{"id":12586,"date":"2022-05-17T12:44:20","date_gmt":"2022-05-17T12:44:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=12586"},"modified":"2022-05-17T12:44:20","modified_gmt":"2022-05-17T12:44:20","slug":"juri-kim-dhe-iluzioni-i-se-ardhmes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/05\/17\/juri-kim-dhe-iluzioni-i-se-ardhmes\/","title":{"rendered":"Juri Kim dhe iluzioni i s\u00eb ardhmes!"},"content":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i<\/p>\n<p>Njeriu b\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb. Midis dramatikes dhe paqes. Midis t\u00eb mir\u00ebs e t\u00eb keqes. T\u00eb bukur\u00ebs e t\u00eb sh\u00ebmtuar\u00ebs. T\u00eb drejt\u00ebs e t\u00eb padr\u00ebjt\u00ebs. T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe g\u00ebnjeshtr\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb njeriu nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb stabil, lufton me veten m\u00eb shum\u00eb sesa me t\u00eb tjer\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb beson se \u00ebsht\u00eb ai tjetri, pra dikush q\u00eb nuk i bindet, fajtor p\u00ebr d\u00ebshtimet.<\/p>\n<p>E gjitha kjo ndodh, sepse njer\u00ebzit ose jetojn\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn, ose \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb ardhmen. Por nuk shohin t\u00eb sotmen. Nostalgjik\u00ebt e s\u00eb kaluar\u00ebs dhe \u00ebnd\u00ebrrmitar\u00ebt e s\u00eb ardhmes nuk mund ta jetojn\u00eb momentin, at\u00eb q\u00eb quhet e tashme. Edhe n\u00eb mitologjin\u00eb fetare kategorit\u00eb e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja kan\u00eb kuptime t\u00eb ndryshme. E shkuara \u00ebsht\u00eb Ati, e tashmja \u00ebsht\u00eb Biri dhe e ardhmja \u00ebsht\u00eb Shejti! N\u00ebse zgjedh nj\u00ebrin prej t\u00eb treve, njeriu ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb jet\u00eb Biri, pra e tashmja. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ta nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb tashmen, sepse e ardhmja nuk ka lidhje me t\u00eb qenit dhe jet\u00ebn reale t\u00eb njeriut. Shejti \u00ebsht\u00eb kategori abstrakte, ashtu si edhe e ardhmja. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ati \u00ebsht\u00eb e shkuara.<\/p>\n<p>Jeta n\u00eb t\u00eb tashmen e \u00e7liron njeriun nga egoja e tij. Dhe n\u00ebse arrijm\u00eb q\u00eb ta zhveshim veten nga egoja jon\u00eb, at\u00ebher\u00eb kemi arrit maksimumin e lumturis\u00eb son\u00eb. Sepse lumturia \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e egos, e cila prodhon cmir\u00eb, intrig\u00eb, urrejtje, hakamarrje dhe konflikt n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri. Shoq\u00ebria shqiptare e sotme na e jep k\u00ebt\u00eb m\u00ebsim t\u00eb vyer. Lufta p\u00ebr t\u00eb ardhmen ose kujtesa e s\u00eb shkuar\u00ebs na ushqen me t\u00eb gjitha lig\u00ebsit\u00eb njer\u00ebzore, sepse \u00ebsht\u00eb iluzioni i krijuar artificialisht n\u00eb trurin e njeriut. E shkuara vlen q\u00eb t\u00eb reflektosh e t\u00eb nxjerr\u00ebsh m\u00ebsime! E ardhmja \u00ebsht\u00eb abstraksion. Ndaj vet\u00ebm e tashmja mund t\u00eb t\u00eb \u00e7liroj\u00eb nga e keqja. Eckhart Tolle n\u00eb librin e tij &#8220;Eine neue Erde&#8221; shkruan se &#8220;Vet\u00ebm e tashmja mund t\u00eb t\u00eb \u00e7liroj\u00eb nga egoja, sepse ti n\u00eb t\u00eb tashmen je prezent, jo n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e as n\u00eb t\u00eb ardhmen&#8221;!<\/p>\n<p>I p\u00ebrmenda k\u00ebto kategori njoh\u00ebse nisur nga deklarimet e ambasadores Kim me thirrjet e vazhdueshme &#8220;T\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen&#8221;! Esht\u00eb nj\u00eb sllogan q\u00eb e p\u00ebrvet\u00ebsuan me aq zell edhe &#8220;pro-amerikan\u00ebt&#8221; djathtas, duke besuar se k\u00ebsisoj simbolizojn\u00eb Sali Berish\u00ebn me t\u00eb shkuar\u00ebn. Nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb kaq shum\u00eb fushat\u00eb q\u00eb diktatura komuniste t\u00eb konsiderohet me ngulm si e shkuara, si\u00e7 tentohet t\u00eb etiketohet Sali Berisha. Problemi \u00ebsht\u00eb se Berisha \u00ebsht\u00eb gjithashtu e tashmja! Dhe pik\u00ebrisht ky problem dhemb shum\u00eb te t\u00eb gjith\u00eb marotonik\u00ebt e \u00ebndrr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Kim u shpreh dje n\u00eb Prez\u00eb se &#8220;Mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga m\u00ebsimet e s\u00eb shkuar\u00ebs. SHBA do t\u00eb jet\u00eb krah jush p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar. Duam t\u00eb jemi s\u00eb bashku dhe bashk\u00ebrisht, gur\u00eb mbi gur\u00eb, tull\u00eb mbi tull\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, mund ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen&#8221;!<\/p>\n<p>Iluzioni i s\u00eb ardhmes, duke d\u00ebnuar t\u00eb shkuar\u00ebn u \u00ebsht\u00eb servirur shqiptar\u00ebve edhe nga diktatura komuniste. Shqiptar\u00ebt e njohin k\u00ebt\u00eb skem\u00eb mashtruese. Regjimi komunist u premtoi atyre &#8220;lug\u00ebn e floririt&#8221; dhe e krahasont\u00eb zhvillimin gjithmon\u00eb, edhe n\u00eb fund t\u00eb viteve 1980, me vitin 1938, periudh\u00ebs s\u00eb sundimit t\u00eb Mbretit Zog. Dhe me k\u00ebt\u00eb ai sistem mashtrues synonte t\u00eb matej me t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb injektuar iluzionin e s\u00eb ardhmes, q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb jetonin \u00ebnd\u00ebrr\u00ebn e jo realitetin e trisht\u00eb. Ndaj diktaturat nuk pranojn\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb tashmen.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb m\u00eb reulton n\u00eb konceptin e Sorosit. Shoq\u00ebria e Hapur e s\u00eb Ardhmes, e quan ai projektin e tij. Prej k\u00ebtij projekti, Edi Rama proklamon &#8220;Ballkanin e Hapur t\u00eb s\u00eb Ardhmes&#8221;! Nd\u00ebrsa Juri kim na b\u00ebn \u00e7do dit\u00eb thirrje &#8220;Shihni nga e ardhmja&#8221;! D.m.th harrojeni t\u00eb sotmen. Mos u merrni me pisll\u00ebkun dhe katastrof\u00ebn e sotme t\u00eb qeverisjes Rama. Sepse mesa duket ambasadores amerikane i duhet koh\u00eb deri sa ta p\u00ebrgatis\u00eb terrenin p\u00ebr ta sjell\u00eb Erion Velin\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Socialiste e t\u00eb ekzekutivit shqiptar.<\/p>\n<p>Loja me iluzionin \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi m\u00eb i madh q\u00eb i shkaktohet njeriut, nj\u00eb populli, e vet\u00eb njer\u00ebzimit. Iluzioni i s\u00eb ardhmes \u00ebsht\u00eb mjeti m\u00eb perfekt i fshehjes s\u00eb d\u00ebshtimeve t\u00eb s\u00eb tashmes. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb rast unik. Me tregues p\u00ebrkeq\u00ebsues e n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb ushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb demokracis\u00eb, n\u00eb sistemin mediatik dhe korruptiv t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, n\u00eb treguesit e tjer\u00eb q\u00eb thellojn\u00eb varf\u00ebrin\u00eb, skamjen dhe polarizimin e shoq\u00ebris\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto nuk jan\u00eb shqet\u00ebsimi i atyre q\u00eb ven\u00eb interesa tjera mbi interesat e shqiptar\u00ebve. Prandaj dhe proklamojn\u00eb iluzuionin e &#8220;lug\u00ebs s\u00eb floririt&#8221; n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb boshatiset \u00e7do dit\u00eb, ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i pajetuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto situata e sotmja ka thirrur edhe nj\u00ebher\u00eb Sali Berish\u00ebn n\u00eb sken\u00ebn politike. Dikush e do e dikush tjet\u00ebr jo. Kjo \u00ebsht\u00eb liria n\u00eb demokraci. Por e sotmja duhet ndryshuar q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb deri te e ardhmja e \u00ebnd\u00ebrruar dhe e rekomanduar nga ata q\u00eb i kontribuojn\u00eb nj\u00eb sistemi qeveris\u00ebs q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrkeq\u00ebsime e fatkeq\u00ebsi i sjell k\u00ebtij vendi! E sotmja duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e mir\u00eb. Esht\u00eb iluzion t\u00eb presim &#8220;t\u00eb ardhmen&#8221; e padefinuar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i Njeriu b\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb. Midis dramatikes dhe paqes. Midis t\u00eb mir\u00ebs e t\u00eb keqes. T\u00eb bukur\u00ebs e t\u00eb sh\u00ebmtuar\u00ebs. T\u00eb drejt\u00ebs e t\u00eb padr\u00ebjt\u00ebs. T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe g\u00ebnjeshtr\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb njeriu nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb stabil, lufton me veten m\u00eb shum\u00eb sesa me t\u00eb tjer\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb beson se \u00ebsht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12587,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12586"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12586"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12586\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12587"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}