{"id":12465,"date":"2022-05-16T11:23:56","date_gmt":"2022-05-16T11:23:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=12465"},"modified":"2022-05-16T11:25:23","modified_gmt":"2022-05-16T11:25:23","slug":"birn-rigjenerimi-urban-i-sheshit-te-flamurit-demtoi-trashegimine-historike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/05\/16\/birn-rigjenerimi-urban-i-sheshit-te-flamurit-demtoi-trashegimine-historike\/","title":{"rendered":"BIRN: \u201cRigjenerimi urban\u201d i sheshit t\u00eb Flamurit d\u00ebmtoi trash\u00ebgimin\u00eb historike"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nj\u00eb projekt i qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr rigjenerimin e sheshit historik t\u00eb Flamurit n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs nisi pa leje dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb monitorimit arkeologjik, duke sjell\u00eb sipas Drejtoris\u00eb s\u00eb Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs d\u00ebmtim t\u00eb mureve antike dhe n\u00ebnshtresave arkeologjike n\u00eb zonat A dhe B t\u00eb qytetit.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Jerola Ziaj-BIRN<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 4 janar 2021, kryeministri Edi Rama, deputeti Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli \u00e7an\u00eb p\u00ebrmes pengesave t\u00eb ngritura n\u00eb Sheshin e Flamurit n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs dhe vizatuan me dor\u00eb se si do ta ndryshonin at\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb video e publikuar n\u00eb faqen e kryeministrit n\u00eb Facebook tregon fillimisht kryebashkiakun Leli q\u00eb shpjegon projektin dhe m\u00eb pas Ram\u00ebn q\u00eb nd\u00ebrhyn me nj\u00eb ide t\u00eb re.<\/p>\n<p>\u2018Ka t\u00eb drejt\u00eb Damiani aty, n\u00ebqoft\u00ebse hiqet pjesa e atyre godinave, marketi dhe ajo tjetra q\u00eb do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb shpron\u00ebsim dhe ata do t\u00eb jen\u00eb dakord, zgjerojm\u00eb shkallaren dhe lidhim Pavar\u00ebsin\u00eb me Luft\u00ebn p\u00ebrmes Sheshit t\u00eb Flamurit,\u2019 tha kryeministri.<\/p>\n<p>Gjiknuri nd\u00ebrhyn duke miratuar: \u2018T\u00eb b\u00ebsh dhe nj\u00eb ndri\u00e7im t\u00eb bukur aty. Ajo b\u00ebhet nj\u00eb gj\u00eb madh\u00ebshtore\u2019.<\/p>\n<p>Projekti i sheshit t\u00eb Flamurit i kishte kaluar nd\u00ebrkoh\u00eb disa faza; Fondi Shqiptar i Zhvillimit sapo kishte shpallur fituese t\u00eb tenderit me vler\u00eb 698 milion\u00eb lek\u00eb kompanin\u00eb Gener 2, nd\u00ebrsa K\u00ebshilli Bashkiak i Vlor\u00ebs kishte miratuar nj\u00eb kontrat\u00eb me vler\u00eb 893 milion\u00eb leke p\u00ebr blerjen e nj\u00eb ngrehine 15 kat\u00ebshe prej betoni n\u00eb mes t\u00eb sheshit.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse sheshi i Flamurit shtrihet n\u00eb zonat arkeologjike A dhe B t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs, pakkush mendoi p\u00ebr pasurit\u00eb n\u00ebntok\u00ebsore.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi tregojn\u00eb se punimet n\u00eb sheshin e Flamurit nis\u00ebn pa leje t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore dhe Materiale si dhe pa mbik\u00ebqyrje arkeologjike, \u00e7ka bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin \u2018p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe muzet\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb dokumenti t\u00eb Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb, punimet e pamiratuara shkaktuan gjithashtu d\u00ebmtime n\u00eb muret dhe shtresat arkeologjike n\u00eb zon\u00ebn A dhe B.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb investimet publike shp\u00ebrfillin rregullat e vendosura nga vet\u00eb qeveria p\u00ebr t\u00eb ruajtur pasurit\u00eb arkeologjike t\u00eb vendit, ku rasti m\u00eb i debatuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb projekti i ashtuquajtur \u2018Veliera\u2019 n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN p\u00ebr d\u00ebmet e konstuara nga drejtoria e vart\u00ebse n\u00eb Vlor\u00eb, Ministria e Kultur\u00ebs n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare iu shmang pyetjeve p\u00ebr d\u00ebmin, por pretendoi se punimet ishin pezulluar menj\u00ebher\u00eb dhe kishin rifilluar vet\u00ebm pas dh\u00ebnies s\u00eb lejes dhe angazhimit t\u00eb monitoruesit arkeologjik.