Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas denoncimit që grupi parlamentar i PS-së, ka bërë për deputetin e PD, Bledion Nallbati.
Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili shkruan se, deputetët e PS kanë frikë që të kallëzojnë në SPAK, kryeministrin Rama që vjedh qindra miliona euro.
“Këta bagëtitë e rilindjes në Parlament nuk ju a mban gjëkundi dhe nuk e kallëzojnë në SPAK Edi Ramën, që firmos fap fap fap dhe vidhen qindra milion euro.
Dhe kur Edi Rama në parlament nxjerr nga goja ujëra te zeza nuk jua mban ta dënojnë!
Çfarë bande hajdutesh pa moral dhe pa dinjitet!
Ptu!”, shkruan Vasili.