Ligji dhe “Maliqi”…

Nga Adriana KALAJA

(Pjesa e tretë).

Pse nuk qëndrpn edhe akuza tjetër e ngritur nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO lidhur me veprën Penale “Pastrim i produkteve të veprave penale” ndaj mikut Abi Malltezi?

Gjykata e Shkallës së Parë Kundra Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.112. datë 20.10.2023, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj shtetasit Jamarbër Malltezi si i dyshuar për kryerjen edhe të veprës penale të “Pastrimit të produketeve të veprës penale” të parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal.

Lidhur me këtë akuzë, çmoj se nga Organi i Akuzës, ka probleme shumë të rënda proceduriale dhe se ajo nuk është e bazuar në dispozitën ligjore respektiv pasi, Kodi Penal ka sanksionuar se:

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:

  1. a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
  2. b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
  3. c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;

  1. d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;
  2. dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër……..”.

Në lexim të parë të kësaj akuze, vihet re se edhe ngritja e kësaj akuze të rëndë, është e pabazuar në prova dhe në ligj.

Lidhur me këtë akuzë, vlerësoj se:

  1. Është shkelur dispozita 178 e vijues e Kodit të Procedurës Penale lidhur me kryerjen e aktit të ekspertimit kontabël
  2. Është rrëzuar praktika e konsoliduar në sistemin gjyqësor që aktet e ekspertimit bëhen nga persona që kanë njohuri të posaԭme në fusha të caktuar.
  3. Është rrëzuar praktika e unifikuar e unifikuar tashmë që në raste të ngjashme të kësaj natyre, meren auditues dhe ekspertë kontabël.

Në këtë kuptim, argumentoj se dispozita ligjore lidhur me këtë që sapo parashtruam më sipër, e parashikojnë qartë se në raste të tilla caktohet një ekspert i fushës ose një grup ekspertësh:

“1. Ekspertimi lejohet kur është i nevojshëm zhvillimi i kërkimeve ose marrja e të dhënave ose e vlerësimeve që kërkojnë njohuri të posaçme teknike, shkencore ose kulturore.”.

Edhe neni 179 “Caktimi i ekspertit”, për t`i dhënë një karakter të saktë, real, të plotë dhe të paanshëm konkluzioneve teknike (kontabël etj.), shkencore ose kulturore, ka sanksionuar se:

“1. Caktimi i ekspertit bëhet duke e zgjedhur atë ndërmjet personave që janë regjistruar në librat e caktuar për këtë qëllim ose ndërmjet atyre që kanë njohuri të posaçme në degën përkatëse. Kur ekspertimi shpallet i pavlefshëm ose duhet të bëhet ekspertim i ri, organi procedues merr masa, kur është e mundshme, që detyra e re t’i besohet një eksperti tjetër.

  1. Vendimi i organit procedues për caktimin e ekspertit i njoftohet të pandehurit ose mbrojtësit të tij, duke i bërë të ditur se ka të drejtë të kërkojë përjashtimin e ekspertit, të propozojë ekspertë të tjerë, të marrë pjesë vetë në ekspertim, kur është e mundur, dhe të parashtrojë pyetje për ekspertin.
  2. Kur kërkimet dhe vlerësimet paraqiten shumë komplekse ose kërkojnë njohuri të ndryshme në disa degë, organi procedues i ngarkon kryerjen e ekspertimit disa ekspertëve. Në raste të veçanta, kur ekspertimi nuk mund të kryhet nga lista e ekspertëve të regjistruar pranë gjykatës, organi procedues, pasi merr paraprakisht mendimin e palëve, cakton ekspertë të tjerë, vendas ose të huaj, jashtë kësaj liste.
  3. Eksperti është i detyruar të kryejë detyrën e tij, me përjashtim të rasteve kur ekziston një nga shkaqet që e përjashtojnë atë nga qenia ekspert ose kur pretendon se nuk është kompetent ose nuk ka mundësi të kryejë ekspertimin dhe kërkesa e tij pranohet nga organi procedues.”.

