{"id":10228,"date":"2022-04-22T21:08:25","date_gmt":"2022-04-22T21:08:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=10228"},"modified":"2022-04-23T11:36:36","modified_gmt":"2022-04-23T11:36:36","slug":"bishnica-ashtu-si-bukurite-magjike-te-natyres-mban-te-fshehura-shume-dhembje-njerezore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/04\/22\/bishnica-ashtu-si-bukurite-magjike-te-natyres-mban-te-fshehura-shume-dhembje-njerezore\/","title":{"rendered":"Bishnica ashtu si bukurit\u00eb magjike t\u00eb natyr\u00ebs, mban t\u00eb fshehura shum\u00eb dhembje njer\u00ebzore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Fari MU\u00c7O<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ka qen\u00eb edhe nj\u00eb Bishnic\u00eb tjet\u00ebr&#8230;<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Bishnica, nj\u00eb fshat i vog\u00ebl n\u00eb rrethin e Pogradecit, mbart bukuri natyrore magjeps\u00ebse. Por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Bishnica e dekadave para vitit \u201890 ka qen\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb m\u00eb e bukur.<br \/>\nDuke lexuar shkrimin e z.Edison Ypi,\u201dE dashur Bishnic\u00eb\u201d botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cMokra\u201d t\u00eb shtatorit, m\u00eb g\u00ebluan kujtime dhe ndjesi t\u00eb shumta t\u00eb nj\u00eb kohe t\u00eb larg\u00ebt, ajo e viteve 1969-1971, kur kam punuar si m\u00ebsues n\u00eb Bishnic\u00eb.<br \/>\nZ.Ypi citon se \u201cBishnica \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bukuroshe e m\u00ebnjanuar, nj\u00eb perri e p\u00ebrgjumur, nj\u00eb mjegull e arratisur\u201d&#8230;dhe ai e ka fjal\u00ebn p\u00ebr Bishnic\u00ebn e vitit 2021. Por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Bishnica e dekadave para vitit -90 ka qen\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb m\u00eb e bukurSi qend\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebsh, ajo kishte gjith\u00eb kujdesin maksimal t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb asaj kohe, furnizimi me ushqime si nata me dit\u00ebn me fshatar\u00ebsin\u00eb kooperativiste. Por bukurin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebrve\u00e7 asaj magjike t\u00eb natyr\u00ebs, ia jepnin njer\u00ebzit, popullimi, rinia, t\u00eb cil\u00ebt e b\u00ebnin Bishnic\u00ebn t\u00eb gum\u00ebzhinte si nj\u00eb koshere blet\u00ebsh. Ajo ishte v\u00ebrtet nj\u00eb qytez\u00eb, pasi aty funksiononin t\u00eb gjitha objektet social-kulturore, si shkolla tet\u00ebvje\u00e7are, salla aktivitetesh, spitali, hoteli, dy mensa, furra e buk\u00ebs, kopshti botanik, apartamente, park automjetesh, ofi\u00e7ina, baxho bulmeti etj. Shkolla e mbr\u00ebmjes funksionale plot me puntor\u00eb, gra dhe burra me kat\u00ebr or\u00eb m\u00ebsimi, ku u arsimuan edhe kuadro t\u00eb ardhsh\u00ebm si E.Zeneli, H.Fetai,etj.<br \/>\nNjer\u00ebz pun\u00ebtor\u00eb, heronj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mes bor\u00ebs ngarkonin trupa p\u00ebr kamion\u00ebt e targave TR,KO,PG,EL,LB dhe ashtu t\u00eb lagur e mb\u00ebrdhitur vinin n\u00eb shkoll\u00ebn e nat\u00ebs, ku ne m\u00ebsuesit i ndiznim sobat gjysm\u00eb ore para fillimit t\u00eb m\u00ebsimit dhe klasat ngroheshin e ata tereshin n\u00ebn avujt e zjarrit. G\u00ebzonin respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb drejtuesit Hariz Biba, Halit \u00c7ela, Hetem Rap\u00e7e, inxhi. Nazif Mahmutllari etj.<br \/>\nPor ka qen\u00eb edhe nj\u00eb Bishnic\u00eb tjet\u00ebr, e cila, ashtu si\u00e7 mban t\u00eb fshehura bukurit\u00eb magjike t\u00eb natyr\u00ebs,mban t\u00eb fshehura edhe shum\u00eb dhimbje e fatkeq\u00ebsi njer\u00ebzore, pasi Bishnica ishte piketuar edhe si nj\u00eb qend\u00ebr internimi, survejimi, arrestimi dhe d\u00ebnimi. A ishte Bishnica fajtore p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb fundit? Jo dhe jo. A ishte Bishnica e p\u00ebrdorur nga regjimi i asaj kohe si e till\u00eb? Sigurisht q\u00eb po.<br \/>\nZ.Ypi shkruan se \u201cBishnica \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb film tmerr\u00ebsisht i bukur\u201d, por brenda k\u00ebtij filmi jan\u00eb luajtur drama e tragjedi skenar\u00ebsh tmerr\u00ebsisht t\u00eb dhimbsh\u00ebm, ku ndonj\u00eb prej tyre do t\u00eb mundohem t\u2019jua sjell n\u00ebp\u00ebrmjet\u201d personazheve, regjisor\u00ebve dhe aktor\u00ebve \u201cmbetur n\u00ebp\u00ebr mjegullat e koh\u00ebs, dhe m\u00eb mir\u00eb q\u00eb ajo mjegull i mban ky\u00e7ur n\u00eb memorien e saj, pasi sot ato do t\u00eb ngjanin si fantazmagori q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i besoj\u00eb kush nga brezat e sot\u00ebm. Sa p\u00ebr prolog po ju sjell nj\u00eb detaj t\u00eb vog\u00ebl,por q\u00eb fshihte nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe.<br \/>\nM\u00eb 16 gusht t\u00eb 69-s, em\u00ebrohem m\u00ebsues n\u00eb Bishnic\u00eb. Sapo futem n\u00eb dhom\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb di\u00e7ka, sanitarja e dhomave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, e shoqja e Rexhep Elezit, ose Xheporja, si\u00e7 e th\u00ebrrisnin atje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kam respekt si familje, m\u00eb pyeti: &#8211; Si e ke rrethan\u00ebn ti bir q\u00eb t\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb k\u00ebtu?<br \/>\n&#8211; U shtanga, pasi edhe fjal\u00ebn \u201crrethane\u201de d\u00ebgjoja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb aty, por m\u00eb von\u00eb e m\u00ebsova kuptimin e saj.<\/p>\n<p>GURI<\/p>\n<p>Sapo dol\u00ebm nga mensa dhe po niseshim p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb N\u00eb mes t\u00eb sheshit zbret nga vetura Myzafer Sulejmani, sekretari i dyt\u00eb i partis\u00eb n\u00eb rreth dhe na ndalon. Sheshi ishte i mbushur plot me njer\u00ebz,nx\u00ebn\u00ebs, pun\u00ebtor\u00eb q\u00eb dol\u00ebn p\u00ebr pun\u00eb dhe. Ai,sekretari,e zuri p\u00ebr flok\u00ebsh pran\u00eb veshit m\u00ebsues Guri Hoxhallarin dhe duke ia t\u00ebrhequr fort,th\u00ebrriste:<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019i ke k\u00ebto flok\u00eb t\u00eb gjata ti, \u00e7far\u00eb m\u00ebsuesi je ti,me k\u00ebto flok\u00eb t\u00eb gjata,k\u00ebshtu t\u00eb ka m\u00ebsuar partia ty?<br \/>\n&#8211; M\u00ebsues Guri u ndje i fyer para syve t\u00eb sa e sa njer\u00ebzve dhe nx\u00ebn\u00ebsve,dhe i bie dor\u00ebs s\u00eb sekretarit duke i th\u00ebn\u00eb:<br \/>\n&#8211; Hiqe dor\u00ebn, pse partia me qimet e kok\u00ebs sime do merret?!<br \/>\n&#8211; Kaq u desh dhe pas dy-tri or\u00ebsh arriti gazi 69 i Deg\u00ebs s\u00eb Brendshme Pogradec dhe b\u00ebn arrestimin e m\u00ebsuesit t\u00eb talentuar t\u00eb matematik\u00ebs. Guri u mbajt 6 muaj n\u00eb hetuesi,n\u00ebn presion, dhun\u00eb dhe tortura,saq\u00eb p\u00ebsoi d\u00ebmtime nervore. N\u00eb k\u00ebto kushte gjykata e d\u00ebnon me 6 muaj burg,aq sa kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb biruc\u00eb dhe e lirojn\u00eb nga salla e gjyqit. Po mandej? Mandej, nj\u00eb m\u00ebsues 22-vje\u00e7ar humbi jo vet\u00ebm profesionin,humbi jo vet\u00ebm rinin\u00eb, por humbi edhe gjith\u00eb jet\u00ebn,pasi d\u00ebmtimet ishin t\u00eb pariparueshme dhe e kthyen n\u00eb invalid,nuk g\u00ebzoi dot jet\u00ebn,nuk krijoi dot familje. E kush mbajti p\u00ebrgjegj\u00ebsi, kush u d\u00ebnua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim?! Asnjeri. T\u2019i marr\u00ebsh jet\u00ebn tjetrit p\u00ebr flok\u00ebt!?<\/p>\n<p>ZENELI<\/p>\n<p>Zenel Lamce ishte nga Starova. Ishte nj\u00eb m\u00ebsues polivalent,i em\u00ebruar m\u00ebsues n\u00eb Tall\u00ebn e larg\u00ebt. Duke patur nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb,mjesht\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnieje, cil\u00ebsi prej aktori dhe me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr spiker n\u00eb Rtv,ai shkon n\u00eb Tiran\u00eb dhe konkurron p\u00ebr spiker n\u00eb Radio-Televizionin Shqiptar. Pas provave q\u00eb dha,t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e mikrofonit t\u00eb atyre viteve, Virgjil Kule, Kico Fotiadhi e urojn\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb:<br \/>\n&#8211; Urime djalosh, s\u00eb shpejti do t\u00eb jesh kolegu yn\u00eb n\u00eb RTSh, pasi ti je nj\u00eb talent, ndaj je fitues.<br \/>\n-Zeneli lumturohet pa mas\u00eb,dhe k\u00ebt\u00eb lajm ma dha mua t\u00eb parit. E urova me shpirt,por me vete mendoja,pa i th\u00ebn\u00eb gj\u00eb atij,se ky g\u00ebzim m\u00eb dukej i parakohsh\u00ebm, sepse fatin e tij do ta vendoste ai zarfi q\u00eb do t\u00eb shkonte m\u00eb pas n\u00eb Tiran\u00eb. Dhe ndodhi tamam ashtu,nj\u00eb zarf i bardh\u00eb nga jasht\u00eb,por i zi nga brenda varrosi \u00e7do shpres\u00eb, \u00e7do \u00ebnd\u00ebrr, \u00e7do vler\u00eb. Mos vall\u00eb ky konkurrim u b\u00eb shkas p\u00ebr gj\u00ebm\u00eb q\u00eb po p\u00ebrgatitej p\u00ebr Zenelin?<br \/>\nNdoshta,derisa m\u00ebsuesit artist i kurdiset nja skenar i pis\u00ebt nga hijet e Bishnic\u00ebs dhe e pushojn\u00eb nga arsimi duke e detyruar t\u00eb punoj\u00eb si hekurkthyes p\u00ebr pes\u00eb vjet n\u00eb Gurin e Kuq. Pas pes\u00eb vitesh,me nd\u00ebrhyrjen e daj\u00ebs s\u00eb Zenelit nga Kor\u00e7a, hero i pun\u00ebs socialiste, Stili Kaskaviqi, sekr.i par\u00eb i partis\u00eb n\u00eb rreth, e em\u00ebrojn\u00eb Zenel Lam\u00e7en m\u00ebsues n\u00eb Selc\u00eb Sip\u00ebr. Kultura kor\u00e7are e b\u00ebri t\u00eb vet\u00ebn. Me ardhjen e demokracis\u00eb,si em\u00ebrohet drejtor i shkoll\u00ebs s\u00eb mesme R\u00ebmenj.<br \/>\nPo pse po shkruaj kaq pak,kur ai meriton shum\u00eb, shum\u00eb? P\u00ebr arsye se ai n\u00eb Mok\u00ebr punoi e u rrit, mokrar u b\u00eb dhe ia shp\u00ebrbleu Mokr\u00ebs,t\u00eb cil\u00ebn ai e donte shum\u00eb,duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb si gazetar i Tv lokal disa dokumentar\u00eb dhe kronika televizive p\u00ebr historin\u00eb,gjeografin\u00eb,vlerat dhe traditat e saj bashk\u00eb me z.G\u00ebzim Hun\u00e7i, ndaj ne mokrar\u00ebt u jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs atyre q\u00eb Mokr\u00ebn e lart\u00ebsuan si\u00e7 ajo meriton.<\/p>\n<p>YLBER DAROVA<br \/>\n(Beni, ose Beli)<\/p>\n<p>Bishnic\u00eb 8 Mars 1971. Nj\u00eb bor\u00eb e madhe kishte mbuluar gjith\u00eb vendin. \u00c7ifti Ylber dhe Shpresa Darova banonin n\u00eb nj\u00eb barake t\u00eb keqe druri,si t\u00eb internuar q\u00eb ishin. At\u00eb m\u00ebngjes Ylberi(Beli-Beni),bashk\u00eb me shoferin e Zisit, Tasi Pano, niset p\u00ebr n\u00eb Pogradec p\u00ebr furnizim p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen. N\u00eb Qaf\u00ebn e Vel\u00e7anit ndeshen me gazin 69 t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Pogradec, ngelur nga bora. Dalin nga xhipsi operativi dhe polic\u00ebt dhe b\u00ebjn\u00eb arrestimin e Belit. E prangosin dhe e zbresin n\u00eb Bishnic\u00eb me pranga n\u00eb duar. Ishte m\u00ebngjes dhe pun\u00ebtor\u00ebt kishin dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb pun\u00eb,nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb shkoll\u00eb,pra sheshi ishte plot me njer\u00ebz.E zbresin Belin nga xhipsi, t\u00eb prangosur vet\u00ebm pes\u00eb metro para barak\u00ebs ku ai banonte. Dy operativ\u00eb sigurimi bastis\u00ebn baraken, ata nxirnin nga barakja revista dhe libra, i flaknin n\u00eb er\u00eb q\u00eb t\u2019i shikonin populli dhe th\u00ebrrisnin:<br \/>\n&#8211; Ja,ja,shikoni \u00e7far\u00eb revistash n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj italiane lexon armiku i popullit dhe partis\u00eb, ja, ja libra t\u00eb ndaluar, shikoni, po Partia m\u00eb n\u00eb fund e zbuloi. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Beli kishte fituar respektin e njer\u00ebzve fal\u00eb kultur\u00ebs dhe edukat\u00ebs njer\u00ebzore.<br \/>\n&#8211; Gjith\u00eb njer\u00ebzit me heshtje varri ndiqnin k\u00ebt\u00eb sken\u00eb makabre, e denj\u00eb p\u00ebr skenar filmi, kurse gjiganti Ylber Darova q\u00ebndronte stoik dhe duke v\u00ebn\u00eb paksa buz\u00ebn n\u00eb gaz,shikonte sa andej k\u00ebndej pa u tutur, madje ajo pamja e tij prej fisniku, prej artisti, intelektuali, nj\u00eb lis i gjat\u00eb e simpatik, cil\u00ebsi k\u00ebto q\u00eb ndoshta i t\u00ebrbonte m\u00eb shum\u00eb, ishte nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb burrat.<br \/>\nAskush nuk foli nj\u00eb fjal\u00eb,ata mund ta merrnin nga rruga ta d\u00ebrgonin n\u00eb Pogradec,por programi i tyre ishte t\u00eb demonstrohej terror n\u00eb mes t\u00eb popullit,t\u00eb mbillnin frik\u00eb n\u00eb popull,sepse edhe vet\u00eb Bishnica ishte nj\u00eb vend internimi,aty vinin kuadro me cen n\u00eb biografi, aty peshkoheshin, aty arrestoheshin.<br \/>\nM\u00ebsuam m\u00eb pas se e d\u00ebnuan 12 vjet burg.<\/p>\n<p>ENKELEJDA (Diana)<\/p>\n<p>Antari i Byros\u00eb Politike t\u00eb K.Q.P.P.Sh., Rita Marko do t\u00eb vizitonte Bishnic\u00ebn. P\u00ebr ta pritur sa m\u00eb mir\u00eb,partia n\u00eb rreth urdh\u00ebroi t\u00eb gjitha skodat e parkut t\u00eb Pg,Lb,El,Tr,Ko, t\u00eb sillnin fshatar\u00ebt e t\u00eb gjitha fshatrave t\u00eb Mokr\u00ebs s\u00eb Poshtme n\u00eb Bishnic\u00eb dhe ashtu u b\u00eb. Pritja do t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e rrug\u00ebs q\u00eb nga Bishnica e vjet\u00ebr deri n\u00eb qend\u00ebr. Njer\u00ebzit zun\u00eb vend n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e rrug\u00ebs dhe n\u00eb rreshtat e para nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs dhe t\u00eb kopshtit me lule n\u00eb duar. U b\u00ebn\u00eb disa prova m\u00eb par\u00eb se t\u00eb vinte ai.<br \/>\nErdhi \u00e7asti, stuhi brohoritjesh p\u00ebr Partin\u00eb dhe sh.Enver gjat\u00eb gjith\u00eb gjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb rrug\u00ebs. Pran\u00eb rrug\u00ebs ishin vendosur stiva me dru zjarri nj\u00eb met\u00ebr t\u00eb larta dhe mbi 200 m gjat\u00ebsi nga ana e lumit. Midis f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb kopshtit ishte edhe \u00e7upa e Ylber Darov\u00ebs, Enkeleda quhej, ne m\u00ebsuesit e p\u00ebrk\u00ebdhelnim \u00e7do m\u00ebngjes kur vinte n\u00eb kop\u00ebsht, se kopshti e shkolla ishin n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb. Ishte nj\u00eb kukull e v\u00ebrtet\u00eb, me flo\u00e7kat me onde, e sh\u00ebndetshme,faqet topolake,e qeshur e sy t\u00eb ndezur,por m\u00eb t\u00eb bukur e b\u00ebnte mamaja e vet, e cila e vishte aq bukur e past\u00ebr. Nuk kuptuam asgj\u00eb \u00e7\u2019kishte ndodhur ato \u00e7aste me Enkeled\u00ebn e vog\u00ebl 4vjecare, pasi po merreshim me pritjen e bllokmenit. Gj\u00ebma kishte ndodhur. Drejtori i shkoll\u00ebs e rr\u00ebmben Enkeled\u00ebn n\u00eb krah, si shqiponja zogun dhe e d\u00ebrgon prapa stiv\u00ebs s\u00eb lart\u00eb e t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb druve, midis lumit t\u00eb Bishnic\u00ebs dhe druve derisa t\u00eb mbaronte pritja e t\u00eb largohej udh\u00ebheq\u00ebsi i Partis\u00eb .<br \/>\nO Zot, \u00e7far\u00eb tmerri, nd\u00ebrsa k\u00ebtej brohoritej e duartrokitej p\u00ebr Partin\u00eb e sh.Enver, atje prapa druve, pran\u00eb zhurm\u00ebs s\u00eb frikshme t\u00eb lumit, alurinte e mbytej me lot\u00ebt e saj Enkeleda e vog\u00ebl kat\u00ebr vje\u00e7e! Sa \u00ebsht\u00eb trembur e terrorizuar e mjera vajz\u00eb!Por gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb turp e krim e m\u00ebsuam pasi mbaroi ceremonia,kur vet\u00eb drejtori na tregoi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb. Kur e pyeta pse e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim,ai u p\u00ebrgjigj: &#8211;<br \/>\nQ\u00eb t\u00eb mos e merrte Rita Marko n\u00eb krah, se ajo binte n\u00eb sy me bukurin\u00eb me veshjen e saj atje n\u00eb rreshtin e par\u00eb,k\u00ebshtu m\u00eb urdh\u00ebruan ata t\u00eb partis\u00eb aty.<br \/>\nO Zot,thash\u00eb,nj\u00eb bukuri q\u00eb vret,edhe nga bukuria rrezikohej qeveria!?<br \/>\nMbet\u00ebm pa goj\u00eb nga habia!T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes Enkeleda e vog\u00ebl vjen n\u00eb kopsht me mamin e saj, Shpres\u00ebn. Sa e pam\u00eb,na zuri tavani nga ajo q\u00eb ndodhi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ajo, me lot\u00eb n\u00eb sy,k\u00ebrkoi t\u00eb takoj\u00eb drejtorin. Sapo ai doli nga zyra,Shpresa duke qar\u00eb me t\u00eb madhe iu drejtua:-Po luft\u00eb klase b\u00ebni edhe me k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vog\u00ebl,po nuk kini nj\u00eb \u00e7ik\u00eb gjynah,po jeni njer\u00ebz a \u00e7far\u00eb jeni, kini shpirt e zem\u00ebr ju?Turp t\u2019u vij\u00eb,po sikur t\u00eb ma kishte gjetur gj\u00eb \u00e7up\u00ebn, t\u00eb mbytej n\u00eb lum\u00eb?Turp t\u00eb kini!