{"id":14539,"date":"2022-06-08T20:07:09","date_gmt":"2022-06-08T20:07:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=14539"},"modified":"2022-06-08T20:07:09","modified_gmt":"2022-06-08T20:07:09","slug":"zeri-i-amerikes-nisma-e-dyshimte-e-ballkanit-te-hapur-serbia-do-te-perfitoje-me-se-shumti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/06\/08\/zeri-i-amerikes-nisma-e-dyshimte-e-ballkanit-te-hapur-serbia-do-te-perfitoje-me-se-shumti\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Nisma e dyshimt\u00eb e &#8216;Ballkanit t\u00eb Hapur&#8217;, Serbia do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veirut u mbajt takimi i themeluesve t\u00eb nism\u00ebs \u201cBallkani i Hapur\u201d, presidentit t\u00eb Serbis\u00eb dhe kryeministrave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, t\u00eb cil\u00ebve iu bashkuan, n\u00eb rolin e v\u00ebzhguesve edhe kryeministrat e Malit t\u00eb Zi dhe t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs. Kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti refuzoi t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takim. I d\u00ebrguari amerikan p\u00ebr Ballkanin, Gabriel Escobar tha se, Shtetet e Bashkuara e mb\u00ebshtesin nism\u00ebn por se ajo duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb shtetet e rajonit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Tre vendet e nism\u00ebs n\u00ebnshkruan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjesh.<\/p>\n<p>Nisma \u201cBallkani i Hapur\u201d mblodhi n\u00eb Oh\u00ebr drejtuesit e disa shteteve t\u00eb rajonit t\u00eb cil\u00ebt synojn\u00eb leh\u00ebstimin e qarkullimit t\u00eb mallrave dhe njer\u00ebzve brenda kufijve t\u00eb shteteve t\u00eb tyre, nd\u00ebrsa nisma shikohet me dyshim nga nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e rajonit. K\u00ebsaj radhe, n\u00eb rolin e v\u00ebzhguesve mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb takim kryeministri i Malit t\u00eb Zi dhe kryesuesi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs. Nd\u00ebrsa zoti Dritan Abazovi\u00e7 nuk e fshehu mb\u00ebshtetjen p\u00ebr &#8220;Ballkanin e Hapur&#8221;, Zoran Tegetlija theksoi mosmarr\u00ebveshjet politike brenda Bosnj\u00ebs lidhur me nism\u00ebn e vler\u00ebsuar vet\u00ebm si ekonomike.<\/p>\n<p>Gabriel Escobar, Z\u00ebvend\u00ebs-ndihm\u00ebs i Sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Euroazin\u00eb, duke folur n\u00ebp\u00ebrmjet video-konferenc\u00ebs tha se SHBA e mb\u00ebshtesin nism\u00ebn &#8220;Ballkani i Hapur&#8221;, por se ekzistojn\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb num\u00ebr nismash p\u00ebr integrimin ekonomik dhe se &#8220;Ballkani i Hapur&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej tyre.<\/p>\n<p>\u201cNe besojm\u00eb se q\u00eb k\u00ebto nisma t\u00eb jen\u00eb t\u00eb suksesshme duhet q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet. T\u00eb gjitha nismat p\u00ebr integrimet ekonomike duhet t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb barabart\u00eb\u201d, tha zoti Escobar.<\/p>\n<p>Ai shtoi se nisma duhet t\u00eb nxis\u00eb integrimin e gjer\u00eb n\u00eb strukturat evropiane. Ai theksoi se shk\u00ebmbimi tregtar n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por se furnizmet dhe tregu kryesor i k\u00ebsaj pjese t\u00eb Ballkanit \u00ebsht\u00eb Evropa.<\/p>\n<p>\u201c70 p\u00ebr qind e tregtsis\u00eb suaj b\u00ebhet me Evrop\u00ebn\u201d, vuri n\u00eb dukje zyrtari amerikan.<\/p>\n<p>Ai tha se d\u00ebshiron t\u00eb shoh\u00eb se si do t\u00eb rrjedh nisma &#8220;Ballkani i Hapur&#8221; nd\u00ebrsa u rekomandoi udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb rajonit q\u00eb ta harmonizojn\u00eb nism\u00ebn me t\u00eb gjitha nismat e tjera n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr hapje ndaj investimeve t\u00eb huaja duke ndaluar ekonomin\u00eb informale dhe duke krijuar mund\u00ebsi bashk\u00ebpunimi me dhomat ekonomike n\u00eb rajon q\u00eb do t\u00eb ndihmonin krijimin e nj\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Escobar tha se Ballkani \u00ebsht\u00eb i bekuar me pasurit\u00eb natyrore dhe se nisma &#8220;Ballkani i Hapur&#8221; ofron mund\u00ebsi jo vet\u00ebm p\u00ebr popujt e rajonit t\u00eb Ballkanit por edhe m\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn. Ai theksoi potencialin e Ballkanit n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme.<\/p>\n<p>Presidenti serb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 pa e p\u00ebrmendur asnj\u00ebher\u00eb Kosov\u00ebn, tha se nisma &#8220;Ballkani i Hapur&#8221; \u00ebsht\u00eb nism\u00eb e vet\u00eb rajonit dhe e popujve t\u00eb rajonit, \u201ce atyre t\u00eb cil\u00ebt e kuptojn\u00eb se duhet t\u00eb nd\u00ebrlidhen dhe t\u2019i zgjidhin vet\u00eb problemet\u201d.<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 iu drejtua kryeministrave t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, duke u th\u00ebn\u00eb se \u201cder\u00ebn e kan\u00eb hapur dhe se vet\u00eb duhet t\u00eb vendosin n\u00ebse duan t\u2019i bashkohen nism\u00ebs \u201d. \u201cN\u00ebse d\u00ebshironi ejani, n\u00ebse jo \u2013 \u00ebsht\u00eb vullneti juaj dhe askush me forc\u00eb nuk ju detyron\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nism\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb gadishullin ballkanik dhe \u00ebsht\u00eb ide e pandalshme, e cila \u00e7do vit do t\u00eb t\u00ebrheq m\u00eb tep\u00ebr an\u00ebtar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin\u201d, tha presidenti serb.<\/p>\n<p>Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se lufta n\u00eb Ukrain\u00eb e b\u00ebn nism\u00ebn &#8220;Ballkani i Hapur&#8221; nj\u00eb domosdoshm\u00ebri edhe m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama foli p\u00ebr shk\u00ebmbinim e dyfishuar tregtar dhe p\u00ebrfitimet e fermer\u00ebve shqiptar\u00eb nga nisma.<\/p>\n<p>\u201cBallkani i Hapur \u00ebsht\u00eb i fermer\u00ebve shqiptar\u00eb. 57.6 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb sot, nga janari deri n\u00eb prill volumi i eskporteve mes tre vendeve; kam parasysh n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast eksportin e fermer\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Serbi dhe Maqedonin\u00eb e Veriut\u201d. Rama tha se vitin e kaluar ky shk\u00ebmbim ka qen\u00eb dy her\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Drejtuesit e nism\u00ebs ran\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb formohet nj\u00eb grup pune q\u00eb do t\u00eb shikonte m\u00ebnyrat e kap\u00ebrcimit t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive me furnizmin me ushqime dhe ato t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti serb tha se vendi i tij do t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim helikopter\u00ebt e bler\u00eb koh\u00ebt e fundit, t\u00eb specializuar p\u00ebr shuarjen e zjarrit n\u00eb rast se k\u00ebrkohet gjat\u00eb ver\u00ebs p\u00ebr t\u2019iu dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb miqve shqiptar\u00eb dhe maqedonas, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb efikase se sa vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti i cili e refuzoi ftes\u00ebn e homologut t\u00eb tij maqedonas p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimin e mbajtur n\u00eb Oh\u00ebr, shkruante para pak dit\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr se \u201cKosova \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb Procesin e Berlinit, i cili u miratua nga t\u00eb gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb samitin e Sofjes n\u00eb vitin 2020 dhe u mb\u00ebshtet nga Bashkimi Evropian\u201d.<\/p>\n<p>Kurti theksonte m\u00eb tej se \u201cKosova dhe Maqedonia e Veriut duhet t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb parandalimin e Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb promovoj\u00eb interesin e saj rus dhe kinez n\u00eb rajon, dhe q\u00eb mohon vazhdimisht pavar\u00ebsin\u00eb, sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs, duke bllokuar mund\u00ebsit\u00eb e barabarta p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri maqedonas, Dimitar Kova\u00e7evski \u00ebsht\u00eb mjaft optimist se nisma do t\u00eb rezultoj\u00eb e suksesshme p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>\u201cMiq t\u00eb dashur nga Mali i Zi, Bosnj\u00eb e Hercegovina dhe Kosova, bashkohuni me ne; mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr veten ton\u00eb ne dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb\u201d, tha ai. Zoti Kova\u00e7evski tha se &#8220;Ballkani i Hapur&#8221; \u00ebsht\u00eb p\u00ebr integrim, mund\u00ebsi, liri dhe leht\u00ebsime, ndihma dhe miq\u00ebsi. \u201cKamion\u00ebt me prodhime buj\u00ebsore dhe ushqime n\u00eb pikat e kalimit t\u00eb Qaf\u00eb Than\u00ebs dhe Tabanocit do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb qarkullojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb shpejt\u00eb; do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pak kontrolle dhe burokraci\u201d, tha kryeministri Kova\u00e7evski duke shtuar se nisma ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrfitimet e t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e konkurrenc\u00ebs, investimeve, tregut t\u00eb zgjeruar dhe zhvillimit t\u00eb bizneseve n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Kryemimnistri i Malit t\u00eb Zi, Dritan Abazovi\u00e7 tha se nism\u00ebn e shikon si mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb mb\u00ebshtetur tek mir\u00ebqenia ekonomike<\/p>\n<p>\u201cSecila nism\u00eb q\u00eb \u00e7on drejt \u00e7do p\u00ebrparimi dhe pajtimi do t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi\u201d, n\u00ebnvizoi ai.<\/p>\n<p>Abazovi\u00e7 tha se dialogu shton besimin e nd\u00ebrsjell\u00eb, se politikat e vjetra q\u00eb \u00e7uan n\u00eb konflikte i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vendet e Ballkanit aty ku jan\u00eb dhe kjo gj\u00eb duhet ndryshuar.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb pres q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje si dhe me kryeminisrtin e gjasht\u00eb, at\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vini n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb flasim p\u00ebr nismat e p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb t\u2019i d\u00ebshmojm\u00eb Brukselit dhe Uashingtonit se edhe ne dijm\u00eb t\u00eb veprojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, u shpreh kryeministri i Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Komisioneri p\u00ebr Zgjerim i BE-s\u00eb, Oliver Varhelyi tha se ideja p\u00ebr nism\u00ebn &#8220;Ballkani i Hapur&#8221; doli nga rajoni, duke e quajtur at\u00eb si tejet pozitive. Ai tha se integrimi fillon me ekonomin\u00eb. \u201cKryeqytetet, sipas tij, nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lidhura n\u00ebse automjetet dhe kamion\u00ebt ndalojn\u00eb n\u00eb \u00e7do kufi dhe dogan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Komisioneri Varhelyi tha se p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb BE-ja ka nevoj\u00eb si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb q\u00eb fqinj\u00ebt e saj t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku sepse k\u00ebshtu krijohet q\u00ebndrueshm\u00ebria dhe rritja ekonomike.<\/p>\n<p>N\u00eb Oh\u00ebr u n\u00ebnshkruan kat\u00ebr marr\u00ebveshje dhe memorandume midis Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, turizmit dhe doganave.<\/p>\n<p>Nisma, e cila fillimisht u njoh si \u201cMini-Shengeni Ballkanik\u201d, ndryshoi emrin n\u00eb \u201cBallkani i Hapur\u201d n\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Nj\u00eb pjes\u00eb e analist\u00ebve vler\u00ebsojn\u00eb se Serbia duke qen\u00eb ekonomikisht m\u00eb e fuqishme do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti nga kjo nism\u00eb, duke eksportuar prodhimet e veta n\u00eb tregjet e vendeve fqinje, nd\u00ebrsa prodhuesit vendor\u00eb dhe tregtar\u00ebt nga Shqip\u00ebria e Maqedonia e Veriut do t\u00eb p\u00ebrballen me konkurrenc\u00eb \u00e7mimesh dhe rrjedhimisht me sfida shtes\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tyre.<a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/6608520.html\"><strong>\/VOA\/<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veirut u mbajt takimi i themeluesve t\u00eb nism\u00ebs \u201cBallkani i Hapur\u201d, presidentit t\u00eb Serbis\u00eb dhe kryeministrave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, t\u00eb cil\u00ebve iu bashkuan, n\u00eb rolin e v\u00ebzhguesve edhe kryeministrat e Malit t\u00eb Zi dhe t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs. Kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti refuzoi t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":14540,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14539"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14539"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14539\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14540"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14539"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14539"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14539"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}