{"id":1172,"date":"2021-12-25T11:41:29","date_gmt":"2021-12-25T11:41:29","guid":{"rendered":"http:\/\/rdnews.al\/?p=1172"},"modified":"2021-12-25T11:41:29","modified_gmt":"2021-12-25T11:41:29","slug":"25-dhjetor-1991-bashkimi-sovjetik-ka-vdekur-lenini-eshte-ende-gjalle","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2021\/12\/25\/25-dhjetor-1991-bashkimi-sovjetik-ka-vdekur-lenini-eshte-ende-gjalle\/","title":{"rendered":"25 dhjetor 1991\/ Bashkimi Sovjetik ka vdekur, Lenini \u00ebsht\u00eb ende gjall\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>30 vjet m\u00eb par\u00eb shembej Bashkimi Sovjetik. Pas grushtit t\u00eb shtetit t\u00eb konservator\u00ebvei abortuar n\u00eb gushtin e 1991, shp\u00ebrb\u00ebrja u b\u00eb e pandalshme dhe m\u00eb 25 dhjetor flamuri i kuq u ul n\u00eb Kremlin. Kemi thirrur t\u00eb reflektojm\u00eb mbi k\u00ebto ngjarje 3 studiues: Andrea Graziosi, autor i nj\u00eb <em>Storia dell\u2019Unione Sovietica <\/em>n\u00eb dy v\u00ebllime; Silvio Pons, kurator me Robert Service i <em>Dizionario del comunismo nel XX secolo<\/em>, edhe ky n\u00eb dy v\u00ebllime; Antonella Salomoni, autore e librit <em>L\u2019Unione Sovietica e la Shoah <\/em>(il Mulino).<\/p>\n<p><strong>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb regjimi sovjetik cedoi kaq leht\u00eb m\u00eb 1991?<\/strong><\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 Shembja e Bashkimit Sovjetik p\u00ebrq\u00ebndrohet midis grushtit t\u00eb shtetit t\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb gushtit dhe dhjetorit t\u00eb 1991, kur referendumi ukrainas p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb fillon shp\u00ebrb\u00ebrjen finale. Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, mund t\u00eb thuhet se Bashkimi Sovjetik vdes me per\u00ebndimin e reformave ekonomike, tashm\u00eb evidente nga fundi i 1987. An\u00ebtar\u00ebt aktiv\u00eb e drejtuesve sovjetik\u00eb n\u00eb fillimin e viteve \u201980 qen\u00eb t\u00eb bindur se sistemi kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime radikale. Qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb favor t\u00eb <em>perestrojk\u00ebs <\/em>s\u00eb d\u00ebshiruar nga Sekretari i Par\u00eb i PKBS Mikhail Gorbaciov, edhe pse jepen interpretime t\u00eb ndryshme. Vet\u00ebm se tentativa ngjiti shpejt dhe drejtuesit e partis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb kapin shp\u00ebtimin, u gjet\u00ebn n\u00eb fund duke kal\u00ebruar shtytjet indipendentiste n\u00eb republikat e ndryshme. Kjo shpjegon edhe brisht\u00ebsin\u00eb e grushtit t\u00eb shtetit q\u00eb n\u00eb gushtin e 1991 u zbatua nga njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb par\u00eb kishin bashk\u00ebpunuar p\u00ebr reformat. Qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm sesa sistemi ishte joefikas dhe qen\u00eb zhg\u00ebnjyer ta rilan\u00e7onin me nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb vullnetshme. Por ky projekt rezultoi i pazbatuesh\u00ebm dhe duke filluar nga 1988 u p\u00ebrhap nj\u00eb ndjenj\u00eb devijimi shum\u00eb e dukshme edhe n\u00eb l\u00ebvizjet konfuze t\u00eb pu\u00e7ist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk dinin praktikisht se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnin. Pas njoftimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shkarkimit t\u00eb Gorba\u00e7iovit, disa u deh\u00ebn, t\u00eb tjer\u00eb ran\u00eb n\u00eb inercin\u00eb m\u00eb absolute. U shfaq nj\u00eb mosbesim total n\u00eb sistem nga ana e kujt e udh\u00ebhiqte.<\/p>\n<p>SILVIO PONS \u2014 P\u00ebr t\u00eb kuptuar kolapsin sovjetik \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb kombinohen faktor\u00eb subjektiv\u00eb dhe koniuktural\u00eb me procese me periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Duhen marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb ndarjet q\u00eb qen\u00eb krijuar n\u00eb vitet \u201960 n\u00eb l\u00ebvizjen komuniste nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe r\u00ebnien e mitit sovjetik n\u00eb vitet \u201870. Pas pushtimit t\u00eb \u00c7ekosllovakis\u00eb n\u00eb 1968, n\u00eb planin e brendsh\u00ebm likuidohen idet\u00eb e reform\u00ebs dhe nuk gjendet zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb vet\u00ebriprodhimi t\u00eb nj\u00eb sistemi stanjant. N\u00eb thelb, \u00absocializmi real\u00bb \u00ebsht\u00eb viktima e v\u00ebrtet\u00eb e shokut petrolifer t\u00eb viteve \u201870. Vendet satelite t\u00eb Bashkimit Sovjetik gjenden n\u00eb borxhe deri n\u00eb fyt me Per\u00ebndimin dhe Moska nuk i ka resurset p\u00ebr t\u2019i mbajtur gjall\u00eb. Drejtuesit e bllokut sovjetik eksperimentojn\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb humbje t\u00eb fort\u00eb identiteti, ndjejn\u00eb se nuk kan\u00eb m\u00eb asnj\u00eb rol.<\/p>\n<p><strong>Por m\u00eb pas vjen Gorba\u00e7iovi<\/strong><\/p>\n<p>SILVIO PONS \u2014 Sekretari i ri PKBS u jep prioritet reformave politike respektivisht atyre ekonomike dhe n\u00eb nj\u00eb far\u00eb kuptimi ka edhe sukses. N\u00ebse ka nj\u00eb lider q\u00eb ka luajtur nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb mbarimin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb ka qen\u00eb ai. Vet\u00ebm se Gorba\u00e7iovi \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e suksesit t\u00eb tij, pasi reforma politike rezulton destabilizuese: fut ndryshime radikale n\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb nuk i toleron. Rezultati \u00ebsht\u00eb <em>impasse <\/em>i programit reformist, mbi t\u00eb cilin r\u00ebndon efekti destabilizues i r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit. Por nga nj\u00eb pik\u00ebpamje tjet\u00ebr, n\u00ebse Bashkimi Sovjetik p\u00ebrfundon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb relativisht paq\u00ebsore, mund t\u00eb pohojm\u00eb qet\u00ebsisht se merita i takon Gorba\u00e7iovit.<\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 Bie dakord mbo rolin historik pozitiv t\u00eb Gorba\u00e7iovit, por do t\u00eb doja t\u00eb sakt\u00ebsoja se ai u nis me reformat ekonomike dhe vet\u00ebm n\u00eb vijim, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb tyre, futi ndryshime radikale politike. M\u00eb par\u00eb provoi q\u00eb ta reformoj\u00eb sistemin duke p\u00ebrdorur PKBS, m\u00eb pas e kuptoi se nuk ishte e mundur.<\/p>\n<p>SILVIO PONS \u2014 Ama nuk zgjodhi modelin kinez, t\u00eb bazuar mbi hapjen ndaj tregut dhe ruajtjen e diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 Fakti q\u00eb Gorba\u00e7iovi ishte at\u00ebhere v\u00ebrtet nj\u00eb progresist, q\u00eb besonte n\u00eb nj\u00eb ide t\u00eb tij\u00ebn t\u00eb demokracis\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>ANTONELLA SALOMONI \u2014 R\u00ebnia e Bashkimit Sovjetik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i papritur, pavar\u00ebsisht se konkurrojn\u00eb edhe faktor\u00eb afatgjat\u00eb. Bashkimi Sovjetik ishte nj\u00eb shtet element\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs e t\u00eb cilit lidheshin n\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ideologjikisht organike: praktikat qeveris\u00ebse funksiononin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konforme me logjik\u00ebn e teoris\u00eb s\u00eb themelimit. N\u00eb shekullin e XX nuk ka raste t\u00eb ngjashme, t\u00eb pakt\u00ebn lidhur me koh\u00ebzgjatjen e sistemit.<\/p>\n<p><strong>Dhe reformat e Gorba\u00e7iovit?<\/strong><\/p>\n<p>ANTONELLA SALOMONI \u2014 Sekretari i PKBS, i zgjedhur m\u00eb 1985, ka personalitetin q\u00eb g\u00ebzon prestigj t\u00eb madh n\u00eb fush\u00ebn akademike, por edhe politike dhe diplomatike q\u00eb qen\u00eb v\u00ebn\u00eb menjan\u00eb prej orientimit t\u00eb tyre liberal, si Aleksandr Jakovlev. Pa realizuar akte t\u00eb forta n\u00eb profilin simbolik, si rikthimi nga kufiri n\u00eb 1986 i fizikanit disident Andrei Sakharov, por q\u00eb vdes m\u00eb 1989 pak pasi \u00ebsht\u00eb zgjedhur n\u00eb parlament. Gorba\u00e7iovi deshi t\u00eb favorizoj\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb opinioni publik p\u00ebr t\u00eb mobilizuar sektor\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb reformave. N\u00eb harkun e pak viteve ideologjia shtet\u00ebrore hyn n\u00eb kriz\u00eb: nj\u00eb premis\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb kuptuar shembjen sovjetike. Duhet shtuar se tentativa p\u00ebr t\u00eb promovuar nj\u00eb elit\u00eb t\u00eb re reformiste, pjes\u00ebrisht e arritur dhe pjes\u00ebrisht jo, Gorba\u00e7iovi nuk do t\u00eb ket\u00eb pasues. Nuk m\u00eb duket se Jelcini e ka zgjedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sistemi sovjetik ishte v\u00ebrtet socializ\u00ebm, ndoshta i vetmi i mundur?<\/strong><\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 Jam n\u00eb favor t\u2019i quaj sistemet politike me emrin q\u00eb i japin, si\u00e7 na m\u00ebson Filologjia. Bashkimi Sovjetik \u00ebsht\u00eb shpallur sistemi i par\u00eb socialist i historis\u00eb dhe i ka dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb \u00abbllokut socialist\u00bb. T\u2019i heq\u00ebsh k\u00ebt\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb t\u2019i mohosh vet\u00ebprezantimin e tij dhe, prfundimisht, historin\u00eb e tij. Pastaj, n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb thuash se socializmi i Bashkimit Sovjetik nuk ishte ai i ndjekur nga vende t\u00eb tjera n\u00eb Per\u00ebndim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diskutim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>\u00c7far\u00eb raporti kishte me kapitalizmin?<\/strong><\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 Disa koordinata jan\u00eb t\u00eb ngjashme: urbanizimi masiv, industrializimi, zhvillimi i sistemeve ar\u00ebsimore. Modeli sovjetik futet n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e modernizimit t\u00eb N\u00ebnt\u00ebqind\u00ebs, aq sa n\u00eb vitet \u201960 disa, p\u00ebrfshi Sakharovin, hipotezuan nj\u00eb konvergjenc\u00eb me Per\u00ebndimin, ama b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moderniz\u00ebm ndryshe. Ai sovjetik ishte nj\u00eb sistem i mbyllur, i hierarkizuar, i rregulluar nga urdh\u00ebra t\u00eb ardhura nga lart, q\u00eb e ka katandisur prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb popullsin\u00eb rurale n\u00eb nj\u00eb status t\u00eb klasit t\u00eb dyt\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb 1974 fshatar\u00ebt mor\u00ebn pashaport\u00ebn e brendshme. Deri m\u00eb at\u00ebhere nuk mund t\u00eb spostoheshin nga vendi i banimit. Un\u00eb nuk besoj se socializmi dhe kapitalizmi ekzistojn\u00eb n\u00eb realitete, jan\u00eb sidomos konstruksione mendore. Ama Bashkimi Sovjetik ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb moderniz\u00ebm ndryshe nga ai per\u00ebndimor. Kur e para ka r\u00ebn\u00eb, e dyta \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyer se ka fituar dhe n\u00eb fakt ka hyr\u00eb nga ana e saj n\u00eb kriz\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb reformohej Bashkimi Sovjetik?<\/strong><\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 Ishte v\u00ebrtet e v\u00ebshtir\u00eb dhe e pamundur n\u00eb planin socio \u2013 ekonomik, p\u00ebrve\u00e7se me nj\u00eb prishje radikale. Konfrontimi me Kin\u00ebn b\u00ebn t\u00eb kuptohen shum\u00eb gj\u00ebra. N\u00eb 1956 Nikita Hrushovi zgjodhi t\u2019i d\u00ebnoj\u00eb krimet e Stalinit, ama duke ruajtur sistemin socio \u2013 ekonomik t\u00eb nd\u00ebrtuar prej tij. Ishte ende i bindur se socializmi sovjetik ishte superior ndaj kapitalizmit dhe do ta kalonte. Vet\u00ebm 20 vite m\u00eb pas, n\u00eb Kin\u00eb, Ten Hsiao Pini nuk e d\u00ebnoi despotin e ndjer\u00eb Mao Ce Dun, bile e shenjt\u00ebroi figur\u00ebn, anipse privatisht e kritikonte. Nd\u00ebrkoh\u00eb e shkat\u00ebrroi sistemin socio \u2013 ekonomik maoist, megjith\u00ebse duke i ruajtur diktatur\u00ebn. N\u00eb planin ekonomik Hrushovi d\u00ebshtoi, edhe pse moralisht qe m\u00eb kurajoz se Teni, pasi zgjodhi t\u00eb thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tij mbi Stalinin. Ama lideri kinez qe shum\u00eb i kulluar: kuptoi se sistemi politik diktatorial duhej mbajtur, nd\u00ebrsa ai ekonomik kolektivist duhej \u00e7instaluar.<\/p>\n<p>SILVIO PONS \u2014 Nuk m\u00eb ka apasionuar debati rreth natyr\u00ebs socialiste ose jo e Bashkimit Sovjetik. Besoj edhe un\u00eb se \u00ebsht\u00eb oprtune ta quash me emrin q\u00eb i ishte dh\u00ebn\u00eb. Jemi n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb ideologjie, t\u00eb nj\u00eb praktike shtet\u00ebrore, t\u00eb nj\u00eb ekonomie q\u00eb duan t\u00eb jen\u00eb alternativa ndaj kapitalizmit dhe, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase, ja arrijn\u00eb. Miti sovjetik i hedh nj\u00eb vel realitetit, por i pasqyron edhe disa aspekte. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb projekt modernizmi jokapitalist, i nd\u00ebrtuar edhe me nj dhun\u00eb masive t\u00eb frikshme, por i pajisur me nj\u00eb legjitimitet t\u00eb tijin. Nuk e di n\u00ebse \u00ebsht\u00eb modeli i vet\u00ebm socialist i mundsh\u00ebm, pasi historia mund t\u00eb shpik\u00eb zgjidhje t\u00eb reja q\u00eb ne sot nuk i imagjinojm\u00eb, por padiskutim ai sovjetik ka qen\u00eb eksperimenti m\u00eb \u00eb madh socialist i shekullit t\u00eb XX, m\u00eb shum\u00eb sesa socialdemokracia, q\u00eb megjithat\u00eb ka arritur aspekte superiore civilizimi dhe cil\u00ebsie jetese.<\/p>\n<p><strong>Do t\u00eb ishte e mundur t\u00eb ridrejtohej Bashkimi Sovjetik drejt nj\u00eb socializmi ndryshe?<\/strong><\/p>\n<p>SILVIO PONS \u2014 Ndoshta n\u00eb vitet \u201980 sistemi nuk ishte m\u00eb i reformuesh\u00ebm, por nuk jam kaq i sigurt\u00eb sa q\u00eb ishte e pamundur t\u00eb nd\u00ebrhyhej n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme. Edhe krahasimi me Kin\u00ebn demonstron se nj\u00eb rrug\u00eb ndryshe ishte e p\u00ebrshkueshme. Teni e braktis modelin ekonomik t\u00eb mark\u00ebs sovjetike, por ruan supremacin\u00eb e partis\u00eb \u2013 shtet, shpikja e madhe e Leninit. N\u00eb thelb ajo q\u00eb realizohet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reform\u00eb autoritare n\u00eb kontinuitetin e sistemit dhe n\u00ebqoft\u00ebse ne e pranojm\u00eb vet\u00ebp\u00ebrcaktimin e socializmit sovjetik p\u00ebr shekullin e XX, nuk shoh se pse duhet ta refuzojm\u00eb at\u00eb t\u00eb shtetit kinet p\u00ebr shekullin e XXI. Ndoshta pse Pekini ka nj\u00eb ekonomi kapitaliste? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por n\u00eb Kin\u00eb mbetet nj\u00eb arkitektur\u00eb pushteti e ndryshuar nga modeli leninist. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hibrid q\u00eb ve\u00e7 t\u00eb tjerash e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjem plot\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb negative pyetjes rreth reformuesh\u00ebris\u00eb s\u00eb sistemeve socialiste, edhe pse programi i Gorba\u00e7iovit \u00ebsht\u00eb demonstruar i parealizuesh\u00ebm sepse sistemi sovjetik nuk ishte n\u00eb gjendje ta mbante. Do t\u00eb doja pastaj t\u00eb shtoja disa gj\u00ebra mbi at\u00eb q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Salomoni.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>SILVIO PONS \u2014 \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se shteti sovjetik kishte nj\u00eb themel t\u00eb fort\u00eb ideologjik, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e gjejm\u00eb edhe tjet\u00ebrkund. Ka ekzistuar nj\u00eb ideologji e kolonializmit europian, ashtu si nj\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe e \u00abfatit amerikan\u00bb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Bashkimi Sovjetik kishte nj\u00eb aparat ideologjik, nj\u00eb burokraci q\u00eb kontrollonte jo vet\u00ebm njer\u00ebzit, por vet\u00eb gjuh\u00ebn. Dhe ideologjia nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e nj\u00ebjta, ndryshon n\u00eb koh\u00eb, ka nj\u00eb histori. Vet\u00eb vet\u00ebp\u00ebrcaktimi i \u00absocializmit real\u00bb sh\u00ebnon nj\u00eb normalizimin respektivisht shtytjeve utopiste. Ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: jemi nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb e mir\u00eb se ajo per\u00ebndimore, por jo ajo q\u00eb kishin premtuar baballar\u00ebt e atdheut sovjetik. E nj\u00ebjta tentativ\u00eb e Gorba\u00e7iovit \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt kontradiktore. Deri n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb von\u00eb ndjek nj\u00eb projekt demokracie monopartiake, sigurisht jo liberal.<\/p>\n<p>ANTONELLA SALOMONI \u2014 Padyshim q\u00eb ideologjia sovjetike evoluon, ka nj\u00eb histori, por un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb n\u00ebnvizoja mbi t\u00eb gjitha se \u00ebsht\u00eb e strukturuar organikisht. Pavar\u00ebsisht transformimeve t\u00eb saj, ka nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb fillestare q\u00eb mbetet, q\u00eb e ndihmon sistemin t\u00eb funksionoj\u00eb, duke e legjitimuar dhe nj\u00ebherazi e kusht\u00ebzon, duke i penguar projektet e e reform\u00ebs. P\u00ebr sa u p\u00ebrket karaktereve t\u00eb regjimit, mohimi i natyr\u00ebs socialiste dhe ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shpejt socialdemokracia, q\u00eb synonte t\u00eb ndante idealet e saj nga bashkimi se ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Rusi dhe q\u00eb duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu na ka m\u00ebsuar shum\u00eb. Mendoj p\u00ebr menshevikun Julij Martov, q\u00eb flet p\u00ebr \u201cataviz\u00ebm ideologjik\u201d p\u00ebr t\u00eb definuar tendenc\u00ebn e bolshevik\u00ebve p\u00ebr t\u00eb proceduar me skema elementare, t\u00eb finalizuara p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur\u00a0 nevojat e popullsis\u00eb, pa analizuar substanc\u00ebn e problemeve dhe pa pyetur mbi pamaturit\u00eb e Rusis\u00eb respektivisht perspektiv\u00ebs s\u00eb nj\u00eb tranzicioni drejt socializmit. Megjith\u00eb me diferencat e duhura, kam p\u00ebrshtypjen se sot Vladimir Putini ndjek nj\u00eb logjik\u00eb t\u00eb ngjashme kur nuk ar\u00ebsyeton n\u00eb termat e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, por paraqet si objektiv kryeor plot\u00ebsimin e nevojave t\u00eb popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 Dy trash\u00ebgimi t\u00eb leninizmit jan\u00eb ende gjall\u00eb. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb partia \u2013 shtet, tjetri \u00ebsht\u00eb <em>affermative action<\/em>, dometh\u00ebn\u00eb praktika e adoptuar n\u00eb Bashkimin Sovjetik qysh nga vitet \u201820, p\u00ebr t\u00eb promovuar me kuota t\u00eb rezervuar p\u00ebrfaq\u00ebsimin e shtresave t\u00eb popullsis\u00eb q\u00eb mendohen t\u00eb dizavantazhuar p\u00ebr ar\u00ebsye sociale, komb\u00ebtare, por edhe seksuale. Trash\u00ebgimia \u00ebsht\u00eb, gjiganteske, edhe pse jo gjithmon\u00eb e qart\u00eb. Ama pyes se \u00e7far\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me socializmin tradicional, q\u00eb p\u00ebrkufizohej si nj\u00eb sistem ekonomik. N\u00eb teorit\u00eb e Karl Marksit, primati u shkon m\u00ebnyrave t\u00eb prodhimit, prej t\u00eb cilave politika konsiderohet n\u00eb thelb nj\u00eb refleks. Kur flitej p\u00ebr pareformoushm\u00ebrin\u00eb e sistemit sovjetik, i referohesha k\u00ebsaj.<\/p>\n<p><strong>Si mund ta vler\u00ebsojm\u00eb pun\u00ebn e Gorba\u00e7iovit dhe t\u00eb rivalit t\u00eb tij Boris Jelcin?<\/strong><\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 Gjykimi im lsht\u00eb n\u00eb thelb pozitiv p\u00ebr t\u00eb dy, pasi kan\u00eb shmangur katastrof\u00ebn dhe kjo vlen deri edhe p\u00ebr pu\u00e7ist\u00ebt e gushtit 1991, q\u00eb refuzuan ta p\u00ebrdorin forc\u00ebn. Ka nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe midis klas\u00ebs drejtuese sovjetike dhe asaj jugosllave, q\u00eb \u00ebsht\u00eb fajtore n\u00eb bllok p\u00ebr abisin e dhun\u00ebs q\u00eb e kan\u00eb hedhur vendin e tyre. sot Gorba\u00e7iovi dhe Jelcini (m\u00eb shum\u00eb i pari sesa i dyti) jan\u00eb goditur nga nj\u00eb <em>damnatio memoriae<\/em> e padrejt\u00eb: edhe pse Putini e ka marri\u00eb pushtetin nga paraardh\u00ebsi i tij dhe nuk e sulmon, e gjitha retorika e Kremlinit i sh\u00ebrben rikthimit t\u00eb rregullit pas viteve t\u00eb kaosit, atyre t\u00eb Jelcinit. Ky i fundit dhe njer\u00ebzit e tij qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bij t\u00eb regjimit sovjetik. Qen\u00eb nj\u00eb elit\u00eb me inteligjenc\u00eb t\u00eb konsiderueshme, por edhe me injoranc\u00eb t\u00eb madhe. N\u00ebse ka nj\u00eb dhunti q\u00eb nuk i mungonte Jelcinit ishte kurajoja. Boll t\u00eb mendosh p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn doli n\u00eb shesh dit\u00ebt e pu\u00e7it dhe mendoni p\u00ebr kuraj\u00ebn q\u00eb ju desh t\u00eb firmos\u00eb, n\u00eb dimrin 1991 \u2013 1992, dekretet q\u00eb liberalizonin \u00e7mimet. T\u00eb gjith\u00eb mendonin se n\u00eb Rusi do t\u00eb kishte nj\u00eb zi buke t\u00eb tmerrshme. N\u00eb fakt, askush nuk vdiq nga uria.<\/p>\n<p><strong>Ama kritikat e Jelcinit kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sidomos me pun\u00ebn e tij t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/strong><\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 Gabimet e tij jan\u00eb t\u00eb qarta, paras\u00ebgjithash bombardimi i parlamentit rus dhe lufta n\u00eb \u00c7e\u00e7eni, q\u00eb sipas mendimit tim kan\u00eb hedhur bazat p\u00ebr devolucionin autoritar t\u00eb m\u00ebpas\u00ebm. Sistemi q\u00eb nd\u00ebrton Jelcini at\u00ebhere, shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb vij\u00eb Putini dhe t\u00eb bazuar mbi ish aparatin e Komitetit Qendror t\u00eb PKBS, q\u00eb kalon n\u00eb bllok n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb presidenc\u00ebs ruse. Kontinuiteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fort\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ishte i pashmangsh\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 Do t\u00eb thoja jasht\u00ebzakonisht probab\u00ebl. N\u00eb Itali fashizmi ka zgjatur 20 vjet dhe n\u00eb r\u00ebnien e tij kishte nj\u00eb klas\u00eb drejtuese q\u00eb mund t\u00eb vinte n\u00eb pushtet. N\u00eb Gjermani nazizmi ka zgjatur vet\u00ebm 12 vjet. Megjithat\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb debate t\u00eb gjata lidhur me kontinuitetin e shtetit n\u00eb rastin italian dhe n\u00eb at\u00eb gjerman, pr faktin se prefekt\u00eb, diplomat\u00eb apo prokuror\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer n\u00ebn diktatur\u00eb. Mund t\u00eb shkonte ndryshe n\u00eb Rusi pas nj\u00eb regjimi t\u00eb zgjatur 74 vjeti? Elita e vetme e disponueshme n\u00eb vitet \u201990 \u00ebsht\u00eb ajo e trash\u00ebguar nga Bashkimi Sovjetik, e cila e di se sistemi ka d\u00ebshtuar, por nuk e ka iden\u00eb sesi t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p><strong>Per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr devolucionin autoritar t\u00eb Rusis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 Ka q\u00eb e theksojn\u00eb, por un\u00eb nuk jam dakord. Per\u00ebndimi e ka ndihmuar Rusin\u00eb, ndoshta ml pak nga a mund t\u00eb uronte, por megjithat\u00eb shum\u00eb. Mendoni p\u00ebr \u00e7instalimin e arsenalit b\u00ebrthamor kazak dhe ukrainas, q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me shpenzimet e Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p><strong>Ama Rusia ka vuajtur shum\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 Padyshim, por kostot nuk mund t\u2019u varen zgjedhjeve t\u00eb d\u00ebshpruara nga qeveritar\u00ebt e at\u00ebehrsh\u00ebm, pasi buronin nga difektet e akumuluara n\u00eb 74 vite regjim sovjetik. Jelcini ka kryer shum\u00eb gabime, por ka mbajtur arkivolin drejt n\u00eb rrug\u00ebn e reformave.<\/p>\n<p>SILVIO PONS \u2014 Un\u00eb e shoh paksa ndryshe. Paras\u00ebgjithash tentoj q\u00eb t\u00eb mendoj se vdekja e Sakharovit n\u00eb fundin e 1989 ka qen\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb katastrof\u00eb, pas ka dob\u00ebsuar l\u00ebvizjen demokratike dhe i ka l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb Jelcinit, nj\u00eb aventurier q\u00eb gjen konsensus duke p\u00ebrfituar nga reformat gorba\u00e7ioviane, por pa pasur nj\u00eb projekt politik t\u00eb qart\u00eb, n\u00eb mos rivendikimin e papritur e sovranitetit t\u00eb Rusis\u00eb respektivisht Bashkimit Sovjetik. I qart\u00eb dhe kurajoz: n\u00eb momentin e pu\u00e7it t\u00eb gushtit nuk p\u00ebrkulet dhe e percepton dob\u00ebsin\u00eb e pu\u00e7ist\u00ebve. B\u00ebhet k\u00ebshtu personaliteti q\u00eb i dikton rregullat t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebrfshi Gorba\u00e7iovin. Ama Jelcini sillet si nj\u00eb tribun populist, me linj\u00eb kontradiktore. Nga nj\u00ebra an\u00eb promovon integrimin e Rusis\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e globalizuar, nga ana tjet\u00ebr instauron nj\u00eb pushtet q\u00eb arrin pik\u00ebn e bombardimit t\u00eb parlamentit trazova\u00e7.<\/p>\n<p><strong>A kishte alternativ\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>SILVIO PONS \u2014 Jo, nuk kishte nj\u00eb klas\u00eb drejtuese rezerv\u00eb, sidomos pas vdekjes s\u00eb Sakharovit. K\u00ebshtu, Jelcini blhet garanti i nj\u00eb metamorfoze gjysm\u00ebautoritare t\u00eb drejtuesve komunist\u00eb n\u00eb menaxher\u00eb q\u00eb privatizojn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pasuris\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb forma q\u00eb i l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb gjer\u00eb korrupsionit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kalimi n\u00eb treg me nj\u00eb terapi shoku, ndoshta e pashmangshme, ka krijuar nivele varf\u00ebrie ka mund\u00ebsi superiore me at\u00eb tashm\u00eb t\u00eb larta t\u00eb epok\u00ebs sovjetike. Nuk vdisej urie, por kujtoj t\u00eb moshuarit, q\u00eb n\u00eb Mosk\u00ebn e 1992 \u2013 1993 shisnin n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb mallrat e tyre t\u00eb varf\u00ebra sepse nuk arrinin t\u00eb mbaheshin m\u00eb me pensione t\u00eb zhvler\u00ebsuara. Mund t\u00eb procedohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb pak t\u00eb dhimbshme p\u00ebr m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit? Sinqerisht nuk e di. Sigurisht nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet Jelcini nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr \u00e7ka ka ndodhur. Edhe ardhja e Putinit si njeri i rregullit dhe n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe i detyrohet paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>ANTONELLA SALOMONI \u2014 Tentoj t\u00eb shmang gjykime ndaj njer\u00ebzve, por nuk e ndjej t\u00eb jap nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr Jelcinin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs i nj\u00eb diskontinuiteti t\u00eb munguar. Nuk ka n\u00eb ish Bashkimin Sovjetik, sidomos n\u00eb Rusi, nj\u00eb drejt\u00ebsi tranzicioni. Nuk jan\u00eb ato q\u00eb n\u00eb Lindjen europiane quhen \u201cligje lustrimi\u201d: aparati shtet\u00ebror as nuk \u00a0spastrohet, as nuk adoptohen kufizime n\u00eb ngarkim t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb kompromentuar. Nuk lejohet nj\u00eb akses i lir\u00eb n\u00eb arkivat e KGB dhe nuk nisen procese lidhur me p\u00ebrgjegj\u00ebsit e abuzimeve t\u00eb kryera n\u00eb epok\u00ebn sovjetike. Nuk b\u00ebhet asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb rivendosur t\u00eb drejtat e shkelura. N\u00eb 1992 Galina Starovoitova, lidere partis\u00eb Rusia Demokratike, propozon nj\u00eb projektligj p\u00ebr lustrimin, q\u00eb parashikon kufizime t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb aktivitetit politik p\u00ebr ish drejtues t\u00eb PKBS, oficer\u00ebt e KGB dhe figura t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb represion. Por n\u00eb 1998 Starovoitova vritet n\u00eb Sh\u00ebn Pet\u00ebrsburg dhe propozimi i saj lihet menjan\u00eb. Projektligje t\u00eb tjera nuk kan\u00eb pasur fat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Edhe dekretet e miratura nga Jelcini pas 1991 p\u00ebr ta ndaluar PKBS dhe konfiskuar mallrat n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe anullohen apo zbuten nga nd\u00ebrhyrjet e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Triumfon mosnd\u00ebshkueshm\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p>ANTONELLA SALOMONI \u2014 Jo vet\u00ebm. \u00cbsht\u00eb futur ndalimi i b\u00ebrjes publike t\u00eb identitetit t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb KGB. Kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi tipologji t\u00eb reja sekreti shtet\u00ebror p\u00ebr t\u00eb mbrojtur informator\u00ebt e inteligjenc\u00ebs. P\u00ebrfundimisht, tranzicioni nga Bashkimi Sovjetik tek Rusia kontrollohet nga nivelet e shtetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb rigjide nga sa nuk \u00ebsht\u00eb kuptuar fillimisht. E gjith\u00eb pesha e kalimit \u00ebsht\u00eb ngarkuar midis shpatullave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, nd\u00ebrsa shteti \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr. Ka munguar nj\u00eb diskontinuitet i v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr shembull p\u00ebr sa i p\u00ebrket menaxhimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete. Raporti special i tyre me pushtetin ka mbetur i paprekur: \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebnjohur prejardhja e Putinit nga KGB. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rezultat Jelcini, p\u00ebr sa mund t\u00eb njihen disa merita, ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe, pasi ka qen\u00eb nj\u00eb mizor dhe kund\u00ebrshtar i deklaruar i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb tranzicionit.<\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 E gjitha e v\u00ebrtet\u00eb, por cila ishte alternativa? Pons ka em\u00ebruar Sakharov, por q\u00eb ishte nj\u00eb figur\u00eb e izoluar. \u00cbsht\u00eb sikur n\u00eb Itali faza pasuese me r\u00ebnien e Mussolini t\u00eb ishte menaxhuar nga hierark\u00eb fashist\u00eb. Ishte e pamendueshme q\u00eb ish drejtuesit e PKBS t\u00eb mund t\u00eb zbatonin nj\u00eb drejt\u00ebsi tranzicioni. Ndoshta ishte e drejt\u00eb teorikisht, por irealist. Jelcini kishte limitet e tij, por z\u00ebvend\u00ebsi i tij Rutskoj ishte shum\u00eb m\u00eb keq, si\u00e7 qen\u00eb m\u00eb keq politikan\u00ebt q\u00eb u ngjit\u00ebn n\u00eb pushtet n\u00eb republikat e Azis\u00eb Qendrore. Nga ana tjet\u00ebr, Gorba\u00e7iovi kishte organizuar presidenc\u00ebn sovjetike me njer\u00ebzit e Komitetit Qendror t\u00eb PKBS dhe Jelcini nuk ka b\u00ebr\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se i ka transferuar n\u00eb presidenc\u00ebn ruse.<\/p>\n<p><strong>Dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb thuhet p\u00ebr Putinin?<\/strong><\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 Nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq shprehje e k\u00ebtij kontinuiteti sesa e kriz\u00ebs s\u00eb viteve \u201990 dhe e ndjenj\u00ebs s\u00eb posht\u00ebrimit q\u00eb mbizot\u00ebroi shoq\u00ebrin\u00eb ruse. Shp\u00ebrb\u00ebrja e Bashkimit Sovjetik u p\u00ebrjetua si nj\u00eb tragjedi dhe nj\u00eb humbje edhe nga ata q\u00eb e shkaktuan, p\u00ebrfshi president\u00ebt e Rusis\u00eb, Ukrain\u00ebs dhe Bjellorusis\u00eb q\u00eb i dhan\u00eb fund Bashkimit n\u00eb dhjetorin e 1991. U fillua menj\u00ebher\u00eb gjuetia e p\u00ebrgjegj\u00ebsve, nga tradh\u00ebtari Gorba\u00e7iov tek per\u00ebndimor\u00ebt. Ve\u00e7 t\u00eb tjerash, n\u00eb k\u00ebrkimin e nj\u00eb legjitimi histori p\u00ebr shtetin e rij, \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur pashmangshm\u00ebrisht mbi fitoren e 1945, q\u00eb n\u00ebnkupton triumfin ndaj agresorit nazist, ama n\u00eb drejtimin e Stalinit. Nga ana tjet\u00ebr, po t\u00eb t\u00eb vihemi n\u00eb rolin e rus\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb zem\u00ebruar, u shfaq n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb sociale dramatike q\u00eb theksohet vet\u00ebm fal\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs. Nuk habit fakti q\u00eb konsensusi komb\u00ebtar risillet rreth nj\u00eb ideologjie perandorake shum\u00eb agresive. Edhe pse n\u00eb planin ushtarak Bashkimi Sovjetik nuk \u00ebsht\u00eb mundur dhe kjo i thekson ndjenj\u00ebn e rivalitetit. Pa llogaritur faktin q\u00eb Revolucioni i Tetorit e ka larguar Rusin\u00eb nga Europa, e ka mbajtur larg nga evolucioni, n\u00eb planin e zakoneve dhe t\u00eb t\u00eb drejtave, q\u00eb ka p\u00ebrjetuar Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p><strong>Shfaqet nj\u00eb anomali ruse?<\/strong><\/p>\n<p>ANDREA GRAZIOSI \u2014 Ka nj\u00eb ve\u00e7anti ky vend, q\u00eb neve na duket e pap\u00eblqyeshme. Ka mund\u00ebsi q\u00eb Putini ka qen\u00eb i aft\u00eb t\u00eb kryej\u00eb vrasje, por n\u00ebse shkon n\u00eb Mosk\u00eb, shikohet se n\u00eb qytetet \u2013 n\u00eb fshatrat \u00ebsht\u00eb ndryshe \u2014 njer\u00ebzit jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb krahasuar me vitet \u201990 dhe me epok\u00ebn e <em>perestrojk\u00ebs<\/em>, aq \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Gorba\u00e7iovi \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar. Gjith\u00ebsesi \u00ebsht\u00eb rind\u00ebrtuar nj\u00eb vertikale e pushtetit n\u00eb sensin autoritar dhe nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb trash\u00ebgimi sovjetike, por p\u00ebr nj\u00eb pasoj\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb vitet \u201990 dhe \u20182000 nga nivelet drejtuese ruse.<\/p>\n<p>SILVIO PONS \u2014 P\u00ebr t\u00eb kuptuar Putinin duhen konsideruar edhe faktor\u00ebt\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm me shembjen e Bashkimit Sovjetik, por kontinuitetin e kultur\u00ebs politike me regjimin komunist me duket e qart\u00eb. Zgjedhja p\u00ebr t\u2019u rithirrur n\u00eb fitoren e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ishte i pashmangsh\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb i korrespondon nj\u00eb rivler\u00ebsimi t\u00eb Stalinit dhe i l\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb nj\u00eb imagjinate politike demokratike. Ajo pak demokraci q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb Rusi midis <em>perestrojk\u00ebs <\/em>s\u00eb Gorba\u00e7iovit dhe viteve t\u00eb jelcinit n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dometh\u00ebn\u00eb Putini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb restaurues?<\/strong><\/p>\n<p>SILVIO PONS \u2014 N\u00ebse m\u00eb duhet t\u00eb individualizoj nj\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb tij, e shoh n\u00eb metamorfoz\u00ebn autoritare t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb klasave drejtuese sovjetike, q\u00eb riciklohen n\u00eb drejtimin e Rusis\u00eb s\u00eb re dhe n kapacitetin e presidentit aktual p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar n\u00eb favorin e tij ndjenj\u00ebn e posht\u00ebrimit komb\u00ebtar. Putini ka qen\u00eb popullor p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, edhe pse sot duket nj\u00eb lloj diktatori demokratik tashm\u00eb n\u00eb per\u00ebndim.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb shmangej posht\u00ebrimi i Rusis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>SILVIO PONS \u2014 Nuk e di, ama nuk m\u00eb duket se Per\u00ebndimi e ka ngritur edhe aq shum\u00eb problemin. Nuk ka qen\u00eb n\u00eb fundin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb asgj\u00eb t\u00eb ngjashme me at\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara b\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u2019i ndihmuar vendet europiane. Pastaj \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Moska nuk \u00ebsht\u00eb mundur realisht, por ka qen\u00eb e fort\u00eb sa n\u00eb Rusi, aq edhe n\u00eb Per\u00ebndim, perceptimi se ishte katandisur n\u00eb nj\u00eb rol marxhinal. Putini ka mish\u00ebruar reagimin ndaj k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje duke rilan\u00e7uar mite dhe praktika t\u00eb fuqis\u00eb ruse dhe duke shpikur modelin e \u00abdemokracis\u00eb sovrane\u00bb q\u00eb sot e gjejm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Bashkimin Europian, n\u00eb Budapest dhe n\u00eb Varshav\u00eb.<\/p>\n<p>ANTONELLA SALOMONI \u2014 Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb kriz\u00eb, modeli i krijuar nga Putini mbetet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar edhe n\u00eb pritje t\u00eb projeksioneve t\u00eb tij t\u00eb ardhshme. Ideologjia putiniane, q\u00eb promovon nj\u00eb tipologji demokracie specifikisht ruse, k\u00ebshtu jo e strukturuar n\u00eb imitim t\u00eb Per\u00ebndimit, i referohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb alternuar ndaj p\u00ebrvojave t\u00eb ndryshme historike. Me siguri, puna e Putinit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, duhet marr\u00eb seriozisht. Duhet pasur edhe parasysh se rus\u00ebt, pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Bashkimti Sovjetik, u \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb konfrontohen me problemin e krijuar nga miliona bashkatdhetar\u00eb t\u00eb mbetur n\u00eb republikat e tjera, n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb papritur dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb \u00abekzili\u00bb. Kremlini ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb investim t\u00eb madh jo vet\u00ebm nga rikuperimi i historis\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb diaspor\u00eb. Un\u00eb besoj se Putini ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb model t\u00eb ri sistemi politik, q\u00eb mund edhe t\u2019i mbijetoj\u00eb daljes nga skena t\u00eb tij.<\/p>\n<p>(nga <em>La Lettura<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>30 vjet m\u00eb par\u00eb shembej Bashkimi Sovjetik. Pas grushtit t\u00eb shtetit t\u00eb konservator\u00ebvei abortuar n\u00eb gushtin e 1991, shp\u00ebrb\u00ebrja u b\u00eb e pandalshme dhe m\u00eb 25 dhjetor flamuri i kuq u ul n\u00eb Kremlin. Kemi thirrur t\u00eb reflektojm\u00eb mbi k\u00ebto ngjarje 3 studiues: Andrea Graziosi, autor i nj\u00eb Storia dell\u2019Unione Sovietica n\u00eb dy v\u00ebllime; Silvio &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":1173,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1172"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1172"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1172\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1173"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1172"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1172"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1172"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}