“Edi Rama, nga ky shesh, në emër të qytetarëve shqiptarë të bëj thirrje, boll vodhe, ik. Shqipëria është në rrezik sepse në rrezik është e ardhmja e saj. Një komb që lind dhe rrit fëmijë për emigracion, është një komb pa rini, po të ardhme. Edi Rama në 5 vite largoi 540 mijë të rinj dhe shqiptarë nga Shqipëria. As Çubrilloviçi nuk do kishte ndjekur një politikë tjetër ndaj shqiptarëve. Edi Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve, sepse i përket atij soji që vriste, ekzekutonte, burgoste, qytetarët shqiptarë dhe që e dinte që ata të shtypur i urrenin për vdekje bllokmenët hoxhistë. Për të gjitha këto qëndrime, ne do t’i presim atij biletën dhe ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD