{"id":13723,"date":"2022-05-30T09:04:23","date_gmt":"2022-05-30T09:04:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=13723"},"modified":"2022-05-30T09:04:23","modified_gmt":"2022-05-30T09:04:23","slug":"serish-per-shqiperine-ne-evrope-por-ne-rrethana-te-ndryshuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/05\/30\/serish-per-shqiperine-ne-evrope-por-ne-rrethana-te-ndryshuara\/","title":{"rendered":"S\u00ebrish p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, por n\u00eb rrethana t\u00eb ndryshuara"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p>Tek ne debati mbi \u00e7eljen e\u00a0negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb vendit ton\u00eb n\u00eb BE shpesh \u00ebsht\u00eb emocional e obsesiv. Kjo e largon fokusin nga impakti real i negociatave. Si dhe nga disa rrethana politike aktuale n\u00eb BE q\u00eb e ndryshojn\u00eb disi kuptimin e sloganit &#8221; E duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa&#8221;.<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Kur nuk sheh h\u00ebn\u00ebn, por gishtin q\u00eb e tregon at\u00eb<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00cbsht\u00eb njohur parabola e personit q\u00eb nuk k\u00ebrkon \u00e7el\u00ebsin e humbur n\u00eb qoshen e err\u00ebt ku i kishte r\u00ebn\u00eb nga xhepi, por diku m\u00eb tutje ku rruga ndri\u00e7ohej nga llamba bashkiake: shpjegimi ishte se nuk kishte kuptim ta k\u00ebrkonte aty ku nuk mund t\u00eb shihte dot dhe mbase e sillte fati a mrekullia ta gjente \u00e7el\u00ebsin aty ku shikonte.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb emision televiziv, gazetarja m\u00eb pyeste se a do t\u00eb \u00e7elen deri n\u00eb qershor negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (e t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut) me Bashkimin Evropian?\u00a0Ju p\u00ebrgjigja se nuk e dija; se nuk e kisha iden\u00eb n\u00ebse Sofja e Shkupi do mundeshin t\u00eb zgjidhnin problemin e t\u00eb hiqnin nga rruga veton bullgare. N\u00eb emision shpjegova pik\u00ebpamjen time se m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se hamend\u00ebsimi p\u00ebr dat\u00ebn do t\u00eb ishte t\u00eb kuptonim \u00e7far\u00eb pasojash konkrete do t\u00eb sillnin negociatat p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: patjet\u00ebr q\u00eb me to kalohet n\u00eb nj\u00eb stad shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb rrug\u00ebtimit drejt BE; teknikisht n\u00eb stadin final q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me an\u00ebtar\u00ebsimin e plot\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Por meq\u00eb ky stad parashikohet t\u00eb jet\u00eb i gjat\u00eb, disa dekada thon\u00eb, do t\u00eb ishte e arsyeshme dhe e dobishme t\u00eb konsiderojm\u00eb efektet konkrete t\u00eb tij. Meq\u00eb parashikimi nuk \u00ebsht\u00eb shkenc\u00eb ekzakte lipset t\u00eb shqyrtojm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb paralele: at\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb. Beogradi negocion me Brukselin q\u00eb nga viti 2014. Gjat\u00eb k\u00ebtyre tet\u00eb viteve Serbia post-miloshevi\u00e7iane ka njohur regresin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebrsa i p\u00ebrket shtetit ligjor e demokracis\u00eb. Natyrisht jo se negociatat e kan\u00eb shkaktuar apo edhe ndihmuar k\u00ebt\u00eb regres. Thjesht negociatat dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ndikimi i Evrop\u00ebs e i Per\u00ebndimit, nuk mund\u00ebn t\u00eb ndalin k\u00ebt\u00eb regres; madje nuk ndal\u00ebn dot as flirtin e Vu\u00e7i\u00e7it me fuqi rivale e armiq\u00ebsore ndaj Evrop\u00ebs e Per\u00ebndimin si\u00e7 u pa dramatikisht s\u00eb fundmi.<\/p>\n<p>N\u00eb vendin ton\u00eb regresi ka ndodhur tet\u00eb vitet e fundit edhe pse progres-raportet kan\u00eb folur p\u00ebr, kuptohet, progres. Madje edhe 15 kushtet e famshme t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb mars 2020 nga K\u00ebshilli Evropian (n\u00eb vijim t\u00eb 9 kushteve t\u00eb Bundestagut) e p\u00ebr t\u00eb restauruar disa standarde bazike t\u00eb shtetit ligjor e demokracis\u00eb, nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur plot\u00ebsisht. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon indirekt por qart\u00eb edhe rezoluta mbi Shqip\u00ebrin\u00eb e miratuar n\u00eb Parlamentin Evropian para dhjet\u00eb dit\u00ebsh. Ose m\u00eb direkt raporti Moneyval para tre jav\u00ebsh duke konfirmuar se asnj\u00eb p\u00ebrparim nuk \u00ebsht\u00eb arritur me luft\u00ebn kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave (kushti nr. 4). E megjithat\u00eb kjo nuk e ka penguar Komisionin e shtetet an\u00ebtare n\u00eb K\u00ebshillin Evropian q\u00eb t\u00eb deklarojn\u00eb se kushtet jan\u00eb p\u00ebrmbushur dhe prandaj negociatat me Shqip\u00ebrin\u00eb lipset t\u00eb fillojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb reflektojm\u00eb se \u00e7far\u00eb efekti do t\u00eb ken\u00eb konkretisht negociatat dhe kusht\u00ebzimi q\u00eb ato bartin kur qeveria e shtetit negociator nuk ka vullnetin t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb standardet evropiane. P\u00ebrve\u00e7se n\u00eb let\u00ebr! Sidomos n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb ku kryeministri q\u00eb n\u00eb fillim i ka mohuar se 15 kushtet ekzistojn\u00eb (p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb me goj\u00ebn e ministres se ato jan\u00eb p\u00ebrmbushur). Mbase ndodh nj\u00eb mrekulli e Brukseli ndryshon qasjen dhe b\u00ebhet m\u00eb direkt e a\u00e7ik. Le t\u00eb shpresojm\u00eb. Pa harruar se p\u00ebr demokracin\u00eb ton\u00eb jemi ne vet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Gazetarja n\u00eb studio disa her\u00eb gjat\u00eb bised\u00ebs si dhe n\u00eb fund t\u00eb saj, ngulmoi me pyetjen se a \u00e7elen negociatat n\u00eb qershor. Insistimi i saj reflekton disi retorik\u00ebn ngulmuese n\u00eb vitet e fundit t\u00eb shum\u00eb politikan\u00ebve, aktivist\u00ebve, ekspert\u00ebve etj. t\u00eb fiksuar mbi fillimin e negociatave me Tiran\u00ebn e Shkupin. Mbase krahasimi i tyre me \u00e7el\u00ebs-k\u00ebrkuesin e parabol\u00ebs ton\u00eb \u00ebsht\u00eb paksa i tepruar; por fetishizimi i nj\u00eb vendimi unik si \u00e7el\u00ebs i ndryshimit epokal me gjas\u00eb \u00ebsht\u00eb iluzion q\u00eb prodhon zhg\u00ebnjim.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong>Charles Michel n\u00eb Tiran\u00eb dhe zhgj\u00ebndrra evropiane<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Vizita n\u00eb Tiran\u00eb jav\u00ebn e shkuar e presidentit t\u00eb K\u00ebshillit Evropian z. Charles Michel nuk mund t\u00eb quhet rutin\u00eb, pasi ai deklaroi se i kishte kumtuar kryeministrit se Shqip\u00ebria e shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor mund t\u00eb kishin perspektiv\u00ebn e &#8220;An\u00ebtarit t\u00eb Asociuar&#8221; me Bashkimin Evropian. Se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo, z. Michel nuk e sqaroi n\u00eb konferenc\u00eb shtypi por tha se ia kishte shpjeguar Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrzgjedhja e termit \u00ebsht\u00eb &#8220;An\u00ebtar i Asociuar&#8221; si perspektiv\u00eb e jona \u00ebsht\u00eb paksa kontradiktore. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shtet i asociuar me Bashkimin Evropian q\u00eb me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim Asociimit n\u00eb prill 2009. Po k\u00ebshtu edhe Kosova, Serbia, Maqedonia V., Mali i Zi e Bosnje-Hercegovina. (fjala &#8220;Stabilizim&#8221; q\u00eb ju shtua em\u00ebrtimit standard &#8220;Marr\u00ebveshje Asociimi&#8221; lidhej me situat\u00ebn fill pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb ish Jugosllavi).<\/p>\n<p>Por m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se terminologjia \u00ebsht\u00eb thelbi i konceptit: n\u00eb samitin e BE n\u00eb v. 2003 n\u00eb Selanik gjasht\u00eb shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor ju ofrua (premtua) perspektiva evropiane e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb BE. Pra q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb Shqip\u00ebria e pes\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e rajonit do t\u00eb ishin an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota t\u00eb Unionit. Nj\u00eblloj si Kroacia, q\u00eb u an\u00ebtar\u00ebsua e fundit n\u00eb v. 2013.<\/p>\n<p>Statusi An\u00ebtar i Asociuar \u00ebsht\u00eb degradim politik i statusit An\u00ebtar i Plot\u00eb.\u00a0 Ende nuk ka nj\u00eb p\u00ebrkufizim t\u00eb plot\u00eb, zyrtar e publik t\u00eb k\u00ebtij statusi. Por debati rreth tij b\u00ebhet prej koh\u00ebsh e haptazi n\u00eb thinktanke si dhe flitej privatisht nga politikan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi politikan\u00eb t\u00eb rangut t\u00eb lart\u00eb madje edhe ministra t\u00eb jasht\u00ebm n\u00eb BE jan\u00eb shprehur publikisht ngjash\u00ebm me z. Michel n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas k\u00ebtij koncepti Shqip\u00ebria mund t\u00eb ket\u00eb akses n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb Tregut t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Evropian si dhe n\u00eb disa programe ekonomike t\u00eb mb\u00ebshtetura nga fondet e kohezionit. Deri tani vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebt e plot\u00eb kishin k\u00ebtu akses t\u00eb pakufizuar; nd\u00ebrsa shtetet aspirante nuk kishin fare akses deri n\u00eb momentin kur b\u00ebheshin An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Plot\u00eb. Pra kemi nj\u00eb zgjidhje t\u00eb nd\u00ebrmjetme.<\/p>\n<p>N\u00ebse prevalon ky koncept Shqip\u00ebria etj. nuk do t\u00eb kishte as p\u00ebrfaq\u00ebsim n\u00eb K\u00ebshillin Europian ku mblidhen kryetar\u00ebt e shteteve dhe t\u00eb qeverive t\u00eb BE dhe as eurodeputet\u00eb me vot\u00eb n\u00eb Parlamentin Evropian. Aksesi i pjessh\u00ebm n\u00eb treg e programe do t\u00eb kusht\u00ebzohet me p\u00ebrmbushjen e kritereve politike e standardeve teknike evropiane. Ky akses mund t\u00eb pezullohet n\u00ebse sh\u00ebnohet regres n\u00eb kritere e standarde.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aranzhim deri diku t\u00eb ngjash\u00ebm kan\u00eb Zvicra e Norvegjia. K\u00ebto dy shtete po t\u00eb donin mund t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsoheshin nes\u00ebr n\u00eb BE. Ata nuk kan\u00eb probleme me kriteret politike dhe ekonomike. Por p\u00ebr arsyet e tyre politike kan\u00eb zgjedhur k\u00ebt\u00eb raport me Brukselin.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e Ballkani nuk mund t\u00eb krahasohen me Zvicr\u00ebn e Norvegjin\u00eb. N\u00eb rajonin ton\u00eb shtetet, me t\u00eb drejt\u00eb, kan\u00eb shpallur objektiv komb\u00ebtar an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE q\u00eb kur rr\u00ebzuan regjimet komuniste. Pse duhet t\u00eb harrojm\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e t\u00eb k\u00ebnaqemi me asociimin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat i gjat\u00eb ku shpresoj se fokusi do t\u00eb mbetet tek mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb vendet tona e tek evidentimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb dukshme e mos-d\u00ebshirat e fshehura t\u00eb pushtetar\u00ebve ballkanas. Pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb retorik\u00ebn &#8220;fajin e ka Evropa&#8221; q\u00eb e kemi hasur me tepri deri n\u00eb bezdi nga qeveria rilindiste.<\/p>\n<p>Debati do t\u00eb ishte m\u00eb i plot\u00eb n\u00ebse do t\u00eb prezantoheshin avantazhet e dizavantazhet e t\u00eb dy statuseve. N\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb duket se me statusin An\u00ebtar i Plot\u00eb nga \u00e7elja e negociatave deri n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin (hipotetik) do t\u00eb kalonin vite e mbase dekada dhe aksesi yn\u00eb do t\u00eb ishte vet\u00ebm fondi IPA q\u00eb t\u00eb ndihmon p\u00ebr standardet e an\u00ebtar\u00ebsimit. Me statusin An\u00ebtar i Asociuar nuk kemi detyrimisht stacionin politik final t\u00eb &#8220;Shqip\u00ebris\u00eb si gjith\u00eb Evropa&#8221; por disa stacione t\u00eb nd\u00ebrmjetme; secili me kostot e p\u00ebrfitimet e tij.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong>Riorientimi butaforik<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Si\u00e7 duken aktualisht bath\u00ebt, vetoja bullgare ndaj Shkupit do t\u00eb mbetet n\u00eb fuqi; si pasoj\u00eb\u00a0 konferenca nd\u00ebrqeveritare nuk do t\u00eb mblidhet k\u00ebt\u00eb qershor dhe negociatat nuk do t\u00eb \u00e7elen as p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Rama ka sinjalizuar se do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb &#8220;decoupling&#8221;, pra q\u00eb k\u00ebrkesa e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb trajtohet ve\u00e7mas nga ajo maqedonase. Nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb till\u00eb ka mbajtur m\u00eb par\u00eb edhe kreu i shtetit e shefi i opozit\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pozicion i logjiksh\u00ebm sepse vetoja e motivet e saj duken t\u00eb pakuptuesh\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebzit jasht\u00eb qerthullit bullgaro-maqedonas; meq\u00eb gj\u00ebja u zgjat me tepri duken edhe t\u00eb paarsyeshme madje t\u00eb papranueshme. Por duhet th\u00ebn\u00eb se ky q\u00ebndrim nuk \u00ebsht\u00eb vendim. Vendimmarrja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mbetet n\u00eb Bruksel e jo n\u00eb Tiran\u00eb a n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>Para tre vjet\u00ebsh kur K\u00ebshilli Europian nuk \u00e7eli negociatat me k\u00ebto dy vende vet\u00ebm p\u00ebr faj t\u00eb Tiran\u00ebs (Shqip\u00ebria ka probleme me shtetin ligjor u deklaroi kryeministri holandez Rutte mediave) kancelarja Merkel shpjegoi n\u00eb konferenc\u00eb shtypi pse nuk filluan procesin vet\u00ebm me Maqedonin\u00eb e Veriut: druajtja nga reagimet e popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb Maqedoni. Ndoshta situata ka ndryshuar; mbase Brukseli mendon se avancimi vet\u00ebm me Shqip\u00ebrin\u00eb nuk krijon probleme matan\u00eb Qaf\u00eb Than\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithsesi krekosjet e Ram\u00ebs q\u00eb propozimin e decoupling e paraqet si ndryshim kursi madhor t\u00eb Atdheut mund t\u00eb na ishin kursyer. A thua se po deklaron hapur se do t&#8217;i kthej\u00eb krah\u00ebt Evrop\u00ebs e Per\u00ebndimit dhe do t\u00eb shikoj\u00eb gjetiu; p.sh. tek Osmania apo tek filiali ballkanik i Rom\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb. Se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00ebn rrogoz \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Po kaq pa vend ishte edhe deklarata e tij para ca vitesh n\u00eb Mal t\u00eb Zi ku deklaronte se po qe Brukseli nuk i jepte aksh gj\u00eb at\u00ebher\u00eb ai do t\u00eb shihte bashkimin me Kosov\u00ebn. Ndryshe nga zakoni k\u00ebt\u00eb her\u00eb Brukseli reagoi haz\u00ebr-xhevap: nuk i merremi me t\u00eb tilla deklarime se nuk jan\u00eb serioze por pompoze tha pakashum\u00eb Komisioneri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO Tek ne debati mbi \u00e7eljen e\u00a0negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb vendit ton\u00eb n\u00eb BE shpesh \u00ebsht\u00eb emocional e obsesiv. Kjo e largon fokusin nga impakti real i negociatave. Si dhe nga disa rrethana politike aktuale n\u00eb BE q\u00eb e ndryshojn\u00eb disi kuptimin e sloganit &#8221; E duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa&#8221;. Kur nuk sheh &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8020,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13723"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13723"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13723\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13723"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}