Pra dispozita ligjore penale në këtë pikë nuk ka ekuivok dhe nuk lë shteg për interpretime pasi:

  1. Për çfarë shërben lista e ekspertëve që administrohet nga Ministria e Drejtësisë?
  2. Si mundet një gjyqtar apo prokuror të auditojë Pasqyrat Financiare të një subjekti në hetim?
  3. Ku janë njohuritë e posaçme të prokurorit/gjyqtarit të llogarisë dividentin?
  4. Ku janë njohuritë e posaçme të prokurorit/gjyqtarit të llogarisë fitimin para tatimit?
  5. Ku janë njohuritë e posaçme të prokurorit/gjyqtarit të llogarisë tatim fitimin dhe parapagimet qëe lidhen me të?
  6. Ku janë njohuritë e posaçme të prokurorit/gjyqtarit të llogarisë shpenzimet e panjohura?

Në fakt ka shumë pyetje që mund të ngrihen lidhur me pamundësinë objektive të auditimit dhe të konkluzioneve financiare nga një prokuror, sado i zoti të jetë ai pasi, ligjvënësi nëpërmjet akteve ligjore dhe nën ligjore dhe sidomos me Ligjin për Organizatat Jo Fitimprurëse, i ka dhënë mundësinë të gjithë profesioneve të lira të fushave të ndryshme të organizohen në këto shoqata, porse lista elektronike e këtyre ekspertëve, menaxhohet nga Ministria e Drejtësisë sipas ndryshimevëe të bëra në ligj në vitin 2017.

Thënë kjo, nga leximi i vendimit (pasi është kopje e vendimit të SPAK), nuk meret përgjigje lidhur me faktin se kush e bëri auditimin dhe kush i bëri llogaritjet financiare që është arritur në konkluzionin se janë pastruar nga produkti veprave penale në shumën 5.4 milion Euro?

Kjo përveç se është akuzë shumë e rëndë dhe e pabazuar në prova, është edhe e pabazuar në akti ekspertimi të kryer nga një profesionist i fushës, ashtu siç e kërkon Kodi i Procedurës Penale.

Edhe nenet vijues të Kodit të Procedurës Penale lidhur me aktin e ekspertimit sanksinojnë jo vetëm veprimet proceduriale të prokurorit por i japin një rëndësi shumë të madhe aktit të ekspertimit në zgjidhjen e një çështje që kërkon njohuri të posaçme.

Kështu, sipas nenit 182 të këtij kodi, “Disponimet e organit procedues”, ligjvënësi për të zgjidhur këtë ngërç me pjesën teknike të hetimit, ka sanskionuar se:

“1. Organi procedues disponon ekspertimin me vendim të motivuar, i cili përmban caktimin e ekspertit, paraqitjen e përmbledhur të çështjes, tregimin e ditës, të orës dhe të vendit të caktuar për paraqitjen e ekspertit.

  1. Organi procedues urdhëron thirrjen e ekspertit dhe merr masat e nevojshme për paraqitjen e personave që i nënshtrohen ekspertimit.”.

Në këtë drejtim është parashikuar edhe neni 183 pika 1 e Kodit të Procedurës Penale “Caktimi i detyrës”, lidhur me aktin e ekspertimit, ku qartazi evidentohet rëndësia e tij në një hetim të caktuar:

“1. Organi procedues, pasi sigurohet për identitetin e ekspertit, e pyet nëse ka shkaqe përjashtimi nga detyra e ekspertit, e paralajmëron për detyrimet e përgjegjësitë e parashikuara nga ligji penal, i formulon kërkesat e ekspertimit dhe e fton të bëjë këtë deklaratë: “I vetëdijshëm për përgjegjësinë morale dhe juridike për detyrën që marr përsipër, do ta kryej atë me ndershmëri e drejtësi dhe do të ruaj sekretin për të gjitha veprimet që lidhen me ekspertimin”.

Edhe neni 184 i këtij Kodi “Veprimet e ekspertit”, ka sanksionuar rolin aktiv të ekspertit në zgjidhjen e një çështje teknike kur thotë se:

“1. Për t’iu përgjigjur kërkesave të ekspertimit, eksperti mund të autorizohet nga organi procedues që të shohë aktet, dokumentet dhe gjithçka që përfshihet në fashikullin e prokurorit ose të gjykatës.

  1. Eksperti mund të autorizohet të marrë pjesë edhe në pyetjen e palëve dhe marrjen e provave.
  2. Kur eksperti kërkon të dhëna nga i pandehuri, viktima ose nga persona të tjerë, këto të dhëna përdoren vetëm për qëllimet e ekspertimit.
  3. Kur për nevojat e ekspertimit është i domosdoshëm shkatërrimi ose ndryshimi i thelbit të sendit, kur është e mundur, ekspertët detyrohen të ruajnë atë pjesë të tij, si dhe të dokumentojnë pjesën e përdorur për ekspertim, duke vënë në dijeni organin procedues dhe palët.”.

Gjithashtu, edhe neni 185 i të Kodit të Procedurës Penale “Akti i ekspertimit”, pasqyron qartazi dhe pa ekuivok se konkluzionet tyeknike i jep vetëm eksperti i fushës që ka njohur të posaçme:

“1. Mendimi i ekspertit jepet me shkrim.

  1. Kur ekspertët e caktuar janë më shumë se një dhe kanë mendime të ndryshme, secili parashtron me akt të veçantë mendimin e tij.
  2. Kur faktet janë komplekse dhe eksperti nuk mund të japë përgjigje menjëherë, organi procedues i jep atij një afat jo më të gjatë se gjashtëdhjetë ditë. Kur ka nevojë për verifikime veçanërisht komplekse ky afat mund të zgjatet edhe më shumë se një herë për periudha jo më të gjata se tridhjetë ditë, por pa kaluar afatin maksimal prej gjashtë muajsh.”.

Nga ana tjetër, të gjithë situacionet e ndërtimit, shoqëruar me fatura tatimore të shitjes, janë deklaruar në organet tatimore me librat e blerjes dhe deklaratën FDP-së mujore, dhe nuk ka patur asnjë lloj kontestimi.

Edhe shitja e sipërfaqeve të ndryshme të objekteve në themel apo gropë siç quhet rëndom, është praktikë e unifikuar nga shumë kompani, të cilat kanë kapital themeltar shumë të papërfillshëm me vlerën e investimit, por edhe këto transaksione janë kontrolluar në mënyrë sistematike për detyrimin që kanë bankat e nivelit të dytë nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Lidhur me këtë pikë, e çmoj të nevojshme të paraqes para Jush edhe praktikën e unifikuar pranë SPAK dhe GJKKO lidhur me Aktin Normativ OFL ose Operacioni Forca e Ligjit, ku në të gjithë rastet e ngjashme, është proceduar me thirrjen e ekspertëve të fushës.

Nga leximi i vendimit, nuk e dëshifroj dot se përse është cituar nga Gjykata faktin se shoqëria “Homeplan” sh.p.k është futur në “proces likujdimi” (faqe 192), më datë 04.10.2023, por i kujtoj se sipas statistikave të QKB-së, më shumë shoqëri janë në likujdim sesa në krijim dhe përsa kohë që ky është një akt i miratuar në statut, nuk ka asrye se pse mos të bëhet.

Ndërsa referuar Ligjit Nr.8646 datë 20.07.2000 “Për Ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në “Marëveshjen e Marakeshit, që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë”, argumentojmë se nëse shikohet ai ligj nuk ka asnjë lidhje me akuzën e ngritur ndaj përsonit nën hetim Jamarbër Malltezi.

Kësisoj, sa më sipër shihet qartë se SPAK dhe GJKKO nuk zgjodhën të zbatonin ligjin dhe Kushtetutën, por urdhërat politikë të “Maliqit” të Surrelit.

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply