{"id":1431,"date":"2021-12-31T18:20:53","date_gmt":"2021-12-31T18:20:53","guid":{"rendered":"http:\/\/rdnews.al\/?p=1431"},"modified":"2021-12-31T18:20:53","modified_gmt":"2021-12-31T18:20:53","slug":"lasgush-poradeci-poeti-i-magjise-se-yjeve-dhe-i-heshtjes-buze-liqenit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2021\/12\/31\/lasgush-poradeci-poeti-i-magjise-se-yjeve-dhe-i-heshtjes-buze-liqenit\/","title":{"rendered":"Lasgush Poradeci, poeti i magjis\u00eb s\u00eb yjeve dhe i heshtjes buz\u00eb liqenit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb vet\u00ebve, teksa zbresin nga Qaf\u00eb Thana e sodisin liqenin e Pogradecit, u shfaqet si mirazh Lasgush Poradeci n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, poeti i dashuris\u00eb dhe i magjis\u00eb s\u00eb yjeve, buz\u00eb liqenit teksa sodit liqenin. Mandej n\u00eb mosh\u00ebn e pleq\u00ebris\u00eb, duke ecur i menduar me shkop n\u00eb dor\u00eb e barsolin\u00ebn e vjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb humbura t\u00eb rinis\u00eb, kur n\u00eb \u00e7aste frym\u00ebzimi krijonte vargje plot harmoni p\u00ebr muzgun e heshjen n\u00eb liqen e n\u00eb qytet, p\u00ebr fluturimin e sht\u00ebrgut, p\u00ebr krojet, lundrat e zambak\u00ebt mbi uj\u00eb, p\u00ebr shqiponj\u00ebn, Malin e That\u00eb, Sh\u00ebn Naumin e Drinin e kalt\u00ebrt.<\/p>\n<p>Emri Lasgush na sjell nd\u00ebrmend hiret e lirikut romantik e simbolist, nd\u00ebrsa caku Poradeci ka thyer nj\u00eb em\u00ebrvend t\u00eb huaj. Aso kohe i njohur si poet romantik kudo, dallohej jo vet\u00ebm p\u00ebr adhurimin ndaj natyr\u00ebs, por edhe p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj njeriut, miq\u00ebve e krijuesve t\u00eb tjer\u00eb. t\u00eb moshuar apo t\u00eb rinj si Fishta, Mjedja, Asdreni, Noli, Kuteli, Koliqi, Buharaja etj<\/p>\n<p><strong>Jeta dhe krijimtaria e poetit<\/strong><\/p>\n<p>Llazar Gusho, u lind m\u00eb 27 dhjetor 1899 n\u00eb Pogradec n\u00eb nj\u00eb familje atdhetar\u00ebsh, por deri n\u00eb mbarim t\u00eb jet\u00ebs, do t\u00eb njihej n\u00eb bot\u00ebn letrare vet\u00ebm me emrin Lasgush Poradeci.<br \/>\nQysh n\u00eb mosh\u00ebn dhjet\u00eb vje\u00e7, Lasgushit ndryshe nga \u00e7do poet tjet\u00ebr, hap\u00ebsira p\u00ebrqark e vendlindjes, i fali atij frym\u00ebzmin poetik. Aso kohe n\u00eb brigjet rreth liqenit, nga Pogradeci n\u00eb Strug\u00eb, Oh\u00ebr e Sh\u00ebn Naum, jetoninin thuajse vet\u00ebm shqiptar\u00eb, q\u00eb flisnin tosk\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb njejtin dialekt. Poeti i ardhsh\u00ebm m\u00ebsimet e para i mori n\u00eb qytetin e lindjes. Shkoll\u00ebn e mesme e nisi n\u00eb Manastir. Ishte nj\u00eb koh\u00eb me tronditje t\u00eb brend\u00ebshme, me rebelimin e vitit 1914 kund\u00ebr Qeveris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs e me rrezikun e Luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb Bot\u00ebrore, kur pavar\u00ebsia humbi paqen e qet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Shkollat u mbyll\u00ebn dhe Llazari u kthye n\u00eb Pogradec. Pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs, i ati e nisi p\u00ebr n\u00eb Athin\u00eb t\u00eb m\u00ebsonte n\u00eb Liceun Francez arumun. M\u00ebsimet i mbaroi n\u00eb vitin 1921 n\u00eb Silistra, asokohe qytet bregdetar i Rumanis\u00eb e sot i Bullgaris\u00eb. Po at\u00eb vit vajti n\u00eb Bukuresht p\u00ebr t\u00eb ndjekur studimet e larta n\u00eb Akademin\u00eb e arteve dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. Gjat\u00eb asaj kohe iu desh t\u00eb punonte dhe nj\u00ebherazi t\u00eb studionte. N\u00eb ato vite mori pjes\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen atdhetare t\u00eb Kolonis\u00eb Shqiptare, krahas me Asdrenin dhe atdhetar\u00ebt e tjer\u00eb dhe u zgjodh sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i saj. N\u00eb vitin 1924, me burs\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Nolit kreu studimet n\u00eb Grac-Austri n\u00eb Fakultetin e Filologjis\u00eb Romano &#8211; Gjermane. N\u00eb mbarim, mbrojti tem\u00ebn: \u201cEminesku dhe poezia popullore rumune.