Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ushtria ishte zaptuesi më i madh i pronave, kjo akuzë synon të përbaltë një periudhë kur u bënë reformat më intensive. Ai tha se, Shqipëria ka 2 mijë fshatra, ushtria kishte 4 mijë pika hapje.
“Në pikën 7, para ndryshimit, ligji ndalonte kthimin e pronave, që i shërbenin mbrojtjes kombëtare. Ushtria mbeti zaptuesi më i madh i tokave pas vitit 1992. Ushtria kishte në inventarin e saj, përveç reparteve të stabilizuara, 4 mijë pika hapja, të cilat vendoseshin nga brendësitë e qyteteve, në të gjithë territorin. Shqipëria ka 2 mijë fshatra, ushtria kishte 4 mijë pika hapje.
Detyrimisht do bëhej gjithçka që ky mamuth, i cili keqpërdoronte pronat private të qytetarëve, duhej të ndryshonte. Dhe ne, nga për qëllime mbrojtje, ligji thotë, e kthyem në subjekte të shpronësuara.
U kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes- nuk ishim në në përdorim 4 mijë pika- që janë jashtë strukturës të Forcave të Armatosura, të miratuar nga Presidenti i Republikës.
Nëse i pari nuk e fuste këtë koncept, por i linte ato në mëshirën e cilitdo oficer lokal t’i shiste dhe t’i blinte si të donte, ne përcaktuam si standard pronat që hiqeshin nga plani i hapjes së forcave të armatosura me firmën e Presidentit të Republikës.
Në këtë rast, në pamje të parë mund të mendohet se u cenuan interesat e mbrojtjes. Aspak! Mbrojtja nuk kishte të bënte me stadiumet, me terrenet sportive. Forcat e armatosura kanë të bëjnë me terrenet sportive, me hotelet. Pra, forcat e armatosura është përcaktimi më i saktë që mund t’i bëhet dhe jo ajo e përgjithshme e mbrojtjes. Dhe tokës bujqësore, ushtria ishte pronare, i mbillte, i përdorte për qëllime të ndryshme. Ato nuk mund t’i mbante më, kishte ikur koha e komunizmit kur prodhonin ushqimet e tyre.
Pra, siç e shihni, çdo akuzë e bërë kundër reformave, është akuzë kundër një sistemi, është akuzë e turpshme politike pa asnjë bazë, akuzë që synon të përbaltë një periudhë kur u bënë reformat më intensive në historinë e vendit. Dhe t’i lidhë ato me diçka me të cilën nuk kanë absolutisht asnjë lidhje”, tha Berisha.
