{"id":11400,"date":"2022-05-06T13:56:29","date_gmt":"2022-05-06T13:56:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=11400"},"modified":"2022-05-06T13:56:29","modified_gmt":"2022-05-06T13:56:29","slug":"si-mashtrojne-per-vrasjen-e-31-vjecarit-ne-komisariat-i-riu-nuk-kishte-bluze-me-kapuc","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/05\/06\/si-mashtrojne-per-vrasjen-e-31-vjecarit-ne-komisariat-i-riu-nuk-kishte-bluze-me-kapuc\/","title":{"rendered":"Si mashtrojn\u00eb p\u00ebr vrasjen e 31 vje\u00e7arit n\u00eb komisariat , i riu nuk kishte bluz\u00eb me kapu\u00e7"},"content":{"rendered":"<p>Pasditen e djeshme n\u00eb dat\u00ebn 5 Maj 2022, Komiteti shqiptar i Helsinkit (KShH), mb\u00ebshtetur n\u00eb njoftimet e medias lidhur me vet\u00ebvarjen n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Kavaj\u00eb, t\u00eb t\u00eb riut Ilvi Meta, d\u00ebrgoi nj\u00eb ekip v\u00ebzhguesish p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00eb vend k\u00ebt\u00eb ndodhi t\u00eb dhimbshme dhe tragjike.<\/p>\n<p>Sipas Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit, nga ky verifikim rezultoi si vijon:<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 4 Maj, punonj\u00ebsit e policis\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebri arresti kan\u00eb ndaluar dhe shoq\u00ebruar n\u00eb ambientet e Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Kavaj\u00eb, shtetasin Ilvi Meta, t\u00eb dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vjedhjes, q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb rreth nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin q\u00eb pat\u00ebn me shefin e Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Kavaj\u00eb, v\u00ebzhguesit e KShH-s\u00eb u informuan se para dy jav\u00ebsh, prokuroria kishte nisur hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, duke k\u00ebrkuar m\u00eb pas n\u00eb gjykat\u00eb caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u2018arrest me burg\u2019 p\u00ebr t\u00eb dyshuarin Ilvi Meta. Gjykata e kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb. Familjar\u00ebt ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij fakti sepse n\u00eb momentin e shoq\u00ebrimit t\u00eb personit nga policia ishte kryer nj\u00eb kontroll banese i t\u00eb dyshuarit, n\u00eb pranin\u00eb e babait t\u00eb tij. Gjithashtu, v\u00ebzhguesit u informuan se shtetasi Ilvi Meta \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar fillimisht n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Kavaj\u00eb n\u00eb or\u00ebn 11:30 t\u00eb dat\u00ebs 04.05.2022, e cila u verifikua edhe n\u00eb Regjistrin e Evidentimit e Dh\u00ebnave p\u00ebr Personat e Shoq\u00ebruar.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 15:50 \u00ebsht\u00eb realizuar ekzekutimi i mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u2018arrest me burg\u2019 n\u00eb ambientet e Komisariatit, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb Vjedhjes (sipas nenit 134\/1 t\u00eb Kodit Penal), si dhe \u00ebsht\u00eb njoftuar familjari i tij, babai, nga oficeri i patrull\u00ebs B.B. I ndjeri Ilvi Meta ka q\u00ebndruar i vet\u00ebm n\u00eb dhom\u00ebn e siguris\u00eb. Kjo e dh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb verifikuar edhe n\u00eb Regjistrin e personave t\u00eb ndaluar\/arrestuar t\u00eb ndodhur n\u00eb Komisariat.<\/p>\n<p>N\u00eb ambientet e Komisariatit q\u00eb nga momenti i shoq\u00ebrimit deri n\u00eb ndodhjen e ngjarjes, personi nuk i ishte n\u00ebnshtruar nj\u00eb kontrolli apo vizite nga mjeku, kjo e verifikuar edhe nga libri i vizitave mjek\u00ebsore t\u00eb mjekut, ku pasqyrohej vet\u00ebm konstatimi i vdekjes s\u00eb tij. Vlen t\u00eb theksohet se referuar nenit 34\/b, g\u00ebrma \u00e7) t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale dhe akteve n\u00ebnligjore, autoritetet e Komisariatit kishin detyrimin t\u00eb merrnin masat e nevojshme, sa m\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, por jo m\u00eb von\u00eb se 12 or\u00eb nga momenti i ndalimit\/arrestimit, p\u00ebr n\u00ebnshtrimin e k\u00ebtij shtetasi ndaj kontrollit ose vizit\u00ebs mjek\u00ebsore t\u00eb specializuar. Duke qen\u00eb se n\u00eb rastin konkret, n\u00eb librin e dor\u00ebzimit t\u00eb sh\u00ebrbimit, punonj\u00ebsi p\u00ebrgjegj\u00ebs ka identifikuar rrezikun p\u00ebr tentativ\u00eb vet\u00ebvrajse t\u00eb k\u00ebtij shtetasi, kontrolli mjek\u00ebsor ndaj tij duhej t\u00eb ishte realizuar menj\u00ebher\u00eb pas konstatimit t\u00eb k\u00ebtij fakti. Vlen gjithashtu t\u00eb theksohet se respektimi i k\u00ebtyre garancive \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb identifikuar n\u00ebse personi vuan nga ndonj\u00eb s\u00ebmundje dhe n\u00ebse ka nevoj\u00eb p\u00ebr trajtim mjek\u00ebsor si dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar \u00e7do dyshim t\u00eb arsyesh\u00ebm dhe objektiv, se personi i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar formave ushtrimit t\u00eb dhun\u00ebs, me element\u00eb t\u00eb trajtimit \u00e7\u2019njer\u00ebzor dhe degradues (referuar standarteve t\u00eb jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut si dhe rekomandimeve t\u00eb Komitetit p\u00ebr Parandalimin e Tortur\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs).<\/p>\n<p>N\u00eb procesverbalin e kontrollit personal ishte evidentuar se t\u00eb arrestuarit nuk i ishte gjetur asnj\u00eb send i ndaluar dhe nuk kishte asnj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u2019u raportuar. Sipas pik\u00ebs 9.2 t\u00eb seksionit 5 t\u00eb Urdh\u00ebrit 925, dat\u00eb 18.07. 2019 \u2018Trajtimi dhe sigurimi i personave t\u00eb arrestuar\/ndaluar n\u00eb ambientet e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e k\u00ebrkes\u00eb\/ankesave t\u00eb tyre\u2019, para se personi t\u00eb vendoset n\u00eb dhom\u00ebn e siguris\u00eb, kjo e fundit kontrollohet nga p\u00ebrgjegj\u00ebsi i dhomave t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar ekzistenc\u00ebn e kushteve, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe lidhur me mos ekzistenc\u00ebn e asnj\u00eb sendi tjet\u00ebr (p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedure) me t\u00eb cilin i arrestuari\/ndaluari mund t\u00eb cenoj\u00eb sigurin\u00eb, jet\u00ebn, sh\u00ebndetin e tij apo t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb (\u00e7akmak\u00eb, shkrepse, drog\u00eb, arm\u00eb etj). Hetimet duhet t\u00eb hedhin drit\u00eb edhe mbi p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtij detyrimi, por paraprakisht KShH v\u00ebren se pasojat q\u00eb kan\u00eb ardhur nga kjo ngjarje e r\u00ebnd\u00eb, vendosin n\u00eb pik\u00ebpyetje kontrollin rigoroz t\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb dhe\/ose kontrollin personal t\u00eb t\u00eb arrestuarit.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit e KShH verifikuan nga af\u00ebr kushtet e dhom\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ku ishte vendosur i ndjeri Ilvi Meta, prej nga rezultoi se ajo nuk p\u00ebrmbushte kriteret e parashikuara n\u00eb seksionin 8, pika 3.2\/d t\u00eb Urdh\u00ebrit 925, dat\u00eb 18.07. 2019 \u2018Trajtimi dhe sigurimi i personave t\u00eb arrestuar\/ndaluar n\u00eb ambientet e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e k\u00ebrkes\u00eb\/ankesave t\u00eb tyre\u2019, Konkretisht shufra metalike horizontale e zgavr\u00ebs s\u00eb qelis\u00eb nuk duhet t\u00eb ishte m\u00eb e lart\u00eb se 60 cm. N\u00eb fakt ajo ishte vendosur n\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsi rreth 2 met\u00ebr, gj\u00eb q\u00eb krijonte mund\u00ebsin\u00eb e vet\u00ebvarjes. Shefi i komisariatit na informoi se p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund jet\u00ebs s\u00eb tij ai kishte p\u00ebrdorur nj\u00eb lidh\u00ebse t\u00eb kapu\u00e7it varur tek shufra metalike.<\/p>\n<p>Roja i sh\u00ebrbimit p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e dhomave t\u00eb siguris\u00eb ishte personi q\u00eb konstatoi se Ilvi Meta ishte varur, por nuk mund t\u00eb hynte n\u00eb dhom\u00eb pasi nuk kishte \u00e7el\u00ebsin e qelis\u00eb, t\u00eb cilin e mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi i dhomave t\u00eb siguris\u00eb, e pasi ai p\u00ebrfundonte orarin e sh\u00ebrbimin, \u00e7el\u00ebsi mbahej n\u00eb sall\u00ebn operative t\u00eb Komisariatit. Ai u njoftua menj\u00ebher\u00eb dhe mbas hapjes s\u00eb der\u00ebs u realizua shoq\u00ebrimi i tij n\u00eb qendr\u00ebn spitalore m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, ku dhe u konstatua vdekja e tij.<\/p>\n<p>Prokuroria lidhur me k\u00ebt\u00eb ngjarje ka nisur menj\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale dhe rezultojn\u00eb t\u00eb arrestuar, tre punonj\u00ebs policie. Gjat\u00eb verifikimit, pran\u00eb dhomave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Komisariati, ndodheshin dhe punonj\u00ebsit e Policis\u00eb t\u00eb arrestuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, me dy prej t\u00eb cil\u00ebve v\u00ebzhguesit e KShH-s\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb komunikonin. Nj\u00eb prej punonj\u00ebsve q\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb prezent n\u00eb kontrollin fizik t\u00eb t\u00eb ndjerit, deklaroi se nuk i \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00eb lidh\u00ebse t\u00eb ndjerit, si dhe bluza q\u00eb ai mbante veshur nuk kishte kapu\u00e7. Punonj\u00ebsi tjet\u00ebr, p\u00ebrgjegj\u00ebs i dhomave t\u00eb siguris\u00eb, i tha v\u00ebzhguesve se ai nuk \u00ebsht\u00eb ndodhur n\u00eb turn n\u00eb momentin q\u00eb ngjarja ka ndodhur. Ky fakt \u00ebsht\u00eb verifikuar m\u00eb tej nga v\u00ebzhguesit, duke k\u00ebqyrur n\u00eb librin e dor\u00ebzimit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsve t\u00eb dhomave t\u00eb siguris\u00eb, nga ana e P. B., n\u00eb dat\u00ebn 04.05.2022 n\u00eb or\u00ebn 19:00. T\u00ebrheq v\u00ebmendjen se n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar si porosi p\u00ebr personin q\u00eb do t\u00eb merrte n\u00eb turnin e radh\u00ebs, se duhej t\u2019i kushtohej nj\u00eb v\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb arrestuarit Ilvi Meta, pasi ky i fundit mund t\u00eb tentonte t\u00eb vet\u00ebvritej. Sh\u00ebnimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb firmosur nga P. B., i cili ka q\u00ebn\u00eb duke l\u00ebn\u00eb turnin, si dhe nga G. H., i cili \u00ebsht\u00eb punonj\u00ebsi q\u00eb ka marr\u00eb turnin si p\u00ebrgjegj\u00ebs i dhomave t\u00eb siguris\u00eb. V\u00ebzhguesit e KShH-s\u00eb raportojn\u00eb se ky sh\u00ebnim ka mosp\u00ebrputhje me sh\u00ebnimin q\u00eb mjeku, O. H., ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb librin e vizitave mjek\u00ebsore, nr 63, duke sh\u00ebnuar or\u00ebn 18:00 t\u00eb dt.4 Maj, si or\u00ebn e konstatimit t\u00eb trupit t\u00eb pajet\u00eb t\u00eb t\u00eb ndjerit. Kjo mosp\u00ebrputhje e b\u00ebn t\u00eb paqart\u00eb momentin kur punonj\u00ebsit kan\u00eb konstatuar ngjarjen, por nuk pengon n\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb hetimin e m\u00ebtejsh\u00ebm nga prokuroria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zbardhjen e ngjarjes.<\/p>\n<p>KShH shpreh shqet\u00ebsimin se rasti n\u00eb fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar. Institucionet eprore si dhe ato ku mbahen shtetasit e ndaluar apo t\u00eb arrestuar si dhe persona q\u00eb ndodhen n\u00eb ambientet e paraburgimit apo n\u00eb burgje, duhet t\u00eb kujdesen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr masat e siguris\u00eb dhe respektimin e tyre, me q\u00ebllim garantimin e sh\u00ebndetit dhe jet\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre shtetasve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e tyre dhe personave t\u00eb ngarkuar me k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, t\u00eb zbatojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte dhe me vigjilenc\u00ebn e duhur, ligjet dhe aktet n\u00ebnligjore ku p\u00ebrcaktohen masat parandaluese t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb merren, n\u00ebnshtrimin e k\u00ebtyre personave ndaj kontrollit mjek\u00ebsor si dhe realizimin e kontrolleve periodike, p\u00ebr zbatimin e duhur t\u00eb kuadrit ligjor.<\/p>\n<p>KShH, i sugjeron organit t\u00eb prokuroris\u00eb q\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb hetime t\u00eb plota, objektive dhe t\u00eb gjithanshme, p\u00ebr zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe v\u00ebnien para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb personave q\u00eb me veprimet apo mosveprimet e tyre nuk kan\u00eb zbatuar detyrimet ligjore p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KShH shpreh ngush\u00ebllimet e sinqerta familjes dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb viktim\u00ebs si, dhe zotohet publikisht p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimit ligjor falas t\u00eb specializuar, p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e t\u00eb drejtave dhe interesave t\u00eb tyre para organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb jen\u00eb dakord.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasditen e djeshme n\u00eb dat\u00ebn 5 Maj 2022, Komiteti shqiptar i Helsinkit (KShH), mb\u00ebshtetur n\u00eb njoftimet e medias lidhur me vet\u00ebvarjen n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Kavaj\u00eb, t\u00eb t\u00eb riut Ilvi Meta, d\u00ebrgoi nj\u00eb ekip v\u00ebzhguesish p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00eb vend k\u00ebt\u00eb ndodhi t\u00eb dhimbshme dhe tragjike. Sipas Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit, nga ky verifikim rezultoi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11401,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11400"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11400"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11400\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11401"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11400"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11400"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11400"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}