Çfarë e ardhme po krijohet aktualisht në Shqipëri!

Nga Ilir ALIMEHMETI

“Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen, është ta krijosh atë”, thoshte  Abraham Lincoln, Presidenti XVI i SHBA.

Çfarë e ardhme po krijohet aktualisht?

Në Shqipëri, financimi për arsimin e lartë është 50% poshtë normës!

Në Shqipëri, nuk mjafton që ky financim është i ulët, por në krahasim me një vit më parë u ul me 8% të tjera! – Përllogariteni vetë çfarë e ardhme po krijohet!

Në Shqipëri, fondet për shkencën janë jo ekzistente! – Përllogariteni vetë çfarë e ardhme po krijohet!

Në Shqipëri, në vend që të investohet te studentët vendosen ligje për t’i lidhur ata! – Përllogariteni vetë çfarë e ardhme po krijohet! Pastaj pyesim veten me habi “Ku janë studentët?!”

Ata po braktisin të ardhmen pa të ardhme që u kanë krijuar prindërit dhe gjyshërit përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre!

Ata po braktisin të ardhmen pa të ardhme që u kanë krijuar qeveritarët dhe ligjvënësit me shkollimet më të ulëta historike në vend!

Ata po braktisin të ardhmen pa të ardhme në Shqipëri e po përqafojnë të ardhmen me më pak të panjohura që u ofron emigrimi.

Ata po na lënë shëndenë, ne vazhdojmë pyesim “Pse ikin të rinjtë?”, edhe pse të gjithë e dimë përgjigjen.

Përgjigja është: “Një prind, një shoqëri, një qeveri që nuk mbështet rininë, nuk meriton të mbështetet nga rinia në pleqërimin e tyre!”. Koka bën, koka pëson!

Është koha të kthejmë kokën dhe zemrën ndaj të rinjve! Sot! Nuk ka më kohë!

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply