{"id":13067,"date":"2022-05-21T17:29:26","date_gmt":"2022-05-21T17:29:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=13067"},"modified":"2022-05-21T17:29:26","modified_gmt":"2022-05-21T17:29:26","slug":"butrinti-granof-asnje-ndertim-ne-zonen-e-mbrojtur-mbrojtja-e-territorit-pergjegjesi-e-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/05\/21\/butrinti-granof-asnje-ndertim-ne-zonen-e-mbrojtur-mbrojtja-e-territorit-pergjegjesi-e-qeverise\/","title":{"rendered":"Butrinti\/ Granof: Asnj\u00eb nd\u00ebrtim n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur! Mbrojtja e territorit, p\u00ebrgjegj\u00ebsi e qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Bordit t\u00eb Fondacionit Shqiptaro Amerikan p\u00ebr Zhvillim, Michael Granoff, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se po ndihmojn\u00eb me financime prej shum\u00eb vitesh n\u00eb Shqip\u00ebri arsimin, transformimin urban n\u00eb disa qytete dhe ekoturizmin. Zoti Grannoff flet edhe p\u00ebr menaxhimin e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit p\u00ebr 10 vitet e ardhshme mbi baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb Fondacionit me Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs. Sipas tij, Butrinti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi dhe kontrollohet nga qeveria dhe populli i Shqip\u00ebris\u00eb dhe Fondacioni do t\u00eb kontribuoj\u00eb duke dhuruar dhe 5 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e k\u00ebtij parku. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb interesimit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr zhvillimet e vrullshme nd\u00ebrtimore n\u00eb zonat q\u00eb u hoq\u00ebn nga pjesa e mbrojtur e Parkut t\u00eb Butrintit, Zoti Granoff thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e qeveris\u00eb shqiptare mbrojtja e territorit. Me zotin Granof, bisedoi kolegu yn\u00eb, Ilirian Agolli.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Zoti Granoff! Ju sapo keni vizituar n\u00eb Shqip\u00ebri disa nga projektet e AADF. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, ku jan\u00eb t\u00eb fokusuara projektet e financuara nga Fondi?<\/p>\n<p><strong>Michael Granoff:<\/strong> Si fillim jam shum\u00eb i lumtur q\u00eb po kaloj koh\u00eb me ju dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebndsishme t\u00eb vizit\u00ebs time n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb t\u00eb kem mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flas me njer\u00ebzit specifikisht dhe n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj bisede me ju m\u00eb jepet kjo mund\u00ebsi. Fondacioni ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb fushave t\u00eb ekspertiz\u00ebs dhe t\u00eb fokusimit. Nj\u00eb nga ato \u00ebsht\u00eb arsimi, nj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb rind\u00ebrtimi urban dhe transformimi i qyteteve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Ajo \u00e7far\u00eb p\u00ebrpiqemi \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb jo nj\u00eb projekt t\u00eb vet\u00ebm, por nj\u00eb portfolio programesh. Pra secila nga k\u00ebto zona ka nj\u00eb num\u00ebr programesh, t\u00eb cilat kur t\u00eb bashkohen t\u00eb japin p\u00ebrfitime t\u00eb shum\u00ebfishta.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Programet e arsimit jan\u00eb midis angazhimeve kryesore t\u00eb AADF n\u00eb Shqip\u00ebri prej shum\u00eb vitesh, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nivelet, nga f\u00ebmij\u00ebt deri tek student\u00ebt. Cilat jan\u00eb disa nga investimet tuaja t\u00eb fundit n\u00eb edukimin digjital dhe n\u00eb trainimin e t\u00eb rinjve?<\/p>\n<p><strong>Michael Granoff:<\/strong> Nj\u00eb nga pun\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e njer\u00ebzve k\u00ebtu, ajo \u00ebsht\u00eb arsimimi. F\u00ebmij\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb krijojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhmes dhe n\u00ebse duam q\u00eb ato t\u00eb krijojn\u00eb shtetin q\u00eb njer\u00ebzit duan dhe t\u00eb nd\u00ebrveprojn\u00eb me bot\u00ebn, arsimimi \u00ebsht\u00eb mjeti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ne kemi krijuar nj\u00eb seri programesh duke punuar me f\u00ebmij\u00eb q\u00eb nga klasa e par\u00eb dhe e dyt\u00eb deri n\u00eb universitet. S\u00eb dyti, nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm z\u00eb teknologjia. Ne jemi p\u00ebrpjekur t\u00eb krijojm\u00eb programe digjitale edukimi. Nj\u00eb nga programet q\u00eb kemi nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim dit\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb vendosim laboratore kompjuterike n\u00eb 100 shkolla t\u00eb ndryshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb arsimit fillor. K\u00ebt\u00eb m\u00ebngjes un\u00eb vizitova projektin ton\u00eb n\u00eb TUMO, ku ka shum\u00eb lloje t\u00eb edukimit digjital nga robotika te video loj\u00ebrat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb gjimnaz, duke i mund\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb lloj mjetesh p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar. P\u00ebr m\u00eb t\u00eb rriturit ne kemi krijuar nj\u00eb akademi kodimi, ku mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb si t\u00eb kodojn\u00eb softuuare p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr pun\u00ebt e sotme dhe t\u00eb t\u00eb ardhmes, duke thyer kufijt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Zoti Granoff! AADF ka mb\u00ebshtetur ngritjen e disa qindra bizneseve t\u00eb vogla n\u00eb 8 qytete t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku ka rind\u00ebrtuar zona t\u00eb njohura tregtare. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr investime t\u00eb huaja dhe po p\u00ebrpiqet t\u00eb thith\u00eb investime t\u00eb huaja, por ka arritur pak. Ju keni vite q\u00eb investoni n\u00eb Shqip\u00ebri, ndaj bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn tuaj, \u00e7far\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar klim\u00ebn e biznesit dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investime t\u00eb huaja?<\/p>\n<p><strong>Michael Granoff:<\/strong> Nj\u00eb nga pikat kryesore t\u00eb projekteve tona \u00ebsht\u00eb transformimi i zonave urbane. K\u00ebt\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb 9 qytete n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Kemi dhuruar mbi 30 milion dollar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. M\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sa rikonstruksioni i nd\u00ebrtesave, \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunimi q\u00eb fondacioni ka krijuar me qeverisjen vendore dhe bizneset vendore. N\u00ebse duam t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb klim\u00eb pozitive biznesi, q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb t\u00eb, duhen krijuar bashk\u00ebpunime t\u00eb tilla. Nga k\u00ebto projekte zbuluam se bizneset ishin t\u00eb gatshme t\u00eb konkuronin me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Bizneset u rrit\u00ebn, u rrit klientela, njer\u00ebzit ishin m\u00eb t\u00eb lumtur, erdh\u00ebn dhe kaluan koh\u00ebn n\u00eb k\u00ebto vende, pra rezultoi se duhej nj\u00eb katalizator p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb provojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb biznesin e tyre do t\u00eb jet\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb zhvillojn\u00eb bizneset e tyre, por dhe t\u00eb t\u00ebrheqin investime t\u00eb huaja. Mjedisi i biznesit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, t\u00eb cilit i bashkangjiten edhe sfidat e investimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb edhe korrupsioni. Ne i dim\u00eb problemet, i d\u00ebgjojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb dhe nuk jan\u00eb specifike vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb probleme p\u00ebr investimet n\u00eb shum\u00eb vende, por edhe shtetet konkurojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr kapitale dhe sfida e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb konkuroj\u00eb me k\u00ebto shtete t\u00eb tjera. Klima e biznesit q\u00eb kemi krijuar ne \u00ebsht\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit mund ta shohin, ta prekin dhe jo vet\u00ebm ta lexojn\u00eb n\u00eb letra at\u00eb. Kur un\u00eb vizitova vendet, ku jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime n\u00eb biznes, ecja n\u00eb rrug\u00eb dhe mund t\u00eb shikoja ndryshimet e b\u00ebra n\u00eb k\u00ebto vende, jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin fizik, por dhe n\u00eb sjelljet e njer\u00ebzve. Ata jan\u00eb t\u00eb lumtur t\u00eb jetojn\u00eb aty, k\u00ebshtu q\u00eb ne kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt dhe ky progres duhet t\u00eb shum\u00ebfishohet p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr m\u00eb shum\u00eb kapitale p\u00ebr biznese t\u00eb reja. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekonomia mund t\u00eb rritet n\u00eb nj\u00eb form\u00eb dinamike.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Nj\u00eb nga projektet e fundit t\u00eb AADF n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs dhe Eco-Turizmit \u00ebsht\u00eb menaxhimi i Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit. Ministria shqiptare e Kultur\u00ebs dhe AADF kan\u00eb themeluar s\u00eb fundi Fondacionin p\u00ebr Menaxhimin e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, p\u00ebr nj\u00eb afat 10-vje\u00e7ar, me t\u00eb drejt\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritje. Marr\u00ebveshja ka ngjallur debate t\u00eb forta n\u00eb Shqip\u00ebri nga shum\u00eb drejtime. Si do t\u2019i p\u00ebrgjigjeshit ju disa ekspert\u00ebve t\u00eb pavarur, q\u00eb kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsim t\u00eb madh p\u00ebr faktin q\u00eb ky Park i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm Komb\u00ebtar, q\u00eb mbrohet nga UNESCO, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb menaxhohet jo nga shteti shqiptar, por nga nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse? (Ata thon\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb i vetmi shembull n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb shteti nuk menaxhon vet nj\u00eb pasuri kaq t\u00eb madhe komb\u00ebtare).<\/p>\n<p><strong>Michael Granoff:<\/strong> Kjo pyetje m\u00eb jep mua nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb tju shpjegoj njer\u00ebzve se \u00e7far\u00eb po p\u00ebrpiqemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb Butrin dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb Shqip\u00ebri ta kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb po p\u00ebrpiqemi t\u00eb arrijm\u00eb. N\u00eb anglisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje q\u00eb \u201cnjer\u00ebzit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ken\u00eb opinionet e tyre, por nuk kan\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr faktet\u201d. Faktet p\u00ebr Butrintin jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb thjeshta. Si fillim, Butrinti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi dhe kontrollohet nga qeveria dhe populli i Shqip\u00ebris\u00eb. Asgj\u00eb nga k\u00ebto q\u00eb e po b\u00ebjm\u00eb nuk e ndryshon pron\u00ebsin\u00eb dhe kontrollin e Butrintit si dhe objektet e trash\u00ebgimnis\u00eb kulturore. S\u00eb dyti, njer\u00ebzit flasin shpesh p\u00ebr Butrintin si nj\u00eb koncension. Koncensionet jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb para, pra p\u00ebr t\u00eb fituar para. Nd\u00ebrsa ligji p\u00ebr Butrintin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi nga ne p\u00ebr t\u00eb dhuruar para. Si rezultat i k\u00ebtij ligji, ne do t\u00eb dhurojm\u00eb 5 milion\u00eb dollar\u00eb t\u00eb tjera. Nuk di shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb po p\u00ebrpiqen ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Arsyeja pse na duhej kjo lloj strukture p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta mbrojm\u00eb Butrintin dhe ta mbajm\u00eb t\u00eb pandryshuar. Po jap nj\u00eb shembull: disa vite m\u00eb par\u00eb ne instaluam makineri elektronike biletash n\u00eb Butrint dhe vitin tjet\u00ebr t\u00eb ardhurat e fituara nga Butrinti u trefishuan, por kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kan\u00eb ardhur tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb vizitor\u00eb n\u00eb Butrint. 2\/3 e k\u00ebtyre parave q\u00eb vinin nga k\u00ebto bileta dilnin nga Butrinti, nuk q\u00ebndronin n\u00eb Butrint p\u00ebr ta ndihmuar at\u00eb. Arsyeja pse ne vendos\u00ebm k\u00ebt\u00eb makineri elektronike t\u00eb biletave ishte q\u00eb siguroheshim q\u00eb parat\u00eb q\u00eb vinin n\u00eb Butrint t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e tij dhe t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb Butrint, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar njer\u00ebzit e Shqip\u00ebris\u00eb dhe projekti. K\u00ebshtu q\u00eb kur po mendonim se si t\u00eb vazhdonim ta mbronim k\u00ebt\u00eb zon\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ne kishim disa kushte se n\u00ebse do t\u00eb dhuronim edhe 5 miljon dollar\u00eb t\u00eb tjera duhet t\u00eb ishim t\u00eb sigurt\u00eb q\u00eb parat\u00eb t\u00eb mos hynin nga nj\u00eb der\u00eb e t\u00eb dilnin nga dera tjet\u00ebr. Q\u00ebllimi i vet\u00ebm i ligjit t\u00eb ri, i cili nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb zbatohet te fondacioni, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj i qeveris\u00eb shqiptare, ai krijon nj\u00eb struktur\u00eb, q\u00eb mund ta mb\u00ebshtes\u00eb dhe t\u00eb mbroj\u00eb Butrintin p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Ky ligj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb transparent, ka pasur shum\u00eb mbledhje komisionesh parlamentare, marr\u00ebveshjet jan\u00eb shum\u00eb transparente dhe ne duam q\u00eb njer\u00ebzit ta kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb jemi duke b\u00ebr\u00eb. Ne duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb mjedis ku mund t\u00eb investojm\u00eb dhe dhurojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb para p\u00ebr Butrintin. S\u00eb treti, duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb kuptojn\u00eb se k\u00ebto donacione nuk jan\u00eb vet\u00ebm sip\u00ebrmarrje tregtare. Parat\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb qend\u00ebr vizitor\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrkuar korsi bi\u00e7ikletash dhe rrug\u00eb p\u00ebr hiking, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb pa ndotje mjedisore. Nuk do t\u00eb nd\u00ebrtohen apartamente, hotele apo ndonj\u00eb gj\u00eb e ngjashme dhe \u00ebsht\u00eb e gjitha e mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb jofitimprur\u00ebse, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se parat\u00eb q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Butrint q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb t\u00eb. Dhe pyetja p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr apo dyshues \u00ebsht\u00eb: ku mendojn\u00eb se duhet t\u00eb shkojn\u00eb k\u00ebto para. N\u00ebse nuk duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Butrin, at\u00ebher\u00eb ku duhet t\u00eb shkojn\u00eb? Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept shum\u00eb i thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar dhe nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ne e kemi menduar dje. Ajo q\u00eb mund t\u2019iu them un\u00eb \u00ebsht\u00eb se ne kemi punuar n\u00eb Butrint p\u00ebr rreth 9-10 vjet dhe marr\u00ebveshja e par\u00eb q\u00eb kemi n\u00ebnshkruar p\u00ebr mbrojtjen e Butrintit ka qen\u00eb me ish-presidentin Berisha. Marr\u00ebveshja q\u00eb ne kishim thot\u00eb se 90% e t\u00eb ardhurave, q\u00eb po krijoheshin n\u00eb Butrint do t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb Butrint, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart. Qeveria Berisha i kuptoi shum\u00eb mir\u00eb shqet\u00ebsimet tona. Pra k\u00ebto q\u00eb po diskutojm\u00eb sot nuk jan\u00eb arritur koh\u00ebt e fundit, por ka qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkjekje e vazhdueshme nga fondacioni p\u00ebr t\u00eb luajtur nj\u00eb rol t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb pjes\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Kritik\u00ebt thon\u00eb se marr\u00ebveshja erdhi pas ndryshimeve n\u00eb Ligjin shqiptar p\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb dhe pas hartimit t\u00eb Planit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Butrintit, i cili u b\u00eb nga nj\u00eb kompani e huaj, por u financua nga Fondacioni q\u00eb ju drejtoni. Si do t\u2019u p\u00ebrgjigjeshit kritik\u00ebve p\u00ebr at\u00eb q\u00eb pretendojn\u00eb se ju, pasi financuat nj\u00eb plan q\u00eb propozoi modelin e menaxhimit t\u00eb Butrintit me nj\u00eb fondacion, tashm\u00eb jeni pjes\u00eb e tij?<\/p>\n<p><strong>Michael Granoff:<\/strong> N\u00eb Butrint si dhe n\u00eb shum\u00eb projekte t\u00eb tjera ne po p\u00ebrpiqemi t\u00eb sjellim modele t\u00eb klasit bot\u00ebror. Shohim n\u00eb t\u00eb gith\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb krijuar modele efektive p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb ndryshme. Projektin TUMO e kemi sjell\u00eb nga Armenia, programin Teacher Leader nga Izraeli, pra modelet dhe strategjia q\u00eb ne p\u00ebrdorim jan\u00eb pak a shum\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb gjitha projektet q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Butrintin. Kur po mendonim se si ta mbrojm\u00eb Butrintin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ne k\u00ebrkuam nga bota ekspert\u00eb dhe njer\u00ebz me p\u00ebrvoj\u00eb, duke mbrojtur dhe zhvilluar zona t\u00eb tjera kulturore. Butrinti nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja zon\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kulturore p\u00ebr t\u2019u mbrojtur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn njer\u00ebzit duhet t\u00eb punonin. Ne gjet\u00ebm ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe punuam me ta p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb program dhe nj\u00eb plan, q\u00eb m\u00eb pas duhej t\u00eb mb\u00ebshtetej nga qeveria, jo nga ne. Ne ia paraqit\u00ebm