\u201d Me ndihm\u00ebn bujare t\u00eb Kutelit dhe bashkatdhetar\u00ebve n\u00eb Rumani. u botuan n\u00eb Bukuresht dy v\u00ebllimet poetike t\u00eb Lasgushit &#8220;Vallja e yjeve&#8221; n\u00eb 1933, dhe &#8220;Ylli i zemr\u00ebs\u201d n\u00eb 1937.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb Lasgush Poradeci shkruan edhe nj\u00eb histori p\u00ebr l\u00ebvizjen komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb dhe jet\u00ebshkrimin e veteranit t\u00eb asaj l\u00ebvizjeje, Nikolla Na\u00e7o. Me k\u00ebto vepra ai u b\u00eb i njohur n\u00eb Shqip\u00ebri e jasht\u00eb saj. I kthyer n\u00eb atdhe n\u00eb 1934, dha m\u00ebsim n\u00eb Liceun e Kor\u00e7\u00ebs dhe n\u00eb Gjimnazin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Lasgush Poradeci jetoi n\u00eb koh\u00ebn e luftrave e kryengritjeve t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr liri, ndaj n\u00eb krijimtarin\u00eb e tij ndihet shqet\u00ebsimi p\u00ebr kombin, sipas ideve t\u00eb Rilindjes komb\u00ebtare, si edhe e \u00ebndrrave p\u00ebr p\u00ebrparimin e m\u00ebtejsh\u00ebm demokratik. Ai ishte dhe mbeti nj\u00eb nga lirik\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej, i shquar p\u00ebr ndjeshm\u00ebrin\u00eb dhe \u00ebmb\u00eblsin\u00eb e vargjeve si rrall\u00ebkush, N\u00eb vitet e para t\u00eb jet\u00ebs krijuese ai u k\u00ebndoi luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb e t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, bukurive t\u00eb vendlindjes me vargje t\u00eb p\u00ebrkryer plot tinguj e ritme t\u00eb larmish\u00ebm. Ja si shprehet Lasgushi p\u00ebr poezin\u00eb: \u201cPse shkruaj, pse parap\u00eblqej t\u00eb shkruaj vargje dhe jo proz\u00eb? Kur them vargje, kuptoj q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur nga arti. Vet\u00ebm vargjet e p\u00ebrsosur rrojn\u00eb (dhe mezi edhe k\u00ebta).\u201d M\u00eb tej: \u201cNuk ka poezi t\u00eb madhe ose t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb mir\u00eb ose t\u00eb keqe, por vet\u00ebm q\u00eb i p\u00ebrshtatet plot\u00ebsisht potencialit jet\u00ebsor dhe poezi q\u00eb s\u2019i p\u00ebrshtatet. Ajo q\u00eb i p\u00ebrshtatet, \u00ebsht\u00eb POEZIJA\u2026\u201d<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb mbarim t\u00eb vitit 2021 dhe vargjet magjike t\u00eb Lasgushit rrojn\u00eb, t\u00eb fresk\u00ebta, me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb kulluar shqipe, me ritme e rima t\u00eb p\u00ebrpikta, me simbole t\u00eb kuptueshme. Jan\u00eb poezi p\u00ebr t\u00eb gjitha moshat, q\u00eb i \u201cp\u00ebrshtaten plot\u00ebsisht potencialit jet\u00ebsor\u201d. Ja, tek na vijn\u00eb nd\u00ebr mend vargje prej poezis\u00eb \u201cPoradeci\u201d:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb katund troket nj\u00eb port\u00eb,<br \/>\nn\u00eb liqen hesht nj\u00eb lopat\u00eb,<br \/>\nnj\u00eb shqiponj\u00eb e arratisur<br \/>\nfluturon n\u00eb Mal t\u00eb That\u00eb\u2026<br \/>\nT\u00ebr\u00eb fisi, t\u00ebr\u00eb jeta,<br \/>\nra\u2026u dergj \u2026e zuri gjumi\u2026\u201d.<\/p>\n<p>D\u00ebgjojm\u00eb f\u00ebrf\u00ebrim\u00ebn e flatrave t\u00eb shqiponj\u00ebs n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb burimeve n\u00eb Sh\u00ebn Naum, mbr\u00ebmjen e qet\u00ebsin\u00eb e nat\u00ebs, shushurim\u00ebn e val\u00ebve, q\u00eb shtrohen buz\u00eb liqenit.<br \/>\nGjat\u00eb viteve \u201930 \u2013 \u201840, poezit\u00eb e Lasgushit u botuan n\u00eb librat shkollore, n\u00eb gazeta e revistat letrare. Pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs, Lasgush Poradeci nuk iu n\u00ebnshtrua k\u00ebrkesave t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb soc.realiste dhe pothuaj e theu pen\u00ebn. Arti i vargjeve t\u00eb veta dhe mendimet e tij filozofike binin ndesh me ideologjin\u00eb e mohimit t\u00eb vlerave demokratike, ndaj i mbyllur n\u00eb vetmi, n\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ekonomike, jetoi me pun\u00ebn e lodhshme t\u00eb p\u00ebrkthimeve. Gjuha e bukur popullore e p\u00ebrdorur me mjesht\u00ebri nga Lasgushi n\u00eb poezi, u hijeshua me ngjyrime plot art. Me vargjet e krijuar ai e pasuroi gjuh\u00ebn shqipe dhe let\u00ebrsin\u00eb me fjal\u00eb e frazeologji t\u00eb reja. Duke trajtuar \u00e7\u00ebshtjen e gjuh\u00ebs shqipe, ai shkruan: \u201cP\u00ebrsa i p\u00ebrket tosk\u00ebrishtes, kjo si\u00e7 duket, nj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb m\u00ebnjanohet prej gjuh\u00ebs \u201cs\u00eb mesme\u201d, q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb geg\u00ebrishte e zbutur, nga influencimi armonioz i tosk\u00ebrishtes.<\/p>\n<p>Geg\u00ebrishtja ka energji fizike, tosk\u00ebrishtja \u00ebmb\u00eblsi shpirt\u00ebrore. Dyke bashkuar geg\u00ebrishten me tosk\u00ebrishten, geg\u00ebrishtja gjith dyke mos humbur forc\u00ebn, energjin\u00eb, fiton dhe harmoni, e \u00ebmb\u00eblsi, si gjuh\u00eb e \u201cmesme\u201d me karakter geg. Lufton, pra, forca fizike me harmonin\u00eb shpirt\u00ebrore, trupi me shpirtin. Sa m\u00eb e fort\u00eb, m\u00eb e fuqishme, m\u00eb e shuman\u00ebshme t\u00eb jet\u00eb tosk\u00ebrishtja n\u00eb harmonin\u00eb e saj, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb ndjehet fryma mir\u00ebb\u00ebr\u00ebse q\u00eb ajo ka n\u00eb geg\u00ebrishten e \u201cmesme.\u201d Me k\u00ebt\u00eb bindje ai mori pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit &#8211; 1972. N\u00eb \u00e7astet fatale t\u00eb vendimit, ai u largua nga mbledhja pa u ndjer\u00eb e pa e n\u00ebnshkruar dokumentin e standartit t\u00eb shqipes t\u00eb diktuar nga lart.<\/p>\n<p>Lasgushi jetoi i shqetsuar si gjith\u00eb njer\u00ebzit me kultur\u00eb e t\u00eb p\u00ebrndjekur. Shihej tek ecte ngadal\u00eb gjat\u00eb trotuarit bri sheshit Sk\u00ebnderbej dhe hipte me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb autobusin e Kombinatit, q\u00eb ndalonte edhe pran\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb Botuese Naim Frash\u00ebri, i mbushur p\u00ebrplot me njer\u00ebz. Poeti i zbardhur dhe i dob\u00ebsuar mezi mbahej nd\u00ebrmjet turm\u00ebs, q\u00eb shtyhej para e prapa. Her\u00eb-her\u00eb ndonj\u00eb dashamir\u00ebs i poetit e merrte n\u00eb mbrojtje. Edhe burgu i librave t\u00eb d\u00ebnuar, Biblioteka Komb\u00ebtare shpalli nj\u00eb flet\u00eb rrufe qesharake kund\u00ebr poetit t\u00eb liqenit e yjeve me shpirt artisti.<\/p>\n<p>N\u00eb vetmin\u00eb e studios s\u00eb varf\u00ebr, Lasgushi krijoi edhe poemat &#8220;Eskursioni teologjik i Sokratit&#8221;,&#8221;Mbi ta&#8221;, &#8220;Kamadeva&#8221;. T\u00eb gjitha u botuan, kur poeti ishte larguar nga jeta n\u00eb 1989 dhe gjemia e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb pa kultur\u00eb, po fuste uj\u00eb e pak nga pak po fundosej. Do t\u00eb vinte nj\u00eb dit\u00eb dhe kumti i poetit n\u00eb vargje do t\u00eb jetonte: &#8220;Kur t\u00eb mos jem n\u00eb jet\u00eb vet\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb zemra ime.\u201d<\/p>\n<p><strong>Lasgush Poradeci dhe vler\u00ebsimi i vepr\u00ebs s\u00eb tij<\/strong><\/p>\n<p>Lasgush Poradeci la nj\u00eb krijimtari nga m\u00eb t\u00eb k\u00ebnd\u00ebshmet t\u00eb poezis\u00eb shqiptare. Poezia e tij lexohet me \u00ebndje brenda e jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Veprat e tij u vler\u00ebsuan nga njer\u00ebzit e shquar t\u00eb kultur\u00ebs, si Eqrem \u00c7abej, Mitrush Kuteli, Sk\u00ebnder Luarasi, Sabri Hamiti, Rexhep Ismajli etj. Meq\u00eb dikur Lasgush Poradeci renditej krahas Fisht\u00ebs, Mjed\u00ebs e Prennushit, Nolit e Konic\u00ebs, Kutelit e Koliqit, ai u la n\u00eb hije nga shtypi i mefsht\u00eb i koh\u00ebs s\u00eb mbrapsht\u00eb. N\u00eb librin Historia e Let\u00ebrsis\u00eb Shqiptare &#8211; 1983, krijuesi i poezive mahnit\u00ebse \u201cPoradeci\u201d, \u201cDremit Liqeni\u201d, \u201cZemra e Liqenit\u201d \u201cMbarim Vjeshte\u201d e t\u00eb tjera si k\u00ebto, trajtohet si poet i mbyllur n\u00eb vetvete, her\u00eb popullor e her\u00eb kontradiktor, i ndikuar nga poezia dekadente\u2026 E kush se, p\u00ebrkthyesi mjesht\u00ebr i G\u00ebtes e Hajnes, e Brehtit, Hygoit e Myses\u00eb, Bajronit e Shellit, B\u00ebrnsit, Pushkinit e Lermontovit!<br \/>\nDijetari i madh \u00c7abej nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruante:<\/p>\n<p>\u201dLasgush Poradeci na hap port\u00ebn e nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re n\u00eb poezin\u00eb shqiptare; nj\u00eb frisson neuf, si\u00e7 pat th\u00ebn\u00eb Victor Hugoi p\u00ebr vjershat e Baudelaireit, lind e rritet n\u00eb l\u00ebm\u00ebn e k\u00ebng\u00ebs shqiptare, nj\u00eb stil i ri, t\u00eb cilin do ta k\u00ebrkosh m\u00eb kot nd\u00ebr poet\u00ebt e tjer\u00eb shqiptar\u00eb, po m\u00eb kot dhe nd\u00ebr shkrimtar\u00ebt e huaj nga shkaku i origjinalitetit q\u00eb e shquan k\u00ebt\u00eb poet djalosh.<\/p>\n<p>Lasgush Poradeci deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs, sado n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer, si nj\u00eb poet i zgjuar nga \u00ebndrrat e rinis\u00eb, kthehej i p\u00ebrmalluar n\u00eb Pogradec, te liqeni i tij, pran\u00eb lundrave, zambak\u00ebve e krojeve.<\/p>\n<p>Pas shembjes s\u00eb diktatur\u00ebs, Lasgushi n\u00eb koh\u00eb demokracie, kujtohet me nderim. \u00c7mimet letrare, shkollat, rrug\u00ebt n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme, mbajn\u00eb emrin e tij. Librat me krijimet e tij poetike botohen e ribotohen me ngjyra nga m\u00eb t\u00eb larmishmet. N\u00eb vitin 2009, me financimin e Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit, Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve, u botuan veprat e tij. Nj\u00eb shtatore e poetit n\u00eb Pogradec duket sikur sodit liqenin e malet tona, shqiponj\u00ebn, q\u00eb kthehet nga Mali i That\u00eb. Edhe ata q\u00eb nuk e lan\u00eb t\u00eb qet\u00eb, tani vrapojn\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb, ndryshe p\u00ebr ndryshe. Me p\u00ebrkthimin e krijimeve t\u00eb Lasgushit n\u00eb anglisht nga Robert Elsi, bota u njoh me artin e poezive t\u00eb p\u00ebrkryera e nj\u00eb poeti shqiptar, t\u00eb panjohur m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kujtimet na kthejn\u00eb mbrapsht n\u00eb koh\u00eb, kur diktatura ende s\u2019kishte hyr\u00eb aq thell\u00eb n\u00eb mjediset e kultur\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb rreth letrar\u00ebsh t\u00eb rinj n\u00eb sall\u00ebn e Bibliotek\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr Komb\u00ebtare, nj\u00eb poet me njohuri t\u00eb cekta, teksa trajtonte poezin\u00eb shqipe, krahasoi disa poezi t\u00eb paraluft\u00ebs, epik\u00ebn e Fisht\u00ebs me lirik\u00ebn e Lasgushit. Me ato njohuri sigurisht ai s\u2019mund t\u00eb arrinte n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb sakta, se k\u00ebta poet\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e tyre i sh\u00ebrbenin nj\u00eb q\u00ebllimi, nj\u00ebri k\u00ebndonte p\u00ebr lirin\u00eb, tjetri me \u00ebmb\u00eblsin\u00eb e vargjeve u k\u00ebndonte bukurive t\u00eb atdheut. T\u00eb dy poet\u00ebt Fishta e Lasgushi shpesh shk\u00ebmbenin p\u00ebrg\u00ebzime, duke \u00e7muar krijimet e gjuh\u00ebn e njeri &#8211; tjetrit. Dy foto t\u00eb asaj kohe d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-1433\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/11-300x238.png\" alt=\"\" width=\"296\" height=\"235\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/11-300x238.png 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/11.png 486w\" sizes=\"(max-width: 296px) 100vw, 296px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1434\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/22-1-300x171.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"171\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/22-1-300x171.png 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/22-1.png 640w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><strong><em>Disa nga poezit\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebshme<\/em><\/strong><br \/>\n<strong><em>t\u00eb Lasgush Poradecit<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Zog i qiejve<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebng\u2019 e lasht\u2019 e vjersh\u00ebris\u00eb m\u00eb p\u00eblqeu aq fare pak\u2026<br \/>\nDo t\u2019ja marr q\u00eb sot e tutje si bilbill par\u00ebverak<br \/>\nQ\u00eb nga fund\u2019 i vet\u00ebvetes do k\u00ebndoj nj\u00eb mall t\u00eb ri:<\/p>\n<p>Brenda tuf\u00ebs s\u00eb junapit q\u00eb mbleroj me kaq stoli,<br \/>\nKur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq z\u00eb qan n\u00ebr flet\u00eb,<br \/>\nK\u00ebng\u2019 e ti m\u00eb ngjan kulluar posi k\u00ebng\u2019 e Zotit Vet\u00eb.<br \/>\nE prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpije kryet<br \/>\nDh\u2019 i ngreh sip\u00ebr- e m\u00eb-sip\u00ebr, gjersa qafa ment i thyet.<br \/>\nAsoher\u00eb e ndjej si foli: T\u00eb jam fal\u00eb, o Zoti im!<br \/>\nE pastaj i ulet gusha m\u00eb p\u00ebrposh- e- m\u00eb- p\u00ebrposh,<br \/>\nI venitet me-nga-dale syri-i qar\u00eb- e bukurosh.<br \/>\nAy sheh q\u00eb n\u00ebp\u00ebr flet\u00eb me v\u00ebshtrimin e \u00e7uditur<br \/>\nNdaj \u00e7k\u00eblqen n\u00ebr mij\u00eb ngjyra V\u00ebndi\u2019i ti ku pati zbritur,<br \/>\nE pra ja q\u2019i mbylli syt\u00eb, e q\u00eb goj\u00ebz\u00ebn e hapi:<br \/>\nTungjatjeta! tungjatjeta! V\u00ebnd, o V\u00ebnd, ku \u00e7el junapi!<br \/>\nHaj! Bilbil, se V\u00ebndi jon\u00eb ka liqere &#8211; e an\u00eb detesh,<br \/>\nN\u00ebp\u00ebr bim\u00ebzat e tyre po v\u00ebrej si qan e tretesh;<br \/>\nPo d\u00ebgjoj prej larg\u00ebsire, si n\u00ebr male &#8211; e si n\u00ebr fusha,<br \/>\nSi n\u00ebr kopshte jargavan\u00ebsh dhemshurisht t\u00eb fryhet gusha;<br \/>\nE \u00e7do lis q\u00eb mban t\u00eb gjelb\u00ebr e \u00e7do pem\u00eb e \u00e7do rakit\u00eb,<br \/>\nE \u00e7do bar i lul\u00ebzuar \u00e7as-p\u00ebr-\u00e7as t\u2019i ndjen \u00e7udit\u00eb\u2026<br \/>\n______________<br \/>\n<em><strong>Viti 1921<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Poradeci<\/strong><\/p>\n<p>Per\u00ebndimi i vag\u00eblluar mi Liqerin pa kufir<br \/>\nPo p\u00ebrhapet dal-nga-dal\u00eb nj\u00eb pluhur\u00eb si nj\u00eb hije.