{"id":13231,"date":"2022-05-23T19:27:13","date_gmt":"2022-05-23T19:27:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=13231"},"modified":"2022-05-23T19:27:13","modified_gmt":"2022-05-23T19:27:13","slug":"rama-jep-butrintin-zeri-i-amerikes-po-betonizohen-kudo-zonat-e-mbrojtura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/05\/23\/rama-jep-butrintin-zeri-i-amerikes-po-betonizohen-kudo-zonat-e-mbrojtura\/","title":{"rendered":"Rama jep Butrintin\/ Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Po betonizohen kudo zonat e mbrojtura"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kuvendi ka miratuar marr\u00ebveshjen p\u00ebr menaxhimin e parkut komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, me 75 vota vota pro, 18 kund\u00ebr dhe 1 abstenim. Skandali solli reagime t\u00eb shumta nga opozita dhe shoq\u00ebria civile.\u00a0Seanca e sotme plenare u parapri nga nj\u00eb tubim proteste n\u00eb sheshin para Kuvendit, nd\u00ebrsa projekt-ligji ishte pika e fundit e rendit t\u00eb dit\u00ebs.\u00a0Veprimtar\u00ebt e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Butrintit ndaluan disa dhjet\u00ebra deputet\u00eb p\u00ebr t\u2019u shpjeguar shqet\u00ebsimin e tyre p\u00ebr projekt-ligjin.\u00a0Ata pohuan se do ta paditin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese projekt-ligjin p\u00ebr marr\u00ebveshjen mbi administrimin e parkut komb\u00ebtar t\u00eb Butrinit, n\u00ebse ai miratohet nga Kuvendi, dhe mund t\u00eb nisin mbledhjen e mij\u00ebra firmave nga qytetar\u00ebt n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb referendumi.\u00a0Kurse Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, n\u00eb reportazhin e m\u00ebposht\u00ebm, thekson se po betonizohen kudo zonat e mbrojtura n\u00eb jug<\/strong><\/p>\n<p>Ekspert\u00eb dhe aktivist\u00eb mjedisor\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri thon\u00eb se po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb real shqet\u00ebsimi p\u00ebr nd\u00ebrtimet n\u00eb zon\u00ebn bregdetare pas rishikimit t\u00eb kufijve t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura nga qeveria n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi lidhet me lejet p\u00ebr fshatra dhe resorte turistik\u00eb q\u00eb prekin pasurit\u00eb natyrore si n\u00eb zon\u00ebn bregdetare t\u00eb Adriatikut edhe t\u00eb Jonit.<\/p>\n<p>Qeveria u ka dh\u00ebn\u00eb statusin e investitorit strategjik projekteve me politika q\u00eb sipas saj nxisin zhvillimin e turizmit dhe thithjen e investimeve, por ekspert\u00ebt e natyr\u00ebs thon\u00eb se modelet nuk premtojn\u00eb mbrojtje t\u00eb territorit dhe zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjiri i Manastirit, pak kilometra larg Sarand\u00ebs, nj\u00eb plazh gati i paprekur nga nd\u00ebrtimet ku pushonin qindra pushues \u00e7do dit\u00eb n\u00eb sezonin veror tani po mbyllet p\u00ebr publikun p\u00ebr shkak t\u00eb punimeve q\u00eb kan\u00eb nisur p\u00ebr nj\u00eb resort turistik.<\/p>\n<p>Pjesa q\u00eb deri n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebrfshihej n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit u hoq dhe qeveria miratoi lejen p\u00ebr nd\u00ebrtim n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej rreth 53 mij\u00eb metrash katror\u00eb, t\u00eb strukturave akomoduese si\u00e7 paraqiten n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>Leje t\u00eb tjera si\u00e7 tregojn\u00eb vendimet e Komitetit t\u00eb Investimeve Strategjike jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb apo jan\u00eb n\u00eb proces miratimi n\u00eb zon\u00ebn nga Kanali i Cuk\u00ebs n\u00eb Kepin e Stillos n\u00eb skajin m\u00eb jugor t\u00eb kufirit me Greqin\u00eb p\u00ebr resorte apo fshatra turistik\u00eb dhe investitor\u00ebt po nisin t\u00eb v\u00ebn\u00eb muret e ndalim -kalimit p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>Si\u00e7 tregojn\u00eb pamjet af\u00ebr Pem\u00ebs s\u00eb That\u00eb n\u00eb Ksamil punimet po vazhdojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb fshati tjet\u00ebr turistik .<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimet pritet t\u00eb prekin k\u00ebt\u00eb zon\u00eb t\u00eb bregdetit q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e komunizmit ruhej me roje kufitare p\u00ebr shkak t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb me brigjet greke t\u00eb Korfuzit, ku modeli i mbrojtjes s\u00eb natyr\u00ebs dallon duksh\u00ebm nga territori shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha zonat bregdetare shqiptare jan\u00eb t\u00eb c\u00ebnuara nga vendimi i qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr rishikimin e kufijtve t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura\u201d,\u00a0thot\u00eb profesori i Fakultetit t\u00eb Shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs Ferdinant Bego.<\/p>\n<p>\u201cCop\u00ebza brenda zonave t\u00eb mbrojtura jan\u00eb hequr nga territori i zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur dhe konsiderohen si zona t\u00eb lira ku mund t\u00eb ket\u00eb zhvillim. Pyetja \u00ebsht\u00eb si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb zona t\u00eb mbrojtura ku ne duam t\u00eb mbrojm\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb natyrore, kapitalin natyror ku mb\u00ebshtetet e sotmja dhe e ardhmja e brezave q\u00eb duan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb c\u00ebnohen kaq thjesht, me nj\u00eb vendim t\u00eb paarsyetuar dhe mbi t\u00eb gjitha t\u00eb pakonsultuar\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa biologu Aleko Miho thot\u00eb se rishikimi i zonave t\u00eb mbrojtura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pro\u00e7es normal por ky i fundit n\u00eb Shqip\u00ebri u b\u00eb sipas tij i shpejtuar.<\/p>\n<p>\u201cRishikimi i zonave t\u00eb mbrojtura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb e koh\u00ebs , sepse zonat e mbrotjura gjithmon\u00eb rishikohen. Ne e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por ishikimi i shpejtuar si\u00e7 u b\u00eb nuk ishte n\u00eb frym\u00ebn moderne t\u00eb rishikimit t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura. Ajo q\u00eb u b\u00eb, pavar\u00ebsisht me nj\u00eb grup t\u00eb kufizuar ekspert\u00ebsh, q\u00eb nuk mund t\u00eb them se ishin t\u00eb k\u00ebqinj por koha e tyre e pamjaftueshme, vler\u00ebsimi pamjaftuesh\u00ebm ishte i nxituar\u201d.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja thot\u00eb m\u00eb tej zoti Miho \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto zona q\u00eb hiqen i jepen zhvillimit.<\/p>\n<p>\u201cAtje pastaj justifikohet nd\u00ebrtimi aeroportit, diku nd\u00ebrtimi resortit,t\u00eb cilat jo m\u00eb mbrojn\u00eb por e p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb mbrojtjen si\u00e7ndodh me Nart\u00ebn, si\u00e7 ndodhi me Kune Vainin, me Talen n\u00eb Lezh\u00eb , si edhe n\u00eb Butrintin m\u00eb tej.\u201d<\/p>\n<p>Vendet europiane kan\u00eb legjislacion t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr zonat e mbrojtura thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Ferdinant Bego nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri kjo mungon.<\/p>\n<p>\u201cBrenda Bashkimit Evropian ekzistojn\u00eb dy direktiva ajo e habitateve dhe ajo p\u00ebr mbrojtjen e shpend\u00ebve t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb q\u00eb \u00e7do lloj investimi, jo vet\u00ebm n\u00eb brend\u00ebsi por edhe n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e rrjetit \u201cNatyra 2000\u201d si\u00e7 jan\u00eb edhe zonat e mbrojtura n\u00eb Shqip\u00ebri pjes\u00eb e rrjetit \u201cEmerald\u201d (p\u00ebr vendet kantidate) dhe m\u00eb pas do b\u00ebhen pjes\u00eb e rrjetit \u201cNatyra 2000\u201d kur vendi t\u00eb pranohet n\u00eb Bashkimin Evropian nuk mundet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb invstimet dhe as t\u00eb fillojn\u00eb pa vler\u00ebsimin mjedisor. Q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e fizibilotetit kur b\u00ebhet plani b\u00ebhet ajo q\u00eb quhet vler\u00ebsim i posa\u00e7\u00ebm mjedisor. Ne k\u00ebt\u00eb nuk e kemi futur n\u00eb legjsilacionin shqiptar akoma .Kjo munges\u00eb ligjore n\u00eb Shqip\u00ebri e b\u00ebn Ligjin p\u00ebr Investimet Strategjike q\u00eb t\u00eb prevaloj\u00eb mbi interesin p\u00ebr ruajtjen e mjedisit, natry\u00ebs dhe biodiveristetit dhe \u00e7do lloj investirori ta ket\u00eb shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb marr\u00eb lejen p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar.\u201d<\/p>\n<p>\u201cJemi shum\u00eb von\u00eb k\u00ebsaj fryme t\u00eb zhvillimit t\u00eb zonave bregdetare thot\u00eb profesor Aleko Miho i cili \u00ebsht\u00eb kritik me modelin aktual t\u00eb fshatrave turistik\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtohen n\u00eb bregdet. Ndryshe \u00ebsht\u00eb t`i jap\u00ebsh kredi t\u00eb buta nj\u00eb fshati q\u00eb \u00ebsht\u00eb atje si Borshi psh t\u00eb zhvillohet , n\u00eb vend q\u00eb ai t\u00eb emigroj\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb atje, t\u00eb pres\u00eb turist\u00eb, t\u00eb zhvilloj\u00eb turizmin familjar, agroturimzin sesa at\u00eb ta l\u00ebsh , ose ti b\u00ebsh nj\u00eb shesh t\u00eb bukur se kan\u00eb filluar tani ca sheshe t\u00eb bukura t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb fshat ,dhe t\u00eb ne\u00ebrtosh n\u00eb krah t\u00eb tij nj\u00eb fshat turistik q\u00eb queht modern. Ai \u00ebsht\u00eb fshat p\u00ebr t\u00eb pasurit pasi v\u00ebshtir\u00eb se nj\u00eb njeri me t\u00eb ardhura normale shkon atje n\u00eb vila t\u00eb shtrenjta q\u00eb po nd\u00ebrtohen\u201d.<\/p>\n<p>Modelet q\u00eb po krijohen thot\u00eb profesori i shkencave t\u00eb natyr\u00ebs Ferdinant Bego nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e zonave t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>\u201cNuk mundet q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb adoptoj\u00eb modele t\u00eb tilla q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb vende q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tilla .Ne nuk mund t\u00eb kthehemi n\u00eb modele lavatri\u00e7esh betoni me mendimin q\u00eb po zhvillojm\u00eb vendin ton\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa rishikimi kufijve t\u00eb zon\u00ebs bregdetare joniane ka ngjallur shum\u00eb debate edhe n\u00eb zon\u00ebn e Parkut Divjak\u00eb- Karavasta kan\u00eb ndodhur ndryshime t\u00eb kufijve.<\/p>\n<p>Drejtori i Agjensis\u00eb s\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura t\u00eb k\u00ebtij Parku Ardian Ko\u00e7i flet p\u00ebr k\u00ebto ndryshime.<\/p>\n<p>\u201cNe kishim propozuar q\u00eb t\u00eb futeshin brenda kufijve t\u00eb parkut edhe deltat e lumenjve q\u00eb u fut\u00ebn pjes\u00ebrisht, por u hoq nj\u00eb pjes\u00eb e tokave bujq\u00ebsore edhe zona urbane e Divjak\u00ebs. Un\u00eb kam qen\u00eb personalisht q\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte pasi do kishim mund\u00ebsi t\u00eb kontrollonim edhe pjes\u00ebn urbane t\u00eb parkut. Por kemi nj\u00eb zhvillim pozitiv sepse brenda parkut \u00ebsht\u00eb futur nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e detit q\u00eb folezohet nga breshkat detare. Duke e future k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb brenda zon\u00ebs q\u00ebndrore t\u00eb Parkut ne kemi mund\u00ebsi t\u00eb kontrollojm\u00eb edhe peshkimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare e lidhi vendimin e rishikimit t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti me nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar zhvillimet n\u00eb territor pas ndryshimeve n\u00eb 30 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Qeveria premtoi plane menaxhimi dhe strategji t\u00eb kordinuara p\u00ebr zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura q\u00eb z\u00ebn\u00eb rreth 21 % t\u00eb territorit t\u00eb vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi ka miratuar marr\u00ebveshjen p\u00ebr menaxhimin e parkut komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, me 75 vota vota pro, 18 kund\u00ebr dhe 1 abstenim. Skandali solli reagime t\u00eb shumta nga opozita dhe shoq\u00ebria civile.\u00a0Seanca e sotme plenare u parapri nga nj\u00eb tubim proteste n\u00eb sheshin para Kuvendit, nd\u00ebrsa projekt-ligji ishte pika e fundit e rendit t\u00eb dit\u00ebs.\u00a0Veprimtar\u00ebt e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":12089,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13231"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13231"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13231\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}