{"id":11407,"date":"2022-05-06T16:41:23","date_gmt":"2022-05-06T16:41:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=11407"},"modified":"2022-05-06T17:07:08","modified_gmt":"2022-05-06T17:07:08","slug":"rezoluta-e-keshillit-kombetar-per-presidentin-jo-pjese-e-farsave-te-mazhorances-konsensus-nese-propozohet-nga-opozita","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/05\/06\/rezoluta-e-keshillit-kombetar-per-presidentin-jo-pjese-e-farsave-te-mazhorances-konsensus-nese-propozohet-nga-opozita\/","title":{"rendered":"Rezoluta e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar p\u00ebr Presidentin: Jo, pjes\u00eb e farsave t\u00eb mazhoranc\u00ebs, konsensus n\u00ebse propozohet nga opozita"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i PD miratoi rezolut\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri. <\/p>\n<p>Projektrezoluta u lexua nga deputeti dhe an\u00ebtari i Komisionit t\u00eb Rithemelimit t\u00eb PD, Oert Bylykbashi.<\/p>\n<p>Rezoluta parashikon mandatimin e Komisionit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Themelimit t\u00eb PD t\u00eb caktoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me partit\u00eb e tjera opozitare n\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb presidentit n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>&#8220;K\u00ebshilli Komb\u00ebtar me k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb vendos, PD do t\u00eb shpreh\u00eb vullnetin e saj p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit me vot\u00ebn e deputet\u00ebve t\u00eb grupit t\u00eb saj parlamentar, pa u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e farsave t\u00eb mazhoranc\u00ebs socialiste. Mandatohet Komisioni i P\u00ebrkohsh\u00ebm i Rithemelimit t\u00eb PD t\u00eb caktoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me partit\u00eb e tjera opozitare n\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb presidentit n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se n\u00eb procesin politik dhe parlamentar t\u00eb gjetjes s\u00eb kandidaturave krijohen kushte p\u00ebr konsensus p\u00ebr votimin e presidentit nga kandidat\u00eb t\u00eb propozuar nga opozita, mandatohen p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e PD q\u00eb bashk\u00ebrisht me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tjer\u00eb t\u00eb partive opozitare, t\u00eb propozojn\u00eb kandidat\u00eb n\u00eb raundet e p\u00ebrcaktuara nga Kushtetuta.<\/p>\n<p>\u00c7do alternativ\u00eb q\u00eb mund\u00ebson zgjedhjen e presidentit me votat e PS, apo konsensus politik t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do t\u00eb refuzohet me vot\u00eb n\u00ebe Kuvend. Grupi Parlamentar i PD, siguron zbatimin e q\u00ebndrimit politik t\u00eb PD, t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezulot\u00eb. \u00c7do q\u00ebndrim q\u00eb bie ndesh me k\u00ebt\u00eb rezult\u00eb detyruese dhe tagrat p\u00ebrfaq\u00ebsuese politike t\u00eb rrjedhura nga vendimet e organeve p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb PD, nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb PD-n\u00eb n\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb Presidentit&#8221;. <\/p>\n<p><strong>REZOLUTA E PLOT\u00cb: <\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 24 korrik 2022, mbaron mandati i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\nduhet t\u00eb nis\u00eb procedurat p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit jo m\u00eb von\u00eb se 60 dit\u00eb p\u00ebrpara fundit<br \/>\nt\u00eb mandatit. Procesi kushtetues dhe tradita politike dhe parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri synojn\u00eb<br \/>\nkonsensusin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb politik p\u00ebr Presidentin si p\u00ebrfaqsues i unitetit t\u00eb popullit. N\u00eb k\u00ebto<br \/>\nkushte, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Partis\u00eb demokratike v\u00ebren se:<\/p>\n<p>Mazhoranca socialiste, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike ka kapur pushtetet e pavarura p\u00ebrfshir\u00eb<br \/>\nat\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, duke rr\u00ebnuar sistemin kushtetues t\u00eb kontrolleve dhe balancave. Edi<br \/>\nRama aktualisht kontrollon rreth 90% t\u00eb pushtetit publik dhe kapja e institucionit t\u00eb<br \/>\nPresidentit prej tij do t\u00eb siguronte pushtet absolut, t\u00eb paprecedent edhe n\u00eb periudh\u00ebn e<br \/>\ndiktatur\u00ebs para r\u00ebnies s\u00eb regjimit komunist. Zgjedhja e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs ka<br \/>\nr\u00ebnd\u00ebsi themelore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rikrijimit t\u00eb nj\u00eb sistemi kontrollesh dhe balancash<br \/>\nkushtetuese dhe t\u00eb mbajtjes s\u00eb unitetit t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Si e till\u00eb, zgjedhja e Presidentit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt sovraniteti kushtetues q\u00eb nuk duhet t\u00eb prodhoj\u00eb konflikt politik dhe institucional, por duhet t\u00eb synoj\u00eb qeverisjen me p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj popullit prej t\u00eb cilit buron sovraniteti.<\/p>\n<p>Zhveshja e Presidentit nga kompetenca t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kushtetuese me ndryshimet<br \/>\nkushtetuese t\u00eb vitit 2016, duke zvog\u00ebluar rolin kontrollues dhe balancues t\u00eb Presidentit,<br \/>\nnuk pak\u00ebson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tij si kreu i shtetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi edhe m\u00eb t\u00eb<br \/>\nmadhe procesi i identifikimit t\u00eb kandidaturave dhe zgjedhjes s\u00eb tij. Kushtetuta synon<br \/>\ngjetjen e konsensusit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbi nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb b\u00ebn bashk\u00eb politik\u00ebn<br \/>\ndhe aspekte t\u00eb tjera t\u00eb sfer\u00ebs publike, nj\u00eb konsenus politik dhe parlamentar q\u00eb i ka rr\u00ebnj\u00ebt<br \/>\nn\u00eb legjitimitetin e dal\u00eb nga vota.<\/p>\n<p>Raporti i OSBE\/ODIHR-it dhe ai i DASH-it si dhe nj\u00eb num\u00ebr procedimesh penale<br \/>\ndamkosin me vul\u00ebn e korrupsionit dhe t\u00eb shit-blerjes s\u00eb vot\u00ebs mandatet q\u00eb i japin<br \/>\nshumic\u00ebn parlamentare Partis\u00eb Socialiste. Kjo shumic\u00eb dhe legjitimiteti i saj p\u00ebr zgjedhjen<br \/>\ne Presidentit, ashtu si n\u00eb vitin 2002, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pikpyetje. Ashtu si\u00e7 Parlamenti<br \/>\nEuropian ne vitin 2001, pas masakr\u00ebs zgjedhore n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb atij viti dhe<br \/>\nkriz\u00ebs politike q\u00eb e pasoi, k\u00ebrkoi q\u00eb Presidenti t\u00eb zgjidhej me konsensus pavarsisht se<br \/>\nmazhoranca socialiste e kishte shumic\u00ebn e nevojshme p\u00ebr zgjedhjen e tij, po ashtu<br \/>\nprocesi aktual i zgjedhjes s\u00eb Presidentit me konsensus \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr stabilitetin<br \/>\npolitik. Nj\u00eb process i nj\u00ebansh\u00ebm i sh\u00ebrben vet\u00ebm kriz\u00ebs s\u00eb tejzgjatur.<\/p>\n<p>Mazhoranca socialiste po p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb process parlamentar fars\u00eb dhe politikisht<br \/>\nsteril duke u p\u00ebrpjekur t\u2019i caktoj\u00eb ajo p\u00ebrfaqsuesit e opozit\u00ebs n\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb<br \/>\nPresidentit. Me k\u00ebto p\u00ebrpjekje dhe konsultime pa p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e mandatuar nga forcat<br \/>\npolitike, mazhoranca socialiste po p\u00ebrpiqet t\u00eb sajoj\u00eb nj\u00eb dukje konsensualiteti t\u00eb rrem\u00eb.<br \/>\nPartia Demokratike e denocon k\u00ebt\u00eb si sjellje q\u00eb i kontribuon thellimit t\u00eb kriz\u00ebs politike,<br \/>\ninstitucionale dhe kushtetuese n\u00eb vend, dhe q\u00eb d\u00ebmton legjitimitetin e procesit dhe<br \/>\nb\u00ebsueshm\u00ebrin\u00eb e Presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Konsensusi q\u00eb synon Kushtetuta n\u00eb zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb<br \/>\nprocess formal legjislativ parlamentar por ka karakter thelb\u00ebsisht politik. Si e till\u00eb, zgjedhja<br \/>\ne Presidentit mund t\u00eb bazohet vet\u00ebm n\u00eb vullnete t\u00eb v\u00ebrteta politike t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara nga<br \/>\npartit\u00eb politike, t\u00eb mandatuara me vot\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar zgjedh\u00ebsit. Tradita politike dhe<br \/>\nparlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb bazuar gjithnj\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr gjetjen e konsensusit<br \/>\npolitik dhe parlamentar p\u00ebr figur\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet konsultimeve<br \/>\npolitike n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta politike t\u00eb partive parlamentare. Thyerja e tradit\u00ebs politike<br \/>\ndhe parlamentare zhb\u00ebn premisat p\u00ebr konsensus t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e mosbesimit t\u00eb thell\u00eb, ofrimi opozit\u00ebs parlamentare i p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb<br \/>\nkandidat\u00ebve mbi baz\u00eb kriteresh t\u00eb dakord\u00ebsuara me consensus, q\u00eb synojn\u00eb kandidatura<br \/>\nq\u00eb p\u00ebrfaqsojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri unitetin e popullit, do t\u00eb kontribuonte sado pak n\u00eb rivendojen<br \/>\ne balancave kushtetuese, shmangien e kapjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb pushteteve nga Partia<br \/>\nSocialiste dhe evitimin e thellimit t\u00eb kriz\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Vullneti politik i Partis\u00eb Demokratike bazohet vet\u00ebm tek vota p\u00ebrfaq\u00ebsuese e antar\u00ebsis\u00eb<br \/>\ns\u00eb PD dhe zgjedh\u00ebsve t\u00eb saj. Rezoluta e Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb<br \/>\ndat\u00ebs 30 prill 2022 refuzon bojkotin si instrument politik.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike, me k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb vendos:<br \/>\nPartia Demokratike do t\u00eb shpreh\u00eb vullnetin e saj p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs<br \/>\nme vot\u00ebn e deputet\u00ebve t\u00eb grupit t\u00eb saj parlamentar, n\u00eb \u00e7do rast pa u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e farsave<br \/>\ninstitucionale t\u00eb mazhoranc\u00ebs socialiste.<\/p>\n<p>Mandatohet Komisioni i P\u00ebrkohsh\u00ebm i Rithemelimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb caktoj\u00eb<br \/>\np\u00ebrfaq\u00ebsuesit p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me partit\u00eb e tjera opozitare n\u00eb<br \/>\nprocesin e zgjedhjes s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nN\u00eb rast se n\u00eb procesin politik dhe parlamentar t\u00eb gjetjes s\u00eb kandidaturave, krijohen<br \/>\nkushtet p\u00ebr konsensus p\u00ebr votimin e Presidentit nga kandidat\u00eb t\u00eb propozuar nga opozita,<br \/>\nmandatohen p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Partis\u00eb Demokratike q\u00eb bashkarisht me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e<br \/>\ntjer\u00eb t\u00eb partive opozitare, t\u00eb propozojn\u00eb kandidat\u00eb n\u00eb raundet e p\u00ebrcaktuara nga<br \/>\nKushtetuta. \u00c7do alternativ\u00eb q\u00eb mund\u00ebson zgjedhjen e Presidentit me votat e Partis\u00eb<br \/>\nSocialiste, apo t\u00eb siguruara pa konsensus politik t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do t\u00eb refuzohet me vot\u00eb n\u00eb<br \/>\nKuvend.<\/p>\n<p>Grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb p\u00ebrputhje me Statutin e Partis\u00eb Demokratike<br \/>\ndhe nenin 4 t\u00eb Rregullores s\u00eb Grupit Parlamentar, siguron zbatimin e q\u00ebndrimit politik t\u00eb<br \/>\nPartis\u00eb Demokratike t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do q\u00ebndrim q\u00eb bie ndesh me k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb detyruese dhe tagrat p\u00ebrfaq\u00ebsuese politike<br \/>\nt\u00eb rrjedhur nga vendimet e organeve p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, nuk<br \/>\np\u00ebrfaqesojn\u00eb Partin\u00eb Demokratike n\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb Presidentit<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i PD miratoi rezolut\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri. Projektrezoluta u lexua nga deputeti dhe an\u00ebtari i Komisionit t\u00eb Rithemelimit t\u00eb PD, Oert Bylykbashi. Rezoluta parashikon mandatimin e Komisionit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Themelimit t\u00eb PD t\u00eb caktoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me partit\u00eb e tjera opozitare n\u00eb procesin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11408,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11407"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11407"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11407\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11408"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11407"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11407"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11407"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}