju b\u00ebj edhe nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr. Si e gjykoni megjithat\u00eb faktin q\u00eb, megjith\u00eb kritikat q\u00eb ju b\u00ebn\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sot an\u00ebtare e NATO-s, vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, q\u00eb p\u00ebrpiqet pra t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e k\u00ebtij klubi elitar t\u00eb vendeve m\u00eb t\u00eb zhvilluara t\u00eb bot\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Profesore Lori Amy:\u00a0Kjo lidhet s\u00ebrish me gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi folur deri m\u00eb tani. Jam shum\u00eb shum\u00eb e k\u00ebnaqur, q\u00eb m\u00eb drejtuat k\u00ebt\u00eb pyetje, pasi nj\u00eb nd\u00ebr gj\u00ebrat nga t\u00eb cilat shqiptar\u00ebt vuajt\u00ebn gjat\u00eb regjimit t\u00eb Hoxh\u00ebs, ishte pik\u00ebrisht propaganda shtet\u00ebrore, q\u00eb ia shiste Shqip\u00ebrin\u00eb bot\u00ebs si nj\u00eb vend q\u00eb mbahej me forcat e veta, se sa fatlum\u00eb duhet t\u00eb ishin njer\u00ebzit n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb; se \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e bukur k\u00ebtu dhe pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb e keqe.<\/p>\n<p>Kemi nj\u00eb vazhdim\u00ebsi shum\u00eb alogjike t\u00eb k\u00ebsaj. Shumica e bot\u00ebs di shum\u00eb pak p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Versioni i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb i shitet komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike, q\u00eb funksionojn\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrafshin global, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb vazhdon t\u00eb pranoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb version, versionin shtet\u00ebror. Dhe ky version mohon absolutisht realitetin e shumic\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb. Prandaj kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti e dhimbshme p\u00ebr mua, pasi kjo p\u00ebrfaq\u00ebson at\u00eb q\u00eb njihet si \u201cbraktisje normative\u201d.<\/p>\n<p>Dhe kjo ndodh kur dhuna q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb vuajtur vazhdon t\u00eb injorohet dhe t\u00eb mohohet. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhunim i dyt\u00eb, q\u00eb po e vuajn\u00eb shqiptar\u00ebt. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb jam shum\u00eb e sigurt\u00eb se n\u00ebse do t\u00eb mundeshim ta qart\u00ebsonim, do t\u00eb mund t\u00eb ndihmonim p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 13 qershor n\u00eb Uashington u p\u00ebrurua Muzeu kushtuar Viktimave t\u00eb Komunizmit. Muzeu nderon mbi 100 milion\u00eb individ\u00eb, q\u00eb u vran\u00eb nga regjimet komuniste n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. N\u00eb dit\u00ebt e sotme vler\u00ebsohet, se rreth 1.5 miliard\u00eb banor\u00eb jetojn\u00eb ende n\u00eb sisteme komuniste, armike t\u00eb demokracis\u00eb, q\u00eb shkelin t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e shtetasve t\u00eb tyre. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":14920,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14919"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14919"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14919\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14920"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14919"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14919"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14919"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}