{"id":10941,"date":"2022-04-30T18:16:38","date_gmt":"2022-04-30T18:16:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=10941"},"modified":"2022-04-30T18:19:20","modified_gmt":"2022-04-30T18:19:20","slug":"interviste-me-shkelqesine-e-saj-lendita-haxhitasim-ambasadore-e-kosoves-ne-itali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/04\/30\/interviste-me-shkelqesine-e-saj-lendita-haxhitasim-ambasadore-e-kosoves-ne-itali\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb me Shk\u00eblqesin\u00eb e Saj Lendita Haxhitasim, Ambasadore e Kosov\u00ebs n\u00eb Itali"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb e njohur universalisht nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Prej 27 shteteve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian, 5 nuk e njohin sovranitetin e saj: Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro. \u00c7far\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebniesh mban qeveria e Kosov\u00ebs me k\u00ebto vende? Duke qen\u00eb se njohja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga ana e k\u00ebtyre vendeve \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb mendohet p\u00ebr nj\u00eb hyrje t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimin Europian, kur e mendoni v\u00ebrtet t\u00eb mundur nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Bashkimin Europian?<\/strong><\/p>\n<p>Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb ushtrim mjaft unik dhe kompleks, duke ndjekur rrug\u00ebn e njohjeve bilaterale me shtetet e ve\u00e7anta, duke siguruar 117 njohje. Por gjat\u00eb viteve rrethanat kan\u00eb ndryshuar p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve t\u00eb tjera globale. Mjafton t\u00eb p\u00ebrmendet vet\u00ebm pandemia e Covid-19, pas t\u00eb cil\u00ebs marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare e kan\u00eb vuajtur dhe nuk do t\u00eb jen\u00eb sakt\u00ebsisht si m\u00eb par\u00eb. Megjith\u00ebse ka akoma vende q\u00eb nuk e njohin pavar\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, ne impenjohemi p\u00ebrdit\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe do t\u00eb ndryshoj\u00eb me kalimin e koh\u00ebs. \u00c7do shtet i ve\u00e7ant\u00eb ka ve\u00e7antit\u00eb e tij dhe nuk duhet t\u00eb \u201cgrupohen\u201d shtetet. Natyrisht, ka shtete me t\u00eb cil\u00ebt kemi arritur t\u00eb zhvillojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera, pavar\u00ebsisht se nuk e kemi kuror\u00ebzuar akoma njohjen reciproke, si p\u00ebr shembull me Greqin\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn jemi n\u00eb kontakt konstant dhe nd\u00ebrmarrim vizita bilaterale t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Kemi edhe zyr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhjes n\u00eb Athin\u00eb, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7se promovon interesa politike, promovon edhe \u00e7\u00ebshtje ekonomike dhe treg\u00ebtare dhe pozicioni i tyre \u00ebsht\u00eb konstruktiv p\u00ebr sa i p\u00ebrket perspektiv\u00ebs ton\u00eb europiane. Me Spanj\u00ebn, ashtu si me shtete t\u00eb tjera, ka kanale aktive komunikimi, por natyrisht jo t\u00eb gjitha aktivitetet diplomatike e nd\u00ebrmarra jan\u00eb domen publik.<\/p>\n<p><strong>Serbia reklamon sovranitetin e saj mbi territorin e Kosov\u00ebs dhe vazhdon ta konsideroj\u00eb nj\u00eb rajon t\u00eb shtetit serb. Midis t\u00eb dy shteteve, pavar\u00ebsisht p\u00ebrparimeve, vazhdojn\u00eb tensionet dhe g\u00ebrricjet. Bashkimi Europian ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta intensifikuar dialogun midis t\u00eb dyja vendeve, duke siguruar edhe ndonj\u00eb rezultat t\u00eb mir\u00eb. Mendoni se Serbia do ta njoh\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs? Si mendoni se mund t\u00eb tejkalohet ky impas? Dhe \u00e7far\u00eb roli mund t\u00eb luaj\u00eb akoma Bashkimi Europian n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Kosov\u00eb \u2013 Serbi?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj t\u00eb theksoj se tensionet p\u00ebr t\u00eb cilat flisni ju, shpesh amplifikohen dhe stimulohen nga nacionalizma politika ku \u00e7do episod i izoluar ngjyroset mbi baz\u00eb etnike p\u00ebr fushata elektorale dhe politike. Megjithat\u00eb, t\u00eb flas\u00ebsh sot p\u00ebr tensione ose g\u00ebrricje e konsideroj t\u00eb pavend. Bashkimi Europian ka tashm\u00eb nj\u00eb rol aktiv q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i leht\u00ebsimit, tani bashk\u00eb me Shtetet e Bashkuara, dialogun midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe rrug\u00ebtimi yn\u00eb i ardhsh\u00ebm drejt Bashkimit Europian varet pik\u00ebrisht nga p\u00ebrparimi yn\u00eb n\u00eb dialog; k\u00ebshtu, t\u00eb dyja \u00e7\u00ebshtjet jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura dhe \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se rruga e vetme p\u00ebr ta arritur objektivin final \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjohja reciproke.<\/p>\n<p><strong>Raporti i 2021 i hartuar nga Komisioni Europian mbi Kosov\u00ebn afirmon q\u00eb vende mbetet n\u00eb nj\u00eb \u201cfaz\u00eb fillestare\u201d n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor mir\u00ebfunksionues dhe, n\u00eb kompleks, administrimi i drejt\u00ebsis\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb i \u201cngadalt\u00eb, joefikas dhe i c\u00ebnuesh\u00ebm nga influenca politike jo e duhur\u201d. Cilat mendoni se jan\u00eb ar\u00ebsyet n\u00eb baz\u00ebn e brisht\u00ebsis\u00eb s\u00eb sistemit juridik? N\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre Kosova planifikon ta p\u00ebrballoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen?<\/strong><\/p>\n<p>Progresi i ngadalt\u00eb i sistemit gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb rezultati p\u00ebr ar\u00ebsye t\u00eb shum\u00ebfishta, n\u00eb faz\u00ebn e konsolidimit t\u00eb institucioneve ka qen\u00eb midis atyre ku \u201cstakeholders\u201d t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm kan\u00eb \u201ck\u00ebshilluar\u201d dhe monitoruar. Megjith\u00ebse ka qen\u00eb nj\u00eb prej objektivave kryesor\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha qeverive, nj\u00eb interpretim \u00ebsht\u00eb se prioritetet p\u00ebrq\u00ebndroheshin n\u00eb projekte t\u00eb avancuara, pa p\u00ebrballuar fillimisht nevojat baz\u00eb. Ju \u00ebsht\u00eb drejtuar disa reformave pa mbushur mang\u00ebsit\u00eb bazike e administrat\u00ebs dhe p\u00ebrgatitjen e plot\u00eb e personelit brenda sistemit gjyq\u00ebsor. Megjithat\u00eb, qeveria aktuale ka paracaktuar si prioritet baz\u00eb implementimin e prioriteteve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, <em>good governance<\/em> dhe luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrpusionit.<\/p>\n<p>N\u00eb strategjin\u00eb komb\u00ebtare 2021 \u2013 2025, qeveria parashikon t\u00eb kompletoj\u00eb kuadrin gjyq\u00ebsor t\u00eb nevojsh\u00ebm, duke adoptuar strategjin\u00eb e re mbi shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, duke i rritur integritetin, duke reformuar administrimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet politikash t\u00eb reja dhe ndryshimin e nevojsh\u00ebm t\u00eb kuadrit ligjor, duke riorganizuar edhe Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ta arritur vizionin dhe k\u00ebt\u00eb mision. Nga ana tjet\u00ebr, reforma e drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i brendsh\u00ebm kompleks p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet dhe n\u00eb rastin ton\u00eb edhe p\u00ebr vendet e tjera t\u00eb rajonit apo edhe p\u00ebr shtetet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian, si p\u00ebr shembull Italia.<\/p>\n<p><strong>Raporti i Komisionit Europian pohon se, megjith\u00ebse siguria e komuniteteve jomazhoritare \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme, ka pasur nj\u00eb rritje t\u00eb incidenteve, kryesisht kund\u00ebr serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb jug t\u00eb lumit Ib\u00ebr: djegie, rr\u00ebmbime, vjedhje kafsh\u00ebsh dhe mjetesh, vandalizma dhe vjedhje objektesh fetare dhe agresione fizike, midis t\u00eb sht\u00ebnave, d\u00ebmtimeve personale dhe tentativash rr\u00ebmbimi. Sipas raportit, edhe rom\u00ebt e Kosov\u00ebs, ashkalinjt\u00eb dhe egjiptian\u00ebt jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb preksh\u00ebm dhe kan\u00eb nj\u00eb akses t\u00eb kufizuar n\u00eb sh\u00ebrbime higjenike, uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr, asistenc\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, arsim dhe pun\u00eb. Kujt i detyrohen k\u00ebto situata diskriminuese kundrejt popujve minoritar\u00eb n\u00eb vend? \u00c7far\u00eb mendoni se duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kosova p\u00ebr ruajtjen efektive t\u00eb minorancave?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb n\u00ebnvizoja, nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb lexim bardhezi i \u00e7do situate eventuale. Kuadri yn\u00eb legjislativ p\u00ebr t\u2019i integruar komunitetet minoritare \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebsi i t\u00eb gjith\u00eb rajonit, bile edhe p\u00ebrtej. \u00c7do institucion, si qendror, ashtu edhe lokal, p\u00ebrfshi nj\u00eb p\u00ebrqindje personash nga t\u00eb gjitha komunitetet dhe sidomos nga ai serb. P\u00ebr ta implementuar t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, nevojitet vullnet i mir\u00eb dhe besim reciprok i t\u00eb gjitha pal\u00ebve. Ve\u00e7 t\u00eb tjerash, n\u00ebnvizoj se nuk do t\u00eb duhej t\u00eb asistonim m\u00eb n\u00eb instrumentalizimin e k\u00ebtyre komuniteteve m\u00eb t\u00eb brishta nga ana e vendeve t\u00eb tjera dhe sidomos nga lider\u00eb politik\u00eb t\u00eb caktuar q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur p\u00eblqyeshm\u00ebrin\u00eb e tyre t\u00eb brendshme. N\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe trajtohen barazi dhe mund t\u00eb them me bindje se nga ana e t\u00eb gjitha institucioneve shte\u00ebtrore integrimi i t\u00eb gjitha komuniteteve ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb maj\u00ebn e list\u00ebs s\u00eb prioriteteve. Nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e leht\u00eb \u201c<em>to gain hearts and minds<\/em>\u201d e dikujt q\u00eb sistematikisht k\u00ebrc\u00ebnohet t\u00eb mos integrohet nga ana e disa eksponent\u00ebve politike dhe e mekanizmave t\u00eb nj\u00eb vendi tjet\u00ebr. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb punojm\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb me t\u00eb rinjt\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb duan dhe duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebrtej p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike apo fetare. P\u00ebr k\u00ebto motiv, qeveria jon\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb programet p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb grupet e n\u00ebnp\u00ebrfaq\u00ebsuara, me nj\u00eb fokus mbi vajzat e komuniteteve minoritare dhe personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. Do t\u00eb promovohen t\u00eb gjitha iniciativat e vullnetarizmit n\u00eb qendrat e rehabilitimit p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, do t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tjera n\u00ebp\u00ebrmjet programeve specifike p\u00ebr ar\u00ebsimin shtes\u00eb, me q\u00ebllimin e p\u00ebrfshirjes aktivisht t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb proceset e vendimmarrjes publike, si n\u00eb nivel qendror, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb lokal. E gjitha kjo do t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet <em>empowerment<\/em> t\u00eb k\u00ebshillave rinor\u00eb t\u00eb veprimit, funksionimit t\u00eb K\u00ebshillit Qendror dhe t\u00eb Dialogut Komb\u00ebtar t\u00eb t\u00eb Rinjve. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mekanizma dhe organizma rinor\u00eb p\u00ebr promovimin e parimit \u201ct\u00eb drejta t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse ka, nga pik\u00ebpamja juaj, cilat mendoni se jan\u00eb limitet e strategjis\u00eb s\u00eb zgjerimit t\u00eb Bashkimit Europian ndaj Ballkanit? Besoni se nd\u00ebrhyrjet dhe aksionet e nd\u00ebrmarra nga Bashkimi Europian brenda strategjis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb zgjerimit kan\u00eb n\u00eb raste t\u00eb caktuara edhe pasoja negative p\u00ebr Kosov\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Strategjia e zgjerimit e Bashkimit Europian ndaj Ballkanit ka qen\u00eb nj\u00eb \u00e7ik\u00eb m\u00eb pak entuziazmuese dhe nuk ka hequr akoma nj\u00eb perspektiv\u00eb realiste t\u00eb <em>membership<\/em> europian. Mungesa e k\u00ebtij elementi mund t\u00eb ket\u00eb pasoja negative n\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb afatmesme n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e rajonit q\u00eb aspirojn\u00eb n\u00eb integrim t\u00eb plot\u00eb. Nuk ka m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr deklarimet e \u201dforcimit t\u00eb procesit t\u00eb aderimit\u201d, kur ka pak ndryshime mentaliteti. Sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e qart\u00eb se kurr\u00eb, q\u00eb perspektiva konkrete dhe zbatimi i premtimeve t\u00eb Bashkimit Europian do t\u00eb kishte nj\u00eb ndjekje t\u00eb menj\u00ebhershme. P\u00ebrndryshe heshtjet dhe boshll\u00ebqet t\u00eb mbushen me shpejt\u00ebsi nga lojtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb global\u00eb q\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb zon\u00eb. N\u00eb vendet ku ka mbi 90%, n\u00eb rastin specifik t\u00eb Kosov\u00ebs 98%, e mb\u00ebshtetjes s\u00eb brendshme proeuropiane, duhet vepruar menj\u00ebher\u00eb. P\u00ebr Kosov\u00ebn liberalizimi i vizave duhet t\u00eb ndodh\u00eb sa m\u00eb shpejt pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb premtim q\u00eb pritet prej nj\u00eb dekade, pavar\u00ebsisht drit\u00ebs jeshile t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr plot\u00ebsimin e 95 kritereve t\u00eb parashikuara nga <em>road map<\/em>. N\u00eb se nuk hiqet sakt\u00ebsisht <em>road map<\/em> p\u00ebr nj\u00eb perspektiv\u00eb konkrete e aderimit n\u00eb Bashkimin Europian, n\u00eb Kosov\u00eb rrezikon t\u00eb humbas\u00eb besueshm\u00ebria ndaj Bashkimit Europian, q\u00eb \u2013 e p\u00ebrs\u00ebris \u2013 sot \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb. Jo pse nuk duam, por sepse t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb nuk mund ta humbasin t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e tyre duke d\u00ebgjuar t\u00eb nj\u00ebjtat premtime jo t\u00eb mbajtura, q\u00eb nuk realizohen p\u00ebr motive krejt\u00ebsisht politike. Kjo, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e njohur, vlen tashm\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb dit\u00ebt e sotme, cili mendoni se \u00ebsht\u00eb limiti kryesor i institucioneve demokratike kosovare?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Jam paksa e \u00e7uditur dhe m\u00eb vjen keq q\u00eb t\u00eb gjitha pyetjet jan\u00eb t\u00eb konceptuara me nota q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb negative\u2026 e kam k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshtypje. Megjithat, Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb demokracia e m\u00eb e re e kontinentit ton\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, pavar\u00ebsisht se komb\u00ebsia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lashtat. Lindja dhe formimi i institucioneve demokratike t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka kaluar nj\u00eb proces n\u00eb fakt t\u00eb strukturuar dhe, p\u00ebr disa aspekte, edhe kompleks. Akoma m\u00eb par\u00eb se t\u00eb jen\u00eb konceptuara si t\u00eb tilla, jan\u00eb muturuar mir\u00eb t\u00eb gjitha vendimet edhe me p\u00ebrfshirjen direkte e shum\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, sot republika jo g\u00ebzon nj\u00eb demokraci t\u00eb pjekur dhe efektive, akoma m\u00eb shum\u00eb n\u00ebse i kihet parasysh mosha. Mjafton t\u00eb lexohet vet\u00ebm <em>report<\/em> i Delegacionit t\u00eb Bashkimit Europian q\u00eb ka monitoruar zgjedhjet e 2021, q\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar dhe deklaruar se \u201cKosova \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shembull demokracie p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin\u201d. Fatkeq\u00ebsisht, i nj\u00ebjti raport ka n\u00ebnvizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike List\u00ebn Serbe, q\u00eb ka monopolizuar jet\u00ebn e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, duke k\u00ebrc\u00ebnuar deri votuesit e saj. Dhe \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht kjo q\u00eb po flisja pak m\u00eb par\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lexim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kontekstit dhe t\u00eb situat\u00ebs q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb e besueshme. Gjith\u00ebsesi, do t\u00eb doja t\u00eb n\u00ebnvizoja faktin q\u00eb tek ne ndryshimet e qeveris\u00eb ndodhi me rregull, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe plot\u00ebsisht demokratike. Kjo fal\u00eb votuesve, q\u00eb demonstrojn\u00eb gjithmon\u00eb se votojn\u00eb me maturi dhe pragmatiz\u00ebm, p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb shoq\u00ebrie civile shum\u00eb aktive dhe mediave plot\u00ebsisht t\u00eb lira.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u00e7far\u00eb aspektesh Kosova dhe institucionet e saj do t\u00eb p\u00ebrfitonin nga hyrja e vendit n\u00eb Bashkimin Europian?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebtu efektet jan\u00eb t\u00eb shumta dhe shtrihen n\u00eb gjith\u00eb aparatin shtet\u00ebror, p\u00ebrve\u00e7se natyrisht n\u00eb at\u00eb social dhe ekonomik, do t\u00eb kishte avantazhe t\u00eb siguruara nga <em>membership<\/em>. Stimujt ekonomik\u00eb, si n\u00eb termat e rritjes s\u00eb PBB, por edhe m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb, rroga dhe pensione m\u00eb t\u00eb larta, rritje e tregut t\u00eb brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm, duke stimuluar edhe k\u00ebrkes\u00ebn e brendshme. Pastaj l\u00ebvizja e lir\u00eb e njer\u00ebzve dhe e kapitaleve, e mobilitetit t\u00eb pun\u00ebs, sh\u00ebrbimeve dhe aksesi i lir\u00eb n\u00eb nj\u00eb treg me miliona konsumator\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb disa prej element\u00ebve, por ai m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi do t\u00eb ishte ndjenja e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb me familjen e Bashkimit Europian t\u00eb dh\u00ebna nga hyrja e Kosov\u00ebs dhe nuk i detyrohet vet\u00ebm pse jemi gjeografikisht n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, por sepse ndajm\u00eb plot\u00ebsisht vlerat dhe parimet universale e demokratike t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>(nga <em>Geopolitica<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb e njohur universalisht nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Prej 27 shteteve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian, 5 nuk e njohin sovranitetin e saj: Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro. \u00c7far\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebniesh mban qeveria e Kosov\u00ebs me k\u00ebto vende? Duke qen\u00eb se njohja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga ana e k\u00ebtyre vendeve \u00ebsht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":10942,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10941"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10941"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10941\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10942"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10941"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10941"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10941"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}