15 kontejnerë me oriz artificial në Durrës, do u shitej qytetarëve

Shqipëria është kthyer në një vend grumbullimi dhe konsumi i produkteve skarco të botës për shkak të mungesës së kontrollit dhe korrupsionit që gëlon në çdo qëlizë të shoqërisë.

Mësohet se një ditë më parë në Portin e Durrësit është sekuestruar një sasi shumë e madhe me oriz sintetik me origjinë nga Vietnami. Sipas Alert.al, bëhet fjalë për 15 kontejnerë të bllokuar në Durrës pasi u konstatua se bëhej fjalë për oriz sintetik, produkt i cili sipas Bashkimit Europian është shumë rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Burime bëjnë me dije se sasia e madhe e orizit ishte planifikuar të futej dhe të përpunohej në stabilimentet e ambalazhimit në Shqipëri dhe të shitej te konsumatorët shqiptarë me çmime stratosferike.

Tani që u kap kjo sasi e madhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me orizin sintetik. Pikëpyetja më e madhe është nëse do të kthehet në vendin e origjinës apo do të bëhen “letrat” dhe do të konsumohet në vend ku importuesit bëjnë milionat kurse shqiptarët më pas të merren me sëmundjet e shkaktuara nga ushqimet skarco dhe të dëmshme.

Mister po ashtu është fakti nëse kjo është hera e parë që kapet oriz sintetik në Shqipëri apo kemi ngrënë më herët edhe sasi të tjera që nuk janë kapur.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Djath bebe EKA me vaj palme të padeklaruar, AKU fsheh të dhënat për ti vendosur gjobë

Përdorimi i vajit të palmës në produktet me origjinë shtazore është thuajse masiv. Por, në …

Leave a Reply