planin qeveris\u00eb, e cila kishte gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb ta prannonte ose ta refuzonte. Ndoshta qeveria kishte planin e vet ose t\u00eb punonte me dik\u00eb tjet\u00ebr, dhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket fondacionit ne nuk kemi ndonj\u00eb detyrim q\u00eb t\u2019i dhurojm\u00eb k\u00ebto para p\u00ebr Butrintin. Ne mund t\u2019i dhuronim k\u00ebto para diku tjet\u00ebr. Ne nuk kishim ndonj\u00eb detyrim kontraktor, q\u00eb t\u2019i dhuronim k\u00ebto para n\u00eb Butrin. Ne hartuam planin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Butrintin. Ia paraqit\u00ebm k\u00ebt\u00eb plan qeveris\u00eb. Ajo b\u00ebri k\u00ebrkimet e veta dhe mund t\u2019iu them se ky proces ka zgjatur me vite t\u00eb t\u00ebra, duke u marr\u00eb me analiza ligjore, historike e shum\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ia vlen p\u00ebr vendin dhe i takon qeveris\u00eb dhe jo Fondacionit n\u00ebse duan ta miratojn\u00eb planin ose jo. N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij procesi, ligji i par\u00eb q\u00eb u miratua tre ose kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb ishte unanim, nuk kishte asnj\u00eb kund\u00ebrshtim. Ky ligj p\u00ebrgatiti korniz\u00ebn e asaj q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb ne tani. Ajo q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb tani \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsimi i detajeve t\u00eb struktur\u00ebs baz\u00eb arkitekturore t\u00eb ligjit, q\u00eb u miratua unanimisht vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Cili do t\u00eb jet\u00eb roli konkret i Fondacionit shqiptaro amerikan n\u00eb menaxhimin e Butrintit?<\/p>\n<p><strong>Michael Granoff:<\/strong> Gj\u00ebja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb se ne do t\u00eb jemi kontribues i madh kapitali p\u00ebr Butrintin. Ne do t\u00eb dhurojm\u00eb 5 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr Butrintin, e cila bazuar n\u00eb planin q\u00eb kemi, \u00ebsht\u00eb pothuajse dyfishi i shum\u00ebs q\u00eb qeveria do t\u00eb dhuroj\u00eb. Pra gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb do t\u00eb jemi dhuruesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Butrintin. Gj\u00ebja e dyt\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohemi se projekti t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur. Do t\u00eb jemi pjes\u00eb e bordit t\u00eb menaxhimit, por ne nuk kemi n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb kontroll mbi k\u00ebt\u00eb bord. Qeveria ka kontroll mbi bordin, qeveria em\u00ebron an\u00ebtar\u00ebt e bordit dhe zgjedh se k\u00eb do t\u00eb em\u00ebroj\u00eb. Ne nuk kemi asnj\u00eb rol n\u00eb em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordit. Ne do t\u00eb ulemi n\u00eb at\u00eb bord q\u00eb t\u00eb sigurohemi q\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb investimin ton\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb Butrinti t\u00eb ruhet dhe t\u00eb mbrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb \u00e7do donator i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm do ta b\u00ebnte. Pozicioni q\u00eb ne kemi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Butrintit \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me ato, q\u00eb kemi n\u00eb projektet e tjera. Si p\u00ebr shembull, nj\u00eb nga projektet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb Fondacioni b\u00ebn \u00ebsht\u00eb Junior Achievement, i cili mund\u00ebson edukim monetar p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe ka ekzistuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Pjes\u00ebmarrja e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs dhe arritjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mrekullueshme. Aty ka nj\u00eb bord q\u00eb drejton pun\u00ebn e Junion Achievement dhe ne jemi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb bordit. Arsyeja \u00ebsht\u00eb q\u00eb jemi kontributor\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, kemi shum\u00eb njohuri n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe duhet t\u00eb sigurohemi q\u00eb projektet tona t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb t\u00eb suksesshme. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Butrinti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim nga \u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb deri tani, por \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00e7do donator i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm do t\u00eb b\u00ebnte. Q\u00eb ky projekt t\u00eb funksionoj\u00eb nuk mund t\u00eb realizohet vet\u00ebm. As Fondacioni dhe as qeveria nuk mund ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb vet\u00ebm, sepse n\u00ebse qeveria do ta b\u00ebnte vet\u00ebm nuk do t\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr kapitalet tona. Por s\u00eb bashku ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb asnj\u00ebri nga ne nuk mund t\u2019i b\u00ebnte vet\u00ebm. Aspekti tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb atraksioni i kapitaleve t\u00eb huaja. Kjo ishte nj\u00eb pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sepse p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nuk do t\u00eb limitohen vet\u00ebm me kapitalin q\u00eb i ka mund\u00ebsuar Fondacioni, edhe pse ne kemi dhuruar m\u00eb shum\u00eb se 100 miljon\u00eb dollar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pra nj\u00eb shif\u00ebr e konsiderueshme, por jo e mjaftueshme me \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ofroj\u00eb qeveria. Me kalimin e koh\u00ebs ne duhet t\u00eb krijojm\u00eb partneritete me institucione t\u00eb tjera financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si Banka Bot\u00ebrore, UN, me shtete t\u00eb tjera si Britania q\u00eb ka interes p\u00ebr t\u00eb investuar, si dhe organizata t\u00eb tjera q\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat interesa si ne dhe k\u00ebrkojn\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projekte, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb vet\u00ebm synime shum\u00eb t\u00eb mira, por dhe p\u00ebrfitime nga kjo.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit mendojn\u00eb se t\u00eb dhurosh \u00ebsht\u00eb biznes, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit duhet t\u00eb shikojn\u00eb q\u00eb donacionet jan\u00eb aq efikase sa investimet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb fitimprur\u00ebse. Ata duan t\u00eb shikojn\u00eb rezultate. P\u00ebrsa i p\u00ebrket Butrintit ne nuk jemi t\u00eb interesuar vet\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen e k\u00ebsaj zone, por edhe si po veprojm\u00eb, a po i mbrojm\u00eb k\u00ebto para, q\u00eb po vijn\u00eb n\u00eb Butrint. A \u00ebsht\u00eb kjo zon\u00eb duke u hapur dhe zhvilluar n\u00eb nj\u00eb kah t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb njer\u00ebzit te vijn\u00eb ta vizitojn\u00eb, a po mbrohen k\u00ebto artifakte, a po mbrohet zona p\u00ebrsa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb mjedisit? Pra ajo q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb duam t\u00eb shikojm\u00eb jo vet\u00ebm Fondacioni jon\u00eb por dhe gjith\u00eb investitor\u00ebt anemban\u00eb bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie. Pra n\u00ebse fondacioni yn\u00eb ndihmon p\u00ebr t\u00eb ofruar k\u00ebt\u00eb lloj p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie, nuk do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm fakti q\u00eb projekti do t\u00eb zhvillohet m\u00eb mir\u00eb por do t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz dhe institucione, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb punojn\u00eb me ne, do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi ta zhvillojm\u00eb dhe ta p\u00ebrshkall\u00ebzojm\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi yn\u00eb. Nuk duhet t\u00eb harrohet q\u00eb ne jemi nj\u00eb organizat\u00eb e p\u00ebrheshme, pra ne nuk do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb deri p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme un\u00eb personalisht kam ardhur n\u00eb Shqip\u00ebi k\u00ebto 27 vitet e fundit dhe kur flitet p\u00ebr 100 vjetorin e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro amerikane ndjehem i vjet\u00ebr duke menduar q\u00eb p\u00ebr \u00e7erekun e k\u00ebsaj periudhe kam qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe puna jon\u00eb sapo ka filluar. Ky fondacion do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb edhe kur un\u00eb dhe i gjith\u00eb stafi t\u00eb mos jemi pjes\u00eb e tij, edhe kur t\u00eb ket\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb rinj politik\u00eb. Me shpres\u00ebn q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ky fondacion do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe n\u00ebse e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb puna e fondacionit ton\u00eb do t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb sukses i madh.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Plani i Menaxhimit t\u00eb Butrintit, q\u00eb u hartua s\u00eb fundi, propozonte edhe heqjen e nj\u00eb pjese t\u00eb zon\u00ebs bredgetare t\u00eb Ksamilit nga harta e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit (rreth 100-150 hektar\u00eb sipas Planit). Por Qeveria shqiptare n\u00eb janar vendosi t\u00eb heq\u00eb rreth 800 hektar\u00eb nga zona e mbrojtur e Parkut dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar nd\u00ebrtimi i nj\u00eb resorti. Sipas raporteve t\u00eb shtypit shqiptar, qeveria \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb miratuar resorte t\u00eb tjer\u00eb. A c\u00ebnohet integriteti i Parkut Komb\u00ebtar nga rreziku q\u00eb zonat natyrore p\u00ebrreth tij t\u00eb p\u00ebrfshihen nga nd\u00ebrtime t\u00eb vrullshme?<\/p>\n<p><strong>Michael Granoff:<\/strong> Un\u00eb mund t\u2019u qet\u00ebsoj q\u00eb zona, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne do t\u00eb luajm\u00eb nj\u00eb rol, nuk ka asnj\u00eb veprimtari tregtare dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb veprimtari tregtare, nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb hotel n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, pra s\u2019do t\u00eb ket\u00eb veprimtari tregtare t\u00eb asnj\u00eb lloji. E vetmja nd\u00ebrtes\u00eb, q\u00eb ne po planifikojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb qendra e vizitor\u00ebve. Qendra e vizitor\u00ebve \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i \u00e7do zone t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore. Pra mund t\u2019iu siguroj q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb veprimtari tregtare n\u00eb asnj\u00eb nga zonat q\u00eb ne do t\u00eb jemi pjes\u00eb. Nj\u00eb pik\u00eb interesante q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur nga disa njer\u00ebz q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb zon\u00ebn \u00ebsht\u00eb mjedisi, i cili fal\u00eb efekteve t\u00eb ngrohjes globale, do t\u00eb kemi nj\u00eb rritje t\u00eb nivelit t\u00eb detit, sidomos rreth e qark Butrintit. Nj\u00eb ekspert i arkeologjis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb parashikim q\u00eb n\u00eb 50 vitet e ardhshme \u00bc ose 1\/3 e Butrintit do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn uj\u00eb. Pra gj\u00ebja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi \u00ebsht\u00eb rritja e nivelit t\u00eb detit, q\u00eb e d\u00ebmton k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb ne mendojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019i sjellim k\u00ebta ekspert\u00eb, q\u00eb t\u00eb na ndihmojn\u00eb p\u00ebr barrierat natyrale, q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb uji t\u00eb mos ndikoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull q\u00eb tregon se me sa detaje po mendojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Butrintit, dhe duam q\u00eb kjo zon\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb prodhim karboni, duam t\u00eb respektojm\u00eb mjedisin rreth Butrintit edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. \u00c7far\u00eb ndodh p\u00ebrtej k\u00ebsaj nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pun\u00ebs son\u00eb dhe duhet t\u00eb kujtoni se ne nuk jemi qeveria dhe ne nuk kemi kontroll mbi tok\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, si\u00e7 ne nuk mund t\u00eb kontrollojm\u00eb n\u00ebse dikush do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit. Pra pyetjet q\u00eb m\u00eb b\u00ebt\u00eb p\u00ebr zhvillim tregtar jo n\u00eb pjes\u00ebn e Butrintit, ku ne jemi aktiv\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgegj\u00ebsi e qeveris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje lejitime p\u00ebr zon\u00ebn e Butrintit, por jo n\u00eb zon\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne do t\u00eb jemi aktiv\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Bordit t\u00eb Fondacionit Shqiptaro Amerikan p\u00ebr Zhvillim, Michael Granoff, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se po ndihmojn\u00eb me financime prej shum\u00eb vitesh n\u00eb Shqip\u00ebri arsimin, transformimin urban n\u00eb disa qytete dhe ekoturizmin. Zoti Grannoff flet edhe p\u00ebr menaxhimin e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit p\u00ebr 10 vitet e ardhshme mbi baz\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":13068,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13067"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13067"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13067\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13068"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}