<br \/>\nN\u00ebp\u00ebr Mal e n\u00eb L\u00ebndina shkrumb\u2019 i nat\u00ebs q\u00eb po bie,<br \/>\nDyke zbritur q\u00eb nga qielli p\u00ebrmi Fshat po b\u00ebhet fir\u2026<\/p>\n<p>E kudo krahin\u2019e gjer\u00eb m\u00eb s\u2019po qit as pip\u00ebtim:<br \/>\nN\u00eb katund k\u00ebrcet nj\u00eb port\u00eb\u2026 n\u00eb Liqer hesht nj\u00eb lopat\u00eb,<br \/>\nNj\u00eb shqiponj\u00eb e arratisur fluturon n\u00eb Mal t\u00eb That\u00eb\u2026<br \/>\nFutet zemra djaloshare mun n\u00eb fund t\u00eb shpirtit tim.<\/p>\n<p>T\u00ebr\u00eb fisi, t\u00ebr\u00eb jeta, ra\u2026u dergj\u2026e zuri gjumi\u2026<br \/>\nZot\u00ebroj m\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt err\u00ebsira\u2026<br \/>\nPo tashi:<br \/>\nDyke nisur udh\u00ebtimin mes p\u00ebr mes n\u00ebr Shqip\u00ebri,<br \/>\nDrini plak e i p\u00ebrrallsh\u00ebm po mburon prej Sh\u00ebndaumi.<\/p>\n<p><strong>Dremit liqeri<\/strong><\/p>\n<p>Mi zall t\u00eb pyllit vjeshtarak<br \/>\nDremit liqeri pa kufi,<br \/>\nAty nga fundesh u p\u00ebrflak<br \/>\nPosi me zjarr e me flori.<\/p>\n<p>Posi me flak\u00eb u ndez e kroj,<br \/>\nE vet\u00ebtit plot magji,<br \/>\nE yll\u2019 i dit\u00ebs per\u00ebndoj<br \/>\nN\u00eb qet\u00ebsi dhe dashuri.<\/p>\n<p>Tashi po shuhet n\u00ebn\u00eb mal,<br \/>\nQytet\u2019 i ngrysur n\u00eb t\u00eb zi.<br \/>\nPa ndizen yjt\u00eb dal-nga-dal<br \/>\nPlot bukuri! Plot fsheht\u00ebsi!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7as per\u00ebndimor,<br \/>\nNdaj po m\u00eb dehen syt\u00eb e mi,<br \/>\nKuptoj si shpirtin vjersh\u00ebror<br \/>\nM\u2019a frym\u00ebzon nj\u00eb mall i ri.<\/p>\n<p><strong>Vallja e yjeve<\/strong><\/p>\n<p>Yjt\u00eb e ndezur si fingjill,<br \/>\nQ\u00eb v\u00ebrtiten pal\u00eb &#8211; pal\u00eb,<br \/>\nPrej mosgj\u00ebje zun\u00eb fill<br \/>\nPlot me mall t\u00eb val\u00eb.<\/p>\n<p>Zun\u00eb fill me dashuri<br \/>\nQ\u00eb kur bota zu t\u00eb ngjizet,<br \/>\nPa sikush p\u00ebr shok t\u00eb ti<br \/>\nP\u00ebrv\u00eblohet edhe ndizet.<\/p>\n<p>Ndizet \u00e7as edhe p\u00ebr \u00e7as<br \/>\nE si kurr\u00eb s\u2019ka t\u00eb shuar,<br \/>\nPa pushim i vete pas<br \/>\nMe nj\u00eb sulm t\u00eb llaftaruar.<\/p>\n<p>E si kurr\u00eb nuku mund<br \/>\nYlli yllin q\u00eb t\u2019a kap\u00eb,<br \/>\nRrotull qiejve pa fund<br \/>\nVen\u00eb e vin\u00eb e ven\u00eb prap\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mbarim vjeshte<\/strong><\/p>\n<p>Fluturoj dhe sht\u00ebrg i fundit, madh\u00ebshtor,<br \/>\nme shpirt t\u00eb gjor\u00eb<br \/>\nDyke shkuar q\u00eb me-nat\u00eb sip\u00ebr malesh me d\u00ebbor\u00eb\u2026<br \/>\nIku r\u00ebnd\u00eb e i p\u00ebrmallsh\u00ebm, dhe me sqep t\u00eb ti t\u00eb fort\u00eb<br \/>\nZot\u00ebriut q\u2019i la folez\u00ebn i trokiti mun n\u00eb port\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Pra, m\u00eb s\u2019duket shpes\u2019 i fatit prapa bujqish edhe plor\u00ebsh,<br \/>\nPrapa brazd\u00ebs s\u00eb r\u00ebxuar hap-me-hap prej qe malor\u00ebsh;<br \/>\nM\u00eb s\u2019d\u00ebgjohet n\u00ebr ugare t\u00eb k\u00ebrcas\u00eb miu i hirt\u00eb,<br \/>\nVdiq n\u00ebp\u00ebrka pik\u00eblore ndaj blatish\u2019 e shkret\u00ebtir\u00eb.<\/p>\n<p>Dheri i mardhur prej th\u00ebllimi dirgjet heshtur n\u00ebn\u00eb brym\u00eb<br \/>\nFryn veriu n\u00eb pyll t\u00eb that\u00eb me zembrim e me f\u00ebrtym\u00eb<br \/>\nE si shtohet cing\u00ebrima\u2026ja! se ku dinak dh\u2019i vo\u00e7\u00ebr<br \/>\nN\u00ebp\u00ebr gardhe- e n\u00ebp\u00ebr ferra d\u00ebrd\u00ebllet gazmor nj\u00eb \u00e7o\u00e7\u00ebrr.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>O! sa hir q\u00eb kishte sht\u00ebrgu, aq fisnik me shtat t\u00eb gjor\u00eb.<br \/>\nKur bariste dal-nga-dale- posi dh\u00ebnd\u00ebr me kuror\u00eb.!&#8230;<br \/>\nE kur pran\u00eb vinte krilla, q\u00eb sh\u00ebndrij n\u00eb kraharuar,<br \/>\nMe sy lart, me hap t\u00eb matur &#8211; posi vash\u00eb e nus\u00ebruar.!&#8230;<\/p>\n<p><strong>Kroi i fshatit ton\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kroi i fshatit ton\u00eb, uj\u00eb i kulluar,<br \/>\n\u00c7\u2019na mburon nga mali dyke m\u00ebrm\u00ebruar.<\/p>\n<p>Ven\u00eb mbushin uj\u00eb vashat an\u2019e-mban\u00eb<br \/>\nCip\u00ebz\u00ebn me hoja lidhur m\u00eb-nj\u00eb-an\u00eb;<\/p>\n<p>Cip\u00ebz\u00ebn e bardh\u00eb, cip\u00ebz\u00ebn e kuqe,<br \/>\nGush\u00ebn si z\u00ebmbaku, buz\u00ebt si burbuqe.<\/p>\n<p>E si mbushin uj\u00eb! bubu! \u00e7\u2019m\u2019ju ka hije<br \/>\nNdaj kthehen prap\u00eb me hap nus\u00ebrije,<br \/>\nNdezur yll\u2019 i ballit si yll sh\u00ebnt\u00ebrie.<br \/>\nII<\/p>\n<p>Kroi i fshatit ton\u00eb, &#8211; ngjyr&#8217; ergj\u00ebnd i lyer<br \/>\nQ\u00eb nga rr\u00ebz\u2019e malit \u00e7\u2019na mburon rr\u00ebmbyer.<\/p>\n<p>Ven\u00eb pijn\u00eb uj\u00eb trimat an\u2019-e-mban\u00eb,<br \/>\nTakijen me lule p\u00ebrmi sy m\u00eb-nj\u2019-an\u00eb.<\/p>\n<p>Takijen e dlir\u00eb, takijen e nxir\u00eb,<br \/>\nBuz\u00ebn m\u00eb t\u00eb qeshur\u2026m\u00eb t\u00eb psher\u00ebtir\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmave kur uji m\u00ebrm\u00ebron nga-dal\u00eb,<br \/>\nVjen t\u2019i thot\u00eb trimi vash\u00ebs nj\u2019a dy fjal\u00eb:<\/p>\n<p>Vash\u00ebz\u00ebn bujare q\u00eb po vij n\u00eb krua<br \/>\nSe\u00e7 e p\u00ebrsh\u00ebndeta, se\u00e7\u2019 m\u2019u turp\u00ebrua<br \/>\nPapo ula kryet e shkova si grua.<\/p>\n<p>III<\/p>\n<p>Kroj i fshatit ton\u00eb, tet\u00eb sylynjar\u00eb,<br \/>\nN\u00eb tet\u00eb krahina qenke kroi i par\u00eb;<\/p>\n<p>Qenke nj\u00eb n\u00eb bot\u00eb, s\u2019pask\u00ebrke t\u00eb dyt\u00eb<br \/>\n\u00c7\u2019na sh\u00ebroke plag\u00ebt, \u00e7\u2019na sh\u00ebroke syt\u00eb.<\/p>\n<p>Kroi i fshatit ton\u00eb, n\u2019at\u00eb mal me flet\u00eb,<br \/>\nDerdhet aq i eg\u00ebr, derdhet aq i qet\u00eb.<br \/>\nPosi malli i zemr\u00ebs, mun n\u00eb gjit t\u00eb shkret\u00eb:<\/p>\n<p>Derdhet aq i eg\u00ebr, derdhet aq i qet\u00eb,<br \/>\nPosi mall\u2019 i vash\u00ebs, q\u00eb djeg m\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb .<br \/>\nPosi mall\u2019 i trimit, q\u00eb bu\u00e7et p\u00ebrpjet\u00eb,<br \/>\nObobo! Si malli, q\u00eb nuk vdes p\u00ebrjet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Lundra dhe flamuri<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb larg po vi.., q\u00eb larg.<br \/>\nM\u00eb turren val\u00ebt varg-e-varg,<br \/>\nUn\u00b4 ik dh\u00b4 hepohem mund si harg&#8230;<\/p>\n<p>E sip\u00ebr tyre shkas,<br \/>\nValoj me sulm\u00eb-e gas,<br \/>\nI le tallazet pas:<\/p>\n<p>&#8230;Kur val\u00b4 e eg\u00ebr ze m\u00eb tund,<br \/>\nE s\u00b4mund t\u00eb mpruhem asgj\u00ebkund<br \/>\nPrej gjeratoreve pa fund, \u2014<\/p>\n<p>D\u00ebnimi im s\u00b4m\u00eb tremb aspak!<br \/>\nD\u00ebnimi im nis e m\u00b4i lak<br \/>\nFingjijt\u00eb-e shpirtit varfanjak:<\/p>\n<p>E si m\u00eb mbyt i tmershmi det.<br \/>\nPushon ah! zemra q\u00eb bu\u00e7et,<br \/>\nMbaron ah! zjarri q\u00eb m\u00eb tret.<\/p>\n<p>E s\u00b4duket gj\u00eb kur humb,<br \/>\nVe\u00e7 pluhur\u00ebs si shkrumb<br \/>\nLart mi katart si thumb:<\/p>\n<p>Flamur i past\u00ebr q\u00eb m\u00b4u nxi<br \/>\nN\u00eb sulm t\u00eb lumtur p\u00ebr liri,<br \/>\nQ\u00ebndron gazmor n\u00eb lart\u00ebsi!&#8230;<\/p>\n<p>Tashi katarti-u \u00e7duk n\u00eb det<br \/>\nTashi flamuri-u ngrit p\u00ebrpjet,<br \/>\nValon lirisht si shpirt i let.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8211;<\/p>\n<p><em><strong>Poezi nga autori i shkrimit kushtuar Lasgush Poradecit:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrskuqen ret\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrskuqen ret\u00eb<br \/>\nn\u00eb at\u00eb vetull mali,<br \/>\np\u00ebrmbi Qaf\u00eb-Than\u00eb,<br \/>\np\u00ebrzihen e shkasin n\u00eb liqen.<br \/>\nQiell e uj\u00eb ndaluan pran\u00eb,<br \/>\nbrigjet humb\u00ebn e mbr\u00ebmja vjen.<\/p>\n<p>Kotet n\u00eb lund\u00ebr peshkatari,<br \/>\nharroi koran, rrjet\u00eb e lopat\u00eb,<br \/>\nrreth zambak\u00ebsh nosit me pend\u00eb ari,<br \/>\nShqiponj\u00eb e arratisur n\u00eb Mal t\u00eb That\u00eb.<\/p>\n<p>Sodit i vet\u00ebm n\u00eb vag\u00ebllim,<br \/>\nyjet e ndritur num\u00ebron,<br \/>\nmbi val\u00eb dhe efirin pa mbarim.<br \/>\nMalli djeg e shpirtin zgjon.<\/p>\n<p>N\u00eb Sh\u00ebn Naum burimet gjen,<br \/>\nlan\u00eb syt\u00eb e ballin e menduar,<br \/>\nme uj\u00ebt e Drinit t\u00eb bekuar<br \/>\ndhe pyet yjet, p\u00ebr \u00e7&#8217;ka po vjen.<\/p>\n<p>Pa shuan etjen nd\u00ebr sylynjar\u00eb<br \/>\ne me luleshtrydhe, thell\u00eb n\u00eb pyll.<br \/>\nFton zan\u00ebn me syt\u00eb e shkruar pran\u00eb,<br \/>\nt&#8217;i rr\u00ebfej\u00eb, p\u00ebr liqer e yll.<br \/>\n________________________<br \/>\n<strong><em>Pogradec, 1989<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Liqeni<\/strong><\/p>\n<p>Sa m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb eci qet\u00eb<br \/>\nn\u2019ajrin e past\u00ebr, leht\u00eb e leht\u00eb<br \/>\nme hapa, si t\u00eb Lasgushit,<br \/>\nkur edhe s\u2019ka m\u00ebrguar gushti.<\/p>\n<p>T\u00eb eci bregut dal ngadal\u00eb<br \/>\natje, ku psher\u00ebtijn\u00eb val\u00ebt<br \/>\ne sht\u00ebrgu niset n\u00eb udh\u00ebn e larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Ku zambaku pushon, dremit mbi flet\u00eb<br \/>\ne dridhet leht\u00eb n\u00eb ujin blu<br \/>\nteksa arratiset, te rrjedh\u00eb e Drinit,<br \/>\nk\u00ebputur nga vargonj kufiri<\/p>\n<p>U iki hijeve t\u00eb ftohta,<br \/>\np\u00ebr te rrezet e ngrohta<br \/>\nranishteve e ujrave rreth e rreth<br \/>\ne kthehet k\u00ebnaq\u00ebsi e thell\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi shk\u00ebmb me myshk e gur\u00eb<br \/>\nkur lloko\u00e7itej uji n\u00ebn drur\u00eb<br \/>\ne sillej qark nd\u00ebr shtylla.<br \/>\nsi n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr syt\u00eb mbylla.<\/p>\n<p>Afrohet val\u00eb &#8211; val\u00eb<br \/>\ndhe m\u00eb fton liqeni i dlir\u00eb,<br \/>\nkur ret\u00eb digjen sip\u00ebr n\u00eb mal,<br \/>\nmbulohem t\u00e8ri me kalt\u00ebrsir\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Pogradec 2021<\/strong><\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-1435\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/1-8.jpg\" alt=\"\" width=\"239\" height=\"361\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica Shum\u00eb vet\u00ebve, teksa zbresin nga Qaf\u00eb Thana e sodisin liqenin e Pogradecit, u shfaqet si mirazh Lasgush Poradeci n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, poeti i dashuris\u00eb dhe i magjis\u00eb s\u00eb yjeve, buz\u00eb liqenit teksa sodit liqenin. Mandej n\u00eb mosh\u00ebn e pleq\u00ebris\u00eb, duke ecur i menduar me shkop n\u00eb dor\u00eb e barsolin\u00ebn e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":1432,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1431"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1431"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1431\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1432"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}