{"id":12630,"date":"2022-05-17T16:20:57","date_gmt":"2022-05-17T16:20:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=12630"},"modified":"2022-05-17T20:27:38","modified_gmt":"2022-05-17T20:27:38","slug":"gruaja-e-sokol-sadushit-caktohet-te-gjykoje-pd-kush-eshte-ajo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/05\/17\/gruaja-e-sokol-sadushit-caktohet-te-gjykoje-pd-kush-eshte-ajo\/","title":{"rendered":"Gruaja e Sokol Sadushit caktohet t\u00eb gjykoj\u00eb PD, kush \u00ebsht\u00eb Edlira Petri?"},"content":{"rendered":"<p>Bashkeshortja e gjyqtarit t\u00ebe Gjyat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, Sokol Sadushi do t\u00eb gjykoj\u00eb n\u00eb Apel rekursin e PD t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr legjitimitetin e Kuvendit te 11 dhjetorit.<\/p>\n<p><strong>Po kush \u00ebsht\u00eb gjyqtarja Edlira Petri?<\/strong><\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtares Edlira Petri u shtri edhe tek pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, Sokol Sadushi \u2013an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb \u2013p\u00ebr t\u00eb cilat u konstatuan disa probleme. Petri vler\u00ebsoi procesin dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Edlira Petri u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 11 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr Petrin p\u00ebrb\u00ebhet nga Roland Ilia kryesues, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Xhensila Pine an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Mia Roessingh.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtaren Petri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri kriteret: deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Gjetjet e KPK-s\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u fokusuan tek pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb Petrit, Sokol Sadushi, i zgjedhur s\u00eb fundmi an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk identifikoi probleme n\u00eb pasurit\u00eb e zot\u00ebruara 100% nga gjyqtarja Petri, konkretisht p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2009 n\u00eb vler\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb, depozitat bankare dhe llogarit\u00eb rrjedh\u00ebse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj. Relatorja Sanxhaktari tha gjithashtu se subjekti ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb institucion arsimor jo-publik.<\/p>\n<p>Hetimi \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb gjithashtu edhe mbi sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb gjyqtares, e deklaruar prej saj si adres\u00eb banimi n\u00eb vitet 2003-2009. Sipas relatores Sanxhaktari, ka mosp\u00ebrputhje n\u00eb d\u00ebklarimin e nj\u00eb shtese prej 85m2, q\u00eb sipas ALUIZNI-t ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs lidhur me shtes\u00ebn n\u00eb apartamentit e prind\u00ebrve dhe se Petri ka shpjeguar se nuk ka lidhje me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb pasi nuk i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb mendim nga prind\u00ebrit. Ajo ka deklaruar se ka qen\u00eb e ndar\u00eb ligj\u00ebrisht nga prind\u00ebrit prej vitit 1997, por se ka vazhduar t\u00eb jetoj\u00eb s\u00eb bashku me ta deri kur ka lidhur kuror\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hetimi i pasurive t\u00eb Sadushit<\/strong><\/p>\n<p>Pas nj\u00eb karriere t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, Sokol Sadushi u zgjodh an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb mars 2020, pas nj\u00eb procesi verifikimi nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. Pasurit\u00eb e tij u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e hetimit edhe nga KPK, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb vetingut t\u00eb bashkl\u00ebshortes s\u00eb tij, Edlira Petri.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaku tha se Komisioni kishte hetuar nj\u00eb apartament prej 99.5 m2 n\u00eb Qerret t\u00eb Kavaj\u00ebs, nj\u00eb apartament prej 186 m2 n\u00eb Tiran\u00eb i p\u00ebrfituar p\u00ebrmes privatizimit, nj\u00eb shtes\u00eb prej 81 m2 e nd\u00ebrtuar mbi k\u00ebt\u00eb apartament si dhe nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 285 m2 dhe 51 m2 nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, e p\u00ebrfituar nga trash\u00ebgimia e ish-bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin n\u00eb Qerret, i bler\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2012 n\u00eb vler\u00ebn 58 750 euro, Petri ka deklaruar para Komisionit se t\u00eb gjith\u00eb veprimet ishin kryer prej bashk\u00ebshortit t\u00eb saj para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs. Ajo ka sqaruar se pavar\u00ebsisht se figurojn\u00eb bashk\u00ebpronar\u00eb, t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb jan\u00eb 100% t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb deklaruar shitja e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2006 n\u00eb vler\u00ebn 55 mij\u00eb euro. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se pagesa \u00ebsht\u00eb kryer cash. KPK identifikon mosp\u00ebrputhje p\u00ebr marrjen e parave nga shitja e apartamentit n\u00eb vitin 2006 dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs p\u00ebr blerjen e apartamentit 99.5 m2.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se Petri ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr gjetjet e KPK dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb veprimet e bashk\u00ebshortit para martese t\u00eb mos p\u00ebrfshihen n\u00eb rivler\u00ebsimin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatuan hetimet e kryera p\u00ebr disa pasuri t\u00eb patundshme n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb gjyqtarit Sadushi dhe dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Vlor\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 186 m2 q\u00eb Sadushi e kishte p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit n\u00eb vitin 1998 n\u00eb vler\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me dy f\u00ebmijt\u00eb, Komisioni nuk identifikoi probleme.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore u evidentua nj\u00eb apartament tjet\u00ebr 81.6 m2 me vler\u00eb rreth 1.6 milion\u00eb lek\u00eb, shtes\u00eb mbi apartamentin 186 m2. Sipas KPK, shtesa \u00ebsht\u00eb legalizuar n\u00eb vitin 2012 dhe si burim krijimi i k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat familjare.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Petri ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara KPK-s\u00eb se apartamenti i p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshorti n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit gjendej n\u00eb katin e tret\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb sip\u00ebrm t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs. Tre pronar\u00ebt e apartamenteve t\u00eb kateve t\u00eb treta kishin kryer shtesat dhe kishte mbetur vet\u00ebm pjesa e tarrac\u00ebs mbi apartamentin e Sadushit. Petri ka deklaruar para Komisionit se shtesa mbi tarrac\u00ebn e apartamentit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortit ishte kryer nga zot\u00ebruesi i apartamentit t\u00eb katit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin 1010 dhe jo nga Sadushi.<\/p>\n<p>\u201cSipas subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, shtesa ishte ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb dhe u fitua me negocim me personin q\u00eb e nd\u00ebrtoi,\u201d tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Sanxhakatari.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se Komisioni ka gjetur mosp\u00ebrputhje p\u00ebr shpenzimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe arredimin e shtes\u00ebs. \u201cSubjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen para vendimarrjes p\u00ebrfundimtare\u201d, pohoi relatorja.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme lidhur me nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 285 m2 dhe 51 m2 nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb q\u00eb Sadushi dhe dy f\u00ebmij\u00ebt e tij\u00a0 kan\u00eb p\u00ebrfituar nga trash\u00ebgimia e ish-bashk\u00ebshortes prej prind\u00ebrve t\u00eb saj. N\u00eb seanc\u00eb u relatua se nga kontratat e sip\u00ebrmarrjes t\u00eb lidhura p\u00ebr nd\u00ebrtime n\u00eb k\u00ebt\u00eb truall, Sadushi dhe dy f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfituar pes\u00eb apartamente, nj\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi dhe nj\u00eb garazh, t\u00eb cilat kan\u00eb rezultuar t\u00eb rregullta p\u00ebr Komisionin.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se n\u00eb analiz\u00ebn financiare nga viti 2003 deri n\u00eb 2009-\u00ebn jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm deklarimet p\u00ebr pasurit\u00eb, t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e gjyqtares Petri. Nd\u00ebrsa nga viti 2010 e n\u00eb vazhdim jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e familjes. Sipas Komisionit, nga analiza financiare ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 974 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb total.<\/p>\n<p>KPK nuk i ka konsideruar shpjegimet e Petrit se bashk\u00ebshorti kishte fituar t\u00eb ardhura nga shitja e disa librave, pasi nuk ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb paguar tatim mbi fitimin. Sipas relatores, Petri ka dh\u00ebn\u00eb deklarime p\u00ebr t\u00eb ardhura t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen para marrjes s\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i profesionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja Edlira Petri u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figures, nd\u00ebrsa u identifikuan raste t\u00eb vonesave n\u00eb zbardhjen e vendimeve. Gjithashtu, vler\u00ebsime pozitive u relatuan edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e parimeve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe zbatimin e Ligjit.<\/p>\n<p>Relatorja identifikoi vonesa n\u00eb arsyetimin e disa vendimeve. Sipas saj, bazuar n\u00eb raportimin periodik t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb n\u00eb ish-K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr vonesat e arsyetimeve t\u00eb 5 vendimeve t\u00eb vitit 2016, \u00ebsht\u00eb nisur nj\u00eb hetim disiplinor. Sanxhaktari tha se \u00ebsht\u00eb konkluduar q\u00eb vonesat kan\u00eb ardhur si pasoj\u00eb e ngarkesave n\u00eb pun\u00eb, faktit q\u00eb Petri ka qen\u00eb edhe pjes\u00eb e Kolegjit Zgjedhor dhe se p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb ka qen\u00eb me leje.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr vonesat t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsohen nga Komisioni para marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar,\u201d pohoi Sanxhaktari. P\u00ebr 11 denoncimet, 10 pran\u00eb KPK dhe 1 n\u00eb ONM nuk u evidentuan probleme gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Edlira Petri fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb realizuar ndaj saj. \u201cProcesi nuk ishte i leht\u00eb, por \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm,\u201d tha ajo, duke shtuar se ishte e hapur p\u00ebr pyetje.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e Komisionit, Xhensila Pine e pyeti lidhur me nj\u00eb gjendje cash n\u00eb vitin 2014, se ku ndodhej fizikisht kjo vler\u00eb. Petri sqaroi se n\u00eb vitet e para kishte konfuzion n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb gjendjes cash dhe se kishte zgjedhur t\u00eb pasqyronte vler\u00ebn q\u00eb mbetej n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>\u201cNga viti 2007 vendosa t\u00eb mos mbaja m\u00eb gjendje cash se mund t\u00eb gaboja. Bashk\u00ebshorti kur ka pasur gjendje cash e ka deklaruar. Gjendja cash e deklaruar nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2014 ishte n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, pohoi ajo.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Petri vler\u00ebsoi procesin e vetingut, nd\u00ebrsa shprehu ndjeshm\u00ebri p\u00ebr pesh\u00ebn e t\u00eb q\u00ebnit pjes\u00eb e nj\u00eb trupe gjyqtar\u00ebsh q\u00eb nuk arriti t\u00eb fitoj\u00eb besimin e publikut. Duke e konsideruar \u00e7lirim p\u00ebrfundimin e procesit p\u00ebr t\u00eb, Petri k\u00ebrkoi konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 17 qershor, ora 09:00.\/Reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkeshortja e gjyqtarit t\u00ebe Gjyat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, Sokol Sadushi do t\u00eb gjykoj\u00eb n\u00eb Apel rekursin e PD t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr legjitimitetin e Kuvendit te 11 dhjetorit. Po kush \u00ebsht\u00eb gjyqtarja Edlira Petri? Procesi i rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtares Edlira Petri u shtri edhe tek pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, Sokol Sadushi \u2013an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":12631,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12630"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12630"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12630\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12631"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}