<\/p>\n<p>Kompania \u2018Gener 2\u2019, e cila po kryen punimet n\u00eb sheshin e Flamurit i tha BIRN se \u2018kishte pasur gjith\u00eb dokumentacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr punimet\u2019.<\/p>\n<p>\u2018Gener 2 \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pal\u00eb ekzekutive n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt,\u2019 tha Albi Greva, drejtor i Marketingut dhe Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Publikun i kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Fondi Shqiptar i Zhvillimit si investitor nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve edhe pse n\u00eb nj\u00eb komunikim me e-mail i k\u00ebrkoi BIRN dokumentin e DRMK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar shqet\u00ebsimin.<\/p>\n<p><strong>Punimet pa leje<\/strong><\/p>\n<p>Projekti i rehabilitimit t\u00eb Sheshit t\u00eb Flamurit u prezantua fillimisht gjat\u00eb tubimit p\u00ebrmbyll\u00ebs t\u00eb fushat\u00ebs elektorale t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit 2019 nga kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<p>Projekti \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb serie investimesh publike q\u00eb p\u00ebrfshin Lungomaren dhe rehabilitimin e nj\u00eb pjese t\u00eb zon\u00ebs historike t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs. Ndon\u00ebse kryeministri Rama e vizitoi sheshin n\u00eb fillim t\u00eb janarit, punimet nis\u00ebn ver\u00ebn e vitit 2021.<\/p>\n<p>Ergys Alushi, historian dhe ish-p\u00ebrgjegj\u00ebs i Muzeut Etnografik n\u00eb Vlor\u00eb i tha BIRN se n\u00eb fillim t\u00eb punimeve kishte shkuar \u00e7do dit\u00eb n\u00eb shesh, i shqet\u00ebsuar p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen.<\/p>\n<p>\u2018Punimet jan\u00eb kryer pa mbik\u00ebqyrje arkeologjike, deri sa raportuan Monumentet e Kultur\u00ebs (DRMK) p\u00ebr g\u00ebrmimet pa kriter. Kam shkuar \u00e7do dit\u00eb t\u00eb shihja punimet\u00a0 sepse situata ishte shqet\u00ebsuese,\u2019tha Alushi.<\/p>\n<p>Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se Drejtoria Rajonale e Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs, DRMK, i v\u00ebzhgoi punimet m\u00eb 16 gusht 2021. Raporti i p\u00ebrpiluar dhe i d\u00ebrguar K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore dhe Materiale si dh\u00ebnie mendimi n\u00eb dat\u00ebn 17 gusht 2021, tregon se nd\u00ebrhyrja kishte shkaktuar tashm\u00eb d\u00ebmtime n\u00eb shtresat arkeologjike dhe alarmon se nd\u00ebrhyrjet ishin b\u00ebr\u00eb pa monitorim, edhe pse preknin zon\u00ebn \u2018A\u2019 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn g\u00ebrmimi \u00ebsht\u00eb i ndaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb raport theksohej gjithashtu se punimet p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij projekti kishin nisur pa miratimin e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore e Materiale.<\/p>\n<p>Arkeolog\u00ebt e DRMK thon\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera se gjat\u00eb v\u00ebzhgimeve kishin v\u00ebn\u00eb re se punimet kishin nxjerr\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe pjes\u00eb \u2018t\u00eb nj\u00eb muri t\u00eb nd\u00ebrtuar me muratur\u00eb guri, lla\u00e7 dhe tulla, q\u00eb duken si vijim i murit juglindor t\u00eb kastrumit antik\u2019.