Musk denoncon Soros: Po shkatërron njerëzimin duke manipuluar zgjedhjet

Miliarderi Elon Musk deklaroi të martën se George Soros e urren njerëzimin. Gjatë një interviste me Joe Rogan, shefi i X tha se e bleu këtë rrjet social për shkak se ndjeu se ai po përdorej nga e majta për të pasur një efekt shkatërrues mbi qytetërimin.

Musk foli për një virus mendor të të majtës që është shumë i rrezikshëm për botën.

Duke folur për Sorosin, ai tha: “Për mendimin tim, ai e urren në thelb njerëzimin”.

Musk tha se Soros po e gërryen strukturën e qytetërimit, duke zgjedhur prokurorë që refuzojnë të luftojnë krimin.

Miliarderi theksoi se Soros po e shkatërron njerëzimin duke ndërhyrë dhe duke manipuluar proceset zgjedhore.

I pyetur nëse e bën këtë gjë vetëm në SHBA, Musk tha se kjo ndodh në mbarë botën.

“Ai po i lëviz gjërat edhe në vendet e tjera,” tha Musk.

Miliarderi theksoi se Soros ndërhyn në proceset zgjedhore të të gjitha niveleve, që nga zgjedhja e presidentit të SHBA e deri te përcaktimi i zyrtarëve vendorë.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply