Berisha: Avokatja enveriste promovon figurën e Enver Hoxhës, por harron se ka një ligj…

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, avokatja enveriste harron se ka një ligj që ndalon promovimin e figurës së Enver Hoxhës, diktatori komunist kreu infanticid. Ai tha se, promovimi i figurës së Enver Hoxhës është një krim.

“Kjo përzgjedhje kaloi në katër avokatë. I pari kishte një status që tregonte se çfarë përfaqëson, se cilit komunitet i përket. I turpëroi aq shumë kur doli statusi, sa menduan të lajnë surratin e tyre duke e larguar.

Thirrën dy avokate të tjera, të cilat kërkuan kohë, e panë se paçavurja ishte një dacibao dhe dhanë dorëheqjen. Dhanë dorëheqjen, i qëndruan profesionit të tyre. Ishin profesioniste.

Pastaj gjetën enveristen e thekur, e cila harron se ka një ligj që ndalon promovimin e figurës së Enver Hoxhës. Se promovimi i figurës së Enver Hoxhës është një krim. Se Enver Hoxha është cilësuar në një deklaratë të BE në vitin 1991, si Hitleri shqiptar i pasluftës.

Po ajo duket ditur pasionin e Edi Ramës për Enver Hoxhën, ndjehet krenare që të mbushë FB me fotot e një diktatori brutal që është i dyti në Europë pas Hitlerit, që ka kryer infanticid, vrarë fëmijë në popullin e tij me praktikat e tij.

Ndaj dhe ajo zonjë që mban ato portrete, duhet të mendojë për ata dhjetëra e dhjetëra foshnje, 38 fëmijë që vdiqën vetëm në një natë në kampin e përqendrimit në Tepelenë dhe u varrosën buzë Vjosës, në mënyrë që Vjosa të merrte trupat e tyre dhe të mos mbetej asnjë gjurmë e infanticidit monstruoz të Enver Hoxhës. Por ky është Edi Rama, këta janë njerëzit e Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply