Berisha: Parlamenti nën shtetrrethim sikur të ishim në Korenë e Veriut, apo Bjellorusi

Kryetari i PD, Sali Berisha në një prononcim për mediat, para sallës së parlamentit se, Parlamenti është nën shtetrrethim, sikur të ishim në Korenë e Veriut, apo Bjellorusi.

Berisha u ka kërkuar mediave sot në hyrje të Kuvendit, të filmojnë dhe të dëshmojnë para qytetarëve se si Kryeministri ka urdhëruar rrethimin e parlamentit me gardistë, vetëm e vetëm për të mbajtur larg prej tij deputetët e opozitës, që po protestojnë muajt e fundit për të drejtat e tyre.

“Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, është vendosur në shtetrrethim! Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë , parlamenti i vendeve diktatoriale. Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar.

Ndaj ju lutem, dilni e filmoni nga të katër anët dhe shihni, shikoni çfarë ndodh, shikoni se si funksion parlamenti i Edi – Linda Ramës, Lindës së Parlamentit këtu, më falni. Në fakt nuk e di se si është puna, po të ngjashme janë në shumë aspekte.

Ju e shihni çfarë dite është kjo! Pse e gjitha kjo?! – Sepse ne po kërkojmë të drejtat tona kushtetuese”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply