{"id":14658,"date":"2022-06-09T18:10:51","date_gmt":"2022-06-09T18:10:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=14658"},"modified":"2022-06-09T18:41:58","modified_gmt":"2022-06-09T18:41:58","slug":"berisha-thirrje-nga-elbasani-pergatituni-per-beteje-ti-shkurtojme-ditet-ketij-regjimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/06\/09\/berisha-thirrje-nga-elbasani-pergatituni-per-beteje-ti-shkurtojme-ditet-ketij-regjimi\/","title":{"rendered":"Berisha thirrje nga Elbasani: P\u00ebrgatituni p\u00ebr betej\u00eb t\u2019i shkurtojm\u00eb dit\u00ebt k\u00ebtij regjimi!"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u2022 Duhet t\u2019ju informoj se ne p\u00ebrgatitemi p\u00ebr betej\u00eb me k\u00ebt\u00eb regjim. N\u00ebse PD do kishte q\u00ebndruar si nj\u00eb forc\u00eb beteje, Rama nuk do t\u00eb ishte kurr\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u2022 Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb moniz\u00ebm t\u00eb plot\u00eb! \u00c7do pushtet n\u00eb duart e nj\u00eb partie<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u2022 T\u00eb rinjt\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrpjekje. Ata luajt\u00ebn nj\u00eb rol thelb\u00ebsor n\u00eb rithemelimin e PD dhe un\u00eb kam besim t\u00eb madh se edhe n\u00eb k\u00ebto beteja q\u00eb vijn\u00eb ata do t\u00eb ken\u00eb rolin e tyre thelb\u00ebsor<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u2022 Ky \u00ebsht\u00eb regjim i kalbur sepse bazohet n\u00eb parime t\u00eb padrejta, bazohet n\u00eb nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh politik\u00eb-krim-biznes<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u2022 \u00cbsht\u00eb jetike p\u00ebr ne hapja ndaj vlerave, ndaj njer\u00ebzve idealist\u00eb, hapja ndaj njer\u00ebzve q\u00eb e kuptojn\u00eb q\u00eb vendi ka nevoj\u00eb jetike p\u00ebr kontributin e tyre. Kemi nevoj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr mendjen, p\u00ebr pik\u00ebpamjet, p\u00ebr intelektin, p\u00ebr ekspertiz\u00ebn e tyre<\/strong><\/p>\n<p>*FJALA E PLOT\u00cb E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA, N\u00cb TAKIMIN ME INTELEKTUAL\u00cbT N\u00cb ELBASAN*<\/p>\n<p>I dashur Lu\u00e7iano,<br \/>\nt\u00eb dashur miq,<br \/>\nzonja dhe zot\u00ebrinj n\u00eb k\u00ebt\u00eb panel, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb,<\/p>\n<p>Jam jasht\u00ebzakonisht i nderuar q\u00eb marr pjes\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim me simbolik\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb hark kohor 9 mujor, ndoshta edhe t\u00eb zgjatur m\u00eb shum\u00eb se sa duhej, Partia Demokratike kaloi nj\u00eb proces rithemelimi, vendosi disa rregulla, vendosi disa ndryshime thelb\u00ebsore statutore. Sot t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit tuaj jan\u00eb tuajit, i keni zgjedhur vet\u00eb, nuk i kemi caktuar ne dhe nuk do t\u00eb caktohen nga Tirana ndonj\u00ebher\u00eb. Keni b\u00ebr\u00eb zgjedhjet m\u00eb t\u00eb preferuara, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi absolutisht m\u00eb t\u00eb mira k\u00ebshtu se sa po t\u2019i kishim sjell\u00eb ne kandidaturat tek ju dhe kjo ka nj\u00eb vler\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe sepse respektohet vullneti juaj, por ka edhe nj\u00eb vler\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe sepse zhd\u00ebrvjellt\u00ebsohet forma e p\u00ebrfaq\u00ebsimit, ky duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi, t\u00eb zgjedhurit duhet t\u2019u falen ju, duhet t\u2019u p\u00ebrkulen ju, duhet t\u2019ju sh\u00ebrbejn\u00eb ju. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i par\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Por ama, po ta marrim n\u00eb realitet jasht\u00eb sloganeve, ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kemi ringritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb Partin\u00eb Demokratike sepse ishte e zhytur n\u00eb nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb thell\u00eb, kishte kaluar nga disfata n\u00eb disfat\u00eb dhe n\u00eb fund, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb padenj\u00eb ishte shnd\u00ebrruar dhe po shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb shtojc\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb dhe freskore t\u00eb saj. Por k\u00ebto arritje t\u00eb pamohueshme, rithemelimi, k\u00ebrkon me etje t\u00eb madhe, me domosdoshm\u00ebri t\u00eb madhe hapjen e PD drejt vlerave. Cilat jan\u00eb vlerat? Vlerat jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb ideale, njer\u00ebzit e ndersh\u00ebm q\u00eb jetojn\u00eb me djers\u00ebn e tyre, jan\u00eb patriot\u00eb q\u00eb e kuptojn\u00eb dhe e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se dashuria p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb kusht elementar, jan\u00eb intelektual\u00eb q\u00eb e din\u00eb se v\u00ebrtet\u00eb profesioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e \u00e7muar e jet\u00ebs s\u00eb tyre, por di\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb misionin e tyre dhe kjo di\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb mbrojtja e interesit publik. Mbrojtja e interesit publik sepse ai apo ajo ka konceptin m\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit publik ne bashkohemi t\u00eb gjith\u00eb mjek\u00eb, inxhinier\u00eb, agronom\u00eb, m\u00ebsues, t\u00eb gjitha profesioneve, ne n\u00eb nj\u00eb bosht bashkohemi te kjo. Sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb ky interes \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim. Dhe jo se dua t\u00eb jap nj\u00eb kushtrim, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb absolute.<\/p>\n<p>Duhet t\u2019u them t\u00eb dashur miq se n\u00eb memorien time q\u00eb nga 1991 e gjer sot un\u00eb nuk di nj\u00eb moment n\u00eb t\u00eb cilin interesi komb\u00ebtar, interesi i qytetar\u00ebve, i biznesmen\u00ebve, i f\u00ebmij\u00ebve, i t\u00eb rinjve, t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar, rrokullisur sinkronisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Ju jeni intelektual\u00eb, po t\u00eb merrni nj\u00eb shembull, kujtoni mbledhjen e Ohrit. Cilat ishin mesazhet? Mesazhet ishin katastrof\u00eb. Nga nj\u00ebra an\u00eb i dilej zot atij q\u00eb nuk njeh gjenocidin, ai q\u00eb nuk njeh gjenocidin \u00ebsht\u00eb kriminel p\u00ebr definicion i gatsh\u00ebm p\u00ebr ta kryer at\u00eb sa her\u00eb t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi. Sepse ai e quan gj\u00eb t\u00eb mir\u00eb at\u00eb, krim t\u00eb dobish\u00ebm. S\u2019kisha d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb kurr\u00eb njeri q\u00eb n\u00eb nj\u00eb samit duke pasur aty si padron Vu\u00e7i\u00e7in, t\u00eb thoshte se \u2018t\u00eb merremi tani se ke vrar\u00eb k\u00ebt\u00eb e ke ther\u00eb at\u00eb\u2019, sikur t\u00eb ishin njer\u00ebzit derra e jo njer\u00ebz, p\u00ebr nj\u00eb kasaphan\u00eb njer\u00ebzore. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri moment, shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb. Sepse ti s\u2019mund t\u00eb flas\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb as p\u00ebr viktimat e gjenocidit n\u00eb Bosnje, as n\u00eb Kosov\u00eb, por \u00e7far\u00eb je ti q\u00eb e autorizon veten t\u00eb flas\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? Ti je nj\u00eb fatkeq\u00ebsi njer\u00ebzore, jo komb\u00ebtare, por je fatkeq\u00ebsi e njer\u00ebzimit q\u00eb flet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Vazhdojm\u00eb m\u00eb tutje, thot\u00eb bujq\u00ebsia ka p\u00ebrfituar, ky. Q\u00eb ta thot\u00eb nj\u00eb njeri normal, s\u2019mund ta thot\u00eb kurr\u00eb sepse statistikat tregojn\u00eb, po n\u00eb at\u00eb takim, se eksportet bujq\u00ebsore serbe n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb rritur 48% n\u00eb 4 muaj dhe Serbia ka eksportuar n\u00eb Shqip\u00ebri 18 miliard\u00eb, kundrejt Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Serbi 8 miliard\u00eb, nga t\u00eb cilat 1 miliard\u00eb e ca jan\u00eb plehra kimike q\u00eb s\u2019i blejn\u00eb dot fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, q\u00eb kan\u00eb ngelur stoqe se nuk i blejn\u00eb dot tregtar\u00ebt se kan\u00eb \u00e7mimet e shtrenjta. Si mund ta thuash k\u00ebt\u00eb? A ka interes publik k\u00ebtu? Ne kemi 40% t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb fshat, a i d\u00ebgjojn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz sirenat? Ju e dini vet\u00eb se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fshatar q\u00eb t\u00eb ther\u00eb lop\u00ebn e rac\u00ebs, se \u00e7far\u00eb fatkeq\u00ebsie \u00ebsht\u00eb dhe masivisht i kan\u00eb therur. Dhe ky jo q\u00eb nuk qan hallin e tyre, por thot\u00eb fitoi bujq\u00ebsia.<\/p>\n<p>Marrim aspektin tjet\u00ebr, biznesin.<\/p>\n<p>Ka filluar nj\u00eb luft\u00eb, nj\u00eb betej\u00eb kund\u00ebr biznesit t\u00eb vog\u00ebl. A ka gj\u00eb m\u00eb antisociale? P\u00ebrgatitet t\u00eb tatoj\u00eb profesionet e lira me 23%. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Do t\u00eb thot\u00eb largohuni nga Shqip\u00ebria, ikni. Po n\u00ebse k\u00ebta ikin nga Shqip\u00ebria kush do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb k\u00ebtu? Un\u00eb jam mjek, ndjej keqardhjen m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr shkat\u00ebrrim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor. Nuk do t\u00eb doja kurr\u00eb ta thoja k\u00ebt\u00eb. Por un\u00eb e shoh. Pse \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar? Sepse kan\u00eb ikur masivisht njer\u00ebzit. Dhe n\u00eb mjek\u00ebsi, si kudo, duhet nj\u00eb sasi e caktuar p\u00ebr t\u00eb patur cil\u00ebsi. Kurse k\u00ebtu, sidomos nga COVID, po rrisim rrogat, po g\u00ebnjejm\u00eb dhe asgj\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh tani? Tani do q\u00eb t\u2019i tatoj\u00eb k\u00ebta. Nuk thot\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr oligark\u00ebt, sepse ndan pasurin\u00eb me ta. Nuk e ndan dot pasurin\u00eb me nj\u00eb stomatolog, me nj\u00eb arkitekt, me nj\u00eb inxhinier, me nj\u00eb mjek, kurse me ata ndan pasurit\u00eb, ndan detin, tokat, brigjet.<\/p>\n<p>Pra, a nuk jan\u00eb k\u00ebto kamban\u00eb alarmi p\u00ebr ne intelektual\u00ebt? Sepse sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb heshtim, aq m\u00eb keq do t\u00eb ndjehemi, ne e dim\u00eb m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt, se e keqja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb vjen gradualisht. Dhe k\u00ebtu gradualisht \u00e7do dit\u00eb dhe p\u00ebrkeq\u00ebsim m\u00eb t\u00eb madh. Tani betej\u00eb me biznesin e vog\u00ebl. Un\u00eb isha n\u00eb nj\u00eb takim me ata, nuk kisha gjetur ndonj\u00ebher\u00eb njer\u00ebz t\u00eb revoltuar si ata, sepse shihnin vdekjen e biznesit t\u00eb tyre. Sot, p\u00ebr shkak t\u00eb klim\u00ebs armiq\u00ebsore ndaj tyre, se ata pun\u00ebsojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri 70-80% t\u00eb krahut t\u00eb pun\u00ebs, 60% e tyre nuk jetojn\u00eb dot 3 vjet. Po i ndihmojm\u00eb, thot\u00eb. Por \u00e7far\u00eb ndihme? I kemi me zero taksa! Por vet\u00ebm energjia u kushton atyre sa u kushtonin taksat para disa vitesh, sepse energjin\u00eb e kishin me 7 lek\u00eb kilovatin, ua ka b\u00ebr\u00eb 18 e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>U ndala n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u00e7far\u00eb nevoje jetike kemi ne sot p\u00ebr prurjet e reja p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjim i v\u00ebshtir\u00eb, duhet ta pranojm\u00eb. I v\u00ebshtir\u00eb sepse nuk njeh rregulla, i v\u00ebshtir\u00eb sepse \u2018noton\u2019 me para, i v\u00ebshtir\u00eb sepse p\u00ebr fat t\u00eb keq ndaj qeverive q\u00eb t\u00eb mbahet nj\u00eb q\u00ebndrim duhet t\u00eb tejkalojm\u00eb \u00e7do lloj limiti.<\/p>\n<p>Sot si \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria me zgjedhjen e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs? \u00c7do pushtet i k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb partie. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sot absolutisht moniz\u00ebm i plot\u00eb. Si ndodhi kjo? Po kjo ndodhi para syve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, nuk zbriti nga qielli. Kjo erdhi hap pas hapi dhe sot Edi Rama \u00ebsht\u00eb padron i \u00e7do pushteti. Por ky \u00ebsht\u00eb regjim i kalbur sepse bazohet n\u00eb parime t\u00eb padrejta, bazohet n\u00eb nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh politik\u00eb-krim-biznes si\u00e7 do ta shprehte pardje nj\u00eb biznesmen. Bazohet n\u00eb nj\u00eb proces izolimi nga qytetar\u00ebt gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh. Ju e d\u00ebgjoni, n\u00eb Parlament nuk flasin p\u00ebr qytetarin ndonj\u00ebher\u00eb, flasin vet\u00ebm se si i lumturuan, se \u00e7far\u00eb b\u00ebn\u00eb, \u00e7far\u00eb realizuan. Jetojn\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e tyre, si\u00e7 ka shkruar ai miku yt Lu\u00e7iano q\u00eb kemi qeveritaret m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, m\u00eb t\u00eb pasur dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, ndajn\u00eb pasurit\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Kaq \u00ebsht\u00eb historia. Ndaj dhe ne kemi nevoj\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr ne hapja ndaj vlerave, ndaj njer\u00ebzve idealist\u00eb, hapja ndaj njer\u00ebzve q\u00eb e kuptojn\u00eb q\u00eb vendi ka nevoj\u00eb jetike p\u00ebr kontributin e tyre. Kemi nevoj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr mendjen, p\u00ebr pik\u00ebpamjet, p\u00ebr intelektin, p\u00ebr ekspertiz\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Pardje, un\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim me biznesin e vog\u00ebl, ndoshta ata nuk e prisnin, por un\u00eb thash programin e PD p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl do ta shkruani ju. Pse? Sepse ata din\u00eb q\u00eb ta shkruajn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb dhe e shkruajn\u00eb me ndershm\u00ebri duke e p\u00ebrputhur, duke respektuar interesat e tyre me interesat e vendit dhe s\u2019mund ta shkruajn\u00eb burokrat\u00ebt m\u00eb mir\u00eb se ata. Kemi nj\u00eb shkall\u00eb njohje t\u00eb demokracis\u00eb, kemi nj\u00eb shkall\u00eb parim\u00ebsie, nuk jemi m\u00eb n\u00eb stadin e fillimit kur njer\u00ebzit nga varf\u00ebria synonin pasurimin e pakufish\u00ebm maksimal etj, jo, jemi shoq\u00ebri m\u00eb e stabilizuar sot, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat.<\/p>\n<p>Ndaj dhe, shembulli juaj \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs sikund\u00ebr duhet t\u2019ju informoj se ne p\u00ebrgatitemi p\u00ebr betej\u00eb me k\u00ebt\u00eb regjim. Pse p\u00ebrgatitemi p\u00ebr betej\u00eb me k\u00ebt\u00eb regjim? T\u00eb dashur miq, n\u00ebse Partia Demokratike do kishte q\u00ebndruar si nj\u00eb forc\u00eb beteje, si opozit\u00eb me t\u00eb gjitha detyrimet e saj, t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb po flasim nuk do t\u00eb kishin ndodhur dhe Edi Rama nuk do t\u00eb ishte kurr\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute. Partia Demokratike mbajti q\u00ebndrime vet\u00ebvras\u00ebse n\u00eb vitet q\u00eb shkuan. T\u00eb mos harrojm\u00eb, kemi nj\u00eb gj\u00eb, ju jeni t\u00eb rinj dhe po an\u00ebtar\u00ebsoheni sot, por ne t\u00eb tjer\u00ebt jemi ata q\u00eb ishim 8 vite. Dhe \u00e7far\u00eb k\u00ebrkohet nga ne? K\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb mos jemi m\u00eb ata q\u00eb ishim 8 vite, t\u00eb dalim nga apatia jon\u00eb. E kam theksuar dhe do ta theksoj, Partia Demokratike ka sot nj\u00eb armik shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb tek vetja e vet, duhet t\u00eb dal\u00eb nga apatia. U rithemeluam, ju shprehni besim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e madhe, por vet\u00eb demokratet, drejtuesit n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, se an\u00ebtar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e gatshme, duhet ta din\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ngrihen dhe nuk mund t\u00eb l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri t\u00eb sillet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb caktoj\u00eb borde p\u00ebr t\u00eb rritur \u00e7mimet dhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar rritjen e \u00e7mimeve, bordet mbrojn\u00eb krye k\u00ebput interesat e Edi Ram\u00ebs dhe oligark\u00ebve. 800 milion\u00eb \u00ebsht\u00eb fatura q\u00eb kan\u00eb paguar qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb bordeve.<\/p>\n<p>Ndaj dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes nuk ka diskutim q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrpjekje, kam shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb jan\u00eb, ata luajt\u00ebn nj\u00eb rol thelb\u00ebsor n\u00eb rithemelimin e PD dhe un\u00eb kam besim t\u00eb madh se edhe n\u00eb k\u00ebto beteja q\u00eb vijn\u00eb ata do t\u00eb ken\u00eb rolin e tyre thelb\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr vendimin q\u00eb keni marr\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs tuaj!<\/p>\n<p>Shum\u00eb faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2022 Duhet t\u2019ju informoj se ne p\u00ebrgatitemi p\u00ebr betej\u00eb me k\u00ebt\u00eb regjim. N\u00ebse PD do kishte q\u00ebndruar si nj\u00eb forc\u00eb beteje, Rama nuk do t\u00eb ishte kurr\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute \u2022 Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb moniz\u00ebm t\u00eb plot\u00eb! \u00c7do pushtet n\u00eb duart e nj\u00eb partie \u2022 T\u00eb rinjt\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb dhe do &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":14659,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14658"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14658"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14658\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14659"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}