{"id":14199,"date":"2022-06-03T15:57:31","date_gmt":"2022-06-03T15:57:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=14199"},"modified":"2022-06-03T16:29:33","modified_gmt":"2022-06-03T16:29:33","slug":"berisha-qytetare-ne-varferi-esktreme-rama-u-grabiti-300-milione-euro-permes-bordeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/06\/03\/berisha-qytetare-ne-varferi-esktreme-rama-u-grabiti-300-milione-euro-permes-bordeve\/","title":{"rendered":"Thirrja e Berish\u00ebs: PD nga nes\u00ebr n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>*FJALA E KRYETARIT T\u00cb PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE, SALI BERISHA N\u00cb MBLEDHJEN E K\u00cbSHILLIT KOMB\u00cbTAR T\u00cb PD*<\/p>\n<p>T\u00eb dashur an\u00ebtare dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar,<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbledhje procedurale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne do t\u00eb zgjedhim drejtuesit m\u00eb kryesor\u00eb, n\u00ebnkryetar\u00ebt, Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe sekretar\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se procedurat nuk duhet t\u00eb na pengojn\u00eb as edhe nj\u00eb minut\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb realitetin dramatik shqiptar, pasi sot zhvillimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, tejkalojn\u00eb \u00e7do lloj imagjinate. Sot, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb duart e krimit. Vet\u00ebm ngjarjet e jav\u00ebs s\u00eb fundit tregojn\u00eb se n\u00eb Shkod\u00ebr krimi dhe policia jan\u00eb nj\u00eb dhe se krimi godet n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb k\u00ebtij qyteti sikund\u00ebr n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e Dumanit, vras\u00ebsit serial t\u00eb bandave t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb cilat dora-dor\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhen publike, faktojn\u00eb lidhjet e k\u00ebtyre bandave n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeverisjes s\u00eb sotme, faktojn\u00eb dominimin e tyre mbi shtetin mafioz t\u00eb kryq\u00ebzuara m\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e prokurorive t\u00eb vendeve t\u00eb Benelux-it, Shqip\u00ebria rezulton, ministrat, drejtor\u00ebt e saj, prokuror\u00ebt dhe gjykat\u00ebsit e saj, rezultojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht skllev\u00ebr t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb bandave m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ju e shihni se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbajtur, shqiptar\u00ebt shkasin \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb thell\u00eb n\u00eb varf\u00ebri dhe mjerim. Vet\u00ebm dy muajt e fundit, qeveria e Edi Ram\u00ebs ka grabitur dhe pla\u00e7kitur n\u00ebp\u00ebrmjet bordeve 300 milion\u00eb euro nga xhepat e shqiptar\u00ebve. \u00c7ka ka b\u00ebr\u00eb sot q\u00eb mbi 300 mij\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj shqiptar\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e varf\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb varf\u00ebris\u00eb ekstreme.<\/p>\n<p>I rr\u00ebnuar, katastrof\u00eb paraqitet gjendja n\u00eb fshatin shqiptar. P\u00ebrve\u00e7 faktit se fondet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb fermer\u00ebve shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb rajon, por n\u00eb rast se analizohen fondet t\u00eb cilat shkojn\u00eb direkt tek fermeri, ato jan\u00eb 20 her\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta se n\u00eb Kosov\u00eb, nga 63 euro p\u00ebr hektar\u00eb, q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr fermer\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, tek fermeri shqiptar shkojn\u00eb vet\u00ebm 3 euro p\u00ebr hektar\u00eb dhe 40 euro p\u00ebr hektar\u00eb, vidhen nga qeveritar\u00ebt.<\/p>\n<p>Rinia shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Por n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim dhe rrezik madhor q\u00eb mund t\u00eb krahasohet vet\u00ebm me vitin 1945 \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb, Edi Rama, ky vasal i Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 ka shnd\u00ebrruar Tiran\u00ebn kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Beogradin e vog\u00ebl. Tirana e Edi Ram\u00ebs dhe Banja Luka e Dodikut, kan\u00eb q\u00ebndrim identik p\u00ebr vrasjet, masakrat, gjenocidin, krimet kund\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb operacionit \u2018Patkoi\u2019.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rezolut\u00eb q\u00eb paraqit\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar gjenocidin serb n\u00eb Kosov\u00eb, gjenocidin e viteve 1998-1999, u refuzua nga Edi Rama, me pretekstin se ajo bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ballkanin e Hapur, n\u00eb t\u00eb cilin Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb Beogradi i vog\u00ebl. N\u00eb vitin 1945, Enver Hoxha, pasi me divizionet e tij, mund\u00ebsoi v\u00ebrshimin e hordhive serbo-malazeze n\u00eb Kosov\u00eb dhe e dor\u00ebzoi at\u00eb tek Tito, akt t\u00eb cilin e mbron edhe n\u00eb vitin 1982 kur thot\u00eb \u201cmir\u00eb b\u00ebm\u00eb\u201d, Edi Rama po thur me Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 plane t\u00eb kobshme p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb refuzosh d\u00ebnimin e gjenocidit serb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb kuadrin e operacionit \u2018Patkoi\u2019, do t\u00eb thot\u00eb si nj\u00eb antishqiptar i v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vras\u00ebs p\u00ebr s\u00eb dyti, t\u00eb masakrosh, t\u00eb p\u00ebrdhunosh, t\u00eb kryesh ato barbari q\u00eb ngjiten n\u00eb nivel gjenocidi edhe nj\u00ebher\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Pse u ndala un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb?<\/p>\n<p>Sot, shqiptar\u00ebt, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb diaspor\u00eb kudo q\u00eb ndodhen, syt\u00eb mendjen, zemr\u00ebn e kan\u00eb tek veprimi i Partis\u00eb Demokratike, tek q\u00ebndrimi i Partis\u00eb Demokratike. Ata k\u00ebrkojn\u00eb nga ne t\u00eb jemi sot m\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb se kurr\u00eb, t\u00eb mos pranojm\u00eb m\u00eb kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb pla\u00e7kitje makab\u00ebr, \u00e7njer\u00ebzore q\u00eb iu b\u00ebhet qytetar\u00ebve t\u00eb varf\u00ebr me bordet dhe klientel\u00ebn e Edi Ram\u00ebs. Ata k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb ne t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr kafshat\u00ebn e tyre, t\u00eb mbrojm\u00eb ata nga nj\u00eb klik\u00eb pla\u00e7kit\u00ebse q\u00eb nuk ka asnj\u00eb q\u00ebllim tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 pasurimit t\u00eb vet. Ata k\u00ebrkojn\u00eb nga ne t\u2019i dalim zot interesit komb\u00ebtar, t\u2019i dalim zot vendit, t\u2019i dalim zot kryeqytetit dhe t\u00eb mos pranojm\u00eb kurr\u00eb q\u00eb Tirana t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb Beogradin e vog\u00ebl p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Ata k\u00ebrkojn\u00eb nga ne q\u00eb t\u00eb mos pranojm\u00eb kurr\u00eb q\u00eb Edi Rama ky vasal i Vu\u00e7i\u00e7it, ky Duman i pushtetit, t\u00eb shkelmoj\u00eb mbi gjakun, sakrific\u00ebn e mbi 10 mij\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, grave, burrave, t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe nuk po flasim as p\u00ebr vitet \u2018874, as p\u00ebr vitet 1912-1913, as n\u00eb vitin 1945, por t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb vitin 1998-1999.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb thirrje, ka nj\u00eb kushtrim p\u00ebr \u00e7do shqiptar, t\u2019i dalim zot interesit ton\u00eb komb\u00ebtar, sepse pik\u00ebrisht se nuk \u00ebsht\u00eb mbrojtur ky interes, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb rrokullisur dhe rrokulliset \u00e7do dit\u00eb. Asnj\u00eb interes tjet\u00ebr i qytetar\u00ebve shqiptar nuk mund t\u00eb mbrohet para se mbrohet interesi komb\u00ebtar i tyre.<\/p>\n<p>Ju jeni forumi udh\u00ebheq\u00ebs i Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb menj\u00ebher\u00eb, t\u00eb filloj\u00eb q\u00eb nes\u00ebr nj\u00eb debat p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto zhvillime, partia duhet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb, nuk mundet kurr\u00eb kush t\u00eb loz\u00eb me fatet e shqiptar\u00ebve. Nuk mundet kurr\u00eb kush t\u00eb barazoj\u00eb Tiran\u00ebn me Banja Luk\u00eb apo ta shnd\u00ebrroj\u00eb at\u00eb n\u00eb Beogradin e vog\u00ebl. Nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb kjo, nuk mundet kurr\u00eb kush asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb Parlament q\u00eb mohon gjakun e derdhur t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb presim ne, t\u00eb shnd\u00ebrrohemi n\u00eb shtojc\u00eb e Beogradit? \u00c7far\u00eb presim ne? \u00c7far\u00eb presim atdhetar\u00ebt, patriot\u00ebt shqiptar\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se sa t\u2019u thuhet nuk pranojm\u00eb d\u00ebnimin e gjenocidit n\u00eb Kosov\u00eb sepse nuk na lejon Vu\u00e7i\u00e7i me Ballkanin e Hapur? Situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb alarmante se kurr\u00eb, \u00ebsht\u00eb emergjente. Un\u00eb e kuptoj se partia ka shpenzuar dhe konsumuar energji t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb procesin e saj t\u00eb brendsh\u00ebm, por nj\u00eb gj\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, pavar\u00ebsisht nga t\u00eb gjitha presionet, pavar\u00ebsisht nga t\u00eb gjitha nd\u00ebrhyrjet u konfirmuam dhe u rikonfirmuam mbi 44 mij\u00eb luft\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt iu p\u00ebrgjigj\u00ebn \u00e7do thirrje, \u00e7do thirrje t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb dhe e them, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr shum\u00eb e madhe dhe n\u00eb proporcion \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Parti Demokratike. Ndaj dhe, sot votojm\u00eb k\u00ebtu, nes\u00ebr dhe dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb para t\u00eb jav\u00ebs, k\u00ebrkoj nga drejtuesit e deg\u00ebve t\u00eb mbledhin me urgjenc\u00eb kryesit\u00eb, t\u00eb mbledhin me urgjenc\u00eb seksionet e Partis\u00eb Demokratike dhe t\u00eb zhvillojn\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb hapur politik me to. Ne kemi sot nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsi me ideale t\u00eb larta, me pjekuri t\u00eb madhe politike, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe politike, t\u00eb gatshme p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrgjigjur \u00e7do sfide. Nes\u00ebr Edi Rama firmos me votat e vjedhura pushtetin e tij 100% n\u00eb Shqip\u00ebri. Zgjedh kukull\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Pra, zhvillimet jan\u00eb dramatike.<\/p>\n<p>Por q\u00ebndrimi yn\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb gjithashtu m\u00eb i vendosuri, m\u00eb i fuqishmi q\u00eb kemi treguar ndonj\u00ebher\u00eb ndaj nj\u00eb regjimi armiq\u00ebsor, autokratik, t\u00eb inkriminuar nga i pari tek i fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb regjimi i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam besim t\u00eb madh tek an\u00ebtar\u00ebt dhe simpatizant\u00ebt tan\u00eb se s&#8217;do pranojn\u00eb kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb pla\u00e7kitje t\u00eb paskrupullt, t\u00eb pangopshme t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, s&#8217;do pranojn\u00eb kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb shkelmim para bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar t\u00eb interesave jetike komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ata q\u00eb mohojn\u00eb gjenocidet jan\u00eb kriminel\u00eb, ata shkelin ligje komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ndaj dhe ne duhet t\u00eb ngrihemi sa m\u00eb shpejt, dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb deri n\u00eb triumfin e interesit ton\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb vlerave demokratike.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebshtu, do rikthehet Druze Sandri, si dikur Druze Tito. Ne nuk mund t\u00eb pajtohemi. Sandri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriminel q\u00eb vendin e ka n\u00eb Hag\u00eb dhe jo promotor i projekteve ruse dhe t\u00eb serbomadhis\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Ndaj dhe e mbyll k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb timen duke shprehur besimin m\u00eb t\u00eb madh tek ju, tek mbar\u00eb an\u00ebtaret dhe an\u00ebtar\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike, se n\u00eb k\u00ebto rrethana do i p\u00ebrgjigjemi me vendosm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe kushtrimit q\u00eb buron sot nga shpirti, zemra e \u00e7do shqiptari atdhetar q\u00eb e do k\u00ebt\u00eb vend!<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>*FJALA E KRYETARIT T\u00cb PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE, SALI BERISHA N\u00cb MBLEDHJEN E K\u00cbSHILLIT KOMB\u00cbTAR T\u00cb PD* T\u00eb dashur an\u00ebtare dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbledhje procedurale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne do t\u00eb zgjedhim drejtuesit m\u00eb kryesor\u00eb, n\u00ebnkryetar\u00ebt, Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe sekretar\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike. Un\u00eb mendoj se procedurat nuk duhet t\u00eb na &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":14200,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14199"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14199"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14199\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14200"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14199"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14199"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14199"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}