Politikë jashtëzakonisht perfide për shpopullimin e kësaj zone ndiqet nga qeveria.
Largimi i të gjitha institucioneve nga Gjirokastra, kishte boshatisur si qendër administrative si kurrë në ekzistencën e saj në shekuj.
Nuk më hiqet nga mendja një nënë pensioniste që më thotë: i thuaj Edi Ramës, si mund të shkoj unë në Tiranë për një certifikatë me pensionin që kam. Nuk udhëtoj dot, se rruga më kërkon aq para se marr unë pension. Dhe unë mbetem pa shërbim, pa certifikatë.
Kjo gjendje shprehej në mënyrë të dhimbshme në universitetin e Gjirokastrës. Nga një qendër e fuqishme rajonale, sot atje dominonte mungesa masive e studentëve dhe boshatisja e universitetit.
Në një farë mënyre, të gjitha masat e kësaj qeverie çonin në vdekjen e një qyteti, që sot qendron në kurorën e trashëgimisë kulturore botërore.
Gazeta RD