<\/p>\n<p>\u2018Nga punimet e pamiratuara kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe pjes\u00eb muresh t\u00eb d\u00ebmtuar, kan\u00eb dal\u00eb materiale arkeologjike, si dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e kanalit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb shek.XIX,\u2019 thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt lokal\u00eb rekomanduan pezullim t\u00eb punimeve dhe rifillim t\u00eb tyre vet\u00ebm pas lejes dhe pas kontraktimit t\u00eb nj\u00eb arkeologu q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte v\u00ebzhgim t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Ata sugjerojn\u00eb gjithashtu g\u00ebrmime shp\u00ebtimi n\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb ata i referohen si \u2018stacion autobusi\u2019.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 gusht 2021, nd\u00ebrsa ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb d\u00ebmeve t\u00eb shkaktuara,\u00a0 K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore e Materiale mori vendim p\u00ebr \u2018miratim n\u00eb parim t\u00eb projektit\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se projekti duhej t\u00eb rishikohej nga nj\u00eb \u2018projektues i licencuar n\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb pasuri kulturore materiale, n\u00eb kategorin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse\u2019. Po ashtu i k\u00ebrkohet kompanis\u00eb t\u00eb lidh\u00eb marr\u00ebveshje me kompani t\u00eb monitorimit arkeologjik dhe t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb punimet deri n\u00eb plot\u00ebsimin e kushteve.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, Ministria e Kultur\u00ebs e minimizoi problemin n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr BIRN, nd\u00ebrsa tha se Bashkia e Vlor\u00ebs kishte aplikuar p\u00ebr leje pran\u00eb KKTKM nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara fillimit t\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>Ministria pretendoi gjithashtu se punimet n\u00eb terren kishin nisur \u20182 dit\u00eb para vendimarrjes s\u00eb KKTKM\u2019, ndon\u00ebse fotot e realizuara m\u00eb 16 gusht nga DRMK tregojn\u00eb se punimet kishin avancuar n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb sheshit.<\/p>\n<p>Avokati Armando Cakrani, i cili kund\u00ebrshton nd\u00ebrhyrjet n\u00eb sheshin e Flamurit,\u00a0 thot\u00eb se personat q\u00eb kan\u00eb toleruar nd\u00ebrtimin pa leje duhet t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale.<\/p>\n<p>\u2018Pra, jemi ne kushtet q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb vep\u00ebr penale t\u00eb konsumuar nga organi q\u00eb ka lejuar punime pa leje,\u2019 thot\u00eb ai, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ministria e Kultur\u00ebs i tha BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim se projekti i ishte n\u00ebnshtruar disa ndryshimeve \u2018p\u00ebr t\u00eb ruajtur n\u00ebntok\u00ebn\u2019.<\/p>\n<p>\u2018Pas kontraktimit t\u00eb arkeologes Iris Pojani jan\u00eb eleminuar disa nd\u00ebrhyrje t\u00eb parashikuara n\u00eb pjes\u00ebn n\u00ebntok\u00ebsore, t\u00eb cilat do t\u00eb kishin ndikim n\u00eb pjes\u00ebn e n\u00ebntok\u00ebs,\u2019 tha Ministria.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN p\u00ebr situat\u00ebn q\u00eb gjeti n\u00eb sheshin e punimeve dhe n\u00ebse kishte konstatuar d\u00ebm, arkeologia Iris Pojani tha se nuk mund t\u00eb komentonte p\u00ebr shkak t\u00eb kontrat\u00ebs q\u00eb kishte me nd\u00ebrtuesin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arkeolog lokal, i cili foli me BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit i konsideroi shkeljet flagrante.<\/p>\n<p>\u2018Muret antike q\u00eb u zbuluan nga g\u00ebrmimet n\u00eb krah t\u00eb monumentit u mbuluan me beton, po ashtu edhe gjurm\u00eb t\u00eb sarajeve t\u00eb Vlorajve, ku dhe u shpall Pavar\u00ebsia si dhe mbetje t\u00eb nj\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsi t\u00eb shekullit 19,\u2019 tha ai.<\/p>\n<p>\u2018Edhe n\u00eb luft\u00eb t\u00eb ishim, kjo pjes\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore e kategoris\u00eb A, do ishte ruajtur me patjet\u00ebr,\u2019 shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Humbje identiteti?<\/strong><\/p>\n<p>Problemet me d\u00ebmtimin e zonave arkeologjike nuk jan\u00eb t\u00eb vetmet q\u00eb shoq\u00ebruan projektin e rigjenerimit urban t\u00eb sheshit t\u00eb Flamurit. Projekti \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar gjithashtu p\u00ebr d\u00ebmtimin e historis\u00eb dhe sheshit identitar t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb muajit prill, qytetar\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile protestuan me flamuj komb\u00ebtar\u00eb pran\u00eb monumentit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, duke i konsideruar nd\u00ebrhyrjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh si t\u00eb gabuara.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimet vijn\u00eb kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb ruajtjes s\u00eb nj\u00eb godine 15-kat\u00ebshe si dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb platforme, q\u00eb protestuesit i referohen si \u2018stacion autobus\u00ebsh\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb projektet fillestare parashikohej shkurtimi i kull\u00ebs 15-kat\u00ebshe n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb 2-3 kat\u00ebshe, por planet ndryshuan rrug\u00ebs. N\u00eb vitin 2020, kryebashkiaku Dritan Leli i tha K\u00ebshillit Bashkiak se studioja projektuese i kishte propozuar bashkis\u00eb q\u00eb pjes\u00eb e projektit \u2018sheshi i Flamurit\u2019 t\u00eb b\u00ebheshin edhe trualli si dhe sip\u00ebrfaqet e godin\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Sulo Shehit.<\/p>\n<p>Me miratimin e K\u00ebshillit Bashkiak, godina q\u00eb u ble prej bashkis\u00eb p\u00ebr mbi 7 milion\u00eb euro dhe mbeti pjes\u00eb e projektit t\u00eb sheshit t\u00eb Flamurit.<\/p>\n<p>Sipas profesorit t\u00eb arkitektur\u00ebs, Vladimir Llakaj, nd\u00ebrhyrja n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj e d\u00ebmtonte sheshin dhe motivet pse ai ishte ngritur. Llakaj thot\u00eb se pem\u00ebt, shat\u00ebrvani apo \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr e planifikuar, i ndryshonte identitetin sheshit dhe i humbiste atij r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018\u00c7do gj\u00eb e vendosur rreth tij kinse p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur, m\u00eb interaktiv apo \u00e7do lloj nd\u00ebrhyrje n\u00eb ngushtimin e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb tij e deformalizon dhe e d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb simbolik\u00ebn q\u00eb ka dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb ngritur,\u2019 tha Llakaj p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Protestuesit k\u00ebrkojn\u00eb prishjen e godin\u00ebs 15-kat\u00ebshe si ruajtjen t\u00eb paprekur t\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb sheshit.<\/p>\n<p>\u2018Kjo dhe gjith\u00eb t\u00eb tjerat e ngushtojn\u00eb, zvog\u00eblojn\u00eb dhe minimizojn\u00eb monumentalitetin,\u2019 p\u00ebrfundoi Llakaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb projekt i qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr rigjenerimin e sheshit historik t\u00eb Flamurit n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs nisi pa leje dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb monitorimit arkeologjik, duke sjell\u00eb sipas Drejtoris\u00eb s\u00eb Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs d\u00ebmtim t\u00eb mureve antike dhe n\u00ebnshtresave arkeologjike n\u00eb zonat A dhe B t\u00eb qytetit. Nga Jerola Ziaj-BIRN M\u00eb 4 janar 2021, kryeministri &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":12466,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12465"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12465"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12465\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12466"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12465"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12465"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12465"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}