“Magjia” e Bellingham tek Real Madrid ka bërë që të harrohet Mbappe

Protagonizmi në fillimin e këtij sezoni i Jude Bellingham me Real Madrid ka bërë që të harrohet Kylian Mbappe për të kaluar te Los Blancos. Të hënën mbrëma në Paris, në ceremoninë e Topit të Artë, askush nuk guxoi ta mohonte mundësinë e kalimit të francezit në Madrid.

Gjithashtu, në dhomat e zhveshjes së Real Madridit është diçka që merret si e mirëqenë. Agjentët, lojtarët dhe gazetarët ndihen të bindur se e ardhja e sulmuesit në Bernabéu është e sigurt në qershor të vitit 2024. Te PSG vazhdojnë të shpresojnë të ndryshojnë situatën, por vazhdimësia është e ndërlikuar.

Por edhe te Real Madrid, është e qartë se drejtuesit e klubit të bardhë duan të largohen nga nevoja për të nënshkruar me një lojtar për të cilin ende nuk mund të flasin dhe as nuk i besojnë plotësisht pasi janë zhgënjyer njëherë dhe nuk duan të përsëritet e njëjta situatë si ajo e para dy viteve.

Drejtuesit nuk duan të krijojnë asnjë iluzion, por gjëja kurioze është se lojtarët madrilenë e marrin si të mirëqenë ardhjen e Mbappe. Edhe vetë Vinicius ka deklaruar se mezi pret të luajë me të, Rodrygo është fotografuar me francezin.

Natyrisht, kjo nuk mjafton. Një gjë është e sigurtë, në janar, kur Mbappe hyn në 6 muajt e fundit të kontratës me PSG-në, do të jetë sërish në qendër të vëmendjes, por në dy muaj mund të lëvizin shumë gjëra.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply