{"id":13570,"date":"2022-05-27T10:41:24","date_gmt":"2022-05-27T10:41:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=13570"},"modified":"2022-05-27T11:23:54","modified_gmt":"2022-05-27T11:23:54","slug":"berisha-alibeaj-nje-sharlatan-qe-keqperdoret-nga-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/05\/27\/berisha-alibeaj-nje-sharlatan-qe-keqperdoret-nga-rama\/","title":{"rendered":"Berisha: Alibeaj, nj\u00eb sharlatan q\u00eb keqp\u00ebrdoret nga Rama"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Alibeaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sharlatan q\u00eb keqp\u00ebrdoret nga Rama, ka harruar q\u00eb ka pasur funksione n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb sharlatan q\u00eb ka munges\u00eb totale respekti p\u00ebr veten e tij, keqp\u00ebrdoret nga Edi Rama, harron q\u00eb ka pasur funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme edhe n\u00eb qeveri dhe kur b\u00ebn akte t\u00eb tilla vet\u00ebm sa shkelmon veten e tij\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>FJALA E KRYETARIT TE PARTISE DEMOKRATIKE SALI BERISHA NE KONFERENCEN ME GAZETARET<\/p>\n<p>Jam para jush n\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb p\u00ebr t\u00eb denoncuar me ashp\u00ebrsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe vendimin e fundit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, me t\u00eb cilin ai d\u00ebshmon \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, apo Sado-Gjykat\u00ebn, tani e tutje do quhet Gjykata-Sadushi, e ka kapur p\u00ebrmes Sadushit t\u00eb tij, p\u00ebr sa koordinohet me planin e qart\u00eb t\u00eb masave me m\u00ebnyr\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Edi Rama dhe Sadushi i tij kan\u00eb zgjedhur drejt\u00ebsin\u00eb sui generis p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e r\u00ebnd\u00eb turpi.<\/p>\n<p>Edi Rama p\u00ebrvet\u00ebson pronat e shqiptar\u00ebve p\u00ebrmes vendimeve t\u00eb gjykatave dhe ushtar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb administrat\u00eb. Mungesa e transparenc\u00ebs, shkelja e ligjit jan\u00eb parimet baz\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij q\u00eb padyshim do t\u00eb filtroj\u00eb rekurset sipas porosive q\u00eb Aga\u00e7i do t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb dhe sipas urdhrave t\u00eb Ram\u00ebs. Tashm\u00eb me vendimin e tij vendos publikisht dhe haptas kontrollin mbi sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb plot\u00eb transparence dhe pa asnj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb rasteve, po dhe d\u00ebmit t\u00eb madh kolosal q\u00eb mund t\u2019i shkaktohet shtetit dhe taksaguesve shqiptar\u00eb, n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, K\u00ebshilli i Ministrave vendos q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb hiqet dor\u00eb nga rekurset n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje me natyr\u00eb administrative dhe civile. Imagjinoni mafia e tmerrshme e tokave, e drog\u00ebs dhe e pronave amnistohet, nuk shkon m\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Mjafton t\u00eb \u00e7oj\u00eb qesen n\u00eb apel, se sip\u00ebr ia ka zgjidhur Rama, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ky vendim, sipas Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim leht\u00ebsimin e stokut t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe p\u00ebrllogaritet q\u00eb numri i rekurseve nga t\u00eb cilat do t\u00eb t\u00ebrhiqet institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb jet\u00eb 3800, por vlera e k\u00ebsaj t\u00ebrheqje \u00ebsht\u00eb miliarda euro d\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb publike dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, qeveria po koordinohet me Sado-Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar favore p\u00ebr individ\u00eb, apo persona juridik\u00eb t\u00eb caktuar. Ju garantoj se prapa k\u00ebtij vendimi q\u00ebndrojn\u00eb lobet, klanet mafioze t\u00eb tokave, territoreve, t\u00eb kontraband\u00ebs e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi p\u00ebr 3800 dosje do t\u00eb b\u00ebhet nga ushtar\u00ebt e partis\u00eb. E sigurt, dora e zez\u00eb e Delin\u00ebs me EAST institute q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb militant\u00eb t\u00eb PS t\u00eb klubit juridik Qemal Stafa, do t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebrisht kundrejt barr\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda, ryshfeteve etj, se kush do t\u00eb falet e kush jo. S\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr gjykat\u00ebs, tani dalin Delinist\u00ebt.<\/p>\n<p>Prej 7 vitesh, Gjykata e Lart\u00eb, edhe sot funksionon nga 2-3 q\u00eb kishte, ka gjithsej 13 gjykat\u00ebs. Pavar\u00ebsisht stokut t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb dosjeve, mazhoranca nuk plot\u00ebson vendet. Pse e l\u00eb gjykat\u00ebn n\u00eb gjysm\u00eb? Sepse i do t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb klonuar. Do gjykat\u00ebs t\u00eb klonuar alla-Sadush, alla-Dvoran, Dvorani \u00ebsht\u00eb ende lojtar rezerv\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb gjykata t\u00eb ishte plot\u00ebsuar me koh\u00eb me 19 gjykat\u00ebs, lihet me 13 gjykat\u00ebs, p\u00ebrzgjidhen me falsifikime, do ju njohim n\u00eb takime t\u00eb tjera, individ\u00eb nga Rama dhe Aga\u00e7i p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb Gjykat\u00eb. Pr zgjidhja \u00ebsht\u00eb gjetur, o burra t\u00eb hapim tenderin e fundit t\u00eb turpsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb vjelim miliona euro n\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile duke iu faturuar t\u00ebr\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb n\u00eb kurriz qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria pushon s\u00eb funksionuar si nj\u00eb shtet me drejt\u00ebsi n\u00eb tre shkall\u00eb. P\u00ebrkundrazi shkall\u00eb supreme e drejt\u00ebsis\u00eb tani e tutje \u00ebsht\u00eb Edi Rama dhe Don Aga\u00e7io. Ata jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tani gjykat\u00ebsit suprem\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim turpi dhe anti-Kushteteues.<\/p>\n<p>Ju duhet ta dini se Gjykata n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn ka hapur praktik\u00ebn e revokimit t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr kalim n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore. Tani i kalon p\u00ebr gjykim n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, pa i njoftuar pal\u00ebt. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebsh ti e gjen veten pa sht\u00ebpi, pa pron\u00eb, pa ortak\u00ebri n\u00eb bizne, sepse nuk ftohesh m\u00eb n\u00eb gjyq. Nuk besoj se n\u00eb koh\u00ebrat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb diktatur\u00ebs t\u00eb ket\u00eb ekzistuar kjo form\u00eb kaq absurde, kaq perverse, kaq antiligjore dhe antikushtetuese. Pra do prisni ju kur vendimet, n\u00ebse botohen n\u00eb Fletoren Zyrtare, t\u2019i merrni vesh, kush \u00ebsht\u00eb pal\u00eb n\u00eb gjykim. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb degradim t\u00eb till\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb si\u00e7 ndodh me k\u00ebt\u00eb vendim. P\u00ebrmes k\u00ebsaj praktike Sado-Gjykata, apo Gjykata e Lart\u00eb po cenon r\u00ebnd\u00eb procesin e rregullt ligjor, duke shkelur r\u00ebnd\u00eb parimin e siguris\u00eb juridike, parim themelor i shtetit ligjor, nuk ka shtet ligjor pa sigurin\u00eb juridike. T\u00eb gjitha vendimet pas sigurin\u00eb juridike jan\u00eb vendime n\u00eb let\u00ebr. Ky plan i qart\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur nga Sadushi n\u00eb bashk\u00ebpunim me Aga\u00e7ion, p\u00ebr t\u00eb shkelur me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb drejtat e mij\u00ebra qytetar\u00ebve q\u00eb zvarriten prej 20 vitesh p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilave u ka ardhur koha t\u00eb d\u00ebgjohen.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, plani i qart\u00eb i masave, i koordinuar mes Sadushit dhe Edi Ram\u00ebs e Don Aga\u00e7ios, \u00ebsht\u00eb groposja e rekurseve t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, kompanive ku ka m\u00eb shum\u00eb se 50% aksione shteti, apo avokatur\u00ebs s\u00eb shtetit q\u00eb mbron interesat pasurore t\u00eb shtetit me justifikimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb dhe qytetare,<\/p>\n<p>nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u00eb falur, p\u00ebr t\u00eb abuzuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb ekstreme, mund t\u00eb merret vet\u00ebm me ligje amnistie nga Parlamenti shqiptar dhe kurr\u00eb nga nj\u00eb vendim ekzekutiv fund e krye korruptiv me q\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb zi p\u00ebr t\u00eb vjedhur sa m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vendimit, do hiqet dor\u00eb: 1) \u00c7\u00ebshtjet me natyr\u00eb administrative. K\u00ebto mund t\u00eb jen\u00eb edhe kontrata koncesionare. Tani koncesionar\u00ebt do vazhdojn\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00eb shum\u00eb n\u00eb apel p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim, t\u00eb sigurt se shum\u00ebn e madhe detyrohen t\u2019ia paguajn\u00eb Don Aga\u00e7ios dhe Edi Ram\u00ebs. P\u00ebr kontratat e pun\u00ebs un\u00eb mund t\u00eb them kaq, q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebshkohen ata t\u00eb cil\u00ebt i soll\u00ebn shtetit d\u00ebmin. N\u00ebse ti si titullar ke nd\u00ebrprer\u00eb kontrata n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, miliona euro d\u00ebme taksapaguesve, duhet t\u00eb nd\u00ebshkohesh ligj\u00ebrisht p\u00ebr aktet tuaja antiligjore. Por k\u00ebtu, p\u00ebrs\u00ebri ik\u00ebn.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, vendimi fut edhe padit\u00eb pa u ndjekur, apo padit\u00eb q\u00eb nuk garantoj\u00eb sukses n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb, se do fitohet apo jo, k\u00ebt\u00eb e gjykon Don Aga\u00e7io me Edi Ram\u00ebn, t\u00eb mos i \u00e7ojm\u00eb atje se nuk do t\u2019i fitojm\u00eb, kryegjykat\u00ebsit n\u00eb Kryeministri. Pra, p\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve unifikuese q\u00eb gjykatat kan\u00eb mbajtur m\u00eb her\u00ebt, ky k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale p\u00ebr personat q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb vendimin i cili \u00ebsht\u00eb objekt i \u00e7\u00ebshtjes gjyq\u00ebsore. B\u00ebhet k\u00ebtu nj\u00eb lloj amnistie p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr shkel\u00ebsit e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Qeveria e Edi Ram\u00ebs ka hapur tenderin e madh t\u00eb korrupsionit p\u00ebr t\u00ebrheqjen nga rekurset p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb saj, e cila shkon miliarda euro n\u00eb kurriz t\u00eb pasurive publike dhe taksapaguesve shqiptar\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb akt i pashembullt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap tjet\u00ebr madhor n\u00eb drejtim t\u00eb thellimit n\u00eb progresion gjeometrik t\u00eb vjedhjes dhe korrupsionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ju b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs t\u00eb denoncojn\u00eb publikisht \u00e7do rast abuziv me k\u00ebt\u00eb vendim. Ky \u00ebsht\u00eb akt i paimagjinuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por asgj\u00eb s\u2019ka t\u00eb paimagjinueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, fytyra e v\u00ebrtet\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb, zonja dhe zot\u00ebrinj, Nexhmedin Dumani. Fytyra e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebsaj qeverie \u00ebsht\u00eb ajo e Nexhmedin Dumanit. Nj\u00eb serial killer q\u00eb po zb\u00ebrthehet, po flet, un\u00eb e vler\u00ebsoj vendimin e tij p\u00ebr t\u2019u rr\u00ebfyer, por i b\u00ebj thirrje t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb \u00e7do gj\u00eb, se deri tani nuk ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb kemi ditur q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Nuk ka patur asnj\u00eb dyshim se banda e Elbasanit dhe bandat e tjera kan\u00eb qen\u00eb fund e krye t\u00eb lidhura me qeverin\u00eb, se ato kan\u00eb patur n\u00eb xhep t\u00ebr\u00ebsisht prokurorin\u00eb e Elbasanit, por dhe prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ministra mbi ministra. I b\u00ebj thirrje Dumanit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb asaj q\u00eb rifiton n\u00eb vetvete nj\u00eb njeri q\u00eb rr\u00ebfehet, se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i penduar i drejt\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb njeri q\u00eb vendos t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb n\u00eb kuptimin moral krimet q\u00eb ai ka kryer p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar shpirtin e tij dhe kjo \u00ebsht\u00eb e pranueshme, por i b\u00ebj thirrje ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb plot\u00eb, ta l\u00ebr\u00eb me guxim sepse ka nj\u00eb tendenc\u00eb absolute censure t\u00eb rr\u00ebfimeve t\u00eb tij trondit\u00ebse. T\u00eb rr\u00ebfimeve t\u00eb tij q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb qart\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb \u00e7do dit\u00eb nga media, shoq\u00ebria, Shqip\u00ebria. \u00cbsht\u00eb denoncuar me koh\u00eb, ata vrisnin, pla\u00e7kitnin, p\u00ebrdhunonin, b\u00ebnin \u00e7do gj\u00eb sepse mbyllnin \u00e7do \u00e7\u00ebshtje me urdh\u00ebr nga sip\u00ebr.