Aktualitet

Berisha: Letër e hapur çdo shqiptari!

Kjo letër e hapur, i drejtohet çdo shqiptari. Demokratë, socialistë, dhe të pa parti. Unë, Sali Berisha, kam patur nderin t’ju shërbej si president, si kryeministër. Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite. Por kurrë, në asnjë fushatë, kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë, siç po ndodh në këto zgjedhje. Ne kemi humbur 33% të popullsisë në 10 vite. 83% të atyre që kanë mbetur, kerkojnë të largohen. Qytetet tona po shuhen. Rinia po zhduket. Kurrë nuk ka qenë Shqipëria në rrezik si ky. E vërteta është se sa më shume pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët Sepse me këtë pushtet, ai krijon kushtet për dëbimin tuaj. Sot, shqiptarët janë ende shumicë, por jo për shumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin. Vota për Edi Ramën nxitshpopullimin. Kur të mbeten shqiptarët e fundit, do të jetë shumë vonë për të shpëtuar Shqipërinë. Prandaj në këto zgjedhje, bashkimi i çdo shqiptari është jetik. Socialistë, demokratë, i pa parti. Jeni njësoj të vjedhur. Të gjithë keni humbur 1/3 të njerëzve të dashur. Shqipëria e të gjithëve është në rrezik. Le ta shpëtojmë atë. Në 14 Maj nuk votojmë vetëm për Bashkitë. Votojmë kundër shpopullimit.   Ndiqni spotin në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=F-XQX-D3LSk

Read More »

Shkodra tronditet nga tritoli, hidhet në erë një lokal

Shkodra është tronditur nga një shpërthim me tritol. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ne zonën e Fermentimit rreth orës 2:00 të mëngjesit. Sasia e tritolit është vendosur ne lokalin ne pronësi të shtetasit F.K, 45 vjeç. Nga shpërthimi i lendes plasëse për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, …

Read More »

Skandali në gjykatën ndërkombëtare, Kokona ndante me Ramën gjobat që merrte Shqipëria

Kryetari i Partisë Demokratike Prof.Dr.Sali Berisha ka prezantuar në një takim entuziast kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë Libohovë, z. Adil Xhelili. Berisha shprehu bindjen se Libohova do të votojë me 14 maj për ndryshimin. Berisha ka deklaruar se kandidatura e regjimit është përzgjedhur jo nga vullneti i socialistëve, …

Read More »

Berisha: Sirenat e ndryshimit po ushtojnë në të gjithë Shqipërinë, në Dropull edhe më fuqishëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë Dropull, Thanas Maneka. Berisha tha se, sirenat e ndryshimit po ushtojnë në të gjithë Shqipërinë, në Dropull edhe më fuqishëm. “Fat i madh që të paraqesim sot kandidatin tonë për kryetar bashkie të Dropullit dhe …

Read More »