<br \/>\n-Dhe u largua duke na dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dru t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Kishte t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>TOMSONI, JETIMI PA MBIEM\u00cbR<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb na vjen nga Tiran\u00eb n\u00eb Bishnic\u00eb nj\u00eb inxhinier pyjesh,i em\u00ebruar aty. Nj\u00eb djal\u00eb dy met\u00ebr i gjat\u00eb, brun, tep\u00ebr simpatik,n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb pal\u00eb atlete sporti me qafa,q\u00eb ne \u00e7unat e asaj kohe nuk i kishim par\u00eb kurr\u00eb. Sa t\u00eb bukura ishin,sidomos n\u00eb at\u00eb trup aq elegant. Pas disa dit\u00ebsh m\u00ebsuam se Tomsoni, k\u00ebshtu e kishte emrin,kishte erdhur si i internuar k\u00ebtu n\u00eb Bishnic\u00eb. Duke e pyetur p\u00ebr ato atletet, m\u00ebsova prej tij se ai kishte qen\u00eb basketbollist i ekipit t\u00eb \u201cPartizanit\u201d. Nga q\u00eb kishte dal\u00eb disa her\u00eb jasht\u00eb shtetit me ekipin,ai kishte par\u00eb edhe bot\u00ebn e lir\u00eb n\u00eb per\u00ebndim dhe diku kishte folur p\u00ebr ato q\u00eb pa, por spiuni e b\u00ebri pun\u00ebn,pasoja ishte p\u00ebrjashtimi nga sporti dhe internimi n\u00eb Bishnic\u00ebn e larg\u00ebt.<br \/>\nTomsoni nuk kishte familje, ai ishte rritur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs. Kur m\u00ebsuam k\u00ebt\u00eb fakt,dikush ishte shprehur se \u00e7\u2019ka qen\u00eb ajo n\u00ebn\u00eb mizore q\u00eb e ka braktisur k\u00ebt\u00eb yll djal\u00eb,nuk kemi par\u00eb jetim kaq t\u00eb bukur!E,po Zoti nuk e braktisi, ai i kishte dh\u00ebn\u00eb edhe bukurin\u00eb, edhe diturin\u00eb, inxhinier dhe sportist i shk\u00eblqyer jetimi i mjer\u00eb.<br \/>\nDuke qen\u00eb i internuar,jetimi nga Tirana e pa veten t\u00eb braktisur nga t\u00eb gjith\u00eb,askush nuk i afrohej, sepse kishin frik\u00eb njer\u00ebzit<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019t\u00eb lidh ty me at\u00eb, &#8211; do t\u2019i thoshin partia dhe sigurimi. E trisht\u00eb, por ai djal\u00eb,q\u00eb kishte kuptuar tani braktisjen, survejimin, p\u00ebrndjekjen,vendosi t\u00eb mbyllej n\u00eb vetvete;ai dhe Tomsoni dhe askush tjet\u00ebr!<br \/>\nQ\u00eb t\u00eb mos binte n\u00eb sy,ai zgjohej her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes dhe zhdukej n\u00eb pyll derisa err\u00ebsohej,pastaj vinte hante dhe menj\u00ebher\u00eb n\u00eb krevat,dhom\u00ebn e tij. Tentova t\u00eb flisja nj\u00ebher\u00eb me t\u00eb,po ku ta gjeja,ai tani kishte r\u00ebn\u00eb ne depresion,t\u00eb vish nga kryeqyteti,t\u00eb l\u00ebsh sportin dhe t\u00eb shikohesh si delja e zez\u00eb,pasojat diheshin.<br \/>\nDhe tragjedia ndodhi. Nj\u00ebri-tjetrit pun\u00ebtor\u00ebt i thoshin me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt:-E more vesh? Tomsoni u var sot, por mua mos m\u00eb zer\u00eb me goj\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019thua, more! Oh i shkreti djal\u00eb!Po ku?-Atje n\u00eb mes t\u00eb pyllit,n\u00eb nj\u00eb pish\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<br \/>\n&#8211; Bobo,k\u00ebsaj i thon\u00eb t\u00eb varet pisha n\u00eb pish\u00eb,se ashtu ishte ai trupi i tij!Mjer\u00eb n\u00ebna q\u00eb e ka thuaj,si do ta duroj\u00eb k\u00ebt\u00eb hata!<br \/>\n&#8211; Jo,nuk ka n\u00ebn\u00eb,nuk ka njeri,se ishte rritur n\u00eb jetimore katrani.<br \/>\nGjynah nga Zoti!<br \/>\n&#8211; K\u00ebshtu e mbylli jet\u00ebn n\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn mosh\u00eb inxh.Tomsoni, jetimi Tomson, t\u00eb cilit mbiemrin nuk ia m\u00ebsuam dot,se nuk na la koh\u00eb, por emrin ama nuk do t\u2019ia harrojm\u00eb kurr\u00eb. P\u00ebr at\u00eb ka shkruar edhe i nderuari Zenun Fero.<\/p>\n<p>PO BISHNICA SOT?<\/p>\n<p>Zoti E.Ypi e mbyll shkrimin me nj\u00eb dialog q\u00eb ai b\u00ebn me Bishnic\u00ebn.<br \/>\n-Pse rri m\u00ebnjan\u00eb, Bishnic\u00eb?<br \/>\nPse s\u2019del? Pse s\u2019shp\u00ebrthen? Pse s\u2019bu\u00e7et?<br \/>\n-Fshihem,se m\u00eb vjen turp,m\u00eb vjen keq p\u00ebr djemt\u00eb n\u00eb kurbet,tmerrohem nga n\u00ebnat e vetmuara.<br \/>\n-Mos qaj, Bishnic\u00eb!<br \/>\n-Si gjith\u00eb fshatrat e Mokr\u00ebs q\u00eb mezi po presin t\u00eb mbaroj\u00eb rruga Quk\u00ebs-Plloc\u00eb, ose \u201cqilimi i Penelop\u00ebs\u201d, b\u00ebn vaki dhe i prishet mendja qeveris\u00eb dhe e shtron rrug\u00ebn e Bishnic\u00ebs, at\u00ebhere do t\u00eb kemi nj\u00eb Bishnic\u00eb tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb tret\u00ebn por edhe m\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn,pasi do t\u2019i kthehet dhe shtohet nuri p\u00ebr vlerat turistike q\u00eb ajo i mban\u201dfshehur\u201dn\u00eb vite,dhe at\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit do t\u2019i kthehen,ndoshta edhe p\u00ebr t\u00eb investuar e ngritur biznese n\u00eb fush\u00ebn e turizmit veror dhe dim\u00ebror,bletaris\u00eb,blegtoris\u00eb,kabinave apo hoteleve pran\u00eb liqeneve t\u00eb Lukov\u00ebs,etj. At\u00ebher\u00eb, kush nga ne nuk do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb shijonte mrekullin\u00eb q\u00eb quhet Bishnic\u00eb. A duhet t\u00eb ishte shpallur edhe Bishnica mes atyre 100 fshatrave turistike?!<br \/>\n&#8211; Patjet\u00ebr, si i vetmi fshat p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb Mok\u00ebr, k\u00ebshtu do t\u00eb b\u00ebhej i mundur edhe shtrimi i rrug\u00ebs,duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb Bishnica t\u00eb kthehej nga nj\u00eb \u201cBukuroshe e m\u00ebnjanuar\u201d, n\u00eb nj\u00eb \u201cmirazh e perri t\u00eb zgjuar\u201d p\u00ebr Mokr\u00ebn.<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb do t\u00eb merrnin p\u00ebrgjigje edhe pyetjet dashamir\u00ebse t\u00eb z.E.Ypi dhe Bishnica, jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb harronte t\u00eb qante, por do t\u00eb qeshte.<br \/>\nShkurt, 2022<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-10230\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Bishnica.jpg\" alt=\"\" width=\"381\" height=\"286\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-10231\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/ww-6-135x300.jpg\" alt=\"\" width=\"259\" height=\"576\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/ww-6-135x300.jpg 135w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/ww-6.jpg 324w\" sizes=\"(max-width: 259px) 100vw, 259px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fari MU\u00c7O Ka qen\u00eb edhe nj\u00eb Bishnic\u00eb tjet\u00ebr&#8230; Bishnica, nj\u00eb fshat i vog\u00ebl n\u00eb rrethin e Pogradecit, mbart bukuri natyrore magjeps\u00ebse. Por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Bishnica e dekadave para vitit \u201890 ka qen\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb m\u00eb e bukur. Duke lexuar shkrimin e z.Edison Ypi,\u201dE dashur Bishnic\u00eb\u201d botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cMokra\u201d t\u00eb shtatorit, m\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":10229,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10228"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10228"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10228\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10229"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}