<\/p>\n<p>B\u00ebj thirrje q\u00eb t\u00eb dalin tabulatet e bisedave t\u00eb Taulant Ball\u00ebs me Suel \u00c7el\u00ebn. Taulant \u00c7ela \u00ebsht\u00eb minimumi, se ato shkojn\u00eb direkt te Edi Rama.<br \/>\nE dini ju ku shkoi prokurori, q\u00eb mashtroi shqiptar\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar, q\u00eb tha s\u2019kishte materiale zgjedhore aty ku u vra nj\u00eb njeri dhe u plagos\u00ebn 4 t\u00eb tjer\u00eb? Ku \u00ebsht\u00eb ai? N\u00eb SPAK, n\u00eb SKAP-in e partis\u00eb. A nuk do t\u00eb thot\u00eb kjo q\u00eb SPAK shnd\u00ebrrohet n\u00eb strofull kriminel\u00ebsh? P\u00ebr llogari t\u00eb kujt g\u00ebnjeu Alfred Shehu? N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb m\u00eb pas u detyruan ta pranojn\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb episod. Ju them tjetr\u00ebn. Bandat paguanin dhe k\u00ebta mbyllnin vrasje. Njer\u00ebz q\u00eb vriteshin te pragu i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre. Dhe nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb Alfred Shehu.<\/p>\n<p>Ndaj dhe Dumani \u00ebsht\u00eb fytyra e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebtij shteti, \u00ebsht\u00eb fytyra e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebsaj qeverie. I b\u00ebj thirrje edhe Besjan Xhixh\u00ebs t\u00eb rr\u00ebfehet plot\u00ebsisht p\u00ebr lidhjet politike t\u00eb deputet\u00ebve, ministrave dhe mbi ministrat. Dhe ve dyshimin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb hetimin dhe trajtimin politik q\u00eb SPAK po i b\u00ebn \u00e7\u00ebshtjes, po b\u00ebn mburoj\u00eb e denoncimeve politike, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ato dihen, s\u2019ka nevoj\u00eb t\u2019i thot\u00eb as Besjani as Nexhmedini, SPAK po i fsheh k\u00ebto. E shihni ju q\u00eb Dumani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj Belivuk-u, por i penduar. A e kuptoni ju q\u00eb lidhet e Ram\u00ebs me Vu\u00e7i\u00e7in jan\u00eb lidhje krimin, jan\u00eb t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebr siamz\u00eb n\u00eb krim. Belivuk ishte nj\u00eb bandit buz\u00eb Sav\u00ebs q\u00eb vriste njer\u00ebzit dhe i \u00e7onte trupat nj\u00eb mulli ku i bluante. E keni d\u00ebgjuar ju gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve Don-Lal\u00ebn t\u2019i dal\u00eb ndokund emri? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Don Lala? \u00cbsht\u00eb Edi Rama i Elbasanit. Fiks! Ka th\u00ebn\u00eb SPAK ndonj\u00eb fjal\u00eb deri m\u00eb sot? Mund t\u00eb b\u00ebhej gj\u00eb pa Don-Lal\u00ebn n\u00eb Elbasan? Prandaj them Dumani \u00ebsht\u00eb fytyra e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebsaj qeverie. Un\u00eb prap\u00eb i b\u00ebj thirrje Nexhmedin Dumanit t\u00eb rr\u00ebfehet p\u00ebr gjith\u00e7ka di, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb moralit q\u00eb ai q\u00eb rr\u00ebfehet rifiton. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb ai i b\u00ebn shoq\u00ebris\u00eb shqiptare kundrejt veprimtaris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb tmerrshme q\u00eb ka ushtruar, jet\u00ebt q\u00eb ka marr\u00eb. S\u2019kisha d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb edhe bandat kund\u00ebrshtare merrnin t\u00eb nj\u00ebjtin vras\u00ebs. Por kjo \u00ebsht\u00eb qeveria e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Alibeaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sharlatan q\u00eb keqp\u00ebrdoret nga Rama, ka harruar q\u00eb ka pasur funksione n\u00eb qeveri. \u201cNj\u00eb sharlatan q\u00eb ka munges\u00eb totale respekti p\u00ebr veten e tij, keqp\u00ebrdoret nga Edi Rama, harron q\u00eb ka pasur funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme edhe n\u00eb qeveri dhe kur b\u00ebn akte t\u00eb tilla vet\u00ebm &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":13571,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13570"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13570"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13570\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13571"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13570"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13570"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13570"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}