{"id":11690,"date":"2022-05-09T13:45:11","date_gmt":"2022-05-09T13:45:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=11690"},"modified":"2022-05-09T13:45:11","modified_gmt":"2022-05-09T13:45:11","slug":"voa-rama-nuk-ka-kerkuar-ndonjehere-nga-spak-te-hetoje-dakon-si-non-grata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/05\/09\/voa-rama-nuk-ka-kerkuar-ndonjehere-nga-spak-te-hetoje-dakon-si-non-grata\/","title":{"rendered":"VOA: Rama nuk ka k\u00ebrkuar ndonj\u00ebher\u00eb nga SPAK t\u00eb hetoj\u00eb Dakon si &#8220;non grata&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>VOA<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri kryeministri Edi Rama sulmoi sot me tone t\u00eb ashpra Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me kund\u00ebr korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK, se nuk po vepron ndaj gyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb sistemit nga Vettingu, e ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj ish kryemnistrit Sali Berisha i shpallur \u201cnon grata\u201d nga Shtetet e Bashkuara. SPAK nga ana e saj i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se nuk kishte asnj\u00eb koment mbi deklaratat e kryeministrit. Nd\u00ebrsa Partia Demokratike reagoi duke u shprehur se sipas saj sulmet e kryeministrit jan\u00eb nj\u00eb mesazh i koduar q\u00eb Prokuroria e posa\u00e7me t\u00eb t\u00ebrhiqet nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt\u00eb kryeministrin<\/p>\n<p>N\u00eb harkun kohor t\u00eb nj\u00eb muaji kryeministri Edi Rama i \u00ebsht\u00eb rikthyer sot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb toneve t\u00eb forta kritike ndaj Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. S\u00ebrish ai p\u00ebrdori forumet e Partis\u00eb socialiste p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb: n\u00eb muajin Prill nga podiumi i Kongresit dhe sot nga salla e Asambles\u00eb, duke i kushtuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fjalimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kryeministri vuri n\u00eb dukje se \u201cpeshkaqen\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, si\u00e7 i quajti ai gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt q\u00eb u lan\u00eb jasht\u00eb sistemit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nga procesi i vettingut, \u201cnuk u ka hyr\u00eb gjemb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb si\u00e7 tha, SPAK veproi me nxitim t\u00eb hetonte gjyqtarin Ardian Dvorani. \u201cKampioni i antikorrupsionit me vul\u00eb dhe me firm\u00eb t\u00eb Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb hetim nga SPAK, n\u00eb hetim p\u00ebr \u00e7far\u00eb? P\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb kujt? P\u00ebr nj\u00eb denoncim t\u00eb atij q\u00eb, jo un\u00eb, por gjith\u00eb Shqip\u00ebria mezi pret q\u00eb ta shoh\u00eb para SPAKU-t, Ilir Met\u00ebs. Po si qenka kjo k\u00ebshtu, kaq e p\u00ebrmbysur?\u201d, u shpreh zoti Rama.<\/p>\n<p>Kryetari socialist la t\u00eb kuptohej s\u00ebrish se SPAK po godet m\u00eb shum\u00eb nga e majta, duke theksuar megjithat\u00eb se partia e tij ka patur gjithnj\u00eb t\u00eb njejtin q\u00ebndrim sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb merret p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb cilido pjestar i tyre.<\/p>\n<p>Por pak\u00ebnaq\u00ebsia m\u00eb e madhe e zotit Rama lidhet me mosnd\u00ebrmarrjen e asnj\u00eb veprimi ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur \u201cnon grata\u201d nga Shtetet e Bashkuara p\u00ebr \u201ckorrupsion madhor\u201d. Sipas tij n\u00eb p\u00ebrmballjen me t\u00eb keqen, SPAk deri tani ka dal\u00eb i humbur, tha zoti Rama duke folur p\u00ebr \u201cnj\u00eb tallje t\u00eb madhe\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa deklaroi se durimi i shumic\u00ebs n\u00eb pushtet po soset, ai ju drejtua me nj\u00eb thirrje t\u00eb hapur SPAK-ut: \u201cZonja e zot\u00ebrinj t\u00eb SPAK-ut, zgjohuni e dilni n\u00eb mbrojtje Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00ebse Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb e turp\u00ebruar p\u00ebrpara nj\u00eb non grate, nj\u00eb t\u00eb vdekuri q\u00eb i b\u00ebn karshill\u00ebk k\u00ebtij populli dhe t\u00ebr\u00eb dynjas\u00eb, k\u00ebt\u00eb turp ka vet\u00ebm nj\u00eb q\u00eb duhet ta mbaj\u00eb, SPAK-u. Askush tjet\u00ebr!\u201d<\/p>\n<p>Zoti Rama u kujdes t\u00eb n\u00ebnvizonte se kjo \u201cnuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje partiake, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje politike por \u00ebsht\u00eb thirrja e forc\u00ebs q\u00eb e ka udh\u00ebhequr dhe q\u00eb e garanton reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi\u201d, pasi sipas tij \u201cpo sfidohet drejt\u00ebsia dhe se po delegjitimohet SPAk-u dhe i gjith\u00eb sistemi i ri i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Berisha \u00ebsht\u00eb figura m\u00eb e lart\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara, por jo i vetmi, dhe kryeministri nuk ka k\u00ebrkuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrse SPAK nuk po vepron dhe ndaj t\u00eb tjer\u00ebve. Ish kryebashkiaku I Durr\u00ebsit Vangjush Dako, ishte nj\u00eb njeri i af\u00ebrt me kryeministrin. Socialist\u00ebt sot llogarisin n\u00eb parlament si mb\u00ebshtetje t\u00eb tyre dhe tre votat e deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb zotit Tom Doshi, nd\u00ebrsa fal\u00eb lidhjeve t\u00eb qarta me shumic\u00ebn ish deputeti Aqif Rakipi mundi t\u00eb fuste n\u00eb parlament n\u00eb radh\u00ebt e socialist\u00ebve djalin e tij dhe nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb af\u00ebrm.<\/p>\n<p>Partia Demokratike, e kontrolluar nga zoti Berisha, e q\u00eb ka sulmuar shpesh SPAK-un duke e konsideruar si nj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb kryeministrit, reagoi sot ndaj deklaratave t\u00eb zoti Rama. Sipas an\u00ebtarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Rithemelimit, Belind K\u00eblli\u00e7i \u201csulmi i tij \u00ebsht\u00eb mesazh i koduar ndaj SPAK q\u00eb prokuroria speciale t\u00eb t\u00ebrhiqet nga \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt Edi Ram\u00ebn dhe njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tij. \u00c7do afer\u00eb t\u00eb \u00e7on tek Edi Rama, prandaj sulmi i tij i sot\u00ebm ndaj SPAK \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i mir\u00eb se koh\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs i ka ardhur fundi.Ai ka vet\u00ebm hallin e tij dhe t\u00eb karriges q\u00eb e mban peng p\u00ebrmes korrupsionit dhe aleanc\u00ebs me krimin e organizuar. I vetmi turp i SPAK-ut do t\u00eb ishte, n\u00ebse i n\u00ebnshtrohet dhun\u00ebs s\u00eb kryeministrit!\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa presidenti Meta reagoi p\u00ebrmes z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij duke u shprehur se \u201cmbrojtja q\u00eb kryeministri i jep n\u00eb publik zotit Dvorani nga partia, \u00ebsht\u00eb thirrja publike p\u00ebr organet e Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shkelin vij\u00ebn e partis\u00eb se p\u00ebrndryshe do t\u00eb ken\u00eb pasoja\u201d, n\u00ebnvizoi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Kreut t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>SPAK, nga ana e vet, shmangu reagimet mbi deklaratat e kryeministrit. E pyetur p\u00ebr deklaratat e kryeministrit Rama, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e SPAK-ut u p\u00ebrgjigj se ky institucion nuk kishte asnj\u00eb koment.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VOA N\u00eb Shqip\u00ebri kryeministri Edi Rama sulmoi sot me tone t\u00eb ashpra Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me kund\u00ebr korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK, se nuk po vepron ndaj gyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb sistemit nga Vettingu, e ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj ish kryemnistrit Sali Berisha i shpallur \u201cnon grata\u201d nga Shtetet e Bashkuara. SPAK nga ana e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11691,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11690"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11690"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11690\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11691"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}