Betejë për të rikthyer normalitetin dhe kushtetutshmërinë në parlament!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kjo është një betejë për të rikthyer normalitetin dhe kushtetutshmërinë në parlament. Berisha shtroi pyetjen se, cila e drejtë kushtetuese iu ishte mohuar deputetëve të Vetëvendosjes? Ai tha se, kjo që ndodh sot këtu është një aksion i detyruar.

“Cila e drejtë kushtetuese iu ishte mohuar deputetëve të Vetëvendosjes? Kjo që ndodh sot këtu është një aksion i detyruar. A mund të më thuash pak, cila e drejtë kushtetuese iu ishte mohuar deputetëve të Vetëvendosjes? Dhe unë do them këtë, në rast se deputetëve të Vetëvendosjes nuk iu lejohej krijimi i komisioneve hetimore parlamentare. Të drejtat kushtetuese janë një grup i vogël, të sanksionuar në 4-5 nene të Kushtetutës, maksimumi 6.

Cila e drejtë kushtetuese iu ishte mohuar deputetëve të Vetëvendosjes?

Iu ishte mohuar atyre e drejta e krijimit të komisioneve hetimore parlamentare?

Iu ishte paralizuar atyre e drejta e iniciativës ligjvënëse?

Iu caktonte atyre, kryeministri i vendit, përfaqësuesin në reformë zgjedhore dhe komisione të tjera, që donte ai dhe jo që e emërojnë deputetët?

Në rast se këto në atë kohë kanë ndodhur, Sali Berisha publikisht duhet t’i kërkojë të falur Vetëvendosjes për ato fjalë që ka thënë.

Në rast se këto kanë ndodhur. Në dijeninë time këto nuk kanë ndodhur. Kjo që ndodh sot, është një aksion i detyruar për të mos bojkotuar parlamentin. Është një betejë për të rikthyer normalitetin dhe kushtetutshmërinë në parlament. Pra, prapa protestës së deputetëve në opozitë, duhet të shikosh shëmtinë e pafund të qeverisë që iu mohon atyre të drejtat kushtetuese në sallë.

Në çdo moment, pra kjo protestë ka vetëm një qëllim: garantimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve dhe të qytetarëve. Se këta deputetë nuk janë në parlament për të përfaqësuar qeverinë, janë në parlament për të përfaqësuar popullin opozitar, për të bërë kontrolle qeverisë.

Asnjë komision parlamentar nuk është bërë aty me qëllim vetëm Edi Ramën ta zëmë. Vërtet është vënë ‘Ismaili’ me 22 milionë, po kontrollo të gjithë udhëtimet e Sali Berishës po deshe. Asnjë kufizim. Vërtet është vënë konflikti i interesit për Edi Ramën, po kontrollo konfliktin e interesit për Sali Berishën në çdo aspekt.

Po unë besoj se qytetarët kanë të drejtë se ç’ndodh me këto gjëra se nuk është se nuk qëndrojnë. Ideja se duan t’i krahasojnë me qëndrimet që kam mbajtur ndaj Vetëvendosjes në atë kohë, nuk qëndron. Megjithatë, ai që më thotë mua shkaqet, nëse ka qenë në kushtet e shkeljes së Kushtetutës, unë i tërheq fjalët e mia”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply