Video/ Jam i majtë, por do votoj Luçiano Boçin, socialistët po mashtrojnë…

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka publikuar fjalimin e shkurtër të një qytetari, i cili ka dhënë një mesazh tepër të rëndësishëm.

Sipas tij, Gentjan Llatja i PS po bën një fushatë me mashtrime dhe gënjeshtra, ndërsa Damian Gjiknuri po përçan qytetarët. Qytetari tha se, ai është i majtë, por kurrë nuk ka votuar partinë, por njeriun, duke bërë thirrje që më 14 maj të votohet Luçiano Boçi pasi ai është njeriu i duhur.

“Unë sfidoj Gentjan Llatjan në këtë fushate që ai po bën për mashtrime dhe gënjeshtra të papara ndonjëherë. Sfidoj Damian Gjiknuirin, si një njeri, jo mashtrues, por përçarës i këtij populli që kërkon t’i ndajë shqiptarët në komunistë dhe ballistë. Po fitoj PS, do ketë mbështetjen e qeverisë, po nuk fitoj PS, nuk e ka mbështetjen e qeverisë.

Po mirë mo zotëri, ai fëmijë 5, 6, 7 vjeç apo 10 vjeç do t’ia dijë për PS e PD?! Ai do të ushqehet, të mbathet, të shkollohet, di ai që i ati është i PD apo i PS? Ai do të jetojë si gjithë të tjerët. Ti kryeministër je kryeministër i gjithë shqiptarëve apo vetëm i PS? Unë majtas kam qenë gjithmonë, por nuk kam votuar partinë, por njeriun, dhe njeriu që duhet votuar është Luçiano Boçi”, thotë qytetari.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply