{"id":13269,"date":"2022-05-24T10:24:52","date_gmt":"2022-05-24T10:24:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=13269"},"modified":"2022-05-24T10:24:52","modified_gmt":"2022-05-24T10:24:52","slug":"rothschild-nje-prej-familjeve-te-medha-qe-dominojne-boten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/05\/24\/rothschild-nje-prej-familjeve-te-medha-qe-dominojne-boten\/","title":{"rendered":"Rothschild, nj\u00eb prej \u201cfamiljeve t\u00eb m\u00ebdha\u201d q\u00eb dominojn\u00eb bot\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas kriz\u00ebs s\u00eb 1870, Rothschild qen\u00eb shfaqur edhe n\u00eb Bot\u00ebn e Re, q\u00eb rreth 50 vite m\u00eb pas do t\u00eb fillonte ta shkelmonte Europ\u00ebn nga primati ekonomiko\/politik q\u00eb at\u00ebhere dispononte akoma. N\u00eb Brazil ata kishin nd\u00ebrtuar hekurudhat; n\u00eb jugun e Shteteve t\u00eb Bashkuara kishin ngritur shum\u00eb agjenci p\u00ebr blerjen e leshit q\u00eb m\u00eb pas e d\u00ebrgon n\u00eb Franc\u00eb, duke e shitur n\u00eb at\u00eb treg. Me flot\u00ebn e tyre siguronin trafikun e madh t\u00eb mallrave midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Franc\u00ebs. Prandaj, at\u00ebhere kur shp\u00ebrtheu Lufta e Shk\u00ebputjes amerikane midis nordist\u00ebve dhe sudist\u00ebve, Rothschild q\u00eb kishin pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb interesave t\u00eb tyre n\u00eb jugun e Shteteve t\u00eb Bashkuara, b\u00ebnin loj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr sudist\u00ebt (qen\u00eb patjet\u00ebr \u201ckonservator\u00eb\u201d n\u00eb politik\u00eb, por p\u00ebr motive shum\u00eb \u201cekonomike\u201d). M\u00eb pas, me t\u2019u mundur k\u00ebta, aferat e tyre me Shtetet e Bashkuara vuajt\u00ebn shum\u00eb, por arrit\u00ebn t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb edhe nga kjo kriz\u00eb. <em>Cr\u00e9dit Mobiler <\/em>i Fould\/Pereire \u2013 fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb Napoleonit t\u00eb III, \u00e7as luft\u00ebs s\u00eb Krimes\u00eb \u2013 kishte ardhur duke u zgjeruar shum\u00eb dhe kjo i shkaktonte jo pak bezdi Bank\u00ebs Rothschild. Megjithat\u00eb, aferat e <em>Cr\u00e9dit<\/em> nis\u00ebn t\u00eb japin shenjat e para t\u00eb cedimit dhe Rothschild po shikonin\u2026<\/p>\n<p>Nga viti 1863 edhe Fould m\u00eb s\u00eb fundi e kuptuan se nuk mund t\u00eb konkurronin me Bank\u00ebn Rothschild, prandaj qasja e tyre ndaj frankfurtsave u b\u00eb m\u00eb e but\u00eb. \u00abN\u00eb 1862 ndodhi nj\u00eb afrim. Jo m\u00eb von\u00eb se shkurti 1862 qarkullonte z\u00ebri se <em>Cr\u00e9dit Mobilier <\/em>subvencionohej nga Rothschild pasi q\u00eb ndodhej n\u00eb uj\u00ebra t\u00eb k\u00ebqija. S\u00eb fundi, Achille Fould e mendoi t\u00eb nevojshme q\u00eb t\u00eb largohej nga \u00e7do kund\u00ebrshti me Rothschild, duke pranuar se nuk ishin nj\u00eb fuqi bot\u00ebrore si\u00e7 kishin qen\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit q\u00eb mund t\u00eb mb\u00ebshteteshin mbi bankat apo filialet e tyre t\u00eb ndodhura n\u00eb qendrat e m\u00ebdha ekonomike e t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebs. Edhe Napoleoni, q\u00eb sigurisht nuk i p\u00eblqente Rothschild, u detyrua q\u00eb ta pranoj\u00eb, i ndihmuar edhe nga gruaja e tij q\u00eb kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb mike e Rothschild dhe armike e Fould. Gj\u00ebja u b\u00eb publike kur m\u00eb 17 shkurt 1862, Napoleoni i III dhe kreu i familjes Fould nd\u00ebrhyn\u00eb n\u00eb n\u00eb seanc\u00eb gjuetie t\u00eb organizuar nga James Rothschild n\u00eb vil\u00ebn e tij madh\u00ebshtore t\u00eb Ferri\u00e8res. M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vizit\u00eb e Napoleonit dhe e Fould u duk si nj\u00eb \u201cvajtje n\u00eb Kanosa\u201d e tyre. Fould e kuptoi se edhe Napoleoni po e braktiste. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, ishte gjysm\u00ebzyrtare q\u00eb Rothschild do ta ndihmonin Franc\u00ebn me nj\u00eb hua t\u00eb majme. N\u00eb fakt, ishte e qart\u00eb se me pretekstin e gjuetis\u00eb k\u00ebrkohej t\u00eb diskutohej m\u00ebnyra e ringjalljes si financave t\u00eb Franc\u00ebs napoleoniane, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mjaft jo t\u00eb mira\u00bb (Egone Conte Corti, <em>La famiglia dei Rothschild<\/em>, botimi i II, Proceno di Viterbo, Effedieffe, 2021, fq. 446 \u2013 447).<\/p>\n<p>P\u00ebr ta pritur Napoleonin qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, p\u00ebrve\u00e7 \u201cJames t\u00eb Franc\u00ebs\u201d, t\u00eb 3 v\u00ebllez\u00ebrit Rothschild p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Frankfurtit, Londr\u00ebs dhe Vien\u00ebs. Megjithat\u00eb, Napoleoni mbetej mjaft mosbesues ndaj tyre. Nga ana e tyre, Rothschild nuk kishin iluzione lidhur me Napoleonin: ai donte vet\u00ebm nj\u00eb kredi financiare q\u00eb Fould nuk mund t\u2019ia kishin dh\u00ebn\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtat garanci t\u00eb ofruara nga banka e tyre; si\u00e7 nga ana tjet\u00ebr, nga ana e tij Napoleoni e ruajti t\u00eb gjith\u00eb mosbesimin e tij ndaj tyre, me pak fjal, afrimi i tyre qe nj\u00eb \u00abmiq\u00ebsi\u00bb shum\u00eb e \u201cinteresuar\u201d. N\u00eb janarin e 1863 n\u00eb Poloni kishte shp\u00ebrthyer nj\u00eb revolt\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb (e cila do t\u00eb zgjaste deri n\u00eb 1865); Napoleoni do t\u00eb donte t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb favorin e polak\u00ebve, por Rothschild \u2013 prej motiveve t\u00eb tyre t\u00eb komoditetit financiar \u2013 qen\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb lufte q\u00eb do ta zhyste Europ\u00ebn n\u00eb kaos. Ata k\u00ebrkuan ta kandisnin Franc\u00ebn n\u00eb k\u00ebshilla m\u00eb t\u00eb buta dhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb u d\u00ebgjuan. Beniamin Disraeli, miku i madh anglez i Rothschild, n\u00ebnvizonte: \u201cPaqja n\u00eb bot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ruajtur, k\u00ebsaj radhe nga politikan\u00eb apo shtete, por nga bankier\u00ebt\u201d. P\u00ebr sa i p\u00ebrket Bank\u00ebs Fould\/Pereire, ajo po haste gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb duke \u201cmarr\u00eb goditje\u201d dhe humbur para. Nd\u00ebrsa ylli i tyre po per\u00ebndonte, Rothschild nis\u00ebn t\u00eb marrin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb sferat e larta t\u00eb oborrit t\u00eb Perandoris\u00eb Napoleoniane. Deri mbreti i Belgjik\u00ebs, Leopoldi i I, u kishte besuar atyre nj\u00eb pasuri disamilion\u00ebshe dhe kishte akorduar me ta disa nderime fisnik\u00ebrore, ndaj t\u00eb cilave Rothschild u q\u00ebndronin shum\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Lond\u00ebr, Lionell Rothschild k\u00ebnaqej tek tregonte \u2013 n\u00eb kurriz t\u00eb konvulsioneve q\u00eb preknin Europ\u00ebn ckntinentale \u2013 pozicioni i lart\u00eb social dhe parlamentare i dh\u00ebn\u00eb at\u00ebhere sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij; p\u00ebr shembull, m\u00eb 1865 ai kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb pallat t\u00eb mrekulluesh\u00ebm n\u00eb Picadilly, q\u00eb ishte nj\u00eb prej vendeve m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs, dhe kishte inaugurar me k\u00ebt\u00eb rast martes\u00ebn e s\u00eb bij\u00ebs, q\u00eb u mbajt me ritin izraelian dhe me shum\u00eb salltanet, n\u00eb prani t\u00eb ministrave t\u00eb shumt\u00eb britanik\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb t\u00eb gjitha partive politike, nga <em>tories<\/em> m\u00eb konservator\u00eb tek <em>whigs<\/em> m\u00eb liberal\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj n\u00eb Franc\u00eb, m\u00eb 7 shkurt t\u00eb 1866, Rothschild dhan\u00eb nj\u00eb ballo t\u00eb mrekullueshme me maska n\u00eb pranin\u00eb e perandores Eugenia (bashk\u00ebshortja e Napoleonit t\u00eb III). Fillonte k\u00ebshtu me shkujdesje n\u00eb Tuileries, nj\u00eb vit kritik p\u00ebr Napoleonin, q\u00eb po p\u00ebrgatitej t\u00eb kryente gabimin e tij fatal\u2026 Faktikisht, ishte armiq\u00ebsuar totalisht me Carin e Rusis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ekspedit\u00ebs s\u00eb Krimes\u00eb. Tani, duke qen\u00eb se sapo kishte shp\u00ebrthyer konflikti midis Prusis\u00eb dhe Austris\u00eb, ai nuk arriti t\u00eb merrte nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb dhe energjik. Kurse Bismarck ishte shum\u00eb i vendosur n\u00eb shtytjen p\u00ebrpara e politik\u00ebs s\u00eb tij antiaustriake. Ai donte n\u00eb Gjermani t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00ebn guid\u00ebn prusiane me p\u00eblqimin ose jo t\u00eb Austris\u00eb, e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb fundit do t\u00eb paguante pasojat edhe me zjarr e hekur. Bismarck kishte siguruar mb\u00ebshtetjen e Italis\u00eb dhe kishte punuar q\u00eb t\u00eb siguronte t\u00eb gjitha financimet (nga ana e bankierit Gerson von Bleichroder, q\u00eb kishte raporte biznesi t\u00eb ngushta me Rothschild e Parisit dhe Frankfurtit).<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, si Bismarck, ashtu edhe Gerson von Bleichroder nuk i kishte b\u00ebr\u00eb hesapet me opinionin e Rothschild, t\u00eb cil\u00ebt qen\u00eb n\u00eb disfavor t\u00eb luft\u00ebs dhe se nuk qen\u00eb aspak t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb financonin nd\u00ebrmarrjet luftarake t\u00eb Bismarck. Tani, von Bleichroder kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e Bank\u00ebs Rothschild p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb financim t\u00eb majm\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin kishte nevoj\u00eb at\u00ebhere Prusia. S\u00eb fundi, Anglia ishte mjaft armiq\u00ebsore ndaj politik\u00ebs prusiane dhe Lionel Rothschild vepronte n\u00eb unison me qeverin\u00eb britanike. Nd\u00ebrsa p\u00ebr sa i p\u00ebrket l\u00ebvizjes s\u00eb bashkimit rilidnas italiane, Rothschild nj\u00eblloj si Anglia qen\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb thithje t\u00eb Venetos nga ana e Piemontit n\u00eb kurriz t\u00eb Austris\u00eb. Si\u00e7 shikohet, uniteti italian \u00ebsht\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara nga Sht\u00ebpia e Savoj\u00ebs me ndihm\u00ebn vendimtare t\u00eb Anglis\u00eb, t\u00eb financ\u00ebs s\u00eb lart\u00eb hebraike (me Rothschild n\u00eb krye) dhe t\u00eb masoneris\u00eb, q\u00eb n\u00eb jugun e Italis\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur mafien dhe \u2018ndrangheta\u2019. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, Rothschild dhe Anglia qen\u00eb totalisht n\u00eb favor t\u00eb bashkimit t\u00eb Italis\u00eb. Dhe ja, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, i shtohet gabimi fatal i Napoleonit. Faktikisht, ai mendoi se Austria do ta fitonte leht\u00ebsisht luft\u00ebn me Prusin\u00eb dhe mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim armiq\u00ebsie t\u00eb qart\u00eb ndaj Bismarck. Kjo ide e gabuar do t\u2019i kushtonte shtrenjt\u00eb Napoleonit, i cili me 1870 do ta humbiste perandorin\u00eb e tij, i shfron\u00ebsuar pik\u00ebrisht nga ai Bismarck prej tij aq shum\u00eb, ndoshta shum\u00eb, i n\u00ebnvler\u00ebsuar. N\u00eb qershorin e 1866 shp\u00ebrthyen luftimet e para midis Prusis\u00eb dhe Austris\u00eb. M\u00eb 3 korrik n\u00eb Koniggratz apo Sadowa, u asistua n\u00eb humbjen e par\u00eb t\u00eb madhe dhe t\u00eb rrufeshme austriake. N\u00eb Vien\u00eb nuk mbeti ve\u00e7 t\u00eb konstatohej s\u00eb Sht\u00ebpia Rothschild kishte t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb e shk\u00ebshillonte luft\u00ebn, por tashm\u00eb ishte shum\u00eb von\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb prusiant\u00eb kishin arritur n\u00ebn muret e qytetit dhe Austria, m\u00eb 26 korrik t\u00eb 1866, u detyrua t\u00eb firmos\u00eb parapraket e paqes.<\/p>\n<p>Tani, kjo humbje qe katastrofike p\u00ebr Austrin\u00eb e cila u b\u00eb nj\u00eb apendiks i Gjermanis\u00eb s\u00eb madhe me drejtim prusian, por p\u00ebr Franc\u00ebn qe po aq e r\u00ebnd\u00eb dhe sidomos p\u00ebr prestigjin e Napoleonit t\u00eb III, q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb t\u2019i shp\u00ebtonte rasti i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ta luftuar Prusin\u00eb, e cila tash e prapa do t\u00eb ishte thik\u00eb pas shpine p\u00ebr Franc\u00ebn (n\u00eb 1870, 1914 dhe 1939) dhe do t\u2019i vidhte primatin n\u00eb Europ\u00ebn kontinentale. Edhe financat e Franc\u00ebs e p\u00ebsuan dhe bursa parisiane ra. Ran\u00eb sidomos aksionet e <em>Cr\u00e9dit Mobilier <\/em>q\u00eb ishte ngusht\u00ebsisht e lidhur me Napoleonin. Tashm\u00eb lufta q\u00eb dy kolos\u00ebt e Bank\u00ebs europiane (Pereire\/Fould dhe Rothschild) ishte fituar bindsh\u00ebm nga Rothschild. James po i afrohej fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij dhe po shikonte se t\u00eb gjitha pparashikimet e tij qen\u00eb vler\u00ebsuar; kund\u00ebrshtari ishte mundur, Pereire luftonin n\u00eb t\u00ebrheqje; s\u00eb fundi, ai pati edhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb to\u00ebm parashikoten jo vet\u00ebm falimentimin e <em>Cr\u00e9dit Mobilier, <\/em>por edhe humbjen speciale personale t\u00eb Napoleonit, pasues i d\u00ebshitimit t\u00eb bankier\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb preferuar.<\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00ebn e 1868 James u s\u00ebmur r\u00ebnd\u00eb dhe vdiq m\u00eb 15 n\u00ebntor n\u00eb mosh\u00ebn 76 vje\u00e7are, vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas mikut t\u00eb tij t\u00eb madh Gioacchino Rossini. Gj\u00ebja e vetme q\u00eb mundi ta ndal\u00eb aktivitetin e pashoq t\u00eb James gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs qe vdekja e tij. Egone komenton: \u00abNj\u00eb sovran ai qe, pa pik\u00ebn e dyshimit, n\u00eb fush\u00ebn e tij. Qe gjithmon\u00eb refraktar ndaj ides\u00eb radikale t\u00eb demokracis\u00eb politike dhe, akoma m\u00eb shum\u00eb, i demokratizimit t\u00eb financ\u00ebs. Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij ai mbeti Bankieri q\u00eb, duke re realizuar ngjitjen e tij n\u00ebn hijen e shtpive mbret\u00ebrore, k\u00ebrkonte klientel\u00ebn e vet midis sovran\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebs\u00bb (cit., fq. 454), me pak fjal\u00eb, Rothschild kan\u00eb qen\u00eb \u201cneo\/kon\u00eb\u201d t\u00eb p\u00ebrkryer. Me vdekjen e tij \u201cGazeta e K\u00eblnit\u201d shkroi se kur James kishte shkuar n\u00eb Paris m\u00eb 1812, kapitali i tij shkonte n\u00eb 1 milion franga franceze; tani, m\u00eb 1868, pasura e tij vler\u00ebsohej n\u00eb rreth 2 miliard franga franceze, dometh\u00ebn\u00eb 2000 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se vlera fillestare e saj. Gazetat britanike pohonin se n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar nuk ekzistonte nj\u00eb pasuri e ngjashme. N\u00eb funeralin e James ishte i pranish\u00ebm Ceremonieri i Madh i Perandorit Napoleon, Duka Cambac\u00e9r\u00e8s. Mbret belg d\u00ebrgoi nj\u00eb oficer t\u00eb ordinanc\u00ebs si tij; Sht\u00ebpia e Orl\u00e9ans, Franz Joseph dhe Shtetet e Bashkuara i d\u00ebrguan telegrame ngush\u00ebllimi familjes s\u00eb tij. N\u00eb gurin e varrit t\u00eb tij n\u00eb varrez\u00ebn e vjet\u00ebr izraelite t\u00eb P\u00e8re\u2013Lachaise, figuronte n\u00eb \u201cR\u201d e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 n\u00ebntor 1868 ishte zhdukur edhe i fundit i 5 v\u00ebllez\u00ebrve, q\u00eb pas babait Amschel Meyer t\u00eb Frankfurtit (23 shkurt 1744 \u2013 19 shtator 1812), e ngjit\u00ebn n\u00eb gjysm\u00eb shekulli sht\u00ebpin\u00eb e tyre n\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb papar\u00eb. N\u00eb selin\u00eb e Parisit i ngjit djali i madh i James, Alfons, q\u00eb ishte natyralizuar francez dhe, teksa babai i tij gjithl jet\u00ebn foli nj\u00eb frengjishte t\u00eb \u00e7al\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn i gjith\u00eb Parisi qeshte, Alfons fliste shk\u00eblqyesh\u00ebn gjuh\u00ebn gale. Alfons \u00abishte i destinuar t\u00eb gjendej n\u00eb krye t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e trazuar t\u00eb cil\u00ebs i dha ha\u00ebpsir\u00eb r\u00ebnia e Perandoris\u00eb s\u00eb Dyt\u00eb (1870), q\u00eb shum\u00eb her\u00eb babai i tij e kishte profetizuar, pa mundur t\u2019i ishte d\u00ebshmitar\u00bb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Napoleoni vraponte drejt shkat\u00ebrrimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>(nga <em>Effedieffe<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas kriz\u00ebs s\u00eb 1870, Rothschild qen\u00eb shfaqur edhe n\u00eb Bot\u00ebn e Re, q\u00eb rreth 50 vite m\u00eb pas do t\u00eb fillonte ta shkelmonte Europ\u00ebn nga primati ekonomiko\/politik q\u00eb at\u00ebhere dispononte akoma. N\u00eb Brazil ata kishin nd\u00ebrtuar hekurudhat; n\u00eb jugun e Shteteve t\u00eb Bashkuara kishin ngritur shum\u00eb agjenci p\u00ebr blerjen e leshit q\u00eb m\u00eb pas &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":13270,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13269"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13269"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13